{"id":107168,"date":"2019-09-26T19:48:03","date_gmt":"2019-09-26T17:48:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=107168"},"modified":"2019-09-26T19:48:03","modified_gmt":"2019-09-26T17:48:03","slug":"murgesha-zvicerane-qe-i-ka-shpallur-lufte-kanunit-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/murgesha-zvicerane-qe-i-ka-shpallur-lufte-kanunit-te-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Murgesha zvicerane q\u00eb i ka shpallur luft\u00eb Kanunit t\u00eb shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb artikull i gjat\u00eb i gazet\u00ebs Luzerner Zeitung i b\u00ebn portretin murgesh\u00ebs Christina F\u00e4rber dhe dukuris\u00eb arkaike t\u00eb gjakmarrjes n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut funksionon edhe sot ligji i gjakmarrjes: Kush merr gjak, duhet t\u00eb jap\u00eb gjak (ta paguaj\u00eb gjakun me gjak). Nj\u00eb grua zvicerane, mot\u00ebr nderi e rendit t\u00eb kapucin\u00ebve, Christina F\u00e4rber, i ka dh\u00ebn\u00eb vetes misionin q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb gjakmarrjen\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb artikull i gjat\u00eb i gazet\u00ebs Luzerner Zeitung i b\u00ebn portretin murgesh\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb dhe dukuris\u00eb arkaike t\u00eb gjakmarrjes n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim albinfo.ch sjell t\u00eb p\u00ebrkthyer, me pak shkurtime, k\u00ebt\u00eb reportazh.<br \/>\nArtikulli fillon me lidhjen paksa problematike q\u00eb autori i b\u00ebn fenomenit t\u00eb gjakmarrjes gjegj\u00ebsisht vrasjes p\u00ebr \u201cpun\u00eb t\u00eb nderit\u201d me dy vrasje t\u00eb cilat kan\u00eb ndodhur muajve t\u00eb fundit brenda komunitetit shqiptar t\u00eb Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>Vrasjet q\u00eb ndodh\u00ebn kishin t\u00eb b\u00ebnin me kanunin. Nderi q\u00ebndron mbi t\u00eb gjitha, grat\u00eb nuk kan\u00eb pothuaj fare t\u00eb drejta. Dhe shum\u00eb familje jetojn\u00eb ende n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e gjakmarrjes. Christina F\u00e4rber \u00ebsht\u00eb gruaja e guximshme e cila i ka shpallur rezistenc\u00eb paq\u00ebsore t\u00eb drejt\u00ebs zakonore shqiptare, kanunit. Ajo lufton kund\u00ebr dhun\u00ebs mbi grat\u00eb, kund\u00ebr martes\u00ebs me detyrim. Dhe kund\u00ebr gjakmarrjes, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebtu edhe sot jetojn\u00eb familje t\u00eb shumta, transmeton albinfo.ch.<\/p>\n<p>Ajo e \u00e7on gazetarin te nj\u00eb familje n\u00eb periferi t\u00eb Shkodr\u00ebs e cila jeton me frik\u00ebn se gjak\u00ebsi do ta vras\u00eb djalin e saj 17 vje\u00e7ar, Kristianin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb veriun shqiptar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mal\u00ebsi t\u00eb eg\u00ebr, me pyjet, uj\u00ebvarat dhe liqenet e saj, kanuni \u00ebsht\u00eb edhe sot i ngulitur fort n\u00eb kokat e shum\u00eb njer\u00ebzve. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cLigjin e nderit\u201d: nderi i familjes, i fisit dhe i burrit. Kanuni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi rregullash t\u00eb pashkruara nga mesjeta, i cili gruas nuk i jep pothuaj fare t\u00eb drejta, vazhdon gazeta.<\/p>\n<p>\u201cGruaja sipas kanunit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tub q\u00eb lind f\u00ebmij\u00eb\u201d, thot\u00eb Mot\u00ebr Christina. \u201cburri n\u00eb kanun ka t\u00eb drejt\u00eb ta rrah\u00eb gruan e tij kur ajo nuk i d\u00ebgjon urdhrat e tij. Ai ka t\u00eb drejt\u00eb madje edhe ta vras\u00eb. N\u00eb rastet kur ajo e braktis ose e tradhton\u201d.<\/p>\n<p>Mot\u00ebr Christina \u00ebsht\u00eb vendosur para 20 vitesh n\u00eb periferi t\u00eb Shkodr\u00ebs, ku, n\u00eb kuadrin e p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb rendit katolik t\u00eb kapucin\u00ebve ndihmon m\u00eb t\u00eb varfrit dhe grat\u00eb. Sht\u00ebpia ku ajo dhe dy motra tjera nderi jan\u00eb vendosur, \u00ebsht\u00eb menduar si nj\u00eb lloj manastiri por tani funksionon m\u00eb tep\u00ebr si shoqat\u00eb humaniatre se sa si sht\u00ebpi lutjesh, p\u00ebrcjell tutje albinfo.ch. Ajo u sh\u00ebrben m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve si nj\u00eb stacion sh\u00ebndet\u00ebsor, si pik\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb ushqimit, veshmbathjes etj.<\/p>\n<p>Por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ky manastir \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebtakimi p\u00ebr grat\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb n\u00eb familjet e tyre. \u201cT\u00eb tilla n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb jan\u00eb mjerisht shum\u00eb, n\u00ebse jo edhe shumica e grave\u201d, thot\u00eb murgesha. Ajo shton se trajtimi i till\u00eb i gruas \u00ebsht\u00eb nje plag\u00eb e r\u00ebnd\u00eb shoq\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos n\u00eb veri t\u00eb saj dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Maqedonis\u00eb, e t\u00eb Malit t\u00eb Zi. P\u00ebr t\u00eb ndryshuar sadopak gjendjen, ajo mbledh rreth nj\u00ebzet vajza e djem me t\u00eb cil\u00ebt zhvillon rregullisht nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb debat n\u00eb kuadrin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb tekstit p\u00ebrshkruhet rasti i Kristianit 17 vje\u00e7ar, i cili detyrohet t\u00eb jetoj\u00eb i mbyllur dhe me frik\u00eb nga gjakmarrja. E gjith\u00eb kjo p\u00ebr faj t\u00eb nj\u00eb xhaxhai t\u00eb tij i cili para 21 vitesh kishte vrar\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebfshatar dhe Kristiani, n\u00eb pajtim me kanunin, \u201ce ka hak\u201d ta paguaj\u00eb me gjak k\u00ebt\u00eb vrasje, transmeton albinfo.ch. Nd\u00ebrkoh\u00eb xhaxhai i tij, pasi ka mbaruar burgun, ka ikur diku n\u00eb per\u00ebndim. E Kristiani, nga dita kur ka mbushur 16 vjet, sipas rregullave t\u00eb kanunit, \u00fc\u00ebsht\u00eb \u201ccak legjitim\u201d i gjakmarrjes.<\/p>\n<p>Mot\u00ebr Christina thot\u00eb se duhet t\u00eb jen\u00eb rreth 200 familje n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut q\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e gjakmarrjes.<\/p>\n<p>Familja e Kristianit, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb larg gjak\u00ebsit \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrngulur nga rrethina e Thethit, n\u00eb periferin\u00eb e Shkodr\u00ebs. Kristiani ashtu si dhe babai i tij, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs e kalon mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi, para televizorit. T\u00eb dal\u00eb t\u00eb loz\u00eb futboll me shok\u00ebt, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e rrezikshme p\u00ebr t\u00eb. Por m\u00ebngjeseve b\u00ebn megjithat\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim. Me bi\u00e7iklet\u00ebn e tij shkon n\u00eb shkoll\u00eb. \u00c7do dit\u00eb zgjedh nj\u00eb rruzg\u00eb tjet\u00ebr. Por edhe k\u00ebshtu ai rrezikon \u00e7do dit\u00eb q\u00eb t\u00eb vritet.<\/p>\n<p>Edhe pse gjak\u00ebsi jeton larg, Kristiani \u00e7do dit\u00eb jeton me frik\u00eb, p\u00ebrcjell albinfo.ch. \u201cM\u00eb duhet t\u00eb jetoj me k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, i deprimuar, bosh.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ndarje, babai i Kristianit i jep motr\u00ebs Christina nj\u00eb pusull\u00eb me adres\u00ebn e gjak\u00ebsit. Ajo e merr pusull\u00ebn dhe i premton atij se do ta vizitoj\u00eb familjen e atyre q\u00eb \u201cduhet\u201d t\u00eb marrin gjak dhe do ta lus\u00eb p\u00ebr falje. Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit e deritash\u00ebn nuk kan\u00eb pasur sukses.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet\u00ebsimet p\u00ebr falje t\u00eb gjakut n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut b\u00ebhen vet\u00ebm nga personat q\u00eb njihen dhe respektohen nj\u00ebsoj nga t\u00eb dyja familjet. Ndonj\u00eb kryebashkiak vendor, p\u00ebr shenmbull. Por m\u00eb i sigurt pajtimi \u00ebsht\u00eb kur b\u00ebhet nga prifti. Dhe akoma m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb kur nd\u00ebrmjet\u00ebson personalisht ipeshkvi i Dio\u00e7ez\u00ebs Katolike t\u00eb Shkodr\u00ebs, monsinjor Angelo Massafra.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebn brenda vitit disa pajtime personalisht. Por vet\u00ebm n\u00eb dit\u00eb festash, si n\u00eb Pashk\u00eb ose n\u00eb Rrshaja. Vet\u00ebm pasi q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues civil ka biseduar paraprakisht me t\u00eb dyja familjet dhe i ka th\u00ebn\u00eb atij se pajtimi \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm, Massafra iu b\u00ebn bashk\u00eb dy familjet. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn madje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes q\u00eb duhet t\u00eb fal\u00eb gjakun, transmeton albinfo.ch. S\u00eb pari Massafra lut familjen e dorasit para t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr falje. N\u00ebse kjo pranohet, ipeshkvi Masafra fillon ceremonin\u00eb. Ai vendos nj\u00eb kryq prej metali mbi tavolin\u00eb, t\u00eb cilin duhet ta puth\u00eb secili pjes\u00ebtar i familjes, personalisht. N\u00eb p\u00ebrmbyllje sh\u00ebrbehet nj\u00eb drek\u00eb e bollshme. Dhe cak\u00ebrrohen gotat me raki p\u00ebr nderin e rivendosur.<br \/>\nTe familjet myslimane n\u00eb vend t\u00eb puthet Kurani.<\/p>\n<p>Por, shkruan gazeta, ka raste kur pajtimi funksionon edhe pa kryq dhe kuran: Motra Christina, gjasht\u00eb jav\u00eb pas vizit\u00ebs q\u00eb i b\u00ebm\u00eb familjes s\u00eb Kriistianit ka vizituar edhe familjen e gjak\u00ebsit n\u00eb zon\u00ebn e Tropoj\u00ebs, af\u00ebr kufirit me Kosov\u00ebn. Pes\u00eb or\u00eb t`i merr rruga deri atje me makin\u00eb terreni. Pas nj\u00eb bashk\u00ebbuisedimi t\u00eb gjat\u00eb, familja e gjak\u00ebsit i ka premtuar asaj se po heq dor\u00eb nga hakmarrja. Dhe e ka porositur t\u00eb njoftoj\u00eb familjen atje posht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr se ia kan\u00eb falur. \u201cKan\u00eb vuajtur mjaft tashm\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht duan ta harrojn\u00eb\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb artikull i gjat\u00eb i gazet\u00ebs Luzerner Zeitung i b\u00ebn portretin murgesh\u00ebs Christina F\u00e4rber dhe dukuris\u00eb arkaike t\u00eb gjakmarrjes n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut. \u201cN\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut funksionon edhe sot ligji i gjakmarrjes: Kush merr gjak, duhet t\u00eb jap\u00eb gjak (ta paguaj\u00eb gjakun me gjak). Nj\u00eb grua zvicerane, mot\u00ebr nderi e rendit t\u00eb kapucin\u00ebve, Christina [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":107169,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-107168","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107168"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107168\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}