{"id":1086919,"date":"2025-04-30T17:00:31","date_gmt":"2025-04-30T15:00:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1086919"},"modified":"2025-04-30T17:20:46","modified_gmt":"2025-04-30T15:20:46","slug":"albulena-haxhiu-komprometoi-procesin-e-notereve-te-rinj-i-emeroi-pa-i-marre-parasysh-verejtjet-e-komisionit-perzgjedhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/albulena-haxhiu-komprometoi-procesin-e-notereve-te-rinj-i-emeroi-pa-i-marre-parasysh-verejtjet-e-komisionit-perzgjedhes\/","title":{"rendered":"Albulena Haxhiu komprometoi procesin e noter\u00ebve t\u00eb rinj, i em\u00ebroi pa i marr\u00eb parasysh v\u00ebrejtjet e Komisionit p\u00ebrzgjedh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>I komprometuar, me shkelje procedurale e dyshime p\u00ebr shkelje ligjore, po del t\u00eb jet\u00eb procesi i em\u00ebrimit t\u00eb noter\u00ebve t\u00eb rinj. Pak m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00eb para se 28 prej tyre t\u2019i shp\u00ebrndaj\u00eb n\u00eb 16 komuna, Ministrja Albulena Haxhiu shfuqizoi Udh\u00ebzimin Administrativ p\u00ebr Procedur\u00ebn e Konkurrimit dhe P\u00ebrzgjedhjen e Zyrave Noteriale, ndon\u00ebse konkursi ishte hapur derisa i nj\u00ebjti UA ishte n\u00eb fuqi. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, pretendentja p\u00ebr kryekuvendare, n\u00ebnshkroi em\u00ebrimet e noter\u00ebve t\u00eb rinj pa i marr\u00eb parasysh v\u00ebrejtjet p\u00ebr procesin, t\u00eb Komisionit p\u00ebr Zgjedhjen e Notar\u00ebve t\u00eb cilat i pranoi n\u00eb raportin e p\u00ebrpiluar nga 6 an\u00ebtar\u00ebt, tri dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, m\u00eb 11 prill 2025. Gazeta Online Reporteri.net sjell\u00eb detaje t\u00eb k\u00ebtij raporti 5-faq\u00ebsh.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb mandatit qeveris\u00ebs, Ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, tani n\u00eb detyr\u00eb, Albulena Haxhiu, ka n\u00ebnshkruar <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ne-fund-te-mandatit-albulena-haxhiu-emeron-notere-neper-komuna-paraprakisht-shfuqizoi-udhezimin-administrativ-per-proceduren-e-konkurimit-dhe-perzgjedhjes\/\">vendimet p\u00ebr em\u00ebrimin e 28 noter\u00ebve<\/a>, t\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga konkursi i rishpallur n\u00eb shkurt 2025.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb procesit, Komisioni p\u00ebr Zgjedhjen e Noter\u00ebve, del se ka pasur v\u00ebrejtje teknike dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsore, q\u00eb jan\u00eb theksuar n\u00eb raportin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar Albulena Haxhiut m\u00eb 11 prill 2025. Pjes\u00eb e k\u00ebtij Komisioni kan\u00eb qen\u00eb Sefadin Blakaj q\u00eb si Kryetar e ka udh\u00ebhequr grupin e p\u00ebrb\u00ebre edhe nga Arta Morina Mustafa, Nikoll\u00eb Komani, Emine Abdyli Pozhari, Lulzim Beqiri dhe Tr\u00ebndelina Qorraj.<\/p>\n<p>Raporti 5-faq\u00ebsh mban dat\u00ebn e 11 prillit dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Haxhiut tre dit\u00eb para se ajo t\u00eb n\u00ebnshkruante vendimet p\u00ebr noter\u00ebt e rinj.<\/p>\n<p>Gazeta online Reporteri.net e ka siguruar raportin n\u00eb fjal\u00eb. Raporti shp\u00ebrfaq\u00eb v\u00ebrejtjet e komisionit p\u00ebr shkelje t\u00eb mundshme procedurale e ligjore, meq\u00eb pas tek p\u00ebrfundimit t\u00eb intervistave p\u00ebr noter\u00ebt e rinj Ministrja Haxhiu ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr shfuqizimin e Udh\u00ebzimit Administrativ Nr. 09\/2011 p\u00ebr Procedur\u00ebn e Konkurrimit dhe P\u00ebrzgjedhjen e Zyrave Noteriale.<\/p>\n<p>Intervistimi i kandidat\u00ebve kishte nisur m\u00eb 10 mars dhe kishte p\u00ebrfunduar m\u00eb 12 mars 2025. UA ishte shfuqizuar tek m\u00eb 27 mars 2025, apo rreth dy jav\u00eb para se t\u00eb n\u00ebnshkruheshin vendimet p\u00ebr em\u00ebrime dhe nuk \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me ndonj\u00eb akt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1086980 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/shfuqizimi-1.png\" alt=\"\" width=\"667\" height=\"929\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/shfuqizimi-1.png 667w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/04\/shfuqizimi-1-215x300.png 215w\" sizes=\"(max-width: 667px) 100vw, 667px\" \/><\/p>\n<p>Kjo kishte shkaktuar edhe paqart\u00ebsi tek komisioni, q\u00eb i ishte drejtuar edhe me nj\u00eb shkres\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sqarim dhe ndihm\u00eb juridike p\u00ebr statusin juridik t\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebzimi.<\/p>\n<p>\u201c<em>Gjat\u00eb administrimit t\u00eb intervistave me kandidat\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Konkurs, si dhe administrimit t\u00eb informacioneve\u00a0 t\u00eb pranuara gjat\u00eb zbatimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij, Komisioni kishte identifikuar ekzistenc\u00ebn e Udh\u00ebzimit Administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nr.09\/2011, e q\u00eb Paragrafi i 5\u2019t\u00eb i Nenit 8 i Udh\u00ebzimit Administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nr.09\/2011, lexon si n\u00eb vijim \u201cKandidat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kaluar me sukses t\u00eb gjitha procedurat dhe jan\u00eb caktuar n\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr hapjen e e zyr\u00ebs noteriale kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb p\u00ebr zyrat tjera t\u00eb lira noteriale, pas kalimit t\u00eb periudh\u00ebs 3-vje\u00e7are nga data e caktimit t\u00eb zyr\u00ebs noteriale p\u00ebrkat\u00ebse\u201d. Komisioni kishte v\u00ebrejte edhe fjalin\u00eb e dyt\u00eb e paragrafit t\u00eb par\u00eb e Nenit 76 t\u00eb Ligjit p\u00ebr noterin\u00eb (Ligji n\u00eb fuqi) cili lexon si n\u00eb vijim \u201cDeri n\u00eb nxjerrjen e akteve n\u00ebnligjore t\u00eb reja vlejn\u00eb aktet ekzistuese n\u00ebnligjore<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Komisionit p\u00ebr Zgjedhjen e Noter\u00ebve, t\u00eb cilin e ka gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Dokumenti tregon se Komisioni \u201cllogari\u201d p\u00ebr shfuqizimin e UA-s\u00eb i kishte k\u00ebrkuar Ministris\u00eb m\u00eb 1 prill 2025, 10 dit\u00eb para se t\u00eb dor\u00ebzonin raportin.\u00a0 An\u00ebtar\u00ebt e komisionit interesoheshin nga MD-ja q\u00eb t\u00eb dinin sakt\u00ebsisht n\u00ebse i nj\u00ebjti mund t\u00eb afektonte interesin juridik t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb konkurs dhe trajtimin e t\u00eb nj\u00ebjtave n\u00eb pajtim me korniz\u00ebn ligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>\u201c<em>Komisioni kishte m\u00ebsuar se Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, me dat\u00eb 27 mars 2025, me vendim formal kishte shfuqizuar Udh\u00ebzimin administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nr.09\/2011. M\u00eb 1 prill 2025, Komisioni, duke konsideruar sensitivitetin dhe paqart\u00ebsin\u00eb n\u00eb statusin juridik t\u00eb Udh\u00ebzimit Administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nr.09.2011, i kishte d\u00ebrguar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb \u00a0Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sqarim\u00a0 dhe ndihm\u00eb juridike n\u00eb lidhje me sigurimin e nj\u00eb mendimi juridik q\u00eb do t\u00eb sqaronte statusin juridik (ekzistenc\u00ebn n\u00eb fuqi juridike, ose jo, t\u00eb Udh\u00ebzimit administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nr.09\/2011), si dhe n\u00ebse i nj\u00ebjti mund t\u00eb afektonte interesin juridik t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb konkurs dhe trajtimin e t\u00eb nj\u00ebjtave n\u00eb pajtim me korniz\u00ebn ligjore n\u00eb fuqi<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb raportin 5-faq\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ministria i ishte p\u00ebrgjigjur Komisionit t\u00eb nes\u00ebrmen, duke th\u00ebn\u00eb se \u00a0\u201c<em>&#8230;Udh\u00ebzimi Administrativ 09\/2011 nuk do t\u00eb mund t\u00eb prodhoj efekte juridike p\u00ebr kandidat\u00ebt, respektivisht kategorit\u00eb e caktuara t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebs<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrgjigjes s\u00eb pranuar nga MD, Komisioni n\u00eb raportin e tyre e dor\u00ebzuar tek Ministrja n\u00eb detyr\u00eb, Albulena Haxhiu e kan\u00eb larguar plot\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja lidhur me procesin, duke th\u00ebn\u00eb se barra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb i mbetet Ministris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>&#8230;Komisioni \u00ebsht\u00eb i mendimit q\u00eb, nuk do t\u00eb l\u00ebshohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport n\u00eb shqyrtimin ose komentimin eventual t\u00eb statusit juridik t\u00eb Udh\u00ebzimit Administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nr.09\/2011 dhe ose t\u00eb komentimit t\u00eb mendimit juridik t\u00eb lart\u00eb cituar dhe inkorporuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Raport (t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb) dhe\/ose n\u00ebse dispozitat e Ligjit n\u00eb fuqi p\u00ebr procedur\u00eb administrative mund t\u00eb afektojn\u00eb procedur\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb noter\u00ebve n\u00eb Konkursin aktual. Rrjedhimisht, Komisioni \u00ebsht\u00eb i mendimit q\u00eb, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb do ta ket\u00eb barr\u00ebn e sigurimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me pyetjet dhe dilemat e ngritura para Komisionit \u2013 t\u00eb cilave Komisioni ka konstatuar se nuk mund t\u2019iu siguroj nj\u00eb adresim n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me v\u00ebrejtjet e Komisionit dhe p\u00ebr shfuqizimin e UA, mir\u00ebpo deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb tekstit, s\u2019ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Noter\u00ebt e em\u00ebruar jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb 16 komuna t\u00eb vendit. Sipas konkursit q\u00eb ishte shpallur, pes\u00eb jan\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, pes\u00eb n\u00eb Prizren, nj\u00eb n\u00eb Ferizaj, tre n\u00eb Podujev\u00eb, dy n\u00eb Vushtrri, nj\u00eb n\u00eb Gllogoc, nj\u00eb n\u00eb Malishev\u00eb, nj\u00eb n\u00eb Istog, nj\u00eb n\u00eb Klin\u00eb, dy n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb n\u00eb Dragash, nj\u00eb n\u00eb Ka\u00e7anik, nj\u00eb n\u00eb Zve\u00e7an, nj\u00eb n\u00eb Ranillug, nj\u00eb n\u00eb Partesh dhe nj\u00eb n\u00eb Leposaviq.<\/p>\n<p>Mosmarrja parasysh e v\u00ebrejtjeve t\u00eb komisionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport, sikurse edhe shfuqizimi i udh\u00ebzimit administrativ pas intervistimit, dhe shkeljet e tjera t\u00eb mundshme procedurale edhe ligjore n\u00eb rrjedh\u00ebn e konkursit, kan\u00eb nxitur kandidat\u00ebt q\u00eb t\u00eb ankohen n\u00eb lidhje me procesin, merr vesh gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Raporti i Komisionit p\u00ebr Zgjedhjen e Noter\u00ebve shp\u00ebrfaqi telashet me k\u00ebt\u00eb proces qysh nga fillimi i saj.<\/p>\n<p>\u201c<em>Komisioni, pasi filloi pun\u00ebn, n\u00eb fillim t\u00eb mbledhjeve t\u00eb para kishte v\u00ebrejtur nj\u00eb t\u00eb met\u00eb teknike dhe p\u00ebrmbajt\u00ebsore n\u00eb tekstin e konkursit t\u00eb shpallur nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, konkursi dat\u00eb 17.12.2024: i cili p\u00ebrmbante thirrjen n\u00eb baz\u00ebn juridike \u2013 Vendimin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb \u2013 Vendimi 75\/2024 dt.02.04.2024, i cili vendim kishte qeverisur konkursin publik paraprak p\u00ebr zgjedhjen dhe em\u00ebrimin e noter\u00ebve publik\u00eb n\u00eb vend&#8230;<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Komisioni i kishte k\u00ebrkuar ministris\u00eb q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonte konkursin dhe ta reflektonte n\u00eb t\u00eb baz\u00ebn e re ligjore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thirret. Ky rekomandim ishte marr\u00eb parasysh nga Ministria, thekson raporti.<\/p>\n<p>Ndryshe, procesi i ri p\u00ebr zgjedhjen e noter\u00ebve kishte nisur qysh n\u00eb prill t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, kur m\u00eb 15 prill 2024, Ministria ka themeluar komisionin p\u00ebr zgjedhjen e tyre, duke pasur me hapjen e konkursit p\u00ebr 28 noter\u00ebt e rijn\u00eb me 17 dhjetor 2024, i cili m\u00eb von\u00eb u anulua p\u00ebr tu rishpallur m\u00eb 14 shkurt 2025, me kritere te reja por si vazhdim\u00ebsi e konkursit paraprak.<\/p>\n<p>Nga datat 10 mars deri m\u00eb 12 mars 2025, komisioni ka zhvilluar intervistat me kandidat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet. M\u00eb 27 mars 2025, u shfuqizua Udh\u00ebzimi Administrativ nr. 09\/2011 p\u00ebr Procedur\u00ebn e Konkurimit dhe P\u00ebrzgjedhjen e Zyrave Noteriale. Derisa, me 11 prill 2025 u dor\u00ebzua drejtuar raporti i Komisionit p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e Noter\u00ebve. M\u00eb 14 prill 2024, Albulena Haxhiu shpalli em\u00ebrimin e noter\u00ebve t\u00eb rijn\u00eb n\u00ebp\u00ebr komuna.<\/p>\n<p>\/Reporteri.net\/.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"ZPSjJdXNXj\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ne-fund-te-mandatit-albulena-haxhiu-emeron-notere-neper-komuna-paraprakisht-shfuqizoi-udhezimin-administrativ-per-proceduren-e-konkurimit-dhe-perzgjedhjes\/\">N\u00eb fund t\u00eb mandatit, Albulena Haxhiu em\u00ebron noter\u00eb n\u00ebp\u00ebr komuna &#8211; paraprakisht shfuqizoi Udh\u00ebzimin Administrativ p\u00ebr procedur\u00ebn e konkurimit dhe p\u00ebrzgjedhjes<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cN\u00eb fund t\u00eb mandatit, Albulena Haxhiu em\u00ebron noter\u00eb n\u00ebp\u00ebr komuna \u2013 paraprakisht shfuqizoi Udh\u00ebzimin Administrativ p\u00ebr procedur\u00ebn e konkurimit dhe p\u00ebrzgjedhjes\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/ne-fund-te-mandatit-albulena-haxhiu-emeron-notere-neper-komuna-paraprakisht-shfuqizoi-udhezimin-administrativ-per-proceduren-e-konkurimit-dhe-perzgjedhjes\/embed\/#?secret=iFaLewFJKU#?secret=ZPSjJdXNXj\" data-secret=\"ZPSjJdXNXj\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I komprometuar, me shkelje procedurale e dyshime p\u00ebr shkelje ligjore, po del t\u00eb jet\u00eb procesi i em\u00ebrimit t\u00eb noter\u00ebve t\u00eb rinj. Pak m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00eb para se 28 prej tyre t\u2019i shp\u00ebrndaj\u00eb n\u00eb 16 komuna, Ministrja Albulena Haxhiu shfuqizoi Udh\u00ebzimin Administrativ p\u00ebr Procedur\u00ebn e Konkurrimit dhe P\u00ebrzgjedhjen e Zyrave Noteriale, ndon\u00ebse konkursi ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1086982,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1763],"tags":[],"class_list":["post-1086919","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1086919","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1086919"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1086919\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1086982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1086919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1086919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1086919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}