{"id":1102472,"date":"2025-06-11T10:06:07","date_gmt":"2025-06-11T08:06:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1102472"},"modified":"2025-06-11T11:56:16","modified_gmt":"2025-06-11T09:56:16","slug":"bashkeshortja-e-ish-policit-qe-e-arrestoi-serbia-thirrje-presidentes-dhe-qeverise-mos-heshtni-arbnori-ka-nevoje-per-perkrahje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bashkeshortja-e-ish-policit-qe-e-arrestoi-serbia-thirrje-presidentes-dhe-qeverise-mos-heshtni-arbnori-ka-nevoje-per-perkrahje\/","title":{"rendered":"Bashk\u00ebshortja e ish-policit q\u00eb e arrestoi Serbia thirrje Presidentes dhe Qeveris\u00eb: Mos heshtni, Arbnori ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bashk\u00ebshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka k\u00ebrkuar presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs Vjosa Osmani dhe institucioneve t\u00eb vendit q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb p\u00ebr arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia p\u00ebr \u201cvrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ajo p\u00ebr Televizionin Dukagjini ka th\u00ebn\u00eb se Arbnori m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb tani ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje, e q\u00eb deri m\u00eb tani t\u00eb gjitha institucionet kan\u00eb heshtur.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj publikisht q\u00eb t\u00eb merrni nj\u00eb q\u00ebndrim, t\u00eb flisni dhe t\u00eb nd\u00ebrmerrni hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar rastin e bashk\u00ebshortit tim dhe t\u00eb tjer\u00ebve si ai. Arbnori ka kontribuar p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr vite me radh\u00eb. Dhe sot, kur ai ka m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje. Asnj\u00eb institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjet\u00ebr. Dhe kjo heshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhimbje tjet\u00ebr p\u00ebr familjen time. Nuk po flas k\u00ebtu vet\u00ebm si bashk\u00ebshorte. Po flas si qytetare. Sepse nes\u00ebr kjo mund t\u2019i ndodh\u00eb dikujt tjet\u00ebr. K\u00ebrkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Arbnori duhet t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi. Ai nuk \u00ebsht\u00eb fajtor \u2013 ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero i heshtur i k\u00ebtij vendi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo mes tjerash.<\/p>\n<p><strong>Thirrja e plot\u00eb e bashk\u00ebshortes s\u00eb ish-policit t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Speciale, Arjeta Spahiu:<\/strong><\/p>\n<p>E nderuara Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, znj. Vjosa Osmani, Me dhimbje t\u00eb thell\u00eb dhe me ndjenj\u00ebn e nj\u00eb padrejt\u00ebsie t\u00eb madhe po ju drejtohem publikisht, si bashk\u00ebshortja e nj\u00eb ish-pjes\u00ebtari t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 nj\u00eb njeriu q\u00eb i ka sh\u00ebrbyer shtetit me nder, p\u00ebrkushtim dhe sakrific\u00eb t\u00eb madhe. \u00cbsht\u00eb e pafalshme dhe e pakuptueshme p\u00ebr mua \u2013 dhe p\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij shteti \u2013 q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk keni dal\u00eb t\u00eb flisni publikisht p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr kontributin e tij, p\u00ebr vuajtjet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb ai po i p\u00ebrjeton sot. Ai ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, dhe n\u00eb vend t\u00eb mir\u00ebnjohjes, ai po p\u00ebrballet me heshtje institucionale. Zonja Presidente, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe shtet\u00ebrore q\u00eb institucionet e vendit t\u00eb reagojn\u00eb, t\u00eb mbrojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb shtet kur ishte m\u00eb s\u00eb v\u00ebshtiri.<\/p>\n<p>Sot, kur bashk\u00ebshorti im ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje morale dhe institucionale, ai \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb. Kjo heshtje po e l\u00ebndon familjen time, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besuan se sakrifica p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb vler\u00ebsohej. Ju lutem, mos lejoni q\u00eb heshtja t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjigjja e vetme p\u00ebr ata q\u00eb dhan\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet. K\u00ebrkoj publikisht q\u00eb t\u00eb merrni nj\u00eb q\u00ebndrim, t\u00eb flisni dhe t\u00eb nd\u00ebrmerrni hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar rastin e bashk\u00ebshortit tim dhe t\u00eb tjer\u00ebve si ai. E nderuara Presidente e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, znj. Vjosa Osmani, Me dhimbje t\u00eb thell\u00eb dhe me ndjenj\u00ebn e nj\u00eb padrejt\u00ebsie t\u00eb madhe po ju drejtohem publikisht, si bashk\u00ebshortja e nj\u00eb ish-pjes\u00ebtari t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 nj\u00eb njeriu q\u00eb i ka sh\u00ebrbyer shtetit me nder, p\u00ebrkushtim dhe sakrific\u00eb t\u00eb madhe. \u00cbsht\u00eb e pafalshme dhe e pakuptueshme p\u00ebr mua \u2013 dhe p\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij shteti \u2013 q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk keni dal\u00eb t\u00eb flisni publikisht p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr kontributin e tij, p\u00ebr vuajtjet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb ai po i p\u00ebrjeton sot.<\/p>\n<p>Ai ka dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, dhe n\u00eb vend t\u00eb mir\u00ebnjohjes, ai po p\u00ebrballet me heshtje institucionale. Zonja Presidente, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe shtet\u00ebrore q\u00eb institucionet e vendit t\u00eb reagojn\u00eb, t\u00eb mbrojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkujdesen p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb shtet kur ishte m\u00eb s\u00eb v\u00ebshtiri. Sot, kur bashk\u00ebshorti im ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje morale dhe institucionale, ai \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb. Kjo heshtje po e l\u00ebndon familjen time, f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb besuan se sakrifica p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb vler\u00ebsohej. Ju lutem, mos lejoni q\u00eb heshtja t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjigjja e vetme p\u00ebr ata q\u00eb dhan\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj publikisht q\u00eb t\u00eb merrni nj\u00eb q\u00ebndrim, t\u00eb flisni dhe t\u00eb nd\u00ebrmerrni hapa konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar rastin e bashk\u00ebshortit tim dhe t\u00eb tjer\u00ebve si ai. Arbnori ka kontribuar p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr vite me radh\u00eb. Dhe sot, kur ai ka m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje, \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje. Asnj\u00eb institucion nuk ka reaguar. As Presidentja e vendit, as Kuvendi, as askush tjet\u00ebr. Dhe kjo heshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhimbje tjet\u00ebr p\u00ebr familjen time. Nuk po flas k\u00ebtu vet\u00ebm si bashk\u00ebshorte.<\/p>\n<p>Po flas si qytetare. Sepse nes\u00ebr kjo mund t\u2019i ndodh\u00eb dikujt tjet\u00ebr. K\u00ebrkoj nga Presidentja Vjosa Osmani, nga Qeveria dhe nga t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb. Arbnori duhet t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi. Ai nuk \u00ebsht\u00eb fajtor \u2013 ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero i heshtur i k\u00ebtij vendi. Apeloj edhe te mediat, te shoq\u00ebria civile, dhe te t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit me nd\u00ebrgjegje: mos heshtni. Sepse heshtja \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka k\u00ebrkuar presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs Vjosa Osmani dhe institucioneve t\u00eb vendit q\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb p\u00ebr arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia p\u00ebr \u201cvrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d n\u00eb Banjsk\u00eb. Ajo p\u00ebr Televizionin Dukagjini ka th\u00ebn\u00eb se Arbnori m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb tani ka nevoj\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1102476,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1102472","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1102472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1102472"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1102472\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1102476"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1102472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1102472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1102472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}