{"id":1070771,"date":"2025-03-18T10:03:26","date_gmt":"2025-03-18T09:03:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1070771"},"modified":"2025-03-18T10:13:39","modified_gmt":"2025-03-18T09:13:39","slug":"rezultati-i-dobet-ne-zgjedhje-hoti-godet-abdixhikun-ldk-ja-ka-nevoje-per-lidership-te-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rezultati-i-dobet-ne-zgjedhje-hoti-godet-abdixhikun-ldk-ja-ka-nevoje-per-lidership-te-ri\/","title":{"rendered":"Rezultati i dob\u00ebt n\u00eb zgjedhje, Hoti godet Abdixhikun: LDK-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr lidership t\u00eb ri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Avdullah Hoti p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm, dhe as i p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb shpresuar si parti p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve p\u00ebrgatitjeje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Ai ka num\u00ebruar edhe disa faktor\u00eb si, &#8220;opozitarizmi q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, riorganizimi i shum\u00eb deg\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021, zgjedhjet e brendshme t\u00eb LDK-s\u00eb t\u00eb vitit 2023 dhe programi, ekipi dhe qasja q\u00eb kemi ofruar gjat\u00eb 30 dit\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore dhe disa muajve para fushat\u00ebs&#8221;, si\u00e7 thot\u00eb ai s&#8217;jaftuan p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook, Hoti i LDK-s\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb shqet\u00ebsim kan\u00eb qen\u00eb edhe votat e diaspor\u00ebs, q\u00eb sipas tij ka pasur joproporcionalitet n\u00eb votat, krahasuar ato me post\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs me votimin n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Hotit, LDK-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr lidership t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb kthyer besimin e qytetar\u00ebve, pasi sipas tij s&#8217;ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se kat\u00ebr vitet e fundit, lidershipi i partis\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb ristrukturimin e partis\u00eb dhe deg\u00ebve n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00eb, por n\u00eb shum\u00eb raste, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive, jostatutore dhe pa konsiderat\u00ebn e nevojshme ndaj disa specifikave t\u00eb brendshme t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hoti po ashtu ka th\u00ebn\u00eb se lidershipi aktual ka krijuar distanc\u00eb ndaj njer\u00ebzve dhe arritjeve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb qeverive t\u00eb udh\u00ebhequra nga LDK-ja.<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebto specifika jan\u00eb unike p\u00ebr LDK-n\u00eb, e cila si parti 35-vje\u00e7are i ka dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs dy president\u00eb, tre kryeministra, dhjet\u00ebra ministra e z\u00ebvend\u00ebsministra, qindra deputet\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Orientimi i lidershipit aktual p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb prerje t\u00eb panatyrshme, si dhe distancimi nga e kaluara e lavdishme shtetformuese e LDK-s\u00eb, pavar\u00ebsisht sfidave e l\u00ebshimeve gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb lidershipeve t\u00eb kaluar, kan\u00eb zvet\u00ebnuar besimin e elektoratit tradicional t\u00eb LDK-s\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtimit mbi ato arritje t\u00eb LDK-s\u00eb, lidershipi aktual ka krijuar distanc\u00eb ndaj njer\u00ebzve dhe arritjeve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb qeverive t\u00eb udh\u00ebhequra nga LDK-ja. Personalizimi i fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebrb\u00ebrja e list\u00ebs, renditja e kandidat\u00ebve n\u00eb list\u00eb, paraqitja dhe favorizimi medial i nj\u00eb liste t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, si dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera para dhe gjat\u00eb fushat\u00ebs, kan\u00eb d\u00ebmtuar kohezionin e brendsh\u00ebm partiak, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e t\u00eb gjith\u00eb neve p\u00ebr t\u2019i tejkaluar ato pak\u00ebnaq\u00ebsi. Votimi disproporcional n\u00eb diaspor\u00eb e ka r\u00ebnduar dhe cenuar m\u00eb tutje atmosfer\u00ebn kolegiale dhe bashk\u00ebpunuese brenda LDK-s\u00eb&#8221;, shkruan nd\u00ebr nd\u00ebr t\u00eb tjera Hoti.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb pa nd\u00ebrhyrje:<\/strong><\/p>\n<p>Fal\u00ebnderime dhe reflektime p\u00ebr procesin dhe rezultatin zgjedhor<\/p>\n<p>Me mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb, fal\u00ebnderoj \u00e7do qytetar p\u00ebr besimin n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe n\u00eb p\u00ebrkushtimin tim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb z\u00ebri juaj n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. I siguroj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ma besuan vot\u00ebn se do t\u00eb jem z\u00eb i fuqish\u00ebm dhe i pa kompromis n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb secilit qytetar dhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb fal\u00ebnderoj strukturat e LDK-s\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb: kryesin\u00eb, kryetar\u00ebt e deg\u00ebve dhe t\u00eb n\u00ebndeg\u00ebve me strukturat e tyre, forumet e gruas dhe t\u00eb rinis\u00eb, si dhe \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e diaspor\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kemi punuar aq sa kemi mundur dhe ditur p\u00ebr t\u00eb siguruar besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb programin dhe ekipin e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por, rezultati p\u00ebr LDK-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb as i p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb kemi shpresuar pas kat\u00ebr vitesh p\u00ebrgatitje. Duket qart\u00eb se: (1) opozitarizmi q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, (2) riorganizimi i shum\u00eb deg\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021, (3) zgjedhjet e brendshme t\u00eb LDK-s\u00eb t\u00eb vitit 2023, si dhe (4) programi, ekipi dhe qasja q\u00eb kemi ofruar gjat\u00eb 30 dit\u00ebve t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore dhe disa muajve para fushat\u00ebs, nuk mjaftuan p\u00ebr t\u00eb bindur qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj, duke ju fal\u00ebnderuar secilit, k\u00ebrkojm\u00eb nga ju mir\u00ebkuptim q\u00eb nuk kemi arritur t\u00eb organizohemi sa dhe si duhet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb besim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh qytetar, si\u00e7 besoj se mund t\u00eb sigurohet me nj\u00eb organizim tjet\u00ebr t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rezultatit t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb zgjedhje, nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb paraqitur me votat e diaspor\u00ebs. N\u00eb votimin n\u00eb ambasada, nj\u00eb parti politike (LVV) \u00ebsht\u00eb votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr joproporcionale krahasuar me votimin n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb votimin me post\u00eb, disa kandidat\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb jan\u00eb votuar po ashtu joproporcionalisht krahasuar me votimin n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebto dukuri, kur analizohet komun\u00eb p\u00ebr komun\u00eb, duket qart\u00eb se nuk jan\u00eb aspak t\u00eb natyrshme. Ky fenomen ka krijuar pasiguri n\u00eb gjith\u00eb procesin zgjedhor. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, n\u00eb rastin e LDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar kohezioni i brendsh\u00ebm i strukturave t\u00eb partis\u00eb, si dhe \u00ebsht\u00eb cenuar besimi i votuesit tradicional t\u00eb LDK-s\u00eb dhe integriteti q\u00eb ka pasur sht\u00ebpia jon\u00eb politike p\u00ebr 35 vite.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr interes t\u00eb vendit dhe t\u00eb LDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb reflektojm\u00eb karshi k\u00ebtij rezultati zgjedhor dhe k\u00ebtyre zhvillimeve, si politikisht ashtu edhe ligj\u00ebrisht.<\/p>\n<p>N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, lidershipi i partis\u00eb \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb ristrukturimin e partis\u00eb dhe deg\u00ebve n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn. Por, n\u00eb jo pak raste, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive, jostatutore dhe pa konsiderat\u00ebn e nevojshme ndaj disa specifikave t\u00eb brendshme t\u00eb LDK-s\u00eb. K\u00ebto specifika jan\u00eb unike p\u00ebr LDK-n\u00eb, e cila si parti 35-vje\u00e7are i ka dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs dy president\u00eb, tre kryeministra, dhjet\u00ebra ministra e z\u00ebvend\u00ebsministra, qindra deputet\u00eb e zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Orientimi i lidershipit aktual p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb prerje t\u00eb panatyrshme, si dhe distancimi nga e kaluara e lavdishme shtetformuese e LDK-s\u00eb, pavar\u00ebsisht sfidave e l\u00ebshimeve gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb lidershipeve t\u00eb kaluar, kan\u00eb zvet\u00ebnuar besimin e elektoratit tradicional t\u00eb LDK-s\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtimit mbi ato arritje t\u00eb LDK-s\u00eb, lidershipi aktual ka krijuar distanc\u00eb ndaj njer\u00ebzve dhe arritjeve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb qeverive t\u00eb udh\u00ebhequra nga LDK-ja. Personalizimi i fushat\u00ebs zgjedhore, p\u00ebrb\u00ebrja e list\u00ebs, renditja e kandidat\u00ebve n\u00eb list\u00eb, paraqitja dhe favorizimi medial i nj\u00eb liste t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb, si dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera para dhe gjat\u00eb fushat\u00ebs, kan\u00eb d\u00ebmtuar kohezionin e brendsh\u00ebm partiak, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e t\u00eb gjith\u00eb neve p\u00ebr t\u2019i tejkaluar ato pak\u00ebnaq\u00ebsi. Votimi disproporcional n\u00eb diaspor\u00eb e ka r\u00ebnduar dhe cenuar m\u00eb tutje atmosfer\u00ebn kolegiale dhe bashk\u00ebpunuese brenda LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr t\u00eb kthyer besimin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe elektoratit t\u00eb gjer\u00eb, LDK-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr lidership t\u00eb ri. Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr rikthimin e besimit n\u00eb LDK.<\/p>\n<p>LDK-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lidership me qasje ekipore, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, me orientime t\u00eb qarta politike t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb, q\u00eb mbledh rreth vetes profesionist\u00eb dhe e rikthen LDK-n\u00eb n\u00eb epiqendr\u00ebn e profesionist\u00ebve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 ka qen\u00eb LDK-ja.<\/p>\n<p>LDK-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lidership q\u00eb punon me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb karshi strukturave partiake n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, q\u00eb e kthen partin\u00eb n\u00eb funksionimin statutar, q\u00eb merr vendime kolegjiale n\u00eb baz\u00eb t\u00eb statutit t\u00eb LDK-s\u00eb (q\u00eb \u00ebsht\u00eb kushtetuta e partis\u00eb) dhe n\u00eb konsultim t\u00eb gjer\u00eb me strukturat qendrore dhe lokale t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>LDK-ja ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lidership ekipor q\u00eb i fashit p\u00ebr\u00e7arjet, q\u00eb tregon kujdes ndaj t\u00eb gjith\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb rinj e t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb i b\u00ebn bashk\u00eb t\u00eb gjitha copat e LDK-s\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lidership i till\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr bashkimin, fuqizimin dhe kthimin e LDK-s\u00eb n\u00eb parimet e saj baz\u00eb, si parakusht p\u00ebr t\u00eb rifituar besimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr me Kosov\u00ebn.<br \/>\nBesoj fuqish\u00ebm se i gjith\u00eb lidershipi aktual i LDK-s\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim n\u00eb LDK, duke i hapur rrug\u00eb ndryshimit, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e lidershipit t\u00eb ri. I b\u00ebj thirrje lidershipit aktual t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim p\u00ebr interesin e LDK-s\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb LDK jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se vet\u00ebm s\u00eb bashku mund ta rikthejm\u00eb besimin e madh t\u00eb qytetar\u00ebve tek LDK-ja.<br \/>\nPrandaj, i ftoj t\u00eb gjith\u00eb ta tejkalojm\u00eb veten, t\u00eb l\u00ebm\u00eb anash m\u00ebrit\u00eb e pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, dhe t\u2019i p\u00ebrkushtohemi fuqizimit t\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr interes t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nRepublika e Kosov\u00ebs ka nevoj\u00eb jetike p\u00ebr nj\u00eb LDK t\u00eb fort\u00eb n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj euroatlantik, n\u00eb p\u00ebrballimin e sfidave p\u00ebr forcimin e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe rendit kushtetues, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ekonomie t\u00eb fuqishme e konkurruese, p\u00ebr fuqizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrshqiptare n\u00eb gjith\u00eb rajonin. Kosov\u00ebs i duhet nj\u00eb LDK e fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur dhe kultivuar partneritetin me aleat\u00ebt, n\u00eb ve\u00e7anti miq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrhershme me ShBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Zoti i bekoft\u00eb miqt\u00eb tan\u00eb!<br \/>\nZoti e bekoft\u00eb popullin ton\u00eb!<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Favdullah.hoti%2Fposts%2Fpfbid083KYUrp6QgSczKqXQSaQhsUHghTpBgqe7R1vLwftBZbyP33m3F7rgiu4saYtPPSAl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"572\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avdullah Hoti p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm, dhe as i p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb shpresuar si parti p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr viteve p\u00ebrgatitjeje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ai ka num\u00ebruar edhe disa faktor\u00eb si, &#8220;opozitarizmi q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, riorganizimi i shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1070772,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1070771","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1070771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1070771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1070771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1070772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1070771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1070771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1070771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}