{"id":1101730,"date":"2025-06-09T14:59:44","date_gmt":"2025-06-09T12:59:44","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1101730"},"modified":"2025-08-22T17:01:33","modified_gmt":"2025-08-22T15:01:33","slug":"bordi-i-rtk-se-distancohet-nga-vendimi-i-u-d-te-drejtorit-qe-angazhoi-shokun-si-keshilltar-me-pagese-asnje-veprim-joligjor-nuk-e-ka-mbeshtetjen-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bordi-i-rtk-se-distancohet-nga-vendimi-i-u-d-te-drejtorit-qe-angazhoi-shokun-si-keshilltar-me-pagese-asnje-veprim-joligjor-nuk-e-ka-mbeshtetjen-tone\/","title":{"rendered":"Bordi i RTK-s\u00eb &#8216;distancohet&#8217; nga vendimi i u.d. t\u00eb drejtorit q\u00eb angazhoi shokun si \u201ck\u00ebshilltar\u201d me pages\u00eb: Asnj\u00eb veprim joligjor nuk e ka mb\u00ebshtetjen ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bordi i RTK-s\u00eb, i mbetur me vet\u00ebm tre an\u00ebtar\u00eb, kan\u00eb reaguar n\u00eb lidhje me raportimin e Gazet\u00ebs Online Reporteri.net p\u00ebr vendimin e pabaz\u00eb t\u00eb u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb, Hysen Hundozi, p\u00ebr angazhimin e shokut t\u00eb tij, Fadil Hoxha si \u201ck\u00ebshilltar\u201d me pages\u00eb shtes\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, t\u00eb arritur gjat\u00eb fundjav\u00ebs n\u00eb adres\u00ebn e Gazet\u00ebs Online Reporteri.net, tre dit\u00eb pas publikimit t\u00eb artikullit, treshja Dardan Beqiri, Ilir Byty\u00e7i, Radojica Mrdjinac, jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e mediumit t\u00eb d\u00ebrguara disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, para publikimit me titullin \u201c<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vendimi-i-pabaze-i-u-d-te-drejtorit-te-rtk-se-qe-ia-mundesoi-shokut-te-tij-kryesindikalist-pagen-rreth-1500-euro\/\">Vendimi i pabaz\u00eb i u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb RTK-s\u00eb q\u00eb ia mund\u00ebsoi shokut t\u00eb tij kryesindikalist pag\u00ebn rreth 1500 euro<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim, Bordi ka dh\u00ebn\u00eb sqarimet e tij edhe n\u00eb lidhje me vazhdimin e mandatit t\u00eb Hundozit, si ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb transmetuesit publik, duke e arsyetuar vazhdimin e mandatit t\u00eb tij me \u201csituat\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme dhe emergjente\u201d n\u00eb RTK, shkaku i munges\u00ebs s\u00eb votimit n\u00eb Kuvend t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb Bordit.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Vendim-1.pdf\" width=\"640\" height=\"480\"><span data-mce-type=\"bookmark\" style=\"display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;\" class=\"mce_SELRES_start\">\ufeff<\/span><\/iframe><\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb vazhdim lexoni t\u00eb plot\u00eb, pa nd\u00ebrhyrje, reagimin\/p\u00ebrgjigjet e bordit t\u00eb RTK-s\u00eb:\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em>Sa i perket vendimit per emerimin e z. Fadil Hoxhes, konfirmojme se nuk kemi pranuar asnje njoftim zyrtar. Gjithashtu theksojme qe kerkesa e jone per u. d. Drejtorin e Pergjithshem qe nga fillimi eshte nje kujdes i shtuar ne:<\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; Respektimin e ligjshm\u00ebris\u00eb, vendimeve t\u00eb Bordit dhe legjislacionit n\u00eb fuqi; Promovimin e demokracis\u00eb dhe konkurrenc\u00ebs, ruajten e balanc\u00ebs dhe pavar\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Theksojm\u00eb se asnje veprim qe bie ndesh me legjislacionin dhe aktet ne fuqi, nuk e ka mbeshtetjen tone as ne te tashmen, sikunder ne te kaluaren dhe te ardhmen.<\/em><\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"4TMp8OD9Cw\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vendimi-i-pabaze-i-u-d-te-drejtorit-te-rtk-se-qe-ia-mundesoi-shokut-te-tij-kryesindikalist-pagen-rreth-1500-euro\/\">Vendimi i pabaz\u00eb i u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb RTK-s\u00eb q\u00eb ia mund\u00ebsoi shokut t\u00eb tij kryesindikalist pag\u00ebn rreth 1500 euro<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cVendimi i pabaz\u00eb i u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb RTK-s\u00eb q\u00eb ia mund\u00ebsoi shokut t\u00eb tij kryesindikalist pag\u00ebn rreth 1500 euro\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/vendimi-i-pabaze-i-u-d-te-drejtorit-te-rtk-se-qe-ia-mundesoi-shokut-te-tij-kryesindikalist-pagen-rreth-1500-euro\/embed\/#?secret=UReLwNPvPT#?secret=4TMp8OD9Cw\" data-secret=\"4TMp8OD9Cw\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p><em>Sa i perket pyetjeve te tjera gjeni sqarimin:<\/em><\/p>\n<p><em>RTK-ja ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ndon\u00ebse pakot e nominimit p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit jan\u00eb hapur me koh\u00eb dhe jan\u00eb proceduar n\u00eb Kuvend t\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr RTK-n\u00eb, Kuvendi nuk ka em\u00ebruar an\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb Bordit duke prodhuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kontrollit ton\u00eb si institucion. Kjo situate e jasht\u00ebzakonshme ka prodhuar jo vetem vakum institucional drejtues por edhe vakum ligjor.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo situate e jasht\u00ebzakonshme dhe emergjente ka potencial per te prodhuar pasoja te pariparueshme, deme te medha dhe te menjehershme, cenimin e funksionimit te panderprere dhe jetik te RTK-se. Megjithate, e drejta per informim eshte e drejte kushtetuese, ndersa ligji per RTK-ne ashtu sikurse dhe neni 43 i Statutit te RTK-se, obligojne RTK-ne te ofroje sherbime n\u00eb \u00e7do kohe pavaresisht rrethanave. Per me teper vazhdimesia e sherbimeve te RTK-se eshte e konfirmuar edhe ne ligjin per KPM-ne ku percaktohet se sanksionet te tilla si: \u201c1.4. t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pezullimin e nj\u00eb pjese ose gjith\u00eb programin e t\u1ebd licencuarit p\u00ear nje periudh\u00ea te caktuar kohore; 1.5. t&#8217;ia ndryshoj\u00eb kushtet e licenc\u00ebs se transmetuesit; 1.6. t&#8217;ia nderpres\u00eb apo refuzoj\u00eb vazhdimin e licenc\u00ebs s\u00eb transmetimit\u201d [\u2026] \u201cnuk vlejn\u00eb per transmetuesin publik.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebsisoj RTK-ja si transmentues i vet\u00ebm publik n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me, i cili i ofron sh\u00ebrbim publikut n\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb mediale, ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb funksionet minimale dhe t\u00eb pand\u00ebrprera, p\u00ebr t\u00eb mos c\u00ebnuar interesin publik, garantimin e parimit t\u00eb siguris\u00eb juridike dhe respektimin e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese p\u00ebr informim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nd\u00ebrprerja e veprimtaris\u00eb t\u00eb RTK-s\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja juridike, rrjedhimisht vazhdim\u00ebsia institucionale \u00ebsht\u00eb vitale n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb misionit dhe q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Ligjin p\u00ebr RTK-n\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb t\u00eb tilla rrethana n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb situat\u00ebs t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, i justifikuar nga nevoja p\u00ebr te mos nderprer\u00eb funksionimin jetik t\u00eb institucionit, bazuar n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr garantimin e veprimeve t\u00eb nevojshme dhe domosdoshme, si dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur vakumin juridik dhe d\u00ebmin e menjehersh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb madh, duke qen\u00eb i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb natyr\u00ebn e kompetencave dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, vet\u00ebm deri n\u00eb eliminimin e pengesave, n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebllimin e Ligjit t\u00eb RTK-s\u00eb dhe nenin 43 t\u00eb Statutit t\u00eb RTK-s\u00eb, funksionimin e pand\u00ebrprer\u00eb dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e institucionit, veprimin konform interesit t\u00eb publikut dhe shmangien e d\u00ebmit t\u00eb menjehersh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb madh, parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb, parimin e proporcionalitetit dhe parimin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb sh\u00ebrbimeve publike t\u00eb interesit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb, domosdoshm\u00ebrisht kemi njohur vazhdimin e Vendimit t\u00eb fundit p\u00ebrzgjedh\u00ebs p\u00ebr ushtruesin e detyr\u00ebs s\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm aktual p\u00ebr veprim t\u00eb p\u00ebrkohshem p\u00ebr t\u00eb garantuar funksionimin bazik t\u00eb RTK-s\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe emergjente. Ky nuk p\u00ebrb\u00ebn veprim dhe vendim t\u00eb rregullt t\u00eb Bordit, por veprim emergjente ne kuader te situates se jasht\u00ebzakonshme duke qen\u00eb i kufizuar n\u00eb koh\u00eb dhe p\u00ebrmbajtje, p\u00ebr t\u00eb lejuar vazhdimin e nj\u00eb funksioni t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, pa krijuar mandat t\u00eb ri dhe bazuar n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr garantimin e veprimeve t\u00eb nevojshme dhe domosdoshme, si dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur vakumin juridik, duke qen\u00eb i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb natyr\u00ebn e kompetencave dhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, vet\u00ebm deri n\u00eb eliminimin e pengesave, me dhe p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes se funksionimit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb te institucionit dhe garantimin e stabilitetit t\u00eb RTK-s\u00eb, si nj\u00eb prej hallkave kryesore t\u00eb informimit publik n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p><em>Me k\u00ebt\u00eb veprim jan\u00eb perfillur te gjitha ligjet perkatese, duke qen\u00eb se Ligji p\u00ebr Radiotelevizionin e Kosov\u00ebs si ligi i vecante, nuk ka parapar\u00eb zgjidhje per situata kur Bordi eshte jofunksional dhe ku RTK po operon n\u00eb nj\u00eb vakum ligjor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb marrjen e veprimeve emergjente jan\u00eb aplikuar parimet e p\u00ebrgjithshme te Ligji per Procedur\u00ebn e P\u00ebrgjithshme Administrative, p\u00ebr te siguruar funksionimin minimal t\u00eb institucionit, andaj kjo perb\u00ebn zbatim t\u00eb zgjeruar t\u00eb ligjit, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb zgjidhje emergjente n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzkonshme.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bordi i RTK-s\u00eb, i mbetur me vet\u00ebm tre an\u00ebtar\u00eb, kan\u00eb reaguar n\u00eb lidhje me raportimin e Gazet\u00ebs Online Reporteri.net p\u00ebr vendimin e pabaz\u00eb t\u00eb u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb, Hysen Hundozi, p\u00ebr angazhimin e shokut t\u00eb tij, Fadil Hoxha si \u201ck\u00ebshilltar\u201d me pages\u00eb shtes\u00eb. N\u00eb reagimin e bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, t\u00eb arritur gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":876219,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1942],"tags":[2119,794],"class_list":["post-1101730","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-live","tag-bordi-i-rtk-se","tag-rtk"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1101730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1101730"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1101730\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/876219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1101730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1101730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1101730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}