{"id":1082258,"date":"2025-04-18T15:54:56","date_gmt":"2025-04-18T13:54:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1082258"},"modified":"2025-04-18T22:48:26","modified_gmt":"2025-04-18T20:48:26","slug":"ligjet-jane-me-korrekt-kur-hartohen-nga-filozofet-jo-nga-juristet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ligjet-jane-me-korrekt-kur-hartohen-nga-filozofet-jo-nga-juristet\/","title":{"rendered":"Ligjet jan\u00eb m\u00eb korrekt kur hartohen nga filozof\u00ebt, jo nga jurist\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Premisa ime sfidon strukturat tradicionale t\u00eb procesit legjislativ dhe nxit nj\u00eb debat t\u00eb thell\u00eb mbi natyr\u00ebn e ligjit dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Rasti i fundit i ng\u00ebr\u00e7it institucional n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, Kuvendi nuk mundet ta konfirmojn\u00eb vetveten si legjitim, nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb kriz\u00eb legjitimiteti q\u00eb shkon p\u00ebrtej p\u00ebrplasjeve politike, duke prekur vet\u00eb themelet filozofike mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet nj\u00eb rend juridik. Kjo ese synon t\u00eb shtjelloj\u00eb iden\u00eb se n\u00eb kontekstin e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshirja e filozofis\u00eb n\u00eb hartimin e ligjeve \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e d\u00ebshirueshme, por e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem q\u00eb reflekton drejt\u00ebsin\u00eb e thell\u00eb shoq\u00ebrore, e jo vet\u00ebm korrekt\u00ebsin\u00eb procedurale.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dilem\u00eb me pasoja t\u00eb m\u00ebdha institucionale: a duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje qeveria n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit t\u00eb saj kushtetues, p\u00ebrpara se t\u00eb konstituohet legjislatura e re? N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb sqarimi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb ligj p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Kushtetut\u00eb, ky debat ka prodhuar nj\u00eb paraliz\u00eb funksionale t\u00eb sistemit dhe nj\u00eb kriz\u00eb legjitimiteti p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Raste si ky i ng\u00ebr\u00e7it institucional, t\u00eb shkaktuara nga paqart\u00ebsia juridike, mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb reja dhe t\u00eb paprecedenta n\u00eb form\u00ebn e tyre konkrete, por nuk jan\u00eb t\u00eb panjohura n\u00eb historin\u00eb e zhvillimit juridik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7 institucional bie mbi vet\u00eb sistemin juridik t\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe pse formalisht i nd\u00ebrtuar mir\u00eb, ai mbetet i shk\u00ebputur nga realiteti i qytetar\u00ebve. K\u00ebtu ndodh pik\u00ebrisht ajo q\u00eb filozof\u00ebt si Hegel, Habermas apo edhe Dworkin kan\u00eb paralajm\u00ebruar: kur ligji nuk buron nga nj\u00eb reflektim i thell\u00eb shoq\u00ebror e filozofik mbi drejt\u00ebsin\u00eb, ai mbetet nj\u00eb instrument teknik i administrimit dhe jo nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes etik i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Krijimit t\u00eb institucioneve t\u00eb p\u00ebrkohshme, e m\u00eb pas edhe t\u00eb institucioneve t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb shtetit, Kosova ka p\u00ebrjetuar nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb hartimit dhe miratimit t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh ligjesh, shpesh n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, k\u00ebto ligje shpesh jan\u00eb prodhuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb teknike, duke marr\u00eb modele nga vende t\u00eb ndryshme per\u00ebndimore (marr\u00eb nga praktika e BE-s\u00eb, vendeve t\u00eb rajonit, etj.) dhe duke u p\u00ebrshtatur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb nj\u00eb realitet lokal q\u00eb shpesh nuk i p\u00ebrkonte atyre modeleve. Pra, hartimi i ligjeve n\u00eb Kosov\u00eb por edhe vet\u00eb Kushtetuta \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb produkt teknik sesa nj\u00eb reflektim filozofik.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, juridizimi i \u00e7\u00ebshtjeve politike dhe shoq\u00ebrore ka krijuar nj\u00eb hendek t\u00eb thell\u00eb mes \u201c<em>ligjshm\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d dhe \u201c<em>drejt\u00ebsis\u00eb<\/em>\u201d. Kjo v\u00ebrehet m\u00eb qart\u00eb n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve si personat e zhdukur, t\u00eb drejtat e familjeve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, viktimat e dhun\u00ebs seksuale apo edhe proceset e drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale. Ligjet jan\u00eb hartuar, por shpesh pa nj\u00eb reflektim t\u00eb thell\u00eb filozofik mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale t\u00eb shtetit, pa u bazuar n\u00eb nj\u00eb koncept t\u00eb qart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb riparuese apo kujtes\u00ebs kolektive.<\/p>\n<p>Filozofia e drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre ligjeve: si t\u2019i trajtojm\u00eb plag\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs? \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i drejt\u00eb ndaj nj\u00eb gruaje q\u00eb ka p\u00ebrjetuar dhun\u00eb seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs? A mjafton vet\u00ebm nj\u00eb ligj p\u00ebr kompensim financiar, apo k\u00ebrkohet nj\u00eb trajtim m\u00eb i thell\u00eb etik dhe simbolik q\u00eb buron nga reflektimi filozofik dhe jo thjesht nga logjika juridike?<\/p>\n<p><strong>Kushtetuta si dokument teknik apo si projekt etik?<\/strong><\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, edhe pse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb avancuarat n\u00eb rajon p\u00ebr nga t\u00eb drejtat e garantuara, \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb nj\u00eb kontekst politik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar shum\u00eb kompleks. Ajo bart n\u00eb vete shum\u00eb elemente teknike dhe kompromisesh q\u00eb nuk kan\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb debat i gjer\u00eb filozofik komb\u00ebtar mbi drejt\u00ebsin\u00eb, barazin\u00eb dhe identitetin kolektiv. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Kushtetuta e Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb jet\u00eb <strong>\u201cligji m\u00eb filozofik\u201d<\/strong>, dhe kurrsesi\u00a0 e reduktuar n\u00eb nj\u00eb instrument funksional dhe formal, pa nj\u00eb themel t\u00eb fort\u00eb etik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Konteksti i Kosov\u00ebs e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm nj\u00eb prani m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb filozof\u00ebve, sociolog\u00ebve, historian\u00ebve dhe mendimtar\u00ebve kritik\u00eb n\u00eb proceset e hartimit t\u00eb ligjeve. K\u00ebta aktor\u00eb mund t\u00eb ofrojn\u00eb perspektiva t\u00eb reja mbi drejt\u00ebsin\u00eb sociale, kujtes\u00ebn kolektive, identitetin politik, dhe m\u00ebnyr\u00ebn si ligji mund t\u00eb b\u00ebhet mjet p\u00ebr emancipim shoq\u00ebror, jo vet\u00ebm p\u00ebr rregullim procedural.<\/p>\n<p>Sot, kur Kosova p\u00ebrballet me sfida si reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, ballafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn, mir\u00ebqenia sociale dhe integrimi evropian, nj\u00eb qasje filozofike n\u00eb hartimin e ligjeve mund t\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mos jen\u00eb thjesht t\u00eb \u201c<em>ligjshme<\/em>\u201d, por edhe t\u00eb \u201c<em>drejta<\/em>\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ligji b\u00ebhet jo vet\u00ebm nj\u00eb mjet kontrolli, por nj\u00eb pasqyrim i vlerave m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj hipoteze q\u00ebndron dallimi thelb\u00ebsor midis <em>asaj q\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb e drejt\u201d<\/em> dhe <em>asaj q\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb ligjore\u201d<\/em>. Jurist\u00ebt jan\u00eb zakonisht t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb interpretimin, zbatimin dhe sistematizimin e ligjeve ekzistuese. Ata punojn\u00eb brenda kornizave t\u00eb vendosura dhe shpesh jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj procedurave, precedencave dhe formalizmit juridik. Filozof\u00ebt, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e shohin ligjin si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb arritur drejt\u00ebsin\u00eb, duke nisur nga parime m\u00eb t\u00eb thella etike dhe shoq\u00ebrore. K\u00ebshtu, kur ligjet hartohen nga filozof\u00ebt, ato kan\u00eb potencialin t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb drejta, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira dhe m\u00eb njer\u00ebzore, sepse burimin e kan\u00eb n\u00eb reflektim kritik dhe n\u00eb vizione t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Historikisht, disa nga ligjet m\u00eb p\u00ebrparimtare jan\u00eb frym\u00ebzuar nga mendimi filozofik. Platoni dhe Aristoteli kan\u00eb trajtuar drejt\u00ebsin\u00eb si nj\u00eb virtyt themelor i rendit shoq\u00ebror. N\u00eb koh\u00ebt moderne, filozof\u00eb si John Locke, Montesquieu dhe Rousseau kan\u00eb form\u00ebsuar bazat e demokracive per\u00ebndimore me konceptet e t\u00eb drejtave natyrore, ndarjes s\u00eb pushteteve dhe kontrat\u00ebs sociale. K\u00ebto ide filozofike jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb ligje, jo p\u00ebrmes interpretimeve teknike, por p\u00ebrmes k\u00ebrkimit t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb moralisht e drejt\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ligjet hartohen vet\u00ebm nga jurist\u00ebt, ekziston rreziku q\u00eb ato t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb pushtetit apo t\u00eb mbeten brenda nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb tekniko-normativ. Juristi mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ekspert n\u00eb ligj, por jo domosdoshm\u00ebrish nj\u00eb mendimtar mbi drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ligji mund t\u00eb jet\u00eb formalisht korrekt, por moralisht i padrejt\u00eb. P\u00ebr shembull, regjimet autoritare shpesh kan\u00eb pasur ligje t\u00eb hartuara nga jurist\u00eb profesionist\u00eb, por q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb thelb shtyp\u00ebse dhe \u00e7njer\u00ebzore. Nj\u00eb filozof, ndon\u00ebse jo gjithmon\u00eb i trajnuar n\u00eb teknikat juridike, ka kapacitetin t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej afatit t\u00eb ligjit, duke synuar etik\u00ebn dhe drejt\u00ebsin\u00eb si \u201c<em>telos<\/em>\u201d p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Kjo nuk n\u00ebnkupton se jurist\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga procesi legjislativ, por se hartimi i ligjeve duhet t\u00eb nis\u00eb nga reflektimi filozofik mbi natyr\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, barazis\u00eb, liris\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore. Vet\u00ebm m\u00eb pas ky reflektim mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb norma juridike p\u00ebrmes ekspertiz\u00ebs teknike t\u00eb juristit. P\u00ebrndryshe, rrezikojm\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb rend ligjor t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb form\u00eb, t\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb p\u00ebrmbajtje, por edhe ng\u00ebr\u00e7e t\u00eb tjera institucionale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Premisa ime sfidon strukturat tradicionale t\u00eb procesit legjislativ dhe nxit nj\u00eb debat t\u00eb thell\u00eb mbi natyr\u00ebn e ligjit dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Rasti i fundit i ng\u00ebr\u00e7it institucional n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, Kuvendi nuk mundet ta konfirmojn\u00eb vetveten si legjitim, nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb kriz\u00eb legjitimiteti q\u00eb shkon p\u00ebrtej p\u00ebrplasjeve politike, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1057265,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1082258","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1082258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1082258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1082258\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1057265"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1082258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1082258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1082258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}