{"id":1071317,"date":"2025-03-19T17:23:27","date_gmt":"2025-03-19T16:23:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1071317"},"modified":"2025-03-19T18:01:24","modified_gmt":"2025-03-19T17:01:24","slug":"12-vite-ka-punuar-pa-i-plotesuar-kushtet-si-arriti-ti-siguroj-licencat-per-pune-diskoteka-ne-kocan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/12-vite-ka-punuar-pa-i-plotesuar-kushtet-si-arriti-ti-siguroj-licencat-per-pune-diskoteka-ne-kocan\/","title":{"rendered":"12 vite ka punuar pa i plot\u00ebsuar kushtet, si arriti t&#8217;i siguroj licencat p\u00ebr pun\u00eb diskoteka n\u00eb Ko\u00e7an"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prokuroria po shoshit\u00eb informatat dhe po k\u00ebrkon t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e mundsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb lejuar funksionimin e diskotek\u00ebs \u201cPulse\u201d apo q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimit e pun\u00ebs dhe ahengjeve. Diskoteka \u201cPulse\u201d filloi zyrtarisht t\u00eb punonte prej vitit 2012, nd\u00ebrsa p\u00ebr arg\u00ebtimin e rinis\u00eb s\u00eb Ko\u00e7anit kujdesej ekipi i udh\u00ebhequr nga pronari Dejan Jovanovski i njohur si Deki. Objekti, zyrtarisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb personit Grozdan Millkovski, megjithat\u00eb ai e kishte l\u00ebshuar me qira objektin.<\/strong><\/p>\n<p>Objekti i diskotek\u00ebs ndon\u00ebse i regjistruar p\u00ebr industri t\u00eb leht\u00eb, ka funksionuar si objekt hotelerik. Pas 9 vitesh pun\u00eb n\u00eb t\u00eb zez\u00eb, n\u00eb vitin 2021 klubi aplikon n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe fiton licenc\u00ebn e par\u00eb nj\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb funksionuar si kabare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte paguar prej 2 500 deri n\u00eb 5 000 euro. Licenca ishte nxjerr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb Klasik DM me pronar Dejan Jovanovski dhe Bllazho Marinkovski, shkruan Alsat M.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2022, klubi funksionoi pa licenc\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2023 nxori licenc\u00eb tjet\u00ebr, por n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr, pasi kompania \u201cKlasik\u201d i kishte hyr\u00eb proceduarave t\u00eb falimentimit p\u00ebr shkak t\u00eb borxheve. Licenca e re u evidentua n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kompanis\u00eb 4M Kafe, e cila ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Mitko Stojanovit apo bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jovanovskit n\u00eb kompanin\u00eb \u201cKlasik\u201d t\u00eb licenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Kompania 4M Kafe punonte me llogari n\u00eb bllokuar. Por, n\u00eb dhjetor kompania n\u00eb fjal\u00eb ndryshon pronarin dhe n\u00eb krye t\u00eb saj vjen Aleksandar Karadakoski, banakier i \u201cPulse\u201d. Pronar joformal vazhdon t\u00eb jet\u00eb Dejan Jovanovski. Gjat\u00eb vitit 2024, kompania q\u00eb menaxhonte \u201cPulse\u201d, p\u00ebrmes falsifikimit dhe mitmarrjes, si\u00e7 dyshojn\u00eb autoritetet, kan\u00eb nxjerr\u00eb certifikat\u00eb t\u00eb rrjeshme. Numri i dokumentit t\u00eb arkivuar n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, sipas kryeministrit \u00e7on n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb quajtur \u201ckomunikim me investitor t\u00eb huaj\u201d. Organet hetuese po punojn\u00eb n\u00eb lokalizimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb se kush i ka lejuar t\u00eb siguronin licenc\u00eb t\u00eb falsifikuar nga Ministria e Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria heton gjithashtu edhe rrethanat e marrjes s\u00eb dy licencave nga ana e \u201cPulse\u201d pa i plot\u00ebsuar kushtet minimale teknike.<\/p>\n<p>\u201cObjekti nuk ka pasur rrjet hidrant\u00ebsh as ka pasur hidrant\u00eb funksional\u00eb. Nuk ka pasur num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb aparateve kund\u00ebr zjarrit sipas hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb objektit p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, gjegj\u00ebsisht ka pasur vet\u00ebm dy. Nuk ka pasur dy dyer dal\u00ebse, t\u00eb nevojshme p\u00ebr evakuim t\u00eb njer\u00ebzve, por ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb der\u00eb t\u00eb improvizuar metalike n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb objektit, e cika ka qen\u00eb e mbyllur me dry dhe pa dorez\u00eb, e mbuluar me kartone dhe sfungjer\u00eb p\u00ebr izolim t\u00eb z\u00ebrit. Nuk ka pasur qasje p\u00ebr automjete zjarrfik\u00ebse nga t\u00eb dyja an\u00ebt, sipas rregullores p\u00ebr mbrojtje nga zjarri, shp\u00ebrthimet dhe l\u00ebnd\u00ebt e rrezikshme. Brend\u00ebsia e objektit ka qen\u00eb e mbuluar me gips-karton i cili nuk ka qen\u00eb rezistent\u00eb ndaj zjarrit\u201d, deklaroi Lup\u00e7o Kocevski, kryeprokuror.<\/p>\n<p>Por, si ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb dy licencat \u201cPulse\u201d, kur nuk i plot\u00ebsonte k\u00ebto kushte?<\/p>\n<p>Sipas nenit 6 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Veprimtari Hotelerike parashikohen sakt\u00eb kushtet minimale teknike q\u00eb pronari i diskotek\u00ebs duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb licenc\u00eb pune. Krahas tyre duhet t\u00eb ket\u00eb kushte sanitare sh\u00ebndet\u00ebsore, mbrojtje gjat\u00eb pun\u00ebs, mbrojtje dhe avancim t\u00eb mjedisit jet\u00ebsor, mbrojtje kund\u00ebr zjarrit dhe kushte p\u00ebr mbrojtje kund\u00ebr zhurm\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas plot\u00ebsimit t\u00eb kushteve dhe gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr fillimin e pun\u00ebs, sipas Ligjit p\u00ebr Veprimtari Hotelerike, pronari obligohet t\u00eb paraqitet n\u00eb Inspektoratin e Tregut dhe n\u00eb Komun\u00eb.<\/p>\n<p>Paraqitja, b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij formulari q\u00eb po shihni n\u00eb sfond. N\u00eb formular, jepen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr objektin, p\u00ebr hyrje-daljet, mbrojtjen nga zjarri, ventilimi e t\u00eb tjera. T\u00eb dh\u00ebnat jepen nga vet\u00eb pronari, nd\u00ebrsa sipas ligjit nuk parashikohet q\u00eb Inspektorati apo komuna t\u2019i verifikoj\u00eb n\u00eb terren t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb aplikuesi i ka shkruar. P\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb e deklarat\u00ebs, k\u00ebrkuesi thjesht n\u00ebnshkruan se p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnat mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi materiale dhe penale.<\/p>\n<p>P\u00ebr hapjen e kabareve dhe klubeve t\u00eb nat\u00ebs ka edhe nj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 plot\u00ebsimit t\u00eb kushteve minimale teknike, duhet t\u00eb jepet pajtueshm\u00ebri edhe nga MPB-ja p\u00ebr mbrojtjen e rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb si dhe sigurin\u00eb n\u00eb qarkullimin rrugor. Kjo v\u00ebrteton, se t\u00eb gjitha institucionet kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr funksionimin e klubit \u201cPulse\u201d, megjithat\u00eb, askush nuk e pati verifikuar n\u00ebse punonte sipas rregullave dhe n\u00ebse i plot\u00ebsonte kushtet e nevojshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria po shoshit\u00eb informatat dhe po k\u00ebrkon t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e mundsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb lejuar funksionimin e diskotek\u00ebs \u201cPulse\u201d apo q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb organizimit e pun\u00ebs dhe ahengjeve. Diskoteka \u201cPulse\u201d filloi zyrtarisht t\u00eb punonte prej vitit 2012, nd\u00ebrsa p\u00ebr arg\u00ebtimin e rinis\u00eb s\u00eb Ko\u00e7anit kujdesej ekipi i udh\u00ebhequr nga pronari Dejan Jovanovski [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1071439,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1071317","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1071317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1071317"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1071317\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1071439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1071317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1071317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1071317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}