{"id":1071444,"date":"2025-03-19T18:30:38","date_gmt":"2025-03-19T17:30:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1071444"},"modified":"2025-03-19T18:30:38","modified_gmt":"2025-03-19T17:30:38","slug":"keqmenaxhimi-masiv-i-byrose","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/keqmenaxhimi-masiv-i-byrose\/","title":{"rendered":"Keqmenaxhimi masiv i Byros\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb rast i pazakont\u00eb juridik ka ndodhur mes Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit dhe nj\u00eb pale padit\u00ebse. Sipas policis\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rast q\u00eb kishte vendim t\u00eb gjykat\u00ebs themelore, t\u00eb Apelit dhe Supremes dhe ishin paguar mbi 65 mij\u00eb euro p\u00ebr padit\u00ebsit, avokati i pal\u00ebs kishte b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb padi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rast. Pas disa seancave, Byroja dhe padit\u00ebsit kishin arritur ujdi jasht\u00ebgjyq\u00ebsore me vler\u00eb mbi 230 mij\u00eb euro. Edhe nj\u00eb raport i BQK-s\u00eb ka gjetur keqmenaxhim n\u00eb BKS&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Byron\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit (BKS) dyshohet se kan\u00eb ndodhur disa shkelje ligjore dhe keqp\u00ebrdorime p\u00ebrmes disa veprimeve t\u00eb organizuara dhe vendimeve q\u00eb dyshohet se jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme. Preportr ka publikuar nj\u00eb raport t\u00eb policis\u00eb, i cili me dat\u00ebn 22.05.2024 \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar si raport informues p\u00ebr Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pika e par\u00eb e raportit thekson dyshimet se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme Byroja, me p\u00ebrfshirjen e personave Sami Mazreku dhe Venhar Hana, kan\u00eb kompensuar pal\u00ebt M.L dhe N.M.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb aksident, p\u00ebrmes avokatit Bajram Mujaj, kishin parashtruar padi n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb- dega n\u00eb Istog ndaj Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit, pas nj\u00eb aksidenti q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb vitin 2011. Sipas raportit, gjykata ua kishte aprovuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebpadin\u00eb p\u00ebr kompensim t\u00eb d\u00ebmit material dhe jomaterial. Byroja kishte b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb. Rasti kishte shkuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, e cila e kishte refuzuar pjes\u00ebrisht si t\u00eb bazuar ankes\u00ebn e Byros\u00eb dhe kishte v\u00ebrtetuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb\u2013 dega n\u00eb Istog p\u00ebr kompensim d\u00ebmi.<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn 05.03.2019 pala padit\u00ebse e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati Bajram Mujaj ka ushtruar revizion n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, duke atakuar vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit. Me dat\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb kur \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar l\u00ebnda n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, Byroja ka b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e kompensimit n\u00eb vler\u00eb prej 65 mij\u00eb e 240 eurove, e cila ishte vendosur\u00a0<a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/docs\/Aktgjykimi_i_Gjykates_se_Apelit_768089.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit<\/a>\u00a0t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 14.01.2019. Pagesa ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e avokatit Bajram Mujaj.<\/p>\n<p>Byroja m\u00eb 15.03.2019 p\u00ebrgatit p\u00ebrgjigje n\u00eb revizionin e ushtruar nga padit\u00ebsit kund\u00ebr aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit. Me dat\u00ebn 08.04.2019 Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs, nxjerr\u00eb aktgjykim ku refuzohet si i pabazuar revizioni i padit\u00ebsve i paraqitur kund\u00ebr aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.\u00a0<a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/docs\/Akgjykimi_i_Gjykates_Supreme_431382.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Aktgjykimi i Supremes\u00a0<\/a>e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb plotfuqish\u00ebm vendimin Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb p\u00ebrfundon zyrtarisht saga shum\u00ebvje\u00e7are e k\u00ebtij rasti. Sipas raportit t\u00eb policis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rast nis\u00eb nj\u00eb proces tjet\u00ebr. Sipas policis\u00eb, avokati i pal\u00ebve Bajram Mujaj b\u00ebn\u00eb s\u00ebrish padi p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rast n\u00eb gjykat\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb dhe rastin e shqyrton gjyqtari i nj\u00ebjt\u00eb, derisa pensionohet.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb policis\u00eb, pasi q\u00eb aktgjykimi nga Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs\u00a0 refuzon si t\u00eb pabazuar revizionin padit\u00ebsve, t\u00eb paraqitur kund\u00ebr Aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, dyshohet se kund\u00ebrligjsh\u00ebm, n\u00eb vitin 2019 padit\u00ebsit p\u00ebrmes t\u00eb autorizuarit t\u00eb tyre avokatit Bajram Mujaj, pas pranimit t\u00eb mjeteve financiare n\u00eb vler\u00eb prej 65 mij\u00eb e 240 euro, vler\u00eb financiare e caktuar p\u00ebrmes aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, p\u00ebrs\u00ebri vazhdojn\u00eb me padi kund\u00ebr Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimeve n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb- dega n\u00eb Istog dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb padi ishte njoftuar edhe Byroja.<\/p>\n<p>Byroja ishte n\u00eb dijeni s\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit padit\u00ebs kishin parashtruar padi n\u00eb vitin 2011, por t\u00eb nj\u00ebjtit nuk e kan\u00eb pranuar faktin se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb ka nj\u00eb aktgjykim t\u00eb plotfuqish\u00ebm nga Gjykata e Apelit, thekson raporti.<\/p>\n<h2>Marr\u00ebveshja jasht\u00ebgjyq\u00ebsore<\/h2>\n<p>Edhe pse aktgjykimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit kishte vendosur p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn dhe ishte b\u00ebr\u00eb i plotfuqish\u00ebm, pal\u00ebt padit\u00ebse p\u00ebrmes t\u00eb autorizuarit t\u00eb tyre avokatit Bajram Mujaj, e paditura Byroja Kosovare e Sigurimeve dhe D.D (tashm\u00eb i ndjer\u00eb) gjyqtar n\u00eb gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Pej\u00eb \u2013 dega n\u00eb Istog (i cili ishte gjyqtar q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij procesi gjyq\u00ebsor e deri n\u00eb pensionimin e tij), dyshohet se kund\u00ebrligjsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb e kan\u00eb kthyer n\u00eb rishqyrtim, duke mbajtur disa seanca.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi gjyq\u00ebsor, padit\u00ebsit dhe e paditura b\u00ebjn\u00eb ujdi dhe me dat\u00eb 06.08.2021 lidhin marr\u00ebveshje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore. Me dat\u00ebn 30.09.2021 nxirret aktvendimi nga gjykata, ku konstatohet se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr padia e dat\u00ebs 05.10.2011.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, me dat\u00ebn 06.08.2021 n\u00eb mbledhjen e departamentit juridik t\u00eb Byros\u00eb, t\u00eb kryesuar nga Sami Mazreku, ku t\u00eb pranish\u00ebm p\u00ebrpos zyrtar\u00ebve t\u00eb byros\u00eb ishte edhe avokati i padit\u00ebsve Bajram Mujaj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb propozimeve t\u00eb Mazrekut, \u00ebsht\u00eb arritur marr\u00ebveshje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore n\u00eb mes t\u00eb Byros\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Faik Sylejmani dhe pal\u00ebs padit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje Sami Mazreku \u2013 drejtor ekzekutiv i Byros\u00eb, kishte diskutuar p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e M.L dhe N.M edhe pse ishte n\u00eb dijeni se aktgjykimi i dat\u00ebs 14.01.2019 i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit ishte i plotfuqish\u00ebm dhe pal\u00ebt ishin kompensuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aktgjykimit 1352\/14\u201d, thuhet n\u00eb raportin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, Byroja i propozon pal\u00ebs padit\u00ebse, duke i ofruar kompensim plus shpenzimet e procedur\u00ebs p\u00ebr dy padit\u00ebsit (200 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00ebrin dhe 20 mij\u00eb p\u00ebr tjetrin person). Nd\u00ebrsa n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shpenzimeve t\u00eb procedur\u00ebs 11 mij\u00eb e 599 euro i jan\u00eb paguar avokatit Bajram Mujaj. Pra sipas raportit t\u00eb policis\u00eb dyshohet q\u00eb n\u00eb total Byroja ka paguar 231 mij\u00eb e 599 euro.<\/p>\n<p>Mbledhja ku u vendos p\u00ebr marr\u00ebveshjen duk\u00ebt t\u00eb ket\u00eb zgjatur pak. Preportr ka gjetur procesverbalin e k\u00ebsaj mbledhje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje Sami Mazreku ka njoftuar t\u00eb pranishmit edhe p\u00ebr pranin\u00eb e avokatit Bajram Mujaj dhe ka prezantuar ofert\u00ebn p\u00ebr pal\u00ebn padit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cDrejtori (Mazreku) i drejtohet avokatit ku i tregon se p\u00ebr M.L kemi dy rrug\u00eb, e para t\u00eb vazhdojm\u00eb me procedurat e gjykat\u00ebs ku do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb ndryshme dokumenta shtes dhe zgjatje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb edhe shum\u00eb vite t\u00eb tjera apo rruga e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb oferta e jon\u00eb prej 200,000 euro plus shpenzimet e procedur\u00ebs, vet\u00ebm t\u00eb shoh Faik shko te financat edhe shif se si \u00ebsht\u00eb gjendja e llogaris ton\u00eb se a i kemi k\u00ebto mjete q\u00eb para or\u00ebs 15:00 mjetet t\u00eb kalojn\u00eb tek avokati\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb procesverbal. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konfirmohet se mjetet jan\u00eb n\u00eb llogari t\u00eb Byros\u00eb dhe aty edhe n\u00ebnshkruhet transferimi i mjeteve. Sipas procesverbalit, t\u00eb pranishmit e tjer\u00eb nga Byroja e konsideruan k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje si sukses tejet t\u00eb madh, t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe t\u00eb leverdish\u00ebm p\u00ebr Byron\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i policis\u00eb thekson se p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb deri n\u00eb vitin 2014 p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr pal\u00ebn e paditur ishte Venhar Hana me autorizim deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb gjykat\u00ebn e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Aty thuhet se i nj\u00ebjti ka qen\u00eb k\u00ebshilltar ligjor-ekspert i jasht\u00ebm ligjor i Sami Mazrekut n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb arritur marr\u00ebveshja jasht\u00ebgjyq\u00ebsore n\u00eb mes t\u00eb Byros\u00eb dhe pal\u00ebs padit\u00ebse dhe dyshohet se ka kontribuuar n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes jasht\u00ebgjyq\u00ebsore, pasi q\u00eb ishte i njohur mir\u00eb me l\u00ebnd\u00ebn dhe se gjat\u00eb vitit 2021 dhe 2022 kishte pranuar mjete financiare nga Byroja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cHana Law L.L.C\u201d p\u00ebr kryerjen e disa sh\u00ebrbimeve juridike p\u00ebr Byron\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti konkludon se nga veprimet e p\u00ebrshkruara m\u00eb lart\u00eb, ekziston dyshimi i bazuar se t\u00eb dyshuarit Sami Mazreku, Venhar Hana, Faik Sylejmani, Bajram Mujaj dhe gjyqtari D.D (tashm\u00eb i ndjer\u00eb) kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale keqp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i KPRK-s\u00eb, lidhur me nenin 31, bashk\u00ebkryerja n\u00eb KPRK-s\u00eb dhe vepr\u00ebn penale mosp\u00ebrfillja e gjykat\u00ebs nga neni 393 i KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Byroja Kosovare e Sigurimit p\u00ebrmes nj\u00eb e-maili nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjet dhe pretendimet e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Por Faik Sylejmani, Drejtor i Departamentit Ligjor, Administrat\u00eb dhe Trajnime n\u00eb Byro, ka kthyer si p\u00ebrgjigje nj\u00eb lloj ligj\u00ebrate p\u00ebr aspektet ligjore dhe etike se si duhet raportuar n\u00eb gazetari. Ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb jasht\u00ebligjshme. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs duke shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr raportin e policis\u00eb se pse e posedon Preportr.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht lidhur me dilemat dhe shqet\u00ebsimet tua lidhur me p\u00ebrmbajtjen e aktgjykimeve referuese, do t\u00eb njoftojm\u00eb edhe Drejtorin Ekzekutiv, Bordin e Drejtoreve t\u00eb institucionit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni, p\u00ebrfshir\u00eb dhe donator\u00ebt e institucionit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e ndjekjes s\u00eb trajnimeve bazike t\u00eb gazetaris\u00eb, trajnimeve p\u00ebrkitazi me trajtimit t\u00eb dokumentacioneve n\u00eb fazat hetimore, p\u00ebrdorimin e tyre si dhe domosdoshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb kuptuarit t\u00eb dispozitiv\u00ebve t\u00eb aktgjykimeve referuese\u201d, ka shkruar nd\u00ebr t\u00eb tjera Sylejmani.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast dhe pretendimet e policis\u00eb, Preportr ka pyetur me shkrim p\u00ebrmes emal-it dhe telefonit te Venhar Hana, nd\u00ebrkoh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur shkurt p\u00ebrmes telefonit se \u00ebsht\u00eb shkruar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se nuk ka se \u00e7ka t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<h2>Mujaj: \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb harmoni me ligjin<\/h2>\n<p>Avokati Bajram Mujaj p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim nga aplikacioni Viber ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr, se rasti \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim dhe se nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb padi t\u00eb dyt\u00eb si\u00e7 theksohet n\u00eb raportin e policis\u00eb. Ai thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00eb harmoni me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit n\u00eb Prishtin\u00eb, pjes\u00ebrisht e ndryshon Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Pej\u00eb \u2013 Dega n\u00eb Istog, e pjes\u00ebrisht e kthen n\u00eb rigjykim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb e pranojm\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb nga e paditura q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta mbyllim me marr\u00ebveshje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore me q\u00ebllim t\u00eb ekonomizimit t\u00eb procedur\u00ebs dhe mos krijimit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb reja, p\u00ebr \u00e7ka pal\u00ebt e pranojn\u00eb ofert\u00ebn e ofruar nga BKS-ja, dhe kemi lidhur marr\u00ebveshje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore\u201d, thot\u00eb Mujaj.<\/p>\n<p>Por, raporti i policis\u00eb thekson se rasti nuk \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim dhe se k\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon edhe revizioni q\u00eb avokati Mujaj e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, i pyetur se a ka b\u00ebr\u00eb revizion n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, pasi q\u00eb ajo gj\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb raportin e policis\u00eb si fakt i v\u00ebrtetimit t\u00eb aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, Mujaj e ka mohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo, nuk kam b\u00ebr\u00eb revizion, ngase l\u00ebnda \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mujaj.<\/p>\n<p>Preportr p\u00ebrmes k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike ka marr\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Supreme, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se refuzohet si i pabazuar revizioni i pal\u00ebve M.L dhe N.M, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga avokati Bajram Mujaj, kund\u00ebr Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit, p\u00ebrkat\u00ebsisht kund\u00ebr Aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>&#8220;E paditura n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb revizionit kund\u00ebrshton th\u00ebniet e pretendimet e revizionit dhe propozon q\u00eb revizioni i padit\u00ebsve t\u00eb refuzohet si i pabazuar, duke shtuar edhe se e paditura ka p\u00ebrmbushur n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb gjitha detyrimet, duke ua b\u00ebr\u00eb padit\u00ebsve pages\u00ebn e kompensimit t\u00eb d\u00ebmit sipas aktgjykimit t\u00eb goditur me revizion n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 65.240,00 euro m\u00eb dat\u00eb 1.3.2019&#8221;, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Supreme.<\/p>\n<p>Pra, ky aktgjykim tregon se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb revizion nga Mujaj dhe se i ai \u00ebsht\u00eb refuzuar nga Gjykata Supreme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktgjykim thuhet se pretendimet e revizionit Gjykata Supreme i vler\u00ebsoi si t\u00eb pabazuara p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat shkaqe dhe arsye t\u00eb dh\u00ebna nga ana e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKompensimi i gjykuar padit\u00ebsve \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb edhe me praktikat e mira gjyq\u00ebsore n\u00eb rastet e ngjashme t\u00eb caktimit t\u00eb kompensimit\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb komunikimit me avokatin Mujaj, Preportr ia ka d\u00ebrguar aktgjykimin e supremes, i cili d\u00ebshmon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb prononcuar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb prononcimi tjet\u00ebr, Mujaj tha se nuk i kujtohet n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb revizion n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme. \u201cKa kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb dhe po harroj, nuk e di\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mujaj.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Apelit pjes\u00ebrisht e ka ndryshuar p\u00ebr l\u00ebndime trupore t\u00eb padit\u00ebsve, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Istogut, nd\u00ebrsa p\u00ebr rent\u00eb e ka kthyer n\u00eb rigjykim. At\u00ebher\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore, padit\u00ebsit me t\u00eb paditur\u00ebn jan\u00eb pajtuar dhe un\u00eb ve\u00e7 e kam n\u00ebnshkruar at\u00eb marr\u00ebveshje. K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr mua gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati Mujaj.<\/p>\n<p>Preportr p\u00ebrmes k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike, e ka marr\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebr ta analizuar k\u00ebt\u00eb aktgjykim Preportr ka marr\u00eb nj\u00eb mendim t\u00eb avokatit Arb\u00ebr Jashari.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se \u201cvendimi p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb pikat I, II, III, dhe V \u00ebsht\u00eb aktgjykim i form\u00ebs se prer\u00eb dhe e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr ta goditur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes mjeteve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme juridike n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme, sikur q\u00eb \u00ebsht\u00eb revizioni apo ndonj\u00eb mjet tjet\u00ebr. Nd\u00ebrsa pika IV, thekson se aktgjykimi i shkalles s\u00eb par\u00eb prishet vet\u00ebm n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shpenzimet e mjekimit dhe l\u00ebnda p\u00ebr ket\u00eb pjese \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb rigjykim,\u201d thot\u00eb avokati Jashari.<\/p>\n<p>Preportr p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike ka k\u00ebrkuar nga Gjykata Themelore e Pej\u00ebs aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb gjitha shkresat e k\u00ebtij rasti, t\u00eb gjitha shkresat (procesverbalet) e l\u00ebnd\u00ebs dhe marr\u00ebveshjen jasht\u00ebgjyq\u00ebsore. Por nga kjo gjykat\u00eb na \u00ebsht\u00eb refuzuar qasja n\u00eb t\u00eb gjitha pikat e k\u00ebrkes\u00ebs, edhe n\u00eb aktgjykim, dokument i cili duhet t\u00eb jet\u00eb publik. Lidhur me k\u00ebt\u00eb refuzim Preportr m\u00eb 3 dhjetor 2024 ka b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Privat\u00ebsi dhe Informim. M\u00eb dat\u00ebn 18.03 2025 kemi pranuar nj\u00eb vendim nga kjo agjenci, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se \u00ebsht\u00eb aprovuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkesa e organizat\u00ebs \u00c7ohu n\u00eb aktgjykim dhe n\u00eb procesverbalet e l\u00ebnd\u00ebs dhe se Gjykata Themelore e Pej\u00ebs duhet t\u00eb na lejoj\u00eb qasje brenda shtat\u00eb dit\u00ebve, nd\u00ebrkaq nuk \u00ebsht\u00eb aprovuar k\u00ebrkesa p\u00ebr marr\u00ebveshjen gjyq\u00ebsore dhe shkresat e l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<h2>U ndryshua aktgjykimi p\u00ebr p\u00ebrmbarim t\u00eb paligjsh\u00ebm<\/h2>\n<p>N\u00eb nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb raportit t\u00eb policis\u00eb thuhet se Sami Mazreku bashk\u00eb me zyr\u00ebn e p\u00ebrmbarimit privat \u201cVais Law\u201d kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmbarim t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm ndaj J.M nj\u00eb qytetar nga Peja n\u00eb vler\u00eb prej 10 mij\u00eb e 632 euro. Kjo kishte ndodhur sipas propozimit t\u00eb Byros\u00eb, edhe pse n\u00eb rastin konkret aktgjykimi i dat\u00ebs 22.10.2019 nga gjykata kishte konfirmuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb policis\u00eb, Byroja e kishte paditur qytetarin n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Pej\u00ebs, por l\u00ebnda ishte parashkruar. Pavar\u00ebsisht nga kjo, Byroja ka b\u00ebr\u00eb propozim p\u00ebr p\u00ebrmbarim, t\u00eb cilin e ka zbatuar p\u00ebrmbaruesi Valdrin Beka q\u00eb sipas raportit t\u00eb policis\u00eb dyshohet se kund\u00ebrligjsh\u00ebm e ka lejuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbarim me dat\u00ebn 26.05.2021. Por qytetari p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb prap\u00ebsimit e ka fituar rastin n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas policis\u00eb, nga d\u00ebshmit\u00eb e mbledhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, ekziston dyshimi i bazuar se Sami Mazreku drejtor ekzekutiv i Byros\u00eb, si person zyrtar, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete ose personin tjet\u00ebr, ose q\u00eb t\u2019i shkel t\u00eb drejtat e personit tjet\u00ebr, \u201cduke p\u00ebrgatitur dokumentin zyrtar, propozim p\u00ebr p\u00ebrmbarim n\u00eb t\u00eb cilin sh\u00ebnon t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme dhe me n\u00ebnshkrimin e tij dhe vul\u00ebn zyrtare v\u00ebrteton dokumentin zyrtar e cila p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme (ndryshuar p\u00ebrmbajtjen e aktgjykimit t\u00eb plotfuqish\u00ebm C.nr.885\/16 t\u00eb dat\u00ebs 25.09.2019 t\u00eb nxjerr\u00eb nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb) dhe e d\u00ebrgon n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrmbaruesit privat \u2018Vais Law\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Raporti konkludon se ekziston dyshimi i bazuar se t\u00eb dyshuarit (Sami Mazreku dhe Valdrin Beka), kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale keqp\u00ebrdorim i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar dhe vepr\u00ebn penale mosp\u00ebrfillja e gjykat\u00ebs, vepra k\u00ebto t\u00eb sanksionuara me Kodin Penal t\u00eb Kosov\u00ebs (neni 414 dhe 393).<\/p>\n<p>Preportr ka d\u00ebrguar pyetje n\u00eb adres\u00eb t\u00eb \u201cVais Law\u201d dhe p\u00ebrmbaruesit Valdrin Beka (p\u00ebrmes e-mailit dhe telefonit). Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas disa jav\u00ebsh ka kontaktuar edhe me zyr\u00ebn e tij, t\u00eb cil\u00ebt na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u2019ia p\u00ebrcjellin porosin\u00eb. Por edhe pas pritjes p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj dhe insistimit nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<h2>\u201cP\u00ebrfituan nga 25 mij\u00eb euro kund\u00ebrligjsh\u00ebm\u201d<\/h2>\n<p>Sipas raportit t\u00eb policis\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se Venhar Hana s\u00eb bashku me Sami Mazrekun, kund\u00ebrligjsh\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrfituar shum\u00ebn prej 25 mij\u00eb euro neto secili n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblimit p\u00ebr pun\u00ebn e kryer.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb vendim policia thekson se ka k\u00ebrkuar procesverbalin e mbledhjes, p\u00ebrmes t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ai vendim, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb arkivit t\u00eb Byros\u00eb ai procesverbal nuk ekziston.<\/p>\n<p>\u201cNga d\u00ebshmit\u00eb e mbledhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb dyshohet se Sami Mazreku dhe Venhar Hana \u2013 udh\u00ebheq\u00ebs i zyr\u00ebs ligjore t\u00eb Byros\u00eb, si persona p\u00ebrgjegj\u00ebs gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike n\u00eb BKS, p\u00ebrmes p\u00ebrpilimit t\u00eb dokumenteve me p\u00ebrmbajtje t\u00eb rreme me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb dobis\u00eb pasurore p\u00ebr vete apo p\u00ebr ndonj\u00eb person tjet\u00ebr, kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale keqp\u00ebrdorim i autorizimeve ekonomike nga neni 284 paragrafi 1.2 t\u00eb KPRK-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raportin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb gjitha k\u00ebto dyshime t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb lart\u00eb, n\u00eb raport thuhet se Policia e Kosov\u00ebs m\u00eb 23.04.2024 ka intervistuar Sami Mazrekun n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit. Gjithashtu, p\u00ebrmes raportit informues, policia ka k\u00ebrkuar autorizim nga prokuroria q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dyshuarit e p\u00ebrmendur n\u00eb raport t\u2019i intervistoj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>Raporti gjithashtu i ka edhe dy pika ku nj\u00ebra hedh dyshime mbi miratimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joligjore t\u00eb Statutit t\u00eb Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimeve dhe tjetra p\u00ebr dyshimet p\u00ebr keqp\u00ebrdorim nga ana e byros\u00eb t\u00eb mjeteve t\u00eb ndara nga Ministria e Financave p\u00ebr byron\u00eb n\u00eb vitin 2020 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr policat kufitare.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim nuk ka dh\u00ebn\u00eb informacione lidhur me rastin, p\u00ebrkat\u00ebsisht se a i ka intervistuar personat e lartcekur, dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie. N\u00eb p\u00ebrgjigje theksohet se t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebrkuara jan\u00eb t\u00eb mbrojtura me ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr edhe pas d\u00ebrgimit t\u00eb pyetjeve me shkrim p\u00ebrmes telefonit, pritjes p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj dhe tentimit p\u00ebr ta kontaktuar p\u00ebrmes telefonit, Sami Mazreku nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e Preportr lidhur me pretendimet e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Preportr q\u00eb prej dat\u00ebs 25 shtator ka d\u00ebrguar pyetje n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe p\u00ebrkund\u00ebr insistimit dhe rid\u00ebrgimit t\u00eb pyetjeve p\u00ebr disa her\u00eb dhe kontaktimit t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Informim t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie, nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<h2>BQK evidenton keqmenaxhim t\u00eb theksuar n\u00eb Byro<\/h2>\n<p>Preportr ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hulumtim lidhur me menaxhimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb Byros\u00eb n\u00eb vitet e fundit dhe ka siguruar nj\u00eb raport t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb ekzaminimit q\u00eb Banka Qendrore e Kosov\u00ebs (BQK), e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Byro. Ekzaminimi ka filluar me dat\u00ebn 6 korrik 2023 dhe ka p\u00ebrfunduar m\u00eb 15 gusht 2023 duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb dat\u00ebs 31 dhjetor 2022 dhe t\u00eb dat\u00ebs 31 mars 2023. Q\u00ebllimi i ekzaminimit ishte vler\u00ebsimi i gjendjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit, duke vler\u00ebsuar efektshm\u00ebrin\u00eb e funksionimit t\u00eb kontrolleve t\u00eb brendshme, pajtueshm\u00ebrin\u00eb me ligjet dhe rregulloret e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjetjet e k\u00ebtij ekzaminimi tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb keqmenaxhim t\u00eb theksuar n\u00eb Byron\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit n\u00eb disa segmente.<\/p>\n<p>Ekzaminimi i BQK-s\u00eb ka gjetur se n\u00eb Byro ka pasur munges\u00eb t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm, mosrealizim t\u00eb auditimeve t\u00eb brendshme p\u00ebrkund\u00ebr planit t\u00eb aprovuar, moszbatim t\u00eb rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna nga BQK-ja etj. Sipas raportit ekzaminues, me veprimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore, \u00ebsht\u00eb shkelur Ligji p\u00ebr Sigurimet dhe rregulloret e brendshme t\u00eb Byros\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb raport theksohet se rreziku qeveris\u00ebs i Byros\u00eb vler\u00ebsohet i lart\u00eb. Ekzaminimi evidenton munges\u00eb t\u00eb kontrollit dhe mbik\u00ebqyrje t\u00eb dob\u00ebt nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme n\u00eb raport me operacionet e Byros\u00eb. \u00c7\u00ebshtjet e evidentuara n\u00eb ekzaminim lidhen me mbivler\u00ebsimin e mundsh\u00ebm t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb d\u00ebmeve, mostransparenc\u00ebn e duhur t\u00eb shpenzimeve administrative, keqmenaxhim t\u00eb resurseve humane dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ndjeshme t\u00eb rrezikut operacional t\u00eb teknologjis\u00eb informative, t\u00eb cilat cil\u00ebsohen si dob\u00ebsi menaxhimi operacional dhe d\u00ebshtimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb BQK-s\u00eb, n\u00eb Byro nuk \u00ebsht\u00eb kryer auditim i brendsh\u00ebm n\u00eb fushat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb d\u00ebmeve, financave dhe teknologjis\u00eb informative, p\u00ebrkund\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb kritike dhe planit t\u00eb auditimit t\u00eb aprovuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u201cAuditori i brendsh\u00ebm paraprak, i cili ka paraqitur t\u00eb gjetura p\u00ebr trajtimin dhe pages\u00ebn e d\u00ebmeve n\u00eb raportet e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb prezantuara n\u00eb vitin 2018, \u00ebsht\u00eb larguar nga pozita e auditorit t\u00eb brendsh\u00ebm, meqen\u00ebse nuk i \u00ebsht\u00eb vazhduar kontrata e pun\u00ebs\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm, Kujtim Grai\u00e7evci i ka shkuar nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/docs\/Vendimet_punesimi_dhe_largimi_nga_puna_e_Graicevcit_718968.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">njoftim se nuk do t\u2019i vazhdohet kontrata e pun\u00ebs.<\/a>\u00a0Ky njoftim nuk ka k\u00ebshill\u00eb juridike se ku mund t\u00eb adresohet pala.<\/p>\n<p>Grai\u00e7evci thot\u00eb se ka filluar pun\u00ebn n\u00eb vitin 2012 dhe se nuk i \u00ebsht\u00eb treguar arsyeja e largimit nga puna m\u00eb 31 dhjetor 2020. Ai m\u00eb 22 tetor t\u00eb vitit 2024 e ka mbajtur seanc\u00ebn e tret\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs. Po at\u00eb dit\u00eb at\u00eb e takoi ekipi i Preportr.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se mosvazhdimi i kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs mund t\u00eb lidhet edhe me gjetjet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb si auditor i brendsh\u00ebm e t\u00eb cilat mund t\u00eb mos i ken\u00eb p\u00eblqyer dikujt.<\/p>\n<p>\u201cPadia p\u00ebr rastin k\u00ebrkon anulim t\u00eb njoftimit p\u00ebr mosvazhdim t\u00eb kontrat\u00eb s\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr arsyen e shkeljes se Statutit t\u00eb BKS-s\u00eb, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara kompetencat e Asambles\u00eb p\u00ebr zgjedhjen dhe shkarkimin e auditorit t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Grai\u00e7evci. Pra, vendimin p\u00ebr pun\u00ebsimin e tij e ka marr\u00eb Asambleja e P\u00ebrgjithshme, nd\u00ebrkaq njoftimin p\u00ebr mos vazhdim t\u00eb kontrat\u00ebs e ka b\u00ebr\u00eb u.d drejtori n\u00eb at\u00eb koh\u00eb SamiMazreku.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ekzaminimi ka gjetur se p\u00ebr vitin 2022 ka tejkalim t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr paga, reprezentacion, mir\u00ebmbajtje t\u00eb zyrave dhe automjeteve.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1071451\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Tabela_-_tejkalimi_i_shpenzimeve.jpg\" alt=\"\" width=\"682\" height=\"501\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Tabela_-_tejkalimi_i_shpenzimeve.jpg 682w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Tabela_-_tejkalimi_i_shpenzimeve-300x220.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 682px) 100vw, 682px\" \/><\/p>\n<p>Byroja kishte t\u00eb pun\u00ebsuar nj\u00eb zyrtar p\u00ebr komunikim me publikun me pag\u00eb n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb departamenteve. Po ashtu kishte pun\u00ebsuar edhe k\u00ebshilltar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me institucione.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zyrtar\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar raporte pune, ku do t\u00eb dokumentohej angazhimi i tyre, mir\u00ebpo raportet respektive nuk jan\u00eb ofruar nga Byroja\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Aty theksohet se angazhimi i punonj\u00ebsve n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin fush\u00ebveprim mund t\u00eb jet\u00eb jo i arsyesh\u00ebm dhe i panevojsh\u00ebm p\u00ebr profilin e Byros\u00eb, duke rezultuar me shpenzime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Ekzaminimi i BQK-s\u00eb ka evidentuar edhe shpenzime t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb arsyetuara. P\u00ebr vitin 2022, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ofruara, shpenzimet e pun\u00ebtorive jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 38 mij\u00eb euro, ku 25 mij\u00eb prej tyre jan\u00eb paguar p\u00ebr agjensionin turistik \u201cSharr Travel\u201d lidhur me sh\u00ebrbimet e akomodimit dhe transportit. Raporti thekson se p\u00ebr k\u00ebto pagesa n\u00eb em\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtimeve p\u00ebr pun\u00ebtorit\u00eb e autorizuara nga kryeshefi ekzekutiv, p\u00ebrve\u00e7 faturave dhe konfirmimeve bankare mbi pages\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar arsyeshm\u00ebria e tyre, sikurse pun\u00ebtorit\u00eb e organizuara\/q\u00ebllimi i ngjarjeve respektive, numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe elementet tjera. Po ashtu, byroja nuk ka argumentuar m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb subjektit n\u00eb fjal\u00eb duke rezultuar me jotransparenc\u00eb, thekson raporti.<\/p>\n<p>Nga kompania \u201cSharr Travel\u201d kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr se i kan\u00eb kryer k\u00ebto sh\u00ebrbime p\u00ebr Byron\u00eb gjat\u00eb vitit 2022 sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tyre, por edhe p\u00ebrkund\u00ebr insistimit, nuk kan\u00eb ofruar t\u00eb dh\u00ebna se p\u00ebr sa pun\u00ebtori dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs kan\u00eb organizuar transportin dhe akomodimin.<\/p>\n<p>Parregullsi jan\u00eb evidentuar edhe n\u00eb trajtimin dhe pages\u00ebn e d\u00ebmeve. Tabela m\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrmbledhura nga raporti i BQK-s\u00eb tregon p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb m\u00ebdha mes d\u00ebmeve t\u00eb vler\u00ebsuara nga ekspertiza dhe pagesave q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Byroja.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1071452\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Boxi_final_byroja_demet-scaled.jpg\" alt=\"\" width=\"1302\" height=\"2560\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Boxi_final_byroja_demet-scaled.jpg 1302w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Boxi_final_byroja_demet-153x300.jpg 153w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Boxi_final_byroja_demet-521x1024.jpg 521w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Boxi_final_byroja_demet-768x1510.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Boxi_final_byroja_demet-781x1536.jpg 781w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Boxi_final_byroja_demet-1041x2048.jpg 1041w\" sizes=\"(max-width: 1302px) 100vw, 1302px\" \/><\/p>\n<h2>Largime t\u00eb paligjshme nga puna<\/h2>\n<p>Sipas raportit t\u00eb BQK-s\u00eb, Byroja ekspozohet n\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb ligjor q\u00eb lidhet me largimin e pun\u00ebtor\u00ebve nga puna, duke mos uavazhduar kontratat e pun\u00ebs, ku vendimi p\u00ebr largim nuk p\u00ebrmban arsyetimin e largimit.<\/p>\n<p>Aty theksohet se praktikat e ndjekura t\u00eb largimit t\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si jan\u00eb larguar, mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs. Raporti thot\u00eb se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ofruara nga Byroja dhe sipas padive t\u00eb ngritura, gjat\u00eb viteve 2020-2022 jan\u00eb larguar 18 punonj\u00ebs, p\u00ebrderisa n\u00eb periudh\u00ebn e 2021-2023 jan\u00eb pranuar n\u00eb pun\u00eb 26 punonj\u00ebs t\u00eb rinj, pa iu n\u00ebnshtruar fare procesit t\u00eb rekrutimit.<\/p>\n<p>\u201cSipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ofruara gjat\u00eb ekzaminimit, k\u00ebrkesat nga padit\u00eb e ngritura nga punonj\u00ebsit dhe ish-punonj\u00ebsit jan\u00eb n\u00eb vler\u00eb rreth 746 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa, padit\u00eb e ngritura nga siguruesit jan\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion e 739 mij\u00eb euro\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve nuk u \u00ebsht\u00eb vazhduar kontrata i kan\u00eb d\u00ebrguar rastet n\u00eb gjykat\u00ebn kompetente e disa edhe n\u00eb Inspektoratin e Pun\u00ebs. Preportr ka marr\u00eb disa nga vendimet e inspektoratit p\u00ebr k\u00ebto raste dhe aty rezulton se ka pasur shkelje t\u00eb ndryshme n\u00eb mosvazhdimin e kontratave t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Shkeljet e konstatuara kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me faktin se disa pun\u00ebtor\u00eb kishin punuar mbi 10 vite n\u00eb Byro dhe forma e nd\u00ebrprerjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb pun\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Inspektorati i Pun\u00ebs ka konstatuar se n\u00eb disa prej vendimeve nuk ka pasur fare udh\u00ebzim juridik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb udh\u00ebzohen se si duhet ta k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre. P\u00ebr k\u00ebto veprime, Byroja ishte d\u00ebnuar nga 1 mij\u00eb deri n\u00eb 3 mij\u00eb euro, var\u00ebsisht nga shkeljet n\u00eb secilin rast.<\/p>\n<p>Por ka pasur edhe nj\u00eb rast kur nj\u00eb grua ka qen\u00eb n\u00eb pushim t\u00eb lehonis\u00eb dhe nuk i \u00ebsht\u00eb vazhduar kontrata e pun\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast i<a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/docs\/Gjoba_e_Inspektoratitit_-_rasti_i_lehones_847960.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nspektorati n\u00eb t\u00eb dy shkallet\u00a0<\/a>i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pun\u00ebtores, pasi q\u00eb mosvazhdimi i kontrat\u00ebs gjat\u00eb pushimit t\u00eb lehonis\u00eb, bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin e Pun\u00ebs dhe e ka gjobitur byron\u00eb me dy mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cNjoftimi i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr mosvazhdimin e kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozit\u00ebn e Ligjit t\u00eb Pun\u00ebs 03\/L-212 Neni 53 Ndalimi i shk\u00ebputjes s\u00eb kontrat\u00ebs Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, pushimit t\u00eb lehonis\u00eb dhe munges\u00ebs n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkujdesjes s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj f\u00ebmij\u00ebs, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk mund t\u2019ia shk\u00ebpus\u00eb kontrat\u00ebn t\u00eb pun\u00ebsuarit dhe t\u2019ia nd\u00ebrroj\u00eb vendin e pun\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb rastet e shk\u00ebputjes s\u00eb kontrat\u00ebs sipas nenit 76 t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendimin e Inspektoratit t\u00eb Pun\u00ebs p\u00ebr rastin e lehon\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ofruara gjat\u00eb ekzaminimit, k\u00ebrkesat nga padit\u00eb e ngritura nga punonj\u00ebsit dhe ish-punonj\u00ebsit jan\u00eb n\u00eb vler\u00eb rreth 746 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa, padit\u00eb e ngritura nga siguruesit jan\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion e 739 mij\u00eb euro. Raporti i ezkaminmit i BQK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Byroja Kosovare e Sigurimit, p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk i komentojn\u00eb gjetjet e raportit, duke theksuar se raportet e ekzaminimit t\u00eb BQK-s\u00eb jan\u00eb konfidenciale.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/sq\/hulumtime\/Keqmenaxhimi-masiv-i-Byrose-416\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Preportr<\/a> raporton se ka pyetur BQK-n\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb raport dhe marrjen e masave bazuar mbi k\u00ebt\u00eb raport, por nga ky insitucion e kan\u00eb konsideruar k\u00ebt\u00eb gj\u00eb si konfidenciale dhe nuk na kan\u00eb ofruar dokumentacion p\u00ebr marrjen e masave.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e BQK-s\u00eb thuhet se n\u00eb pajtim me nenin 67 t\u00eb Ligjit p\u00ebr BQK-n\u00eb dhe nenin 124 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Sigurime, BQK mund t\u00eb shqiptoj\u00eb, proporcionalisht me shkeljet, masa administrative ndaj nj\u00eb siguruesi, nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve t\u00eb sigurimeve, dhe subjekteve tjera, mbi t\u00eb cilat ka autoritet t\u2019i licencoj\u00eb, rregulloj\u00eb dhe mbik\u00ebqyr\u00eb, n\u00ebse konstaton se siguruesi, k\u00ebto subjekte, cilido nga aksionar\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, drejtor\u00ebt, menaxhmenti i lart\u00eb apo punonj\u00ebsit e tyre, kan\u00eb shkelur ndonj\u00eb dispozit\u00eb, rregullore ose urdh\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar nga BQK-ja.<\/p>\n<p>Byroja Kosovare e Sigurimit, \u00ebsht\u00eb themeluar m\u00eb 07.09.2011 nga kompanit\u00eb e sigurimit t\u00eb licencuara p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, bazuar n\u00eb Ligjin Nr.04\/L-018 mbi Sigurimin e Detyruesh\u00ebm nga Autop\u00ebrgjegj\u00ebsia. Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i njeh k\u00ebtij institucioni statusin e Byros\u00eb nacionale t\u00eb sigurimit me t\u00eb drejta t\u00eb pakufizuara n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb Byros\u00eb pages\u00eb dhe Byros\u00eb trajtuese, q\u00eb garanton p\u00ebrmbushjen e t\u00eb gjitha detyrimeve nga sistemi i kartonit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb sigurimit. Byroja dhe an\u00ebtar\u00ebt sigurues t\u00eb saj i n\u00ebnshtrohen mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rast i pazakont\u00eb juridik ka ndodhur mes Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit dhe nj\u00eb pale padit\u00ebse. Sipas policis\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rast q\u00eb kishte vendim t\u00eb gjykat\u00ebs themelore, t\u00eb Apelit dhe Supremes dhe ishin paguar mbi 65 mij\u00eb euro p\u00ebr padit\u00ebsit, avokati i pal\u00ebs kishte b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb padi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":784773,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[],"class_list":["post-1071444","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1071444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1071444"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1071444\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/784773"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1071444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1071444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1071444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}