{"id":110060,"date":"2019-10-01T17:19:08","date_gmt":"2019-10-01T15:19:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=110060"},"modified":"2019-10-01T17:19:08","modified_gmt":"2019-10-01T15:19:08","slug":"osmani-ska-koalicion-me-pdk-ne-e-shqyrtojme-krijimin-e-qeverise-me-vetevendosjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/osmani-ska-koalicion-me-pdk-ne-e-shqyrtojme-krijimin-e-qeverise-me-vetevendosjen\/","title":{"rendered":"Osmani: S\u2019ka koalicion me PDK-n\u00eb, e shqyrtojm\u00eb krijimin e qeveris\u00eb me Vet\u00ebvendosjen"},"content":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani, \u00ebsht\u00eb shprehur e bindur se LDK-ja nuk do t\u00eb b\u00ebj koalicion me PKD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kandidatja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministres, Vjosa Osmani, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb tha se nuk do t\u00eb krijoj\u00eb ndonj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, por synon q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebqeveris\u00eb me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ajo po ashtu tregon se pse qytetar\u00ebt duhet ta votojn\u00eb at\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zonja Osmani, ju jeni kandidatja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministres p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 6 tetor. Pse qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ju votojn\u00eb ju p\u00ebr kryeministre dhe jo kandidat\u00ebt e tjer\u00eb?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak se i takoj nj\u00eb partie politike e cila ka d\u00ebshmuar kontributin e saj n\u00eb shtetnd\u00ebrtim, por po ashtu edhe p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij shteti pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>E dyta, p\u00ebr shkak t\u00eb programit q\u00eb ne kemi, program i cili komplet ndryshon mentalitetin e deritanish\u00ebm qeveris\u00ebs dhe n\u00eb vend se t\u00eb investoj\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb buxhetit n\u00eb asfalt, tanim\u00eb e kthen komplet v\u00ebmendjen n\u00eb investim n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe pun\u00ebsim n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe e treta, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb, konsistenc\u00ebs dhe p\u00ebrvoj\u00ebs sime jo vet\u00ebm politike, por edhe asaj profesionale, q\u00eb un\u00eb e shoh si t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e suksesshme n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb, n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, n\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb shtetit, p\u00ebr dallim nga kund\u00ebrkandidat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre politike, nuk kan\u00eb pasur asnj\u00ebri nga ta p\u00ebrvoj\u00eb profesionale n\u00eb profesionet e tyre.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto jan\u00eb disa nga arsyet. Un\u00eb mendoj q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, pas 20 vjet\u00ebsh liri, m\u00eb n\u00eb fund do ta ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019i japin shansin nj\u00eb gjenerate t\u00eb re n\u00eb politik\u00eb, me mend\u00ebsi t\u00eb re, t\u00eb shkolluar jasht\u00eb vendit dhe q\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb qasje komplet tjet\u00ebr n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me interesin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe m\u00eb n\u00eb fund, natyrisht fitorja e nj\u00eb gruaje n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, p\u00ebr mua do t\u00eb jet\u00eb transformuese, jo vet\u00ebm p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs, por n\u00eb fakt p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe do t\u00eb jet\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb pas mandateve t\u00eb mija, t\u00eb l\u00eb pas nj\u00eb trash\u00ebgimi ku m\u00eb asnj\u00eb vajz\u00eb, asnj\u00eb grua n\u00eb Kosov\u00eb mos t\u00eb ndjehet inferiore se nuk mund t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb profesion, pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb fushe \u00ebsht\u00eb ajo politik\u00eb, ushtri apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga detyrat e para t\u00eb kryeministrit apo kryeministres s\u00eb ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb dialogu me Serbin\u00eb. Cila do t\u00eb jet\u00eb qasja juaj n\u00eb raport me k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Do t\u00eb jet\u00eb qasje q\u00eb ka p\u00ebr baz\u00eb interesat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Natyrisht q\u00eb si LDK, gjithnj\u00eb kemi insistuar q\u00eb temat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kufijt\u00eb, sovranitetin shtet\u00ebror, me rregullimin e brendsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs assesi nuk mund t\u00eb vihen n\u00eb tavolin\u00eb. Por, p\u00ebr mua do t\u00eb jet\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, t\u2019i japim dialogut edhe nj\u00eb frym\u00eb ose nj\u00eb kontekst human sepse nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb kontekstin e relacioneve Kosov\u00eb-Serbi dhe pse kemi ardhur deri k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb shtet q\u00eb ka kryer gjenocid, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte n\u00eb Kosov\u00eb, prandaj duke qen\u00eb akoma shtet q\u00eb as nuk ka k\u00ebrkuar falje dhe as nuk i pranon krimet e tilla e as nuk ka paguar reparacionet e luft\u00ebs dhe akoma i kemi rreth 1,700 t\u00eb zhdukur nga Kosova, ne nuk mund t\u00eb sillemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces kinse ato gj\u00ebra nuk kan\u00eb ndodhur. Prandaj edhe synimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto tema, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u2019i v\u00ebm\u00eb si prioritet n\u00eb procesin e dialogut sepse nuk besoj q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb paqe, pa pasur fillimisht drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb k\u00ebrkoni mb\u00ebshtetjen dhe konsensusin e opozit\u00ebs n\u00eb procesin e dialogut, n\u00ebse do t\u00eb jeni kryeministre e ardhshme?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani:Absolutisht, un\u00eb k\u00ebt\u00eb e shoh si t\u00eb domosdoshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm. Pra, p\u00ebr dallim nga qeveria e kaluar dhe qeverit\u00eb e udh\u00ebhequra nga (presidenti aktual i Kosov\u00ebs, Hashim) Tha\u00e7i, p\u00ebr mua transparenca \u00ebsht\u00eb element thelb\u00ebsor i nj\u00eb procesi t\u00eb suksessh\u00ebm. Prandaj edhe do t\u2019i ofroj bashk\u00ebpunim maksimal opozit\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen sepse vet\u00ebm ashtu mund ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb unitet nacionale rreth k\u00ebsaj teme kaq jetike p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Dhe si do t\u00eb veproni me \u00e7\u00ebshtjen e taks\u00ebs q\u00eb Kosova ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebr produktet nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Tarifa duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve tona reciproke me Serbin\u00eb, qoft\u00eb reciprocitet politik, por edhe ashtu ekonomik dhe pastaj ne do t\u00eb insistojm\u00eb q\u00eb Serbia mos t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb uljen n\u00eb tavolin\u00ebn e Brukselit apo t\u00eb Bashkimit Evropian me tarif\u00ebn, p\u00ebrderisa ata akoma, si\u00e7 e thash, jan\u00eb shtet q\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar falje p\u00ebr krimet e kryera dhe akoma kan\u00eb shum\u00eb barriera jotarifore n\u00eb raport me mallrat nga Kosova.<\/p>\n<p>Prandaj, ne do t\u00eb ulemi n\u00eb tavolin\u00eb, por assesi t\u2019i pranojm\u00eb kushtet e Serbis\u00eb t\u00eb cilat ata po i v\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb dialogu t\u00eb vazhdoj\u00eb. Pra, asnj\u00ebra pal\u00eb nuk duhet t\u00eb kusht\u00ebzoj\u00eb. Do t\u00eb ulemi n\u00eb tavolin\u00eb dhe aty pastaj i diskutojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona tregtare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe tarif\u00ebn.<\/p>\n<p>Cilat do t\u00eb jen\u00eb veprimet tuaja p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gjendjen n\u00eb forcimin e ligjit dhe luftimin e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: P\u00ebr mua sundimi i ligjit \u00ebsht\u00eb parakusht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ne t\u00eb realizojm\u00eb cil\u00ebndo pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb programit ton\u00eb, qoft\u00eb ai p\u00ebr zhvillim ekonomik, investim n\u00eb arsim e sh\u00ebndet\u00ebsi, por edhe n\u00eb fakt krijimi i nj\u00eb imazhi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin ton\u00eb, i cili edhe do t\u00eb thith\u00eb investime t\u00eb huaja, por edhe do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb partneritet nd\u00ebrkomb\u00ebtar efektiv.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb si lloj parashtylle e programi ton\u00eb. Do t\u00eb nd\u00ebrmarrim masa q\u00eb kan\u00eb q\u00ebllim dekriminalizimin e sistemin t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe atij t\u00eb siguris\u00eb dhe kjo do t\u00eb arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vetting-u t\u00eb s\u00ebrish\u00ebm, por i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb efektiv dhe m\u00eb p\u00ebrmbajtj\u00ebsor sesa ai q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitin 2008 dhe t\u00eb cilin synojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb partneritet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duhet t\u00eb nd\u00ebrmerren masa, qoft\u00eb legjislative, infrastrukturore dhe t\u00eb p\u00ebrkrahjes p\u00ebr sistemin ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb jo vet\u00ebm kushte t\u00eb pun\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha kushte t\u00eb tilla t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e sistemimit ton\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb kurr\u00eb m\u00eb mos t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb sistemin ton\u00eb q\u00eb nj\u00eb politikan t\u2019i b\u00ebj\u00eb presion, t\u00eb shantazhoj\u00eb, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb apo t\u00eb vendos\u00eb gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt n\u00eb pozitat t\u00eb tilla q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb ata p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n<p>Kjo do ta ndihmoj\u00eb sistemin ton\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb pavarura, q\u00eb bazohen vet\u00ebm n\u00eb ligj dhe Kushtetut\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb besueshm\u00ebri t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Koalicionet duket se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pashmangshme pas zgjedhjeve. Cilat parti politike apo koalicione i shihni si partner\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb LDK-s\u00eb pas zgjedhjeve p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb?<\/p>\n<p>Vjosa Osmani: Tani ne kemi nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit ton\u00eb t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrjashton \u00e7do mund\u00ebsi koalicioni me PDK-n\u00eb dhe natyrisht ne nuk shohim mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi me at\u00eb parti. Mendojm\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shikojm\u00eb mund\u00ebsit e krijimit t\u00eb nj\u00eb koalicioni me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje. Natyrisht ka tema p\u00ebr t\u00eb cilat akoma nuk kemi pajtim t\u00eb plot\u00eb me ta, mir\u00ebpo jam optimiste q\u00eb pas fitores ton\u00eb n\u00eb zgjedhje, do t\u00eb mund t\u00eb ulemi me Vet\u00ebvendosjen dhe t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb pajtueshm\u00ebri rreth qeverisje son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani, \u00ebsht\u00eb shprehur e bindur se LDK-ja nuk do t\u00eb b\u00ebj koalicion me PKD-n\u00eb. Kandidatja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministres, Vjosa Osmani, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb tha se nuk do t\u00eb krijoj\u00eb ndonj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, por synon q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebqeveris\u00eb me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":30659,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-110060","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110060","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=110060"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/110060\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=110060"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=110060"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=110060"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}