{"id":1104953,"date":"2025-06-17T15:25:23","date_gmt":"2025-06-17T13:25:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1104953"},"modified":"2025-06-17T15:25:49","modified_gmt":"2025-06-17T13:25:49","slug":"rel-aleksandar-vulin-me-pune-te-re-ne-nje-organizate-te-udhehequr-nga-kreu-i-inteligjences-ruse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/rel-aleksandar-vulin-me-pune-te-re-ne-nje-organizate-te-udhehequr-nga-kreu-i-inteligjences-ruse\/","title":{"rendered":"REL: Aleksandar Vulin me pun\u00eb t\u00eb re n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga kreu i inteligjenc\u00ebs ruse"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shoq\u00ebria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusis\u00eb dhe disa media shtet\u00ebrore n\u00eb at\u00eb vend, njoftoi se do t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Serbi dhe se n\u00eb krye t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb Aleksandar Vulin, ish-shef i sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb Serbis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Organizata ruse udh\u00ebhiqet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse.<\/p>\n<p>Vulin dhe Naryshkin jan\u00eb takuar disa her\u00eb pasi Rusia ka nisur pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Ky veprim \u00ebsht\u00eb pasuar me vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian kund\u00ebr zyrtar\u00ebve t\u00eb Kremlinit, por Serbia \u2013 edhe pse kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE \u2013 nuk u \u00ebsht\u00eb bashkuar atyre sanksioneve.<\/p>\n<p>Ajo i ka vazhduar marr\u00ebdh\u00ebniet me Mosk\u00ebn \u2013 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb shpesh ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe vet\u00eb Vulini.<\/p>\n<p><strong>Dy p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse, t\u00eb mbajtur m\u00eb 10 qershor \u2013 nj\u00eb video e s\u00eb cil\u00ebs u publikua n\u00eb faqen e internetit t\u00eb shoqat\u00ebs \u2013 u votua p\u00ebr hapjen e deg\u00ebve n\u00eb shtat\u00eb rajone t\u00eb Federat\u00ebs Ruse, si dhe t\u00eb nj\u00eb zyre p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 13 dhjetor t\u00eb vitit 2024, n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb u publikua informacioni se n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb hapur nj\u00eb zyr\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi dhe se ajo drejtohej nga Nebojsha Kuzmanoviq, drejtor i Arkivit t\u00eb Vojvodin\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror me seli n\u00eb Novi Sad.<\/p>\n<p>Emri i Vulinit, at\u00ebkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/aleksandar-vulinl-lidhjet-e-serbise-me-rusine\/33445852.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb<\/a>, Kuzmanoviq thot\u00eb se ai kryeson Shoq\u00ebrin\u00eb Historike Serbe-Ruse, e cila \u00ebsht\u00eb gjithashtu deg\u00eb e Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj zyre p\u00ebrfaq\u00ebsuese jan\u00eb historian\u00eb dhe arkivist\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>Vulin, si\u00e7 shpjegon Kuzmanoviq, do t\u00eb drejtoj\u00eb deg\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse n\u00eb Serbi, dhe t\u00eb dyja shoqatat do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me shoqat\u00ebn e kryesuar nga z. Aleksandar Vulin. Ne kemi punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autonome q\u00eb nga dhjetori i vitit 2024. Meqen\u00ebse jemi vet\u00ebm shkenc\u00ebtar\u00eb, besoj se me hyrjen e politikan\u00ebve, do t\u00eb hapen mund\u00ebsi p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar pun\u00ebn\u201d, thot\u00eb Kuzmanoviq.<\/p>\n<p>Mediumi i ka d\u00ebrguar pyetje Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse n\u00eb lidhje me hapjen e zyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb Serbi dhe em\u00ebrimin e Vulinit n\u00eb krye t\u00eb saj, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, pyetjeve t\u00eb mediumit nuk iu p\u00ebrgjigj as Vulin.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Shoq\u00ebria Historike Ruse dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebn ajo?<\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria Historike Ruse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb themeluar nga institucione shtet\u00ebrore ruse si Akademia e Shkencave e Rusis\u00eb, dhe media shtet\u00ebrore si RIA Novosti dhe Interfax.<\/p>\n<p>Ky institucion drejtohet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse.<\/p>\n<p>Naryshkin ka qen\u00eb n\u00eb \u201clist\u00ebn e zez\u00eb\u201d t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb nga viti 2014 \u2013 si zyrtar i Qeveris\u00eb ruse \u2013 p\u00ebr \u201cp\u00ebrfshirje n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr aktivitetet e Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse, si\u00e7 ka deklaruar Naryshkin n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cKomsomolskaya Pravda\u201d n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023, \u00ebsht\u00eb restaurimi i nj\u00eb muzeu n\u00eb territorin e \u201cNovorossiya\u201d-s, q\u00eb \u00ebsht\u00eb term i p\u00ebrdorur nga Kremlini p\u00ebr territorin e Ukrain\u00ebs t\u00eb pushtuar nga Rusia.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022, mbi 12.600 civil\u00eb jan\u00eb vrar\u00eb dhe afro 30.000 jan\u00eb plagosur, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb publikuara n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb mbi trevje\u00e7are, rreth 5.6 milion\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb larguar nga Ukraina, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb paraqiten edhe d\u00ebshmi materiale p\u00ebr natyr\u00ebn kriminale t\u00eb regjimit t\u00eb Kievit, i cili g\u00ebzon mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga nj\u00eb varg regjimesh totalitare-liberale t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Naryshkin n\u00eb at\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\n<p>Jellica Kurjak, ish-ambasadore e Serbis\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb, thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se me \u00e7far\u00eb do t\u00eb merret Shoqata Historike Ruse n\u00eb Serbi, por si tregues mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb Naryshkin, drejtor i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Federat\u00ebs Ruse.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se, p\u00ebrmes themelimit t\u00eb k\u00ebsaj shoqate, Rusia d\u00ebshiron t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb mesazh se sh\u00ebrbimet e saj do t\u00eb ndjekin nga af\u00ebr se sa \u00ebsht\u00eb e gatshme Serbia t\u00eb l\u00ebviz\u00eb drejt Evrop\u00ebs\u201d, thot\u00eb Kurjak.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse puna e Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse do t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn ndikim politik, Kuzmanoviq thot\u00eb se kjo nuk vjen n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb merremi vet\u00ebm me shkenc\u00eb dhe arkiv, jo me politik\u00eb. Arsye e bashk\u00ebpunimit ton\u00eb jan\u00eb interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb historian\u00ebve dhe arkivist\u00ebve t\u00eb vendeve tona p\u00ebr t\u2019i zhvilluar lidhjet. Roli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb dokumente arkivore, mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohen t\u00eb v\u00ebrtetat historike\u201d, thot\u00eb Kuzmanoviq.<\/p>\n<p>Ai shton se ideja \u00ebsht\u00eb t\u00eb botohen vepra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga historian\u00eb rus\u00eb n\u00eb serbisht, si dhe t\u00eb p\u00ebrkthehen libra nga historian\u00eb serb\u00eb n\u00eb rusisht.<\/p>\n<p><strong>Si e \u201cparalajm\u00ebroi\u201d Naryshkin Serbin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i Siguris\u00eb, i kryesuar nga Naryshkin, l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb majit, duke e akuzuar Serbin\u00eb se vazhdon ta furnizoj\u00eb me municion Ukrain\u00ebn, \u201cpavar\u00ebsisht neutralitetit t\u00eb deklaruar zyrtarisht\u201d n\u00eb luft\u00ebn ruso-ukrainase.<\/p>\n<p>\u201cKy ishte nj\u00eb paralajm\u00ebrim\u201d, vler\u00ebson Kurjak.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ajo interpreton edhe njoftimin p\u00ebr themelimin e Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cSerbia \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presion t\u00eb fort\u00eb nga Per\u00ebndimi, kryesisht n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. Mendoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, krijimi i asaj shoq\u00ebrie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar mesazh Serbis\u00eb, se edhe Rusia ka interesat e saj k\u00ebtu dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Kremlini do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta zgjeroj\u00eb ndikimin e tij\u201d, beson Kurjak.<\/p>\n<p>Serbia, n\u00eb disa raste, e ka mb\u00ebshtetur sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb Samitin Ukrain\u00eb-Ballkani Per\u00ebndimor, t\u00eb mbajtur s\u00eb voni, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, tha se Serbia do t\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00eb n\u00eb rind\u00ebrtimin e Ukrain\u00ebs, pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Beogradi zyrtar refuzon t\u2019u bashkohet sanksioneve per\u00ebndimore kund\u00ebr Rusis\u00eb. Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e pakta evropiane q\u00eb i ka vazhduar lidhjet e ngushta me Rusin\u00eb, edhe pasi Kremlini ka nisur pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se tre vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Vullin, i cili ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Serbis\u00eb deri n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka udh\u00ebhequr Agjencin\u00eb e Siguris\u00eb dhe Inteligjenc\u00ebs \u2013 BIA, ka udh\u00ebtuar rregullisht n\u00eb Rusi dhe \u00ebsht\u00eb takuar me zyrtar\u00ebt atje.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar edhe me Naryshkinin.<\/p>\n<p>Takimi i fundit zyrtar \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Me at\u00eb rast, Vulin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb l\u00ebshuar nga zyra e tij, e ka informuar Naryshkinin se \u201c\u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nj\u00eb revolucion me ngjyra dhe destabilizim t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nga sh\u00ebrbimet per\u00ebndimore t\u00eb inteligjenc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Naryshkin, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka shprehur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebr takimin me Vulinin, t\u00eb cilin e ka quajtur \u201cmik t\u00eb provuar t\u00eb Rusis\u00eb\u201d, dhe ka th\u00ebn\u00eb se Rusia e mb\u00ebshtet stabilitetin n\u00eb Ballkan dhe se populli serb mund t\u00eb llogaris\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Vullin dhe Naryshkin jan\u00eb takuar n\u00eb Mosk\u00eb edhe n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>At\u00ebkoh\u00eb, Naryshkin ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah \u201cndikimin e Vullinit n\u00eb zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes sh\u00ebrbimeve serbe dhe ruse\u201d gjat\u00eb koh\u00ebs sa ka qen\u00eb minist\u00ebr i Mbrojtjes, i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe drejtor i BIA-s.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kurjak thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb e befasuar nga zgjedhja e Vulinit n\u00eb krye t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mik i provuar i establishmentit rus dhe njeriu i tyre i besuar\u201d, thot\u00eb Kurjak.<\/p>\n<p>Konfirmim i k\u00ebtij besimi jan\u00eb edhe dekoratat q\u00eb Vullinit i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 2024, ai ka marr\u00eb dekorat\u00eb nga presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin, dhe nga Sh\u00ebrbimi Federal i Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit e ka vendosur at\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve n\u00eb vitin 2023, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me Rusin\u00eb dhe korrupsionit t\u00eb dyshuar, derisa ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb BIA-s.<\/p>\n<p>Ai ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga ky post n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2023, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me presion nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Vulin \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Serbis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb majit t\u00eb vitit 2024 dhe \u00ebsht\u00eb larguar nga kjo pozit\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb Qeveris\u00eb aktuale serbe, n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Vulin nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb mediumit n\u00eb lidhje me aktivitetet q\u00eb do t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb Shoq\u00ebria Historike Ruse n\u00eb Serbi dhe pse Serbia \u00ebsht\u00eb zgjedhur si vendi nikoqir i deg\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Fotografia e diskutueshme n\u00eb ekspozit\u00ebn e Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 restaurimit t\u00eb muzeve n\u00eb zonat e kontrolluara nga Rusia n\u00eb Ukrain\u00ebn lindore, Shoq\u00ebria Historike Ruse boton shkrime dhe organizon konferenca historiografike.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2023, n\u00eb selin\u00eb e Shoq\u00ebris\u00eb Historike Ruse \u00ebsht\u00eb organizuar nj\u00eb ekspozit\u00eb fotografike me titull \u201cKrimet e Luft\u00ebs s\u00eb NATO-s n\u00eb ish-Jugosllavi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ekspozit\u00eb ka qen\u00eb edhe nj\u00eb fotografi e nj\u00eb bombe t\u00eb NATO-s, mbi t\u00eb cil\u00ebn ishte shkruar mesazhi \u201cG\u00ebzuar Pashk\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb prezantuar si pjes\u00eb e armatimit t\u00eb Aleanc\u00ebs gjat\u00eb bombardimeve t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mediumi ka zbuluar se fotografia e bomb\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb amerikane n\u00eb Vietnamin jugor midis viteve 1967 dhe 1970 \u2013 shum\u00eb vite para sulmeve t\u00eb NATO-s n\u00eb ish-Jugosllavi n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb REL-it, fotografia \u00ebsht\u00eb hequr nga ekspozita.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoq\u00ebria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusis\u00eb dhe disa media shtet\u00ebrore n\u00eb at\u00eb vend, njoftoi se do t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Serbi dhe se n\u00eb krye t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb Aleksandar Vulin, ish-shef i sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb Serbis\u00eb. Organizata ruse udh\u00ebhiqet nga Sergei Naryshkin, drejtor i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1104954,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1104953","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1104953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1104953"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1104953\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1104954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1104953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1104953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1104953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}