{"id":1093937,"date":"2025-05-18T13:27:45","date_gmt":"2025-05-18T11:27:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1093937"},"modified":"2025-05-18T13:27:45","modified_gmt":"2025-05-18T11:27:45","slug":"nga-lavderimi-te-dekorimi-qasja-e-kishes-serbe-ndaj-krimineleve-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/nga-lavderimi-te-dekorimi-qasja-e-kishes-serbe-ndaj-krimineleve-te-luftes\/","title":{"rendered":"Nga lavd\u00ebrimi te dekorimi: Qasja e Kish\u00ebs Serbe ndaj kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga lavd\u00ebrimi deri te dekorimi dhe shpallja shenjtor\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ka shum\u00eb shembuj t\u00eb nj\u00eb qasjeje t\u00eb till\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj ndaj kriminel\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs nga e kaluara e af\u00ebrt dhe ajo m\u00eb e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKisha e sheh historin\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb prizmi etnofiletiste [nacionalist], n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pala serbe paraqitet si viktim\u00eb e p\u00ebrhershme\u201d, thot\u00eb historiani Vladimir Velkoviq.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shton ai, mund t\u00eb interpretohet edhe revizionizmi i luft\u00ebrave t\u00eb viteve \u201990, por edhe i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cMeqen\u00ebse luft\u00ebrat e viteve \u201890 interpretohen si \u2018konflikt i pashmangsh\u00ebm\u2019 nd\u00ebrmjet grupeve t\u00eb ndryshme etnike, at\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb histori i kthehen l\u00ebvizjeve, figurave dhe konflikteve q\u00eb i paraprin\u00eb atyre luft\u00ebrave. N\u00eb t\u00eb dyja rastet shmanget roli dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e figurave kishtare\u201d, thekson Velkoviq.<\/p>\n<p>Kisha Ortodokse Serbe nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjet e Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me q\u00ebndrimin e saj ndaj kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe luft\u00ebrat n\u00eb hap\u00ebsirat e ish-Jugosllavis\u00eb gjat\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p><strong><br \/>\nQasja e Kish\u00ebs ndaj bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb pushtuesve<\/strong><br \/>\nDeklarata e mitropolitit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Joanikije, i cili e p\u00ebrshkroi komandantin \u00e7etnik Pavlle Gjurishiq si \u201cnj\u00eb hero t\u00eb madh me karakter t\u00eb pathyesh\u00ebm\u201d, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga shum\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkaktuar reagime t\u00eb ashpra n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Forcat e Gjurishiqit ishin p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr masakra ndaj civil\u00ebve mysliman\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Sanxhak dhe Bosnj\u00ebn lindore gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ai u dekorua nga Hitleri me Kryqin e Hekurt p\u00ebr \u201cvirtyte ushtarake\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb quhet \u2018anti-antifashiz\u00ebm\u2019, p\u00ebr t\u00eb cilin ka shkruar sociologu Todor Kuliq \u2013 ku fashizmi nuk p\u00ebrb\u00ebn problem p\u00ebr shkak t\u00eb ideologjis\u00eb, por vet\u00ebm kur viktimat jan\u00eb serb\u00ebt\u201d, thot\u00eb Branimir Gjuroviq nga Iniciativa e t\u00eb Rinjve p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Historiani Velkoviq p\u00ebrmend edhe raste t\u00eb peshkop\u00ebve q\u00eb jan\u00eb shpallur shenjtor\u00eb, ndon\u00ebse kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me pushtuesit gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb Irinej Qiriq, q\u00eb u shpall shenjtor n\u00eb vitin 2022 me bekimin e patriarkut Porfirije.<\/p>\n<p>Kisha pretendon se ai shp\u00ebtoi 3.000 gra shtatz\u00ebna, f\u00ebmij\u00eb dhe n\u00ebna me foshnje nga kampi hungarez i internimit n\u00eb Sharvar, duke i strehuar n\u00eb 55 famulli t\u00eb Vojvodin\u00ebs. Por, sipas Velkoviqit, kjo fsheh faktin se Qiriq ishte bashk\u00ebpun\u00ebtor i regjimit hungarez t\u00eb Miklos Horthyt, i cili e em\u00ebroi n\u00eb vitin 1943 si an\u00ebtar t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Sip\u00ebrme t\u00eb Parlamentit Hungarez \u2013 pozit\u00eb q\u00eb e mbajti edhe pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Velkoviq thekson se n\u00eb Mal t\u00eb Zi ka edhe shembuj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Millorad Vukoji\u00e7iq, an\u00ebtar i l\u00ebvizjes \u00e7etnike, i cili u d\u00ebnua dhe u ekzekutua p\u00ebr krime lufte n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ai u shpall shenjtor n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Po at\u00eb vit, shenjtor u shpall edhe prifti Sllobodan Shilak, i ekzekutuar m\u00eb 1943 p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda ndaj popullat\u00ebs n\u00eb Plevle. Familjet e viktimave protestuan, por Kisha e mohoi se ata ishin kriminel\u00eb lufte.<\/p>\n<p>\u201cLavd\u00ebrimi i krimeve nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe ato nga vitet \u201990 \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb ideologjie q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb kurr\u00eb\u201d, thot\u00eb Gjuroviq.<\/p>\n<p><strong>Roli i Kish\u00ebs n\u00eb luft\u00ebrat e viteve &#8217;90<\/strong><br \/>\nHistoriani Velkoviq thekson se Kisha luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgatitjen ideologjike t\u00eb luft\u00ebrave q\u00eb nga fundi i viteve \u201980. Gjat\u00eb konflikteve, kisha u p\u00ebrfshi n\u00eb propagand\u00eb nacionaliste dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj mb\u00ebshtet\u00ebn publikisht q\u00ebllimet ushtarake t\u00eb regjimit t\u00eb Sllobodan Milosheviqit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb komentuar \u00ebsht\u00eb videoja ku nj\u00eb prift bekon formacionin paramilitar \u201cShkorpion\u00ebt\u201d para se t\u00eb ekzekutonin gjasht\u00eb civil\u00eb nga Srebrenica n\u00eb T\u00ebrnovo, n\u00eb korrik 1995.<\/p>\n<p>\u201cDisa peshkop\u00eb u identifikuan plot\u00ebsisht me an\u00ebn serbe, duke e justifikuar at\u00eb, pa marr\u00eb parasysh \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. Ka nj\u00eb video ku peshkopi Vasilije Ka\u00e7avenda shkon n\u00eb Srebrenic\u00eb n\u00eb korrik 1995\u201d, kujton Velkoviq.<\/p>\n<p>Ka\u00e7avenda kishte lidhje t\u00eb ngushta me Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin \u2013 t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr gjenocid dhe krime lufte n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb nj\u00eb video nga gjyqi i Mlladiqit, shihet komandanti Millenko Zhivanoviq duke e informuar Ka\u00e7avend\u00ebn p\u00ebr \u201coperacionin e Srebrenic\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa ky i fundit buz\u00ebqesh kur d\u00ebgjon se minarja e xhamis\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;rrafshuar&#8221;.<\/p>\n<p>Ka\u00e7avenda e p\u00ebrsh\u00ebndeti \u201cgjeneralin trim dhe obiliq\u00ebt serb\u00eb\u201d, duke shtuar: \u201cPo afrohet dita kur shteti serb do t\u00eb rind\u00ebrtohet pas betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Pozita e tij n\u00eb Kish\u00eb nuk u vu kurr\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje. Ai dha dor\u00ebheqje n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore, pik\u00ebrisht kur ndaj tij dol\u00ebn akuza p\u00ebr pedofili.<\/p>\n<p>Akuza t\u00eb ngjashme r\u00ebndonin edhe mbi peshkopin tjet\u00ebr, Filaretin, i cili n\u00eb vitet \u201990 pozonte me arm\u00eb automatike dhe me nj\u00eb kafk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pretendonte se ishte e nj\u00eb f\u00ebmije serb t\u00eb vrar\u00eb nga ushtar\u00ebt kroat\u00eb. Ai u largua n\u00eb vitin 2015, por kisha nuk dha kurr\u00eb arsye p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Dekoratat p\u00ebr kriminel\u00ebt e d\u00ebnuar<\/strong><br \/>\nPara se t\u00eb largohej, Filareti dekoroi me \u201cEngj\u00ebllin e Bardh\u00eb t\u00eb Rendit t\u00eb Par\u00eb\u201d Vojisllav Sheshelin, i d\u00ebnuar nga Gjykata e Hag\u00ebs me 10 vjet burg p\u00ebr nxitje t\u00eb p\u00ebrndjekjeve dhe d\u00ebbimit t\u00eb kroat\u00ebve nga Hrtkovci n\u00eb vitin 1992.<\/p>\n<p>\u201cZoti ju dha forc\u00ebn t\u00eb pastroni njoll\u00ebn nga populli serb. Ne ju ndoq\u00ebm dhe ju p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn tuaj t\u00eb guximshme dhe heroike\u201d, i tha Filareti gjat\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb dekorat\u00ebs n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Sheshel, ideolog i projektit t\u00eb &#8220;Serbis\u00eb s\u00eb Madhe&#8221; dhe organizator i nj\u00ebsive paramilitare, mori edhe nj\u00eb dekorat\u00eb tjet\u00ebr nga mitropoliti i Malit t\u00eb Zi, Amfilohije.<\/p>\n<p>\u201cPo jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb padrejt\u00ebsish t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb bien mbi popullin serb. Ju, zoti Sheshel, jeni nj\u00eb nga mbrojt\u00ebsit e s\u00eb drejt\u00ebs hyjnore\u201d, i tha Amfilohije n\u00eb dor\u00ebzimin e dekorat\u00ebs.<\/p>\n<p>Amfilohije, i cili vdiq n\u00eb vitin 2020, njihej p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e hapur ndaj forcave serbe n\u00eb Kroaci dhe Bosnje gjat\u00eb luft\u00ebrave. N\u00eb janar t\u00eb vitit 1992, ai hapi portat e manastirit t\u00eb Cetinj\u00ebs p\u00ebr komandantin fam\u00ebkeq Zheljko Razhnatoviq \u2013 Arkanin dhe nj\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Sheshel mori dekorat\u00ebn e tret\u00eb m\u00eb 2022 nga peshkopi Irinej, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Dioqez\u00ebs s\u00eb Novogracanic\u00ebs dhe Amerik\u00ebs Qendrore dhe Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Po at\u00eb vit, u dekorua edhe gjenerali Vladimir Lazareviq, i d\u00ebnuar n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai mori dekorat\u00eb p\u00ebr \u201ckultivimin e dashuris\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe vlerave ortodokse\u201d, nga peshkopi Pahomije \u2013 i akuzuar p\u00ebr pedofili, i cili n\u00eb vitin 2024 u gradua n\u00eb mitropolit.<\/p>\n<p>Kisha n\u00eb linj\u00eb me pushtetin<br \/>\n\u201cSot vijojn\u00eb praktikat e mohimit dhe revizionizmit, t\u00eb cilat udh\u00ebhiqen nga institucionet shtet\u00ebrore, por kan\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb rolin q\u00eb pati kisha n\u00eb luft\u00ebrat e viteve \u201990\u201d, thot\u00eb Gjuroviq.<\/p>\n<p>Si pushteti, ashtu edhe kisha e mohojn\u00eb gjenocidin ndaj m\u00eb shum\u00eb se 8.000 boshnjak\u00ebve n\u00eb Srebrenic\u00eb dhe krimet e tjera t\u00eb forcave serbe.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb nisej p\u00ebr n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vitin 2024, presidenti i Serbis\u00eb mori \u201cbekimin\u201d e patriarkut Porfirije p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar Rezolut\u00ebn p\u00ebr Srebrenic\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, kisha mb\u00ebshtet politik\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb mosnjohjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ish-patriarku Irinej pati th\u00ebn\u00eb se \u201ctrash\u00ebgimia serbe duhet mbrojtur me t\u00eb mir\u00eb apo me forc\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa patriarku aktual Porfirije deklaroi m\u00eb 2024 se \u201cKisha Ortodokse Serbe nuk mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e negociatave apo marr\u00ebveshjeve politike p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Pozita e kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Normalizimin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian m\u00eb 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, kisha u p\u00ebrball me akuza se n\u00eb objektet e saj n\u00eb Kosov\u00eb ruheshin arm\u00eb t\u00eb kontrabanduara \u2013 akuza q\u00eb i mohoi.<\/p>\n<p>Pas sulmit t\u00eb armatosur ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shtator 2023, nj\u00eb grup serb\u00ebsh t\u00eb armatosur, i udh\u00ebhequr nga Millan Radoi\u00e7iq, u strehua n\u00eb Manastirin e Banjsk\u00ebs.<\/p>\n<p>Dioqeza e Rashk\u00eb\u2013Prizrenit at\u00ebher\u00eb l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb duke shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr \u201chyrjen e nj\u00eb grupi t\u00eb armatosur dhe t\u00eb maskuar me automjet t\u00eb blinduar q\u00eb theu port\u00ebn e mbyllur t\u00eb manastirit\u201d.<\/p>\n<p>Kisha refuzoi ofert\u00ebn e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb financuar riparimin e d\u00ebmeve n\u00eb manastir.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga lavd\u00ebrimi deri te dekorimi dhe shpallja shenjtor\u00eb. Ka shum\u00eb shembuj t\u00eb nj\u00eb qasjeje t\u00eb till\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb saj ndaj kriminel\u00ebve t\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb luft\u00ebs nga e kaluara e af\u00ebrt dhe ajo m\u00eb e larg\u00ebt. \u201cKisha e sheh historin\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb prizmi etnofiletiste [nacionalist], n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pala serbe paraqitet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1093938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1093937","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1093937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1093937"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1093937\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1093938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1093937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1093937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1093937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}