{"id":1080593,"date":"2025-04-14T23:52:55","date_gmt":"2025-04-14T21:52:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1080593"},"modified":"2025-04-15T15:25:17","modified_gmt":"2025-04-15T13:25:17","slug":"llosa-nje-dante-ne-ferrin-e-diktaturave-moderne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/llosa-nje-dante-ne-ferrin-e-diktaturave-moderne\/","title":{"rendered":"Llosa, nj\u00eb Dante n\u00eb ferrin e diktaturave moderne"},"content":{"rendered":"<div class=\"single__content\">\n<p>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb parath\u00ebnia p\u00ebr eset\u00eb e Mario Vargas Llosas, t\u00eb botuar n\u00eb librin \u201c\u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs\u201d, gjasht\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto ese p\u00ebrmbajn\u00eb q\u00ebndrimin e shkrimtarit peruan mbi Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999. E ribotojm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim n\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebtij shkrimtari dhe intelektuali t\u00eb madh, i cili sot u nda nga jeta. 26 vite m\u00eb par\u00eb Kosova po kalonte n\u00ebp\u00ebr dram\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb madhe historike, spastrimin etnik q\u00eb po merrte trajt\u00ebn e gjenocidit. Mario Vargas Llosa ishte n\u00eb mesin e intelektual\u00ebve bot\u00ebror\u00eb q\u00eb ngriti z\u00ebrin e tij me ndikim n\u00eb mbrojtje t\u00eb qenies ton\u00eb.<\/p>\n<p>Botimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe i k\u00ebtyre eseve t\u00eb shkrimtarit me fam\u00eb bot\u00ebrore Mario Vargas Llosa, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ngjarje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuadrin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb 20 vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs. E them k\u00ebt\u00eb nisur nga fakti se Llosa ishte aktivisht pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb debatin e madh intelektual q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb Per\u00ebndim, pasi NATO filloi sulmin e saj ushtarak mbi Jugosllavin\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndalej fushata e spastrimit etnik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ky debat, sikurse e dim\u00eb tashm\u00eb, mori shkas nga fakti se nd\u00ebrhyrja e NATO-s u b\u00eb pa nj\u00eb mandat t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Intelektual\u00ebt, shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt q\u00eb u pozicionuan kund\u00ebr k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrje, kryesisht i mb\u00ebshtetnin kritikat e tyre mbi munges\u00ebn e k\u00ebtij mandati. P\u00ebr ta, NATO kishte c\u00ebnuar nj\u00ebrin nga parimet themelore t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, parimin e sovranitetit t\u00eb shteteve. Kaq mjaftonte q\u00eb sulmi mbi jugosllavin\u00eb t\u00eb shihej si nj\u00eb agresion brutal klasik dhe Miloshevi\u00e7i si nj\u00eb luft\u00ebtar n\u00eb mbrojtje t\u00eb ligjit e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Noam Chomsky, Alain Badiou, Peter Handke, Regis Debray, e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, ishin n\u00eb mesin e intelektual\u00ebve q\u00eb mbrojt\u00ebn nj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb till\u00eb, duke e shtuar me k\u00ebt\u00eb list\u00ebn e intelektual\u00ebve q\u00eb autoritetin e tyre akademik e vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shkat\u00ebrruesve t\u00eb liris\u00eb njer\u00ebzore dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, edhe nj\u00eb \u00e7eki\u00e7 m\u00eb shum\u00eb n\u00eb duart e rr\u00ebnuesve t\u00eb racionalizmit etik t\u00eb iluminizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me ta, emra t\u00eb tjer\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb filozofis\u00eb, let\u00ebrsis\u00eb dhe artit per\u00ebndimor, zhvilluan pik\u00ebpamjen mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe arsyeshm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO. N\u00eb mesin e tyre gjejm\u00eb emra t\u00eb till\u00eb si Jurgen Habermas, Gynter Grass, Bernard Henri Levy, Vaclav Havel, Alain Finkielkraut, e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. E gjejm\u00eb poashtu edhe Mario Vargas Llosa-n,shkrimtarin nobelist peruan.<\/p>\n<p>Llosa b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb grupin e shkrimtar\u00ebve latino-amerikan, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb studimet letrare, njihen si grupi i boom-it letrar q\u00eb shp\u00ebrtheu n\u00eb vendet e Amerik\u00ebs Latine, n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX. Pjes\u00eb e k\u00ebtij grupi ishin Gabriel Garcia Marquez ( Kolumbi), Carlos Fuentes ( Meksik\u00eb), Julio Cortazar ( Argjentin\u00eb). Mes shum\u00eb ve\u00e7orive, dy i karakterizojn\u00eb m\u00eb se miri veprat letrare t\u00eb k\u00ebtyre autor\u00ebve : i famshmi realizmi magjik dhe fiksioni historik. Ky i dyti \u00ebsht\u00eb mbase tipari m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i veprave letrare t\u00eb Mario Vargas Llosa-s, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn at\u00eb nj\u00eb shkrimtar politik, par exellance. Duke qen\u00eb i till\u00eb, Llosa zgjedh let\u00ebrsin\u00eb si nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs ai elaboron nj\u00eb kritik\u00eb lucide dhe radikale ndaj regjimeve politike t\u00eb cilat mb\u00ebshtet\u00ebn mbi shkat\u00ebrrimin e lirive njer\u00ebzore. P\u00ebrvoja dhe realiteti t\u00eb cilin ai e ka p\u00ebrball\u00eb \u00ebsht\u00eb Amerika Latine e Shekullit XX, nj\u00eb kontinet ku jeta politike ngjan t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl i pand\u00ebrper\u00eb i rotacionit t\u00eb diktaturave dhe regjimeve autoritare. P\u00ebrmes letrarizimit t\u00eb k\u00ebtij realiteti, Llosa na jep zb\u00ebrthime t\u00eb thella t\u00eb strukturave, mentaliteteve, ideologjive dhe psikologjis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre regjimeve. Lirisht mund t\u00eb thuhet se at\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb mundur ta b\u00ebjn\u00eb kush e di sa studime shkencore mbi institucionet politike t\u00eb regjimeve autoritare n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, Llosa e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb novelate tij historike, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmendim novel\u00ebn \u201cFesta e Cjapit dhe novel\u00ebn \u201cPes\u00eb Qoshet\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto nevola, Llosa dep\u00ebrton deri tek thell\u00ebsit\u00eb e fundme t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb regjimeve diktatoriale. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Dante modern q\u00eb ec\u00ebn n\u00ebp\u00ebr ferrin e k\u00ebtyre regjimeve dhe me t\u2019u kthyer q\u00eb andej shpall denoncimin e tyre. Ai e njeh mir\u00eb shpirtin e tyre, kredon e tyre q\u00eb thot\u00eb se \u201cpolitika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me hapje rrug\u00ebsh mes kufomave\u201d, prandaj nuk mashtrohet leht\u00eb nga retorika morale dhe juridike prapa t\u00eb cil\u00ebs k\u00ebto regjime shpesh fshehin duart e tyre t\u00eb p\u00ebrgjakura.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron arsyeja pse kur shp\u00ebrthyen luft\u00ebrat n\u00eb ish Jugosllavi, n\u00eb Kroaci, Bosnje, pastaj n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb pas ndodhi nd\u00ebrhyrja e NATO-s, Llosa do ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb kush n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00ebra, cili q\u00ebndron n\u00eb an\u00ebn e t\u00eb mir\u00ebs, e cili n\u00eb an\u00ebn e t\u00eb keq\u00ebs, kush e mban\u00eb flamurin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e kush at\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt. Ai sheh tek regjimi i Miloshevi\u00e7it fytyr\u00ebn e regjimeve represive t\u00eb cilat kan\u00eb rr\u00ebnuar jet\u00ebn e miliona njer\u00ebzve n\u00eb atdheun e tij kontinental, n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. Dhe \u00ebsht\u00eb momenti i k\u00ebsaj ngjajshm\u00ebrie, i cili e b\u00ebn Llos\u00ebn t\u00eb dallush\u00ebm nga shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kontinenti. Dallimi i tij q\u00ebndron n\u00eb faktin se, derisa shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb gjykonin se meq\u00eb rolin kryesor n\u00eb intervenimin e NATOs e kishin Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, at\u00ebher\u00eb di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull me k\u00ebt\u00eb intervenim. T\u00eb m\u00ebsuar me p\u00ebrvoj\u00ebn dhe realitetin politik latino-amerikan, ku regjimet diktatoriale e autoritare n\u00eb shum\u00eb raste suportoheshin nga SHBA-t\u00eb, kritik\u00ebt latino-amerikan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, prireshin ta mendonin k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje si vazhdim t\u00eb \u201cnd\u00ebrhyrjes s\u00eb ndyr\u00eb t\u00eb SHBA-ve n\u00eb pun\u00ebt e shteteve t\u00eb tjera\u201d, kuptohet p\u00ebr q\u00ebllimet dhe interesat e saj egoiste. P\u00ebr ta, ideja e intervenimit t\u00eb superfuqis\u00eb bot\u00ebrore , n\u00eb funksion t\u00eb ndonj\u00eb q\u00ebllimi humanitar, dukej e larg\u00ebt, e dyshimt\u00eb, n\u00eb mos mashtrim i thjesht\u00eb propagandistik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst edhe shkrimtari tjet\u00ebr i njohur i boom-it latino amerikan, Carlos Fuentes, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1999, pra n\u00eb kulminacionin e bombardimeve t\u00eb NATO-s, n\u00eb artikullin e tij \u201cKosova dhe rendi i ri nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb botuar n\u00eb El Pais t\u00eb Madridit, intervenimin e NATO-s do ta kualifikoj\u00eb si \u201c veprim t\u00eb nj\u00ebnash\u00ebm dhe precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d. Edhe pse krimet e Milosheviqit n\u00eb Kosov\u00eb, i pranonte si fakte t\u00eb pamohueshme, Fuentes do t\u00eb shprehej me skepticiz\u00ebm rreth motiveve p\u00ebr t\u00eb cilat Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kishin nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, emri m\u00eb i njohur i klubit t\u00eb Fuentes dhe Llosa-s, i famshmi Gabriel Garcia Marquez, skepticizmin e tij mbi intervenimin e NATO-s do ta shpreh duke analizuar personalitetin e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb saj, Havier Solan\u00ebs. P\u00ebr Marquez-in ishte e pakuptueshme se si nj\u00eb njeri si Solana me bindje pacifiste, q\u00eb kishte frik\u00eb t\u00eb shkelte edhe nj\u00eb miz\u00eb, tani ndodhej n\u00eb krye t\u00eb operacionit t\u00eb bombardimit t\u00eb Serbis\u00eb, operacion i cili p\u00ebr Marquez-in \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb aventur\u00eb q\u00eb rrezikon t\u00eb shkaktoj Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Mario Vargas Llosa do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin me Fuentes, me Marquez-in dhe me t\u00eb tjer\u00ebt z\u00ebra skeptik\u00eb latino-amerikan\u00eb, duke mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin intelektual t\u00eb skemave t\u00eb gjeneralizuara t\u00eb antiamerikanizmit t\u00eb majt\u00eb, i cili tek SHBA-ja sheh fajtorin kujdestar p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqiat e bot\u00ebs. Ai e shmang\u00eb k\u00ebt\u00eb kurth dhe arrin t\u00eb kap\u00eb thelbin e dram\u00ebs bot\u00ebrore e cila zhvillohej rreth dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb t\u00eb k\u00ebsaj drame ishte konflikti midis ligjit themelor t\u00eb shtetit sovran dhe t\u00eb drejt\u00ebs natyrore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ky ligj ishte vendosur n\u00eb Paqen e Vestfalis\u00eb t\u00eb vitit 1648 dhe m\u00eb pas, n\u00eb shekujt n\u00eb vazhdim, kishte sh\u00ebrbyer si themel i rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Lidhja e Kombeve dhe Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara ishin ngritur mbi k\u00ebt\u00eb ligj, i cili, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, k\u00ebrkonte q\u00eb shtetet t\u00eb mos e p\u00ebrgjakin nj\u00ebra tjetr\u00ebn, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, lejonte q\u00eb po k\u00ebto shtete, brenda territorit t\u00eb tyre sovran t\u00eb kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebnin \u00e7far\u00eb t\u00eb donin me n\u00ebnshtetasit e tyre. Origjina e k\u00ebsaj t\u00eb drejte gjendet n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vjet\u00ebr romake, n\u00eb t\u00eb famshm\u00ebn \u201cpatria potestas\u201d ( pushteti at\u00ebror ), q\u00eb sanksiononte t\u00eb drejt\u00ebn e sovranit mbi jet\u00ebn dhe vdekjen e atyre q\u00eb ishin n\u00ebn sundimin e tij.<\/p>\n<p>Shteti modern do t\u00eb ngrihet mbi pretendimin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb trash\u00ebgimtar i k\u00ebtij ligji romak. P\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebtij Leviatani t\u00eb ri, si\u00e7 e quan Hobsi shtetin modern, filozofia per\u00ebndimore zhvilloi iden\u00eb e t\u00eb drejtave natyrore t\u00eb njeriut. Sipas k\u00ebsaj ideje njeriu lind\u00eb me disa t\u00eb drejta natyrore, t\u00eb cilat jan\u00eb jasht\u00eb fuqive suprimuese t\u00eb shtetit. Si t\u00eb tilla, k\u00ebto nuk mund t\u2019i hiqen njeriut as prej shtetit dhe as prej ndonj\u00eb instance tjet\u00ebr. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vet\u00eb shteti legjitimitetin e tij e ka t\u00eb kusht\u00ebzuar prej k\u00ebtyre t\u00eb drejtave. John Locke, themeluesi i liberalizmit klasik, i em\u00ebrtonte ato si e drejta p\u00ebr jet\u00eb, liria dhe e drejta p\u00ebr pron\u00eb. Shteti, thot\u00eb Locke, duhet par\u00eb si nj\u00eb krijes\u00eb njer\u00ebzore q\u00eb \u00ebsht\u00eb sajuar p\u00ebr t\u2019i mbrojtur k\u00ebto t\u00eb drejta dhe n\u00eb momentin kur ai devijon prej k\u00ebtij q\u00ebllimi, ai e humb\u00eb moralin dhe legjitimitetin e tij. Ai shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb paligjsh\u00ebm, kund\u00ebr t\u00eb cilit njer\u00ebzit, jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngrihen, por e kan\u00eb edhe p\u00ebr detyr\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Miloshevi\u00e7i nisej nga ideja se meq\u00eb shqiptar\u00ebt formalisht jan\u00eb n\u00ebnshtetas t\u00eb tij, at\u00ebher\u00eb bazuar n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shteteve sovrane, ai kishte t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb me ta: t\u2019i shtyp\u00eb, t\u2019i persektuoj, t\u2019i d\u00ebboj, ti vras\u00eb.<\/p>\n<p>NATO-ja, nd\u00ebrkaq, nisej nga nj\u00eb premis\u00eb tjet\u00ebr dhe pik\u00ebrisht nga premisa e t\u00eb drejtave natyrore t\u00eb njeriut : z.Miloshevi\u00e7, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs formalisht jan\u00eb n\u00ebnshtetasit e tu, por para se t\u00eb jen\u00eb n\u00ebnshtetas, ata jan\u00eb qenie njer\u00ebzore t\u00eb pajisuara m\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb cilat ti as nuk ua ke dh\u00ebn\u00eb, e as nuk mund t\u2019ua marr\u00ebsh. Prandaj ne do t\u00eb t\u00eb ndalojm\u00eb ty.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb NATO, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mandatit formal t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb,- gardianit t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shteteve sovrane, \u2013 bombardimin e Jugosllavis\u00eb do ta legjitimoj duke u thirrur n\u00eb konceptet morale t\u00eb metafizik\u00ebs per\u00ebndimore. Kjo b\u00ebri q\u00eb shumica e intelektual\u00ebve per\u00ebndimor t\u00eb viheshin n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij bombardimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori po ndodhte di\u00e7ka e pad\u00ebgjuar : humanizmi kishte fituar ep\u00ebrsi mbi realizmin e interesave praktike t\u00eb politik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. T\u00eb drejtat e njeriut mbi t\u00eb drejtat e shteteve. Lot\u00ebt e viktimave mbi mendjet pa zem\u00ebr t\u00eb strateg\u00ebve t\u00eb gjeopolitik\u00ebs. Morali mbi politik\u00ebn. Imperativi kategorik i Kantit mbi logjik\u00ebn amorale t\u00eb politik\u00ebs makiaveliste.<\/p>\n<p>Dhe Mario Vargas Llosa do t\u00eb jet\u00eb aty ku duhej afirmuar kjo ngjarje e rrall\u00eb e historis\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Eset\u00eb e k\u00ebtij libri jan\u00eb d\u00ebshmia e k\u00ebtij angazhimi intelektual, i cili, p\u00ebrkund\u00ebr hegjemonis\u00eb pesimiste t\u00eb postmodernizmit, na e mban\u00eb ende gjall\u00eb iden\u00eb p\u00ebr fuqin\u00eb humanizuese t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, iden\u00eb e cila p\u00ebr shekuj me rradh\u00eb, ka ushqyer pasionin e kultur\u00ebs letrare.<\/p>\n<p>Neve na mbetet q\u00eb, duke e lexuar Llos\u00ebn, t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se ai nuk do t\u00eb jet\u00eb mohikani i fundit i kredos platonike t\u00eb harmonis\u00eb midis t\u00eb bukur\u00ebs, t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb parath\u00ebnia p\u00ebr eset\u00eb e Mario Vargas Llosas, t\u00eb botuar n\u00eb librin \u201c\u00c7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs\u201d, gjasht\u00eb vite m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto ese p\u00ebrmbajn\u00eb q\u00ebndrimin e shkrimtarit peruan mbi Luft\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999. E ribotojm\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim n\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebtij shkrimtari dhe intelektuali t\u00eb madh, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1080929,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1080593","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1080593","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1080593"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1080593\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1080929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1080593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1080593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1080593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}