{"id":1076473,"date":"2025-04-02T19:45:21","date_gmt":"2025-04-02T17:45:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1076473"},"modified":"2025-04-02T19:47:26","modified_gmt":"2025-04-02T17:47:26","slug":"misteri-i-njemilioneshit-ne-byro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/misteri-i-njemilioneshit-ne-byro\/","title":{"rendered":"Misteri i nj\u00ebmilion\u00ebshit n\u00eb Byro"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mbi nj\u00eb milion euro t\u00eb paguara nga Byroja Kosovare e Sigurimit, nuk po dihet n\u00eb xhepat e kujt kan\u00eb shkuar. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga gjetjet e nj\u00eb raporti t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb auditimit, i cili tregon p\u00ebr keqmenaxhim n\u00eb Byro. Prokuroria ka nisur hetimet. Ish-drejtori i financave \u00ebsht\u00eb vet-lajm\u00ebruar p\u00ebr ta kompensuar d\u00ebmin<\/strong><\/p>\n<p>Mbi 1 milion\u00eb e 43 mij\u00eb euro q\u00eb jan\u00eb paguar nga Byroja Kosovare e Sigurimit, nuk po mund t\u00eb evidentohen brenda k\u00ebtij institucioni. M\u00eb thjesht, nuk po dihet se n\u00eb xhepat e kujt kan\u00eb p\u00ebrfunduar k\u00ebto para. Pagesat n\u00eb fjal\u00eb ishin realizuar n\u00eb vitin 2022 (59) dhe 2023 (107) si pagesa t\u00eb d\u00ebmeve nga sigurimet kufitare dhe Memorandumet e Bashk\u00ebpunimit. N\u00eb Byro nuk ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr d\u00ebmet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb justifikojn\u00eb k\u00ebto pagesa, si numri i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb d\u00ebmit, raporti policor i aksidentit, vendimi i komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebmeve, raportet e ekspertiz\u00ebs apo dokumentet e tjera mb\u00ebshtet\u00ebse.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb gjetjet e auditorit t\u00eb brendsh\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb auditimi financiar dhe t\u00eb pajtueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb realizuar n\u00eb Byro n\u00eb periudh\u00ebn dhjetor 2024 \u2013 janar 2025, raport t\u00eb cilin e ka siguruar <a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/sq\/hulumtime\/Misteri-i-njemilioneshit-ne-Byro-417\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Preportr<\/a>.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij raporti, k\u00ebto pagesa nuk ishin t\u00eb regjistruara n\u00eb databaz\u00ebn e d\u00ebmeve, duke krijuar nj\u00eb mosp\u00ebrputhje t\u00eb konsiderueshme midis shpenzimeve t\u00eb raportuara nga llogaria bankare dhe dokumentacionit t\u00eb trajtimit t\u00eb d\u00ebmeve.<\/p>\n<p>Departamenti i Financave, ishte kontaktuar p\u00ebr t\u00eb siguruar d\u00ebshmit\u00eb e k\u00ebtyre pagesave, por asnj\u00eb dokumentacion mb\u00ebshtet\u00ebs nuk ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb auditimit p\u00ebr pagesat e identifikuara.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1076477\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/222222Grey-Vintage-Note-Card.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" height=\"513\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/222222Grey-Vintage-Note-Card.jpg 400w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/222222Grey-Vintage-Note-Card-234x300.jpg 234w\" sizes=\"(max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00ebse k\u00ebto fonde jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr kompensim t\u00eb d\u00ebmeve reale apo p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera, duke ngritur shqet\u00ebsime mbi menaxhimin e fondeve t\u00eb d\u00ebmeve dhe transparenc\u00ebn e procesit t\u00eb kompensimit\u201d, thuhet n\u00eb raportin e brendsh\u00ebm t\u00eb auditimit.<\/p>\n<p>Auditimi nd\u00ebr t\u00eb tjera ka vler\u00ebsuar se ky l\u00ebshim mund t\u00eb ekspozoj\u00eb Byron\u00eb ndaj rrezikut t\u00eb keqmenaxhimit financiar, mosp\u00ebrputhjeve me rregulloret dhe standardet e kontabilitetit, rrezikut t\u00eb abuzimit me fondet dhe nd\u00ebshkimeve nga autoriteti rregullator.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje auditori i brendsh\u00ebm ka theksuar se si pasoj\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb shkelur\u00a0<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=11295\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligji p\u00ebr Sigurimet<\/a>, Ligji p\u00ebr Parandalimin e\u00a0<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=2715\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Shp\u00ebrlarjes s\u00eb Parave<\/a>\u00a0dhe Financimit t\u00eb Terrorizmit si dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=2689\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligji p\u00ebr Administrat\u00ebn Tatimore<\/a>\u00a0dhe Procedurat.<\/p>\n<p>Menaxhmenti i Byros\u00eb brenda raportit ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje te seksioni i komenteve, ku thuhet se p\u00ebrkitazi me k\u00ebto d\u00ebme t\u00eb paguara, jan\u00eb njoftuar p\u00ebrmes k\u00ebtij drafti t\u00eb raportit.<\/p>\n<p>\u201cRekomandojm\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb adresohet n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme, ashtu q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmirren veprimet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb drejtim t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb rrethanave vendimtare q\u00eb kan\u00eb rezultuar me kompensimin e k\u00ebtyre d\u00ebmeve\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb komentin e tyre.<\/p>\n<p>Komiteti i Auditimit t\u00eb Brendsh\u00ebm i Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit, n\u00eb takimin e mbajtur m\u00eb 24 shkurt 2025, ka marr\u00eb vendim ta aprovoj\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb auditimit dhe i ka rekomanduar Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Byros\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb organet kompetente dy \u00e7\u00ebshtjet nga raportet e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm q\u00eb kan\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave ligjore:<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja 1. Shpenzime t\u00eb Pajustifikuara n\u00eb Pagesat e D\u00ebmeve\u201d n\u00eb Raportin e Auditimit p\u00ebr Trajtimin dhe Pagesat e D\u00ebmeve p\u00ebr periudh\u00ebn janar 2019 deri qershor 2024.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja 2- Transferimi i Mjeteve n\u00eb Llogarit\u00eb Private t\u00eb Punonj\u00ebsve dhe P\u00ebrdorimi i Transaksioneve n\u00eb Kesh p\u00ebr Shpenzime Operative p\u00ebr Periudh\u00ebn 2019-2023\u201d n\u00eb Raportin e Auditimit p\u00ebr Procesin e Shpenzimeve Janar 2019-Qershor 2024.<\/p>\n<h2>Ish-drejtori i financave merr p\u00ebrsip\u00ebr d\u00ebmin<\/h2>\n<p>Lidhur me dyshimet p\u00ebr keqp\u00ebrdorime t\u00eb ngritura edhe nga gjetjet e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb \u201cvet-lajm\u00ebruar\u201d ish-drejtori i financave dhe kontabilitetit n\u00eb Byro, Valon Berisha.<\/p>\n<p>Zakonisht kur ka gjetje dhe dyshime p\u00ebr keqp\u00ebrdorime, punonj\u00ebsit tentojn\u00eb ta largojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Valon Berisha e ka marr\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrmes avokatit Fanol Krasniqi m\u00eb 10 mars 2025 ai i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr Byros\u00eb duke i propozuar marr\u00ebveshje lidhur me d\u00ebmin e shkaktuar. Rasti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me 1 milion\u00ebshin q\u00eb nuk po i gjenden fija.<\/p>\n<p>Preportr, ka siguruar k\u00ebt\u00eb dokument-propozim, t\u00eb cil\u00ebs Berisha ia ka bashk\u00ebngjitur edhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb me shkrim te avokati i tij.<\/p>\n<p>Valon Berisha i cili ishte dor\u00ebhequr nga pozita n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024, n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb funksionin e drejtorit t\u00eb financave dhe kontabilitetit, ka qen\u00eb i vetmi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr organizimin, kontrollin dhe ekzekutimin e operacioneve financiare, p\u00ebrfshir\u00eb vendimmarrjen mbi transaksionet, pagesat, raportimet financiare dhe \u00e7do proces tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me administrimin e fondeve dhe burimeve financiare t\u00eb Byros\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPunonj\u00ebsit tjer\u00eb t\u00eb Byros\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ata n\u00eb pozita drejtuese apo ekzekutive, nuk kan\u00eb pasur qasje, njohuri apo p\u00ebrfshirje n\u00eb vendimmarrjet financiare t\u00eb nd\u00ebrmarra nga un\u00eb. \u00c7do veprim i nd\u00ebrmarr\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe diskrecionit tim profesional, pa ndonj\u00eb ndikim apo nd\u00ebrhyrje nga persona t\u00eb tjer\u00eb brenda Byros\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera Berisha n\u00eb deklarat\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb ai \u00ebsht\u00eb kujdesur ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb se asnj\u00eb punonj\u00ebs tjet\u00ebr pavar\u00ebsisht nga pozita nuk ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb e as nuk ka pasur njohuri mbi ato procese dhe se nuk mund t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr veprimet apo vendimet financiare.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do vendim apo keqp\u00ebrdorim eventual q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit tim ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e imja dhe nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje me personat e tjer\u00eb n\u00eb Byro, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb informuar apo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto procese\u201d, ka deklaruar Berisha.<\/p>\n<h2>Ofrohet k\u00ebsti i par\u00eb prej 100 mij\u00eb eurove<\/h2>\n<p>N\u00eb propozimin p\u00ebr negocimin e marr\u00ebveshjes me Byron\u00eb lidhur me d\u00ebmin e shkaktuar q\u00eb e ka d\u00ebrguar p\u00ebrmes avokatit t\u00eb tij Fanol Krasniqi, thuhet se ekziston vullneti p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmit dhe se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr Byron\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb mjetet e saj p\u00ebrmes d\u00ebmshp\u00ebrblimit dhe at\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase, me sa m\u00eb pak shpenzime dhe me garanci p\u00ebr realizimin e mjeteve nga detyrimi. P\u00ebrmes k\u00ebtij propozimi i k\u00ebrkohet Byros\u00eb q\u00eb t\u00eb fillohet me negocimin e kushteve t\u00eb marr\u00ebveshjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb marr\u00eb epilog.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ta garantuar p\u00ebrmbushjen e plot\u00eb dhe efikase t\u00eb detyrimit, k\u00ebrkojm\u00eb nga Titulli q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e dakordimit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb shum\u00ebs q\u00eb do dal\u00eb nga ekspertimi Juaj financiar, n\u00eb disa k\u00ebste, ku si shprehje e vullnetit t\u00eb mir\u00eb, shprehim gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr lart\u00ebsi t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb deri n\u00eb 100 mij\u00eb euro\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim.<\/p>\n<p>Fanol Krasnqi q\u00eb \u00ebsht\u00eb avokat i Valon Berish\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr se deri m\u00eb tani nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Byroja lidhur me propozimin p\u00ebr marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi pritur t\u00eb na ftojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim dhe gjat\u00eb takimit t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb ekspertiz\u00eb, sepse nuk \u00ebsht\u00eb ai d\u00ebmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar, mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl. Byroja m\u00eb mir\u00eb e ka me marr\u00ebveshje se ndonj\u00eb variant tjet\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati Krasniqi.<\/p>\n<h2>Heshtja e Byros\u00eb<\/h2>\n<p>Nga Byroja Kosovare e Sigurimit nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur lidhur me gjetjet e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm e as lidhur me propozimin p\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblim t\u00eb ofruar nga Valon Berisha. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e Byros\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ato dokumente jan\u00eb t\u00eb klasifikuara dhe baz\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces ligjor q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar dhe \u00e7do komentim i tyre, mund te pengoj\u00eb apo interferoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto procese.<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se nga ana e BKS-s\u00eb, t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet jan\u00eb duke u trajtuar n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me legjislacionin e aplikuesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Byros\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrkund\u00ebr insistimit, Byroja nuk na ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb informacion se n\u00ebp\u00ebr cilat hallka duhet t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb pages\u00eb apo transaksion dhe se a \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb diskrecion t\u00eb drejtorit t\u00eb financave apo duhet edhe n\u00ebnshkrimi i drejtorit ekzekutiv. Zakonisht n\u00eb institucione, por edhe n\u00eb organizata tjera, ekzekutimi i nj\u00eb pagese dhe transaksionet kalojn\u00eb n\u00eb s\u00eb paku dy hallka hierarkike.<\/p>\n<p>Nga Byroja kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e kan\u00eb angazhuar avokatin Arianit Koci. Ky i fundit ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr se gjetjet e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm, i kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb prokurori. Ai nuk ka dh\u00ebn\u00eb detaje lidhur me pretendimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes kall\u00ebzimit penal.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak se nuk kemi kapacitete hetuese, kemi k\u00ebrkuar nga e nj\u00ebjta, q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve, t\u00eb analizoj\u00eb n\u00ebse ka eventualisht ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shtes\u00eb e q\u00eb nd\u00ebrlidhet me dyshimet p\u00ebr keqp\u00ebrdorime. Vet kall\u00ebzimin penal, nuk mund ta komentoj, se tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb prokuroris\u00eb, dhe ata jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtutjesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij rasti\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Koci.<\/p>\n<p>Nga prokuroria themelore n\u00eb Prishtin\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr se \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e procedur\u00ebs hetimore dhe se \u201ctani p\u00ebr tani nuk mund t\u00eb japim informacione n\u00eb detaje sepse mund t\u00eb d\u00ebmtojm\u00eb integritetin e hetimor p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb\u201d.<\/p>\n<h2>\u201cBQK po monitoron me v\u00ebmendje\u201d<\/h2>\n<p>Lidhur me gjetjet e k\u00ebtij auditimi t\u00eb brendsh\u00ebm nga Banka Qendrore kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr se si rezultat i nj\u00eb ekzaminimi t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilin ka\u00a0<a href=\"https:\/\/preportr.cohu.org\/sq\/hulumtime\/Keqmenaxhimi-masiv-i-Byrose-416\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">raportuar Preportr<\/a>, dhe masave t\u00eb nd\u00ebrmarra, BQK e kishte urdh\u00ebruar Byron\u00eb q\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb auditim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe verifikim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb disa proceseve, si t\u00eb trajtimit dhe pages\u00ebs s\u00eb d\u00ebmeve, shpenzimeve t\u00eb Byros\u00eb, proceseve t\u00eb pun\u00ebsimit dhe kompensimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nga ky institucion q\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb Byron\u00eb thon\u00eb se kjo e fundit ua ka dor\u00ebzuar raportin dhe informacionet e k\u00ebrkuara<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb mbajtur takime me organet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Byros\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar \u00e7\u00ebshtjen dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhe siguruar adresimin e duhur t\u00eb saj. Deri tani, disa veprime jan\u00eb marr\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr disa t\u00eb tjera priten vendime t\u00eb m\u00ebtejshme, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb finalizimit nga BKS tek institucionet p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb cilat BQK po i monitoron me v\u00ebmendje\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e BQK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq lidhur me gjetjen p\u00ebr 1,043,284 euro, nga BQK u treguan t\u00eb rezervuar q\u00eb t\u00eb komentojn\u00eb. Nga ky institucion thon\u00eb se gjetjet e raportit i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs 2022-2023 dhe se gjetjet e tilla jan\u00eb ndaluar dhe nuk ka t\u00eb tilla p\u00ebr vitin 2024 e tutje.<\/p>\n<p>\u201cMasat e marra nga BQK tashme kan\u00eb sjelle rezultate n\u00eb kuptim t\u00eb qeverisjes dhe llogaridh\u00ebnies, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, BQK \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar n\u00eb vijim\u00ebsi. Masat preknin t\u00eb gjitha organet drejtuese dhe kan\u00eb sjell\u00eb ndryshime n\u00eb organizimin e brendsh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e BQK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por nga BQK nuk kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje se \u00e7far\u00eb masash kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb pas gjetjeve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga ekzaminimi.<\/p>\n<h2>Rreth 200 mij\u00eb euro u paguan pa raportet origjinale t\u00eb aksidentit nga policia<\/h2>\n<p>Gjat\u00eb auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb 14 raste kompensimi i d\u00ebmeve \u00ebsht\u00eb kryer me dokumentacion t\u00eb mang\u00ebt, konkretisht pa raportin origjinal t\u00eb aksidentit nga policia. N\u00eb disa raste, n\u00eb dosjet e d\u00ebmeve ishte vet\u00ebm nj\u00eb kopje e raportit t\u00eb aksidentit, pa vul\u00ebn dhe n\u00ebnshkrimin zyrtar t\u00eb autoriteteve, duke e b\u00ebr\u00eb dokumentin t\u00eb paverifikuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasigurt p\u00ebr procesin e kompensimit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1076476\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Tabela-.jpg\" alt=\"\" width=\"305\" height=\"308\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Tabela-.jpg 305w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Tabela--297x300.jpg 297w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/Tabela--150x150.jpg 150w\" sizes=\"(max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/p>\n<p>Auditimi ka vler\u00ebsuar se mungesa e raportit origjinal t\u00eb policis\u00eb rrit rrezikun e mashtrimeve, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur verifikimin e sakt\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb aksidentit.<\/p>\n<p>Sipas raportit, kjo mang\u00ebsi mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb kompensime t\u00eb padrejta ose t\u00eb pajustifikuara, duke shkaktuar humbje financiare p\u00ebr kompanin\u00eb e sigurimeve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb rast t\u00eb auditimeve nga autoritetet rregullatore apo n\u00eb rast t\u00eb kontesteve ligjore, mungesa e dokumentacionit t\u00eb plot\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb penalitete ose humbje n\u00eb procese gjyq\u00ebsore\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<h2>Kompensimi i dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin aksident<\/h2>\n<p>N\u00eb auditimin e brendsh\u00ebm \u201cTrajtimi dhe Pagesa e D\u00ebmeve nga janari 2019 deri qershor 2024\u201d, \u00ebsht\u00eb evidentuar keqmenaxhim n\u00eb shum\u00eb raste. Byroja kishte realizuar nj\u00eb kompensim t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin aksident automobilistik.<\/p>\n<p>Kompensimi i par\u00eb i d\u00ebmit material ka ndodhur me dat\u00ebn 29.07.2016 te pala e d\u00ebmtuar me vler\u00eb 15 mij\u00eb e 809 euro, nd\u00ebrsa kompensimi i dyt\u00eb ka ndodhur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb regresit nga baza e sigurimit kufitar te kompania e sigurimeve me seli n\u00eb Zvic\u00ebr me vler\u00ebn e kompensimit t\u00eb d\u00ebmit 35 mij\u00eb e 954 euro me dat\u00ebn 16.07.2020. Kompensimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb regresit \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Ac.nr.120\/19 t\u00eb dat\u00ebs 20.05.2020.<\/p>\n<p>\u201cKy veprim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb menaxhimit t\u00eb d\u00ebmeve dhe t\u00eb parimeve t\u00eb sigurimit, pasi BKS nuk duhet t\u00eb kryej\u00eb dyfish kompensim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin d\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pala e d\u00ebmtuar ishte kompensuar me dat\u00ebn 05.03.2016\u201d, thuhet n\u00eb raportin e auditimit.<\/p>\n<p>Auditimi ka gjetur se n\u00eb n\u00ebnt\u00eb raste t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimit t\u00eb automjeteve t\u00eb siguruara, vler\u00ebsuesit e d\u00ebmeve n\u00eb BKS nuk kan\u00eb kryer inspektimin fizik t\u00eb automjetit, por kan\u00eb vler\u00ebsuar d\u00ebmet vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb fotografive t\u00eb dor\u00ebzuara nga pala e d\u00ebmtuar. Gjithashtu, auditimi ka v\u00ebrejtur se n\u00eb 18 raste, procesverbali mbi d\u00ebmtimin e automjetit nuk ishte i n\u00ebnshkruar nga pala e d\u00ebmtuar, duke e b\u00ebr\u00eb procesin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit t\u00eb paverifikuesh\u00ebm dhe potencialisht t\u00eb cenuesh\u00ebm nga gabimet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb evidentuar se n\u00eb vitin 2021 nj\u00eb pages\u00eb prej 11 mij\u00eb euro p\u00ebr pages\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit material \u00ebsht\u00eb ekzekutuar tri dit\u00eb para finalizimit t\u00eb marr\u00ebveshjes jasht\u00ebgjyq\u00ebsore mes pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar dhe Byros\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy l\u00ebshim procedural mund t\u00eb krijoj\u00eb rrezik p\u00ebr abuzime dhe precedent p\u00ebr raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, duke d\u00ebmtuar transparenc\u00ebn dhe kontrollin mbi pagesat e d\u00ebmeve. Gjithashtu, mungesa e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb formalizuar mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb pasoja ligjore, duke ekspozuar BKS-n\u00eb ndaj padive apo detyrimeve shtes\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Gjetja tjet\u00ebr thot\u00eb se jan\u00eb kompensuar dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb familje p\u00ebr dhimbje shpirt\u00ebrore n\u00eb shum\u00ebn prej 11 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa marr\u00ebveshja jasht\u00ebgjyq\u00ebsore ishte b\u00ebr\u00eb me shum\u00ebn prej 12 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, u v\u00ebrejt se mungon dokumentacioni i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar bazueshm\u00ebrin\u00eb e kompensimit, si: Raporti nga spitali p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pasojat fizike dhe emocionale t\u00eb ngjarjes, raporti i autopsis\u00eb nga mjeku ligjor p\u00ebr t\u00eb konfirmuar shkakun e vdekjes dhe certifikata e vdekjes, si d\u00ebshmi baz\u00eb e ngjarjes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar kompensimi.<\/p>\n<p>Auditimi ka vler\u00ebsuar se mungesa e dokumentacionit thelb\u00ebsor cenon ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe transparenc\u00ebn e procesit t\u00eb kompensimit, duke rritur rrezikun e pagesave t\u00eb paarsyeshme ose t\u00eb pabazuara. Raporti thekson se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb dokumenteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si raporti i spitalit, raporti i autopsis\u00eb dhe certifikata e vdekjes, Byroja mund t\u00eb p\u00ebrballet me kontestime ligjore nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira dhe me penalitete nga autoritetet rregullatore p\u00ebr shkelje t\u00eb procedurave.<\/p>\n<p>Ky raport p\u00ebrmban edhe gjetje tjera, t\u00eb cilat shp\u00ebrfaqin nj\u00eb menaxhim jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Byros\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e audituar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi nj\u00eb milion euro t\u00eb paguara nga Byroja Kosovare e Sigurimit, nuk po dihet n\u00eb xhepat e kujt kan\u00eb shkuar. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga gjetjet e nj\u00eb raporti t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb auditimit, i cili tregon p\u00ebr keqmenaxhim n\u00eb Byro. Prokuroria ka nisur hetimet. Ish-drejtori i financave \u00ebsht\u00eb vet-lajm\u00ebruar p\u00ebr ta kompensuar d\u00ebmin Mbi 1 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1076478,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[],"class_list":["post-1076473","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1076473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1076473"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1076473\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1076478"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1076473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1076473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1076473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}