{"id":1102156,"date":"2025-06-10T14:14:50","date_gmt":"2025-06-10T12:14:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1102156"},"modified":"2025-06-10T14:16:03","modified_gmt":"2025-06-10T12:16:03","slug":"bujar-bukoshi-doktori-qe-mori-ne-dore-fatin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/bujar-bukoshi-doktori-qe-mori-ne-dore-fatin-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Bujar Bukoshi \u2013 doktori q\u00eb mori n\u00eb dor\u00eb fatin e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar Bukoshi \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta sot n\u00eb m\u00ebngjes, pas nj\u00eb s\u00ebmundjeje me t\u00eb cil\u00ebn luftoi shum\u00eb gjat\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e vizitova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Prishtin\u00eb dhe shpresoj t\u00eb m\u00eb ket\u00eb njohur. Sot n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb or\u00ebn 5, ai \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta.<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia ime me t\u00eb ka nisur n\u00eb vitet \u201990, kur un\u00eb isha i angazhuar n\u00eb shtypin e Kosov\u00ebs, dhe vazhdoi m\u00eb pas si nj\u00eb raport njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb ndjehem i detyruar q\u00eb sa her\u00eb t\u00eb shkruaj p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u2019ua kujtoj t\u00eb gjith\u00ebve si nisi dhe \u00e7far\u00eb detyrimi kan\u00eb brezat m\u00eb pas t\u00eb respektojn\u00eb, mes t\u00eb tjerash, ato sakrifica q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1102161\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539148x640-0-1686581031xklinton-616-205.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"745\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539148x640-0-1686581031xklinton-616-205.jpg 640w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539148x640-0-1686581031xklinton-616-205-258x300.jpg 258w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p>Befasia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Per\u00ebndim pas vitit 1990, ishte rruga q\u00eb ndoqi Ibrahim Rugova p\u00ebr ta ruajtur Kosov\u00ebn nga goditja e par\u00eb fatale q\u00eb mund t\u00eb merrte bashk\u00eb me shembjen e Jugosllavis\u00eb. Orientimi nga Per\u00ebndimi dhe rezistenca paq\u00ebsore, justifikuan lindjen e U\u00c7K-s\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjen ushtarake per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e madhe \u00ebsht\u00eb se rruga drejt pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb ishte e gjat\u00eb dhe e pashpres\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb lindte U\u00c7K dhe t\u00eb provokonte nd\u00ebrhyrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb NATO-s. Por nga ana tjet\u00ebr, ajo dit\u00eb nuk do t\u00eb vinte kurr\u00eb, n\u00ebse problemi i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb hynte n\u00eb kancelarit\u00eb per\u00ebndimore si problem i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb orientuar nga Per\u00ebndimi q\u00eb luftonte p\u00ebr t\u00eb drejtat e saj themelore me rrug\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Pak para se t\u00eb p\u00ebrballej me gjykimin n\u00eb Hag\u00eb, Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dikur ish-rival i ashp\u00ebr politik i Ibrahim Rugov\u00ebs, duke nderuar kujtimin e tij tha:<\/p>\n<p>\u201cLufta jon\u00eb ishte p\u00ebrpjekja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos d\u00ebshtuar paqja n\u00eb Kosov\u00eb!\u201d.<\/p>\n<h2>Kryeministri i par\u00eb<\/h2>\n<p>Paraditen e 12 tetorit 1991, Ibrahim Rugova vendosi t\u00eb th\u00ebrras\u00eb n\u00eb zyr\u00eb nj\u00eb nga mjek\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, urologun Bujar Bukoshi. Si mjek n\u00eb kulmin e karrier\u00ebs s\u00eb vet, i shkolluar n\u00eb Beograd dhe m\u00eb pas i specializuar dhe doktoruar n\u00eb Gjermani, ai ishte popullor n\u00eb mas\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>As e kishte menduar kurr\u00eb karrier\u00ebn politike edhe pse iu ishte bashkuar nism\u00ebtar\u00ebve t\u00eb themelimit t\u00eb LDK-s\u00eb dhe ishte nd\u00ebr figurat kryesore t\u00eb saj, pas Rugov\u00ebs m\u00eb karizmatiku.<\/p>\n<p>Bukoshi, momentin e bised\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn e tij at\u00eb paradite tetori, e p\u00ebrshkruan si t\u00eb sikletshme p\u00ebr Ibrahim Rugov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAi nuk p\u00ebrdorte shkrep\u00ebse, cigaren pasardh\u00ebse e ndizte me at\u00eb q\u00eb ishte duke p\u00ebrfunduar. Iu desh t\u00eb mbaronte cigaren q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb e t\u00eb niste tjetr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb m\u2019u ankuar se askush nuk po pranonte t\u00eb b\u00ebhej Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb gjith\u00eb frikohen nga ky post dhe e refuzojn\u00eb\u2026<\/p>\n<p>M\u00eb pyeti mua n\u00ebse e pranoja.<\/p>\n<p>M\u2019u duk di\u00e7ka e \u00e7uditshme, si \u00e7do e panjohur e atyre koh\u00ebve\u201d. 000000<\/p>\n<p>Dhe Bukoshi e pranoi pa debat, pa ngurrim, pa frik\u00eb dhe pa ndonj\u00eb emocion t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb mbartte ai post q\u00eb n\u00eb fakt ishte m\u00eb shum\u00eb mision, sesa detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk i shtrova asnj\u00eb pyetje. Thjesht e pranova.\u201d<\/p>\n<p>Ibrahim Rugova u ndie i \u00e7liruar.<\/p>\n<p>Ndezi me ngut cigaren tjet\u00ebr dhe m\u00eb tha se duhet t\u00eb dal nga Kosova.<\/p>\n<p>\u2013 Diku jasht\u00eb\u2026 E bisedojm\u00eb. Dy qeveri n\u00eb nj\u00eb territor nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, pasi shp\u00ebrthen konflikti. \u2013 tha ai\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkrimi i Bukoshit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka dhe nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb leht\u00eb humori, kur p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb kujdesin e Rugov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos pasur konflikt.<\/p>\n<p>\u201cAi\u2026, ai ishte fanatik kund\u00ebr konfliktit\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1102163\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539149x640-0-1686581177xrugov-395-567.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"609\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539149x640-0-1686581177xrugov-395-567.jpg 640w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539149x640-0-1686581177xrugov-395-567-300x285.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen e bised\u00ebs me Rugov\u00ebn, Bujar Bukoshi b\u00ebri gati \u00e7ant\u00ebn e udh\u00ebtimit me sende t\u00eb domosdoshme; pizhamet, fur\u00e7\u00eb dh\u00ebmb\u00ebsh dhe nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Fan Nolit, \u201cBethoveni dhe revolucioni fr\u00ebng\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmjen e 13 tetorit nuk fjeti n\u00eb sht\u00ebpi, sepse policia e kishte rrethuar n\u00eb distanc\u00eb. Pati prer\u00eb biletat s\u00eb bashku me gruan dhe vajzat n\u00eb linj\u00ebn Shkup-Zyrih e pastaj Zyrih-Bon, p\u00ebr dat\u00ebn 14 tetor.<\/p>\n<p>Sllovenia ishte zgjedhur si vend i sigurt\u00eb. N\u00eb qershor kishte shpallur pavar\u00ebsin\u00eb dhe nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb u b\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsja kryesore e k\u00ebrkesave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet forumit q\u00eb opozita sllovene organizoi n\u00eb Cankarjev Dom, qendra kulturore e Lubjan\u00ebs.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt q\u00eb kishin shpallur Deklarat\u00ebn Kushtetuese dhe Kosov\u00ebn si Republik\u00eb t\u00eb Pavarur n\u00eb Kuvendin e Ka\u00e7anikut, n\u00eb shtator 1991, ishin shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga policia. Ata u b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim me ekipin e ri t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, me shpres\u00eb se do riktheheshin si triumfator\u00eb. Por kjo nuk do t\u00eb ndodhte aq shpejt dhe jo aq leht\u00eb sa e mendonin.<\/p>\n<p>Qeveria e tyre ishte atipike. Ajo do t\u00eb funksiononte larg shtetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte, nuk do t\u00eb kishte buxhet t\u00eb siguruar nga veprimtaria ekonomike, por nga solidariteti. Mbi t\u00eb gjitha, kusht\u00ebzohej nga nj\u00eb mision dhe jo nga nj\u00eb mandat normal. Ajo ishte qeveri e p\u00ebrkohshme dhe si\u00e7 ndodh r\u00ebndom, gj\u00ebrat e p\u00ebrkohshme zgjasin pafund\u00ebsisht.<\/p>\n<h2>Kush ishte Bujar Bukoshi?<\/h2>\n<p>Bujar Bukoshi u shkollua p\u00ebr mjek\u00ebsi dhe sh\u00ebrbeu n\u00eb vitet 70 n\u00eb disa zona t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Drenic\u00eb, dhe n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1980, ai kishte mundur t\u00eb siguronte nj\u00eb specializim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb Gjermani. Pas m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00eb Institutin \u201cG\u00ebte\u201d, n\u00eb Koblenc, nisi specializimin e thelluar po aty.<\/p>\n<p>Bursa DAAD ishte 1200 marka n\u00eb muaj, e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb dhe gruan e tij Zan\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb p\u00ebrvoje t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb spitalin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb vitin 1984, niset p\u00ebr n\u00eb Berlin t\u00eb mbroj\u00eb doktorat\u00ebn p\u00ebr urologji dhe onkologji. P\u00ebr rreth gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb muaj q\u00ebndroi n\u00eb Berlin, pran\u00eb Prof. Bauer, me t\u00eb cilin u lidh shum\u00eb fort edhe n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb pati nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb parezistueshme p\u00ebr pun\u00eb, si asistent i tij n\u00eb Munih.por ai u kthye nu\u00eb Kosov\u00eb dhe pas vitit 1985, filloi t\u00eb ishte m\u00eb aktiv n\u00eb jet\u00ebn publike. Por ajo q\u00eb po ngjizej aty ishte nj\u00eb rezistenc\u00eb e re, jo e bazuar mbi nacional-komunizmin, por mbi modelet e sjella nga Per\u00ebndimi. Ishte ky trend i ri i politik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt e shp\u00ebtoi at\u00eb.<\/p>\n<p>Bujar Bukoshi u b\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj historie t\u00eb re politike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai u b\u00eb i njohur fillimisht si organizator i n\u00ebnshkrimit t\u00eb Apelit t\u00eb dyqind e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb intelektual\u00ebve, nj\u00eb jav\u00eb para heqjes s\u00eb autonomis\u00eb, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1989. M\u00eb pas, n\u00eb vitin 1990, s\u00eb bashku me mjekun e famsh\u00ebm holandez, Barend Cohen ai dokumentoi dhe b\u00ebri popullor n\u00eb Per\u00ebndim helmimet e nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb Kosov\u00eb. I shkolluar n\u00eb Gjermani dhe me lidhje n\u00eb bot\u00ebn gjermane kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet veprimtares s\u00eb Lirive dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, ish-publicistes Christine von Kohl dhe Barend Cohen, u b\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr shtypin per\u00ebndimor n\u00eb fillimet e proceseve demokratike mes shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr themeluesit e LDK, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1989, shum\u00eb aktiv n\u00eb konsolidimin e strukturave pas Kuvendit t\u00eb par\u00eb edhe sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i saj.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 tetor 1989, Ibrahim Rugova i ofroi atij postin e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb qeveri q\u00eb kishte p\u00ebr mb\u00ebshtetje politike K\u00ebshillin Kordinativ t\u00eb Partive Politike Shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, pas referendumit p\u00ebr pavar\u00ebsi, t\u00eb shtatorit 1991. Pas k\u00ebsaj, u zhvendos n\u00eb Per\u00ebndim, fillimisht n\u00eb Lubjan\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjermani, n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr Ulmit, nga ku drejtonte qeverin\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n<p>Qeveria fillimisht shpresonte te legjitimiteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe filloi ta mendoj\u00eb veten si qeveri e kompletuar me gjith\u00eb ministrit\u00eb. N\u00eb tetor dhe n\u00ebntor 1991, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs, erdh\u00ebn n\u00eb Shkoll\u00eb t\u00eb Bashkuar dy grupe vullnetar\u00ebsh me nga tridhjet\u00eb vet\u00eb p\u00ebr trajnim, drejtuar nga Sali \u00c7ekaj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1102160\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539725xdemac-903.jpg\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"450\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539725xdemac-903.jpg 640w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/640-0-1749539725xdemac-903-300x211.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p>Por me sa duket, informacioni rrodhi shpejt dhe qeveria shqiptare u detyrua t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb praktik\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb fund trajnimit t\u00eb tyre. M\u00eb pas hapi nj\u00eb kamp grumbullimi p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e larguar nga sh\u00ebrbimi ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb i \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr Labinotit, por dhe ajo qend\u00ebr degradoi n\u00eb mjerim, munges\u00eb disipline dhe munges\u00eb fondesh, derisa u mbyll.<\/p>\n<p>Edhe pse quhej Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, praktikisht Bujar Bukoshi ka funksionuar m\u00eb shum\u00eb si Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i saj, pasi gjith\u00eb veprimtaria e tij ishte n\u00eb aspektin e kontakteve diplomatike me Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>Bujar Bukoshi i hapi boll telashe vetes me nj\u00eb intervist\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1995, ku deklaroi se n\u00eb Per\u00ebndim ka 300.000 shqiptar\u00eb gati t\u00eb luftojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke alarmuar diplomacin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb e qet\u00ebsonte Ibrahim Rugova t\u00eb krijonte besim t\u00eb plot\u00eb se nuk kishte mendje p\u00ebr luft\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb Konferenc\u00ebn e Dayton, ata vazhduan t\u00eb kishin nj\u00eb kohezion politik rreth q\u00ebndrimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pas Dayton, Bukoshi dhe Rugova jan\u00eb dy z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm. Bukoshi k\u00ebrkon mobilizim p\u00ebr luft\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb krah t\u00eb \u00e7do z\u00ebri p\u00ebr radikaliz\u00ebm, p\u00ebrkrah daljet e para publike t\u00eb U\u00c7K, p\u00ebrkrah madje dhe forca t\u00eb reja politike n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb jan\u00eb pro U\u00c7K, duke dashur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pol i fort\u00eb presioni mbi politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ngjarjet e vrullshme n\u00eb terren, ofensiva serbe dhe krijimi i U\u00c7K, nuk lan\u00eb m\u00eb vend p\u00ebr debate t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Bujar Bukoshi, i vet\u00ebm, b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb unifikohej me U\u00c7K dhe t\u00eb shkrihej me ta, duke t\u00ebrhequr n\u00eb shenj\u00eb kompromisi em\u00ebrtimin zyrtar t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb krahut qeveritar FARK, dhe duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet vet\u00ebm emrit t\u00eb U\u00c7K. Ai financoi disa prej nj\u00ebsive t\u00eb U\u00c7K n\u00eb terren, t\u00eb Llap-Dukagjin-Suharek\u00eb, brigad\u00ebn \u201cAgim Ramandani\u201d n\u00eb Koshar\u00eb, si dhe ndihmoi direkt drejtues t\u00eb U\u00c7K, duke u dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb fond t\u00eb konsideruesh\u00ebm. Por ngjarjet e shtatorit 1998, vrasja e ish-ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe atentatet ndaj disa ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb LDK, si Sabri Hamiti e m\u00eb pas vrasja e Enver Malokut, krijuan nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndarjeje. Njeriu q\u00eb kishte qen\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsi m\u00eb i madh i U\u00c7K, n\u00eb krahun zyrtar, u b\u00eb tani armiku m\u00eb i madh i tyre dhe rrezikuan ta vrasin gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb Tropoj\u00eb, n\u00eb mes t\u00eb bombardimeve, sikur Kryeministri Pandeli Majko t\u00eb mos kishte \u00e7uar aty helikopterin p\u00ebr ta marr\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur prit\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb \u00e7lirimit ai hyri i vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, pa roje dhe ushtar\u00eb dhe iu p\u00ebrkushtua investimit n\u00eb rreth kat\u00ebrqind shkolla nga fondi i mbetur p\u00ebr arsimin n\u00eb fondacionin n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vazhdoi jet\u00ebn e tij politike jo shum\u00eb aktive, duke bashk\u00ebpunuar me Ibrahim Rugov\u00ebn sa ishte gjall\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb partie t\u00eb re q\u00eb krijoi, por q\u00eb nuk pati suksesin q\u00eb priste. M\u00eb shum\u00eb sukses pati rikthimi i tij si deputet i LDK, n\u00eb vitin 2007, dhe m\u00eb pas stabilizimi dhe pajtimi i tij me rival\u00ebt politik\u00eb, kryesisht Hashim Tha\u00e7in, me t\u00eb cilin krijoi raporte pozitive.<\/p>\n<p>P\u00ebr dhjet\u00eb vjet ai ishte portreti i Kosov\u00ebs n\u00eb Per\u00ebndim, duke trokitur n\u00eb dyer q\u00eb nuk hapeshin dhe duke u ballafaquar me histori t\u00eb pabesueshme mbijetese, mobilizimi dhe vlerash njer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb ia doli t\u00eb pranohej nga Per\u00ebndimi si paq\u00ebsor dhe bindi Per\u00ebndimin t\u00eb luftonte p\u00ebr lirin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetesa Bukoshi \u2013 Rugov\u00ebn ka qen\u00eb nj\u00eb histori plot ngjyra, shpeshher\u00eb gri e t\u00eb err\u00ebta, por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e saj nj\u00eb kombinim q\u00eb arriti t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb besimin e shqiptar\u00ebve se do t\u2019ia dilnin.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb her\u00eb e pash\u00eb q\u00eb e kisha shkelur me deklaratat e mia, vazhdimisht t\u00eb ashpra q\u00eb kontestonin pasivitetin. I thash\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Ibrahim, a mos po e teproj me k\u00ebto deklaratat, mos po prish m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb?<\/p>\n<p>\u2013 Ani, mir\u00eb e ke! Ti nxeht\u00eb, un\u00eb ftoht\u00eb, del di\u00e7ka e vak\u00ebt. \u2013 m\u2019u p\u00ebrgjigj jo aq pa humor\u201d.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu t\u00eb dy bashk\u00eb, si murgj\u00ebr t\u00eb nj\u00eb rruge q\u00eb nuk ia dinin fundin, ata ia dol\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb Republik\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb shtet me letra q\u00eb nuk i njohu Per\u00ebndimi, por i njoh\u00ebn shqiptar\u00ebt dhe e besuan m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do qeveri tjet\u00ebr e m\u00ebpasme n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb. Ishte e vetmja Republik\u00eb pa ushtri, pa territor dhe pa njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>E mbante n\u00eb k\u00ebmb\u00eb besimi te liria!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar Bukoshi \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta sot n\u00eb m\u00ebngjes, pas nj\u00eb s\u00ebmundjeje me t\u00eb cil\u00ebn luftoi shum\u00eb gjat\u00eb. Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e vizitova n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Prishtin\u00eb dhe shpresoj t\u00eb m\u00eb ket\u00eb njohur. Sot n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb or\u00ebn 5, ai \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta. Miq\u00ebsia ime me t\u00eb ka nisur n\u00eb vitet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":14213,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1102156","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1102156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1102156"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1102156\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1102156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1102156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1102156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}