{"id":1099802,"date":"2025-06-04T12:23:18","date_gmt":"2025-06-04T10:23:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1099802"},"modified":"2025-06-04T15:07:10","modified_gmt":"2025-06-04T13:07:10","slug":"hasani-per-ngercin-politik-vv-ja-e-ka-fajin-e-vetem-votimi-i-fshehte-eshte-ne-kundershtim-me-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hasani-per-ngercin-politik-vv-ja-e-ka-fajin-e-vetem-votimi-i-fshehte-eshte-ne-kundershtim-me-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Hasani p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in politik: VV-ja e ka fajin e vet\u00ebm, votimi i fsheht\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kur po mbushen kat\u00ebr muaj nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 Shkurtit, Kosova ende nuk ka konstituuar institucionet e saj. Pasi deputet\u00ebt u betuan, nj\u00eb nga dy pikat e vetme t\u00eb kaluara nga rendi i dit\u00ebs, ng\u00ebr\u00e7i ka mbetur tek zgjedhja e kreut t\u00eb ri t\u00eb parlamentit. P\u00ebr ish-kreun e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hasani, zgjidhja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, t\u00eb veprohet si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb veprohet si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, t\u00eb k\u00ebrkohet koalicion dhe kompromis n\u00eb mes t\u00eb partive politike\u201d, iu p\u00ebrgjigj ai pyetjeve t\u00eb gazetarit t\u00eb Tvklan.al.<\/p>\n<p>Sipas Hasanit, partia fituese e zgjedhjeve, pra L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka detyr\u00ebn kryesore dhe fajin e vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7. Kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur q\u00eb partia me m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb nuk mund ta formoj\u00eb vet\u00eb ekzekutivin, sipas Hasanit, ajo duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb aleanca.<\/p>\n<p>\u201cPartia fituese relative e zgjedhjeve, pra L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ka detyr\u00ebn kryesore dhe fajin e vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb stagnim. Ajo duhet t\u00eb prij\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb aleancave politike p\u00ebr formimin e Kuvendit dhe Qeveris\u00eb. M\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb vend evropian, nuk ka ndodhur ng\u00ebr\u00e7 ose problem rreth konstituimit t\u00eb organit legjislativ dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues. Problemet dhe ng\u00ebr\u00e7et kan\u00eb lindur lidhur me formimin e ekzekutivit. Kjo sepse procesi i konstituimit \u00ebsht\u00eb solemn dhe shpreh dinjitetin e deputetit dhe t\u00eb organit legjislativ dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues. Kur partia me m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb i prin procesit politik dhe k\u00ebrkon koalicion, at\u00ebher\u00eb, n\u00ebse nuk mund ta formoj\u00eb vet\u00eb ekzekutivin, duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb aleanca\u201d, tha Hasani.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka k\u00ebrkuar q\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e kryeparlamentarit t\u00eb ri t\u00eb votohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb. Por partit\u00eb e tjera kan\u00eb refuzuar t\u00eb miratojn\u00eb ngritjen e nj\u00eb komisioni t\u00eb till\u00eb. Ata e konsiderojn\u00eb si shkelje ligjore. Madje Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs e ka d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr vler\u00ebsim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Hasani, si ish-kreu i institucionit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, tha se \u201cKushtetuesja\u201d nuk duhet ta lejoj\u00eb votimin e fsheht\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente.<\/p>\n<p>\u201cJo. Asnj\u00ebher\u00eb. Do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe Rregulloren e Kuvendit, kjo e fundit si akti i vet\u00ebm n\u00ebnligjor q\u00eb normohet me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Hasani thot\u00eb se nj\u00eb aktgjykim i vitit 2014, koh\u00eb kur ai ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ka elaboruar deri n\u00eb detaje m\u00ebnyr\u00ebn e konstituimit t\u00eb Kuvendit. Ai u shpreh se nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb ndryshim n\u00eb rendin e dit\u00ebs. P\u00ebr Hasanin, ajo q\u00eb po b\u00ebn Kurti \u00ebsht\u00eb \u201cpolitik\u00eb tipike bizantine\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKryetari n\u00eb shkuarje i Kuvendit, n\u00eb marr\u00ebveshje me partit\u00eb parlamentare t\u00eb legjislatur\u00ebs q\u00eb duhet konstituuar, caktojn\u00eb rendin e dit\u00ebs dhe skenarin p\u00ebr konstituim, q\u00eb nis me certifikimin e mandateve dhe p\u00ebrfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebve. Mbledhja konstituive drejtohet nga deputeti m\u00eb i vjet\u00ebr, i ndihmuar nga deputeti m\u00eb i ri. Nuk ka debat. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb ndryshim n\u00eb skenar. P\u00ebr pasoj\u00eb, as ndryshim t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs. Kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar m\u00eb 8 prill, \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr si loti dhe \u00ebsht\u00eb parashikuar me dokumentet e sip\u00ebrcekura. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb secilin sistem kushtetues evropian \u2013 skenar i leht\u00eb ku demonstrohet dinjitet dhe krenari p\u00ebr shkak t\u00eb konstituimit t\u00eb organit legjislativ e p\u00ebrfaq\u00ebsues nacional. Ajo q\u00eb po b\u00ebn dhe insiston Kurti \u00ebsht\u00eb politik\u00eb tipike bizantine, me q\u00ebllim t\u00eb shkaktimit t\u00eb hutis\u00eb dhe kaosit, q\u00eb p\u00ebr synim final ka n\u00ebnshtrimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet, sepse kjo qasje e Kurtit ka prekur dhe prek dinjitetin njer\u00ebzor, krenarin\u00eb e deputetit dhe imazhin e organit legjislativ dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, theksoi Hasani.<\/p>\n<p>Ai u shpreh se pasojat p\u00ebr vendin jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha pas k\u00ebtij ng\u00ebr\u00e7i duke nisur nga fakti q\u00eb nuk mund t\u00eb miratohen ligje apo t\u00eb p\u00ebrcaktohen politika t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, ekonomike-financiare dhe ato t\u00eb jashtme. Moskonstituimi i Kuvendit, sipas Hasanit, tregon paaft\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb shtet sovran dhe t\u00eb pavarur q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me shum\u00eb mund.<\/p>\n<p>\u201cPasojat jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, Kuvendi nuk mund t\u00eb miratoj\u00eb ligje dhe t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb politika shoq\u00ebrore, ekonomiko-financiare dhe n\u00eb sfer\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Vendi nuk ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm qendror legjitim p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare me kompetenc\u00eb dhe legjitimitet t\u00eb plot\u00eb. Moshkonstituimi i Kuvendit e l\u00eb vendin pa institucionin tjet\u00ebr vital q\u00eb merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj bot\u00ebs \u2013 qeverin\u00eb. Pastaj vijn\u00eb \u00e7\u00ebshtjet buxhetore dhe \u00e7do fush\u00eb tjet\u00ebr. Moskonstituimi i Kuvendit tregon gjithashtu paaft\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb shtet sovran dhe t\u00eb pavarur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me shum\u00eb mund, gjak dhe sakrific\u00eb t\u00eb krejt brezave. Shkurt: pa konstituim t\u00eb Kuvendit, vendi mbetet si njeriu pa gjymtyr\u00eb \u2013 nj\u00eb anomali e madhe dhe e pafalshme, q\u00eb historia do t\u2019ia atribuoj\u00eb ekskluzivisht z. Kurti. Asnj\u00ebra nga partit\u00eb e tjera, e as t\u00eb gjitha s\u00eb bashku, nuk kan\u00eb as kapacitetin, as legjitimitetin, e as p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb primare p\u00ebr konstituimin e Kuvendit. Kjo i takon \u00e7doher\u00eb partis\u00eb q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb. Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo!\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pyetjes n\u00ebse ka nj\u00eb afat ligjor n\u00eb Kushtetut\u00eb brenda s\u00eb cil\u00ebs Kuvendi duhet t\u00eb konstituohet pas zgjedhjeve, Hasani tha se nuk ka nj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Duke cekur s\u00ebrish aktgjykimin e vitit 2014, ai tha se \u00e7\u00ebshtja u peshua me shum\u00eb kujdes dhe se \u201cnuk do t\u00eb ishte kushtetuese q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb afat p\u00ebr konstituimin e nj\u00eb organi q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn hallk\u00ebn e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb manifestimit t\u00eb sovranitetit t\u00eb popullit dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb vullnetit politik komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ideja udh\u00ebrr\u00ebfyese ka qen\u00eb dhe mbetet q\u00eb konstituimi i Kuvendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt formal, solemn dhe i vet\u00ebkuptuesh\u00ebm, i cili nuk k\u00ebrkon nd\u00ebrlikime procedurale dhe as vonesa politike. K\u00ebt\u00eb hap themelor duhet ta nd\u00ebrmarr\u00eb partia me m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb, si bart\u00ebse e legjitimitetit politik fillestar, duke dh\u00ebn\u00eb shembull t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale dhe respektit p\u00ebr rregullin kushtetues\u201d, u shpreh ai p\u00ebr Tvklan.al.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur po mbushen kat\u00ebr muaj nga zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 Shkurtit, Kosova ende nuk ka konstituuar institucionet e saj. Pasi deputet\u00ebt u betuan, nj\u00eb nga dy pikat e vetme t\u00eb kaluara nga rendi i dit\u00ebs, ng\u00ebr\u00e7i ka mbetur tek zgjedhja e kreut t\u00eb ri t\u00eb parlamentit. P\u00ebr ish-kreun e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hasani, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":795299,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1099802","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1099802","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1099802"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1099802\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/795299"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1099802"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1099802"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1099802"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}