{"id":1097202,"date":"2025-05-27T16:27:57","date_gmt":"2025-05-27T14:27:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1097202"},"modified":"2025-05-27T16:27:57","modified_gmt":"2025-05-27T14:27:57","slug":"kosova-nje-rrefim-suksesi-per-wolt-interviste-me-akis-stamoulis-drejtor-rajonal-per-komunikim-dhe-politika-publike-ne-wolt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/kosova-nje-rrefim-suksesi-per-wolt-interviste-me-akis-stamoulis-drejtor-rajonal-per-komunikim-dhe-politika-publike-ne-wolt\/","title":{"rendered":"\u201cKosova nj\u00eb rr\u00ebfim suksesi p\u00ebr Wolt\u201d, intervist\u00eb me Akis Stamoulis, Drejtor Rajonal p\u00ebr Komunikim dhe Politika Publike n\u00eb &#8220;Wolt&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gazeta online &#8220;Reporteri&#8221; ka zhvilluar intervist\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Wolt pas lansimit t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb ushqimit dhe shitje me pakic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Q\u00eb nga hyrja n\u00eb janar 2025, kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt ka l\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet digjitale dhe n\u00eb ekonomin\u00eb vendore. Drejtori Rajonal p\u00ebr Komunikim dhe Politika Publike n\u00eb Wolt, Akis Stamoulis duke folur ekskluzivisht p\u00ebr Reporteri.net ka th\u00ebn\u00eb se \u201cLansimi i Wolt n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb janar 2025 ka qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb suksesshmit dhe efikasit n\u00eb nivel global deri tani\u201d.<\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Reporteri:<\/strong> Si shkoi fillimi i operimit t\u00eb Wolt n\u00eb Kosov\u00eb dhe cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet tuaja nga jav\u00ebt e para t\u00eb funksionimit?<\/em><\/p>\n<p><strong>Akis Stamoulis:<\/strong> Lansimi i Wolt n\u00eb Kosov\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb suksesshmit dhe m\u00eb efikasit n\u00eb nivel global deri tani. Ne prezantuam di\u00e7ka t\u00eb re n\u00eb tregun lokal, duke pasur si sfid\u00eb kryesore nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ekipi t\u00eb fort\u00eb vendas dhe fitimin e besimit t\u00eb bizneseve dhe konsumator\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Q\u00eb nga momenti i par\u00eb, synimi yn\u00eb ka qen\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb zgjerojm\u00eb vazhdimisht pranin\u00eb ton\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke i sh\u00ebrbyer vizionit ton\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qytetet vende m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr komunitetet, bizneset dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebs.<\/p>\n<p>Reagimi ka qen\u00eb pozitiv. Jemi sinqerisht t\u00eb befasuar nga entuziazmi i bizneseve, partner\u00ebve shp\u00ebrndar\u00ebs dhe konsumator\u00ebve. Kultura kulinare e larmishme e Kosov\u00ebs, infrastruktura digjitale n\u00eb rritje dhe mjedisi miq\u00ebsor ndaj biznesit kan\u00eb krijuar nj\u00eb baz\u00eb ideale p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb fuqish\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb tregu \u00ebsht\u00eb i etur p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb reja, t\u00eb besueshme dhe me vler\u00eb. Qysh n\u00eb fillim, kemi dashur q\u00eb Wolt t\u00eb mos shihet vet\u00ebm si nj\u00eb kompani shp\u00ebrndarjeje, por si nj\u00eb platform\u00eb teknologjike q\u00eb i lidh t\u00eb tri pal\u00ebt \u2013 bizneset, shp\u00ebrndar\u00ebsit dhe konsumator\u00ebt. Duke ofruar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb efikase dhe unike, synojm\u00eb t\u00eb transformojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si kosovar\u00ebt porosisin online \u2013 duke kombinuar shpejt\u00ebsin\u00eb, larmishm\u00ebrin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nj\u00eb tregu q\u00eb l\u00ebviz me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><em>Si do ta vler\u00ebsonit sjelljen e tregut kosovar n\u00eb krahasim me vendet e tjera ku operon Wolt?<\/em><\/p>\n<p><strong>Akis Stamoulis:<\/strong> Si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart, p\u00ebrgjigjja ka qen\u00eb shum\u00eb pozitive. Q\u00eb nga autoritetet dhe institucionet, deri te bizneset lokale dhe p\u00ebrdoruesit e p\u00ebrditsh\u00ebm, kemi marr\u00eb nj\u00eb mir\u00ebseardhje t\u00eb ngroht\u00eb nga t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb. Duhet kujtuar q\u00eb Wolt, megjith\u00ebse operon n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 1000 qytete n\u00eb bot\u00eb dhe ka mbi 14.000 punonj\u00ebs, n\u00eb thelb mbetet nj\u00eb startup.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb kemi gjetur nj\u00eb mjedis rregullator q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht fleksibil dhe mb\u00ebshtet\u00ebs ndaj inovacionit, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. Kosova \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, por me ambicie t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr rajonale p\u00ebr kompani inovative dhe p\u00ebr t\u00eb konkurruar me pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Nj\u00eb shoq\u00ebri e re, q\u00eb flet anglisht dhe \u00ebsht\u00eb teknologjikisht e p\u00ebrgatitur, \u00ebsht\u00eb e vendosur t\u00eb ec p\u00ebrpara duke p\u00ebrqafuar teknologji dhe sh\u00ebrbime t\u00eb reja. N\u00eb Wolt, misioni yn\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: t\u2019iu sh\u00ebrbejm\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb mb\u00ebshtesim ekonomit\u00eb lokale dhe t\u00eb sjellim g\u00ebzim n\u00eb familje dhe komunitete p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve t\u00eb shpejta dhe t\u00eb besueshme. Hapja e Kosov\u00ebs ndaj inovacionit dhe popullsia e saj dinamike e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebr rritjen e Wolt.<\/p>\n<p><em>Sa partner\u00eb biznesi jan\u00eb aktualisht aktiv\u00eb n\u00eb platform\u00ebn tuaj n\u00eb Kosov\u00eb dhe cilat kategori jan\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarat?<\/em><\/p>\n<p><strong>Akis Stamoulis:<\/strong> Platforma e Wolt n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb dhe aktualisht bashk\u00ebpunojm\u00eb me rreth 300 partner\u00eb biznesi n\u00eb sektor\u00ebt e ushqimit, marketeve dhe shitjes me pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Modeli yn\u00eb bazohet n\u00eb tre shtylla kryesore:<br \/>\nKonsumator\u00ebt: Ne sjellim thjesht\u00ebsi dhe shije t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, duke i\u2019u kursyer njer\u00ebzve m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb.<br \/>\nBizneset: I ndihmojm\u00eb bizneset t\u00eb rriten duke u ofruar m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb porosi \u2013 nd\u00ebrsa ne merremi me logjistik\u00ebn.<br \/>\nPartner\u00ebt shp\u00ebrndar\u00ebs: Ne ofrojm\u00eb fleksibilitet dhe liri, duke i lejuar shp\u00ebrndar\u00ebsit t\u00eb punojn\u00eb sipas kushteve t\u00eb tyre dhe t\u00eb rrisin t\u00eb ardhurat financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes teknologjis\u00eb son\u00eb, kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb lidhim konsumator\u00ebt dhe partner\u00ebt shp\u00ebrndar\u00ebs me t\u00eb gjitha llojet e dyqaneve \u2013 nga supermarketet dhe barnatoret, te luleshit\u00ebsit, furrat, dyqanet e elektronik\u00ebs dhe, natyrisht, restorantet \u2013 q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb pjes\u00eb qendrore e operacioneve tona. T\u00eb gjitha k\u00ebto produkte mund t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb pragun e der\u00ebs s\u00eb konsumatorit p\u00ebr rreth 30 minuta, duke e b\u00ebr\u00eb Wolt nj\u00eb \u201cqend\u00ebr tregtare\u201d q\u00eb vjen te ju shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase. Kjo e ndryshon p\u00ebrfundimisht m\u00ebnyr\u00ebn se si i plot\u00ebsojm\u00eb nevojat tona t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><em>A punoni me shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb pavarur apo ata trajtohen si pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb rregullt? Si \u00ebsht\u00eb strukturuar modeli juaj i shp\u00ebrndarjes n\u00eb Kosov\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><strong>Akis Stamoulis:<\/strong> Modeli i preferuar i Wolt n\u00eb nivel global \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpunimi me shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb pavarur q\u00eb kan\u00eb lirin\u00eb dhe fleksibilitetin t\u00eb zgjedhin kur dhe sa gjat\u00eb duan t\u00eb punojn\u00eb. N\u00eb rastet kur kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mundur, bashk\u00ebpunojm\u00eb me kompani shp\u00ebrndarjeje.<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb, e nis\u00ebm operimin duke bashk\u00ebpunuar me kompani shp\u00ebrndarjeje (fleet companies), \u00e7ka na lejoi t\u00eb rritemi shpejt dhe t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb themel t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb besuesh\u00ebm. Aktualisht, bashk\u00ebpunojm\u00eb me mbi 180 shp\u00ebrndar\u00ebs q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb gjenerojn\u00eb t\u00eb ardhura p\u00ebrmes platform\u00ebs son\u00eb.<br \/>\nS\u00eb shpejti, planifikojm\u00eb t\u00eb hapim platform\u00ebn edhe p\u00ebr shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb pavarur. Kjo do t\u2019i lejoj\u00eb individ\u00ebt t\u00eb punojn\u00eb me fleksibilitet maksimal \u2013 sipas koh\u00ebs dhe kushteve t\u00eb tyre. Qoft\u00eb student\u00eb, profesionist\u00eb me orar t\u00eb plot\u00eb apo m\u00ebrgimtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb punuar m\u00eb par\u00eb me Wolt jasht\u00eb vendit, q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb platform\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse ku t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb vitit 2024 nga Copenhagen Economics, 87% e shp\u00ebrndar\u00ebsve t\u00eb Wolt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn preferojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb pavarur n\u00eb vend se si punonj\u00ebs t\u00eb rregullt \u2013 me fleksibilitetin si arsye kryesore. Madje, 75% e tyre deklarojn\u00eb se fleksibilitetin q\u00eb ua ofron Wolt nuk e gjejn\u00eb askund tjet\u00ebr. Ky fleksibilitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element ky\u00e7 i modelit ton\u00eb t\u00eb biznesit dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetjes q\u00eb u japim partner\u00ebve tan\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u00c7far\u00eb mb\u00ebshtetje dhe trajnime ofroni p\u00ebr partner\u00ebt dhe shp\u00ebrndar\u00ebsit lokal\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar cil\u00ebsin\u00eb dhe sigurin\u00eb e sh\u00ebrbimit?<\/em><\/p>\n<p><strong>Akis Stamoulis:<\/strong> Siguria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsia jon\u00eb m\u00eb e madhe. Sigurohemi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebsit t\u00eb marrin trajnime gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, pajisje sigurie (helmet\u00eb, xhaketa, dor\u00ebza) dhe udh\u00ebzime operacionale q\u00eb t\u00eb garantohet nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb sa e sigurt aq edhe efikase. U japim p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb madhe trajnimeve, komunikimit dhe siguris\u00eb publike.<br \/>\nGjithashtu bashk\u00ebpunojm\u00eb me autoritetet lokale p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb jemi n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e siguris\u00eb rrugore dhe objektivat e l\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb urbane. K\u00ebto partneritete na mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb hapur, t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurta dhe t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb iniciativa q\u00eb promovojn\u00eb zhvillimin lokal.<br \/>\nWolt \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar aktiv i komunitetit lokal n\u00eb Prishtin\u00eb, jo vet\u00ebm nj\u00eb ofrues i sh\u00ebrbimeve digjitale. P\u00ebrmes k\u00ebtyre iniciativave, synojm\u00eb t\u00eb promovojm\u00eb zhvillimin lokal dhe t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb sigurt dhe efikas p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebt.<\/p>\n<p><em>Cilat jan\u00eb planet afatshkurtra dhe afatgjata t\u00eb Wolt n\u00eb Kosov\u00eb? A planifikoni t\u00eb zgjeroheni p\u00ebrtej Prishtin\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><strong>Akis Stamoulis:<\/strong> Hapat tan\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm fokusohen n\u00eb tri fusha ky\u00e7e: zgjerimi gjeografik, zgjerimi i gam\u00ebs s\u00eb produkteve t\u00eb vlefshme dhe investimi i vazhduesh\u00ebm n\u00eb teknologji.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb zgjerojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinamike rrjetin ton\u00eb, duke sjell\u00eb Wolt m\u00eb af\u00ebr \u00e7do lagjeje n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, po zgjerojm\u00eb gam\u00ebn e produkteve tona me opsione t\u00eb reja q\u00eb p\u00ebrmbushin si nevojat e p\u00ebrditshme ashtu edhe k\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb specializuara. Gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb teknologji t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb personalizuar blerjeje q\u00eb i p\u00ebrshtatet plot\u00ebsisht nevojave dhe d\u00ebshirave t\u00eb secilit klient n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, presim t\u00eb kemi mbi 500 partner\u00eb tregtar\u00eb pra biznese dhe qindra shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb rinj n\u00eb platform\u00eb, duke forcuar pranin\u00eb ton\u00eb n\u00eb kryeqytet.<br \/>\nPasi t\u00eb konsolidojm\u00eb operacionet n\u00eb Prishtin\u00eb, vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb fillojm\u00eb vler\u00ebsimin e mund\u00ebsive p\u00ebr zgjerim n\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, tani jemi b\u00ebr\u00eb edhe zyrtarisht an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs (OEK) dhe Od\u00ebs Ekonomike Amerikane n\u00eb Kosov\u00eb (AmCham), dhe jemi duke nd\u00ebrtuar partneritete afatgjata me akter\u00eb publik\u00eb dhe me sektorin privat. Em\u00ebrimi i fundit i nj\u00eb Drejtori t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri reflekton p\u00ebrkushtimin ton\u00eb p\u00ebr rritje t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb rajon. Ne besojm\u00eb se Kosova ka potencialin t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb lojtar ky\u00e7 n\u00eb rrjetin e Wolt \u2013 dhe jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara s\u00eb bashku me qytetar\u00ebt e saj. Vizioni yn\u00eb afatgjat\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kontribuojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe shoq\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs, teksa e p\u00ebrhapim p\u00ebrvoj\u00ebn e blerjes online p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrdorues.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazeta online &#8220;Reporteri&#8221; ka zhvilluar intervist\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Wolt pas lansimit t\u00eb platform\u00ebs s\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb ushqimit dhe shitje me pakic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Q\u00eb nga hyrja n\u00eb janar 2025, kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt ka l\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimet digjitale dhe n\u00eb ekonomin\u00eb vendore. Drejtori Rajonal p\u00ebr Komunikim dhe Politika [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1097206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750],"tags":[],"class_list":["post-1097202","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1097202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1097202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1097202\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1097206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1097202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1097202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1097202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}