{"id":11056,"date":"2019-03-27T17:32:12","date_gmt":"2019-03-27T16:32:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=11056"},"modified":"2019-03-27T19:06:21","modified_gmt":"2019-03-27T18:06:21","slug":"i-riu-nga-celina-e-rahovecit-qe-humbi-16-anetare-te-familjes-pune-sezonale-ne-gjermani-per-tu-shkolluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/i-riu-nga-celina-e-rahovecit-qe-humbi-16-anetare-te-familjes-pune-sezonale-ne-gjermani-per-tu-shkolluar\/","title":{"rendered":"I riu nga Celina e Rahovecit q\u00eb humbi 16 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, me pun\u00eb sezonale n\u00eb Gjermani p\u00ebr t\u2019u shkolluar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputetja e PDK-s\u00eb, Ganimete Musliu ka sjellur nj\u00eb rr\u00ebfim nga Celina e Rahovecit, ku ajo thot\u00eb se ka takuar nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb familjes Zeqiri, q\u00eb ka humbur 16 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes ne luft\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Musliu shkrimin e publikuar n\u00eb Facebook e ka titulluar &#8220;historia q\u00eb do t\u00eb na b\u00ebnte t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb turp\u00ebrohemi\u201d, kjo pasi sipas saj i riu tregon v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e shkollimit n\u00eb vend dhe se si ka shkuar p\u00ebr pun\u00eb sezonale n\u00eb Gjermani, e madje \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb p\u00ebrvjetorin e masakr\u00ebs s\u00eb familjes, transmeton Reporteri.net.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin rr\u00ebqeth\u00ebs q\u00eb ia transmeton k\u00ebtij t\u00eb riu, deputetja Musliu, ai tregon edhe se si ka shp\u00ebtuar i vetmi nga masakra q\u00eb iu b\u00eb familjes s\u00eb tij n\u00eb Rahovec para 20 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb i deputetes Musliu, ku i riu nga Rahoveci rr\u00ebfen gjith\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrjetoi:<\/strong><\/p>\n<p>Historia q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb na b\u00ebnte t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb turp\u00ebrohemi!<\/p>\n<p>Duke l\u00ebvizur n\u00ebp\u00ebr vaezat e d\u00ebshmor\u00ebve dhe martir\u00ebve n\u00eb fshatin Celin\u00eb t\u00eb Rahovecit, ku shkova p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb homazhe p\u00ebr 20 vjetorin e masar\u00ebs gjenocidiale q\u00eb b\u00ebri shteti serb n\u00eb vitin 1999, pran\u00eb nj\u00eb varri t\u00eb nj\u00eb gruaje m\u00eb ra n\u00eb sy nj\u00eb djalosh.<\/p>\n<p>U ofrova dhe u p\u00ebrshendeta m\u00eb t\u00eb. M\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje edukata dhe modestia e tij sikurse edhe trishtimi q\u00eb pasqyronin syt\u00eb e tij. E pyeta si quhej dhe b\u00ebra disa pyetje tjera t\u00eb pa r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb guximin dhe p\u00ebr ta pyetur p\u00ebr gruan fytyra e s\u00eb cil\u00ebs na shikonte nga guri i vait. \u201cEshte nena ime\u201d, me tha dhe vazhdoi rrifimin e tij sikur kishte kohe qe po e priste k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr tu shprehur. Me ftoi ti l\u00ebvizim n\u00ebp\u00ebr vaeza.<\/p>\n<p>\u201cKy eshte v\u00ebllau im Altini, at\u00ebher\u00eb kishte vet\u00ebm 10 vjet. Edhe ky k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vllau im Bledari q\u00eb kishte vet\u00ebm 4 vjet, kurse k\u00ebtu af\u00ebr jan\u00eb gjyshi dhe gjyshja. Ky k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb axha q\u00eb e p\u00ebsoi m\u00eb s\u00eb keqi sepse, e sheh kjo k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb gruaja e axh\u00ebs dhe k\u00ebto vaet tjera t\u00eb kat\u00ebrtat jan\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij; tri vajza dhe nj\u00eb djal\u00eb. Askush nuk i shp\u00ebtoi nga familja. Me v\u00ebllez\u00ebrit e mi dhe f\u00ebmij\u00ebt e axhes kemi ngr\u00ebn\u00eb e ke kemi luajtur bashk\u00eb sepse jetonim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi.\u201d Ai n\u00eb qet\u00ebsi vazhdoi ti mi tregonte me radh\u00eb 16 vaet e familjes. Zeqiri q\u00eb u masa*ruan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend dhe te nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. Po ti, ku ishe at\u00eb dit\u00eb q\u00eb ndodhi vrasja e pyeta, duke menduar se ndoshta nuk ndodhej n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>\u201d Aty isha me ta. Mbetem t\u00eb fundit vet\u00ebm un\u00eb dhe axha, por n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar e ekzeutuan edhe axh\u00ebn tim. Ata, n\u00eb at\u00eb moment kan\u00eb mundur t\u00eb m\u00eb ekzeutonin edhe mua, por p\u00ebr \u00e7udi nuk e b\u00ebn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi me ty pastaj, e pyeta un\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mor\u00ebn me vete, mi lidhen duart me nj\u00eb zinxhir\u00eb dhe m\u00eb mbajt\u00ebn t\u00eb mbyllur n\u00eb sht\u00ebpi. Kur erdhi mbr\u00ebmja u befasova q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vishen pizhamat dhe u shtrin\u00eb t\u00eb flejn\u00eb sikur ajo dit\u00eb t\u00eb ishte nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomtat. Un\u00eb mbeta vet\u00ebm m\u00eb komandantin e tyre deri n\u00eb m\u00ebngjes. N\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb than\u00eb di\u00e7ka n\u00eb gjuh\u00ebn serbe dhe b\u00ebnin sikur donin t\u00eb m\u00eb vrisnin. Vdekjen e prisja n\u00eb \u00e7do minut\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment nj\u00ebri nga paramilitar\u00ebt serb, si duket i vinte gjynah dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb m\u00eb lironin.<\/p>\n<p>Mi zgjidh\u00ebn duart dhe me than: dil, ec!. Kur dola n\u00eb oborr, af\u00ebr koshit t\u00eb misrit, dhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe thjesht\u00eb i pyeta, a b\u00ebn\u00eb ti zgjidh\u00eb qent\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb lidhur dhe me vinte gjynah prej tyre q\u00eb nuk kishte kush ti ushqente. Nj\u00ebri nga polic\u00ebt ma ktheu n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe ma lejoi ti zgjidh\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjeva nj\u00ebfar\u00eb g\u00ebzimi q\u00eb i l\u00ebshova qent\u00eb dhe vazhdova rrug\u00ebn, derisa pak metra m\u00eb posht\u00eb m\u00eb ndali prap\u00eb policia serbe dhe nj\u00ebri nga ta tha, vriteni. N\u00eb at\u00eb moment i thash\u00eb, mosni bre se un\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn e kam kaluar me komandantin dhe polic\u00ebt serb dhe ata m\u00eb liruan, kurse ju po doni t\u00eb m\u00eb vritni. Nuk e di si, por m\u00eb liruan edhe ata dhe k\u00ebshtu vazhdova rrug\u00ebn i lodhur dhe i uritur. Gjat\u00eb rrug\u00ebs pata edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr kur ndodhesha para ekzekutimit, por shp\u00ebtova. Pastaj fatmir\u00ebsisht erdhi nj\u00eb kamion q\u00eb barte buk\u00eb dhe m\u00eb mori sepse ndoshta nuk do t\u00b4ja kisha dal\u00eb t\u00eb ecja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ato 7 km, p\u00ebr t\u00eb arritur deri t\u00eb nj\u00eb familjar i yni\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment, sikur d\u00ebshironte t\u00eb ma v\u00ebrtetonte at\u00eb q\u00eb m\u00eb tha, m\u00eb drejtoi drejt\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpize t\u00eb vog\u00ebl, mbi varreza: \u201cA po e sheh atje n\u00eb at\u00eb minimuzei ke t\u00eb ekspozuara fotografit\u00eb e familjes sime. N\u00ebse don mund ti vizitosh. Un\u00eb nuk kam mundur t\u00eb hyj brenda qe 14 vite, sepse nuk po mundem t\u00eb p\u00ebrball\u00ebm as sot e k\u00ebsaj dite me to\u201d, dhe e largoi shikimin sikur nuk donte q\u00eb t\u00b4ja shihnim syt\u00eb e p\u00ebrlotur. Ja vendosa dor\u00ebn n\u00eb krah\u00eb dhe i thash\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull dhe as sot mos eja brenda. Ti na prit jasht\u00eb deri sa un\u00eb ti vizitoj\u00eb fotografit\u00eb e ekspozuara. U nisa drejt\u00eb asaj sht\u00ebpize bashk\u00eb me disa qytetar\u00eb tjer\u00eb q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronin. \u00c7ka t\u00eb shihje n\u00eb ato mure? Fotografi me grumbuj njer\u00ebzish t\u00eb masakruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb familja ime. Ja k\u00ebta jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ti tregova m\u00eb her\u00ebt\u201d u d\u00ebgjua befas z\u00ebri i tij i cili pa e v\u00ebn\u00eb re na kishte ndjekur pas. U rr\u00ebnqetha nga z\u00ebri i tij dhe tani t\u00eb dy po q\u00ebndronim p\u00ebrball\u00eb fotografive. I shikuam m\u00eb radh\u00eb t\u00eb gjitha fotografit\u00eb dhe dol\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri te varrezat. Ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb t\u00eb merrte frym\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00b4ja shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen e pyeta se \u00e7far\u00eb b\u00ebnte tani.<\/p>\n<p>Ai nisi tregimin e tij k\u00ebshtu: \u201cKam p\u00ebrfunduar studimet bachelor, kam p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha provimet n\u00eb master, kam dor\u00ebzuar tem\u00ebn dhe tani po pres dat\u00ebn p\u00ebr ta mbrojtur\u201d. U g\u00ebzova kur d\u00ebgjova p\u00ebr suksesin e tij, por ky g\u00ebzim nuk zgjati sepse ai vazhdoi dhe tregimi i tij m\u00eb ngulfati shpirtin.<\/p>\n<p>\u201cKam vuajtur shum\u00eb derisa jam shkolluar. P\u00ebr t\u00eb gjitha m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kujdesem vet. Kam shkuar dy her\u00eb me pun\u00eb sezonale jasht\u00eb Kosove p\u00ebr ti financuar studimet. Nuk kam dashur asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj l\u00ebmosh\u00eb nga askush. Kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mund e sakrific\u00eb p\u00ebr t\u00b4u shkolluar, por \u00e7ka ti b\u00ebsh, pas diplomimit nuk gjeta nj\u00eb vend pune t\u00eb sigurt.<br \/>\nKam punuar nj\u00eb koh\u00eb me kontrat\u00eb mbi vep\u00ebr n\u00eb nj\u00ebrin prej institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, por nuk e kisha t\u00eb siguruar k\u00ebt\u00eb vend pune.\u201d<\/p>\n<p>Po tani \u00e7far\u00eb jeni duke b\u00ebr\u00eb? e pyeta.<\/p>\n<p>\u201cKam dal\u00eb q\u00eb nj\u00eb vit me nj\u00eb viz\u00eb pune n\u00eb Gjermani. Sot kam ardh enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, q\u00eb t\u00eb jem k\u00ebtu dhe ti p\u00ebrkujtoj familjar\u00ebt dhe bashk\u00ebfshatar\u00ebt e mi\u201d.<\/p>\n<p>Mbeta pa fjal\u00eb nga trishtimi dhe nga turpi.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi t\u00eb fliste me krenari q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr tmerrit q\u00eb kishte p\u00ebrjetuar, ja kishte dal\u00eb q\u00eb me forca t\u00eb veta t\u00eb shkollohej. \u201d Nuk kam dasht\u00eb ti p\u00ebrkulem askujt m\u00eb tha, dhe po t\u00eb tregoj q\u00eb studimet i kam mbaruar me sukses shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d nd\u00ebrsa un\u00eb po rrija e heshtur sepse nuk me besohej se si nuk paska pasur mund\u00ebsi t\u00eb gjendet nj\u00eb vend pune me kontrat\u00eb t\u00eb rregullt p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur profesionalisht e q\u00eb mbi supet e tij t\u00eb njoma mbante nj\u00eb histori n\u00eb vete!!!.<\/p>\n<p>Ishte pjekur para kohe, prandaj edhe e kuptoi at\u00eb q\u00eb ndjeja n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb fal q\u00eb t\u00eb ngarkova me historin\u00eb time dhe ndoshta t\u00eb mundova, por ti nuk ke asnj\u00eb faj, sepse ne p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb po takohemi dhe as q\u00eb njihemi.<br \/>\nMe k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb kisha ftuar p\u00ebr nj\u00eb kafe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time po q\u00eb se ke pak koh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pasi kisha planifikuar t\u00eb vizitoja edhe familjen e heroit Rifat Dina, e pyeta se ku e kishte sht\u00ebpin\u00eb dhe i thash\u00eb q\u00eb pas gjysm\u00eb ore do t\u00eb shkoja.<\/p>\n<p>Pas vizit\u00ebs n\u00eb familjen e heroit Rifat Dina u nisa p\u00ebr tek sht\u00ebpia e atij djaloshi i cili m\u00eb priti m\u00eb dashamir\u00ebsi dhe burr\u00ebri.<\/p>\n<p>Aty takova edhe mysafir\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kishin shkuar p\u00ebr nderime dhe p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb dhimbjen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur 20 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>U ndava e inkurajuar me fjal\u00ebt dhe q\u00ebndrimin e Valon Zeqirajt, i cili n\u00eb koh\u00ebn kur kishte ndodhur masakra mbi familjen e tij kishte vet\u00ebm 12 vite, nd\u00ebrsa sot, me kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs ai meriton epitetin e nj\u00eb burri stoik, i patrembur dhe intelektual, krenar dhe me shpirt\u00eb shum\u00eb fisnik.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebn e tij mund\u00eb t\u00eb shkruhen libra e t\u00eb b\u00ebhen filma t\u00eb t\u00ebr\u00eb, por un\u00eb po e p\u00ebrfundoj me kaq k\u00ebt\u00eb tregim, duke u ndjer\u00eb krenare p\u00ebr Valonin por e turp\u00ebruar p\u00ebr moskujdesin e shtetit me t\u00eb dhe me shum\u00eb Valona tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<br \/>\nKjo rini e cila ka vet\u00ebbesimin p\u00ebr ta sfiduar jet\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb pambarim tranzicionale jan\u00eb themeli m\u00eb i fort\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.<br \/>\nDuhet t\u00b4u ipet vendi i merituar. Ka ardhur koha p\u00ebr reforma t\u00eb thella dhe t\u00eb mir\u00ebqena sepse po humbim shum\u00eb.<br \/>\nE ardhmja nuk na fal n\u00ebse vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi konformist\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb indinjohemi dhe t\u00eb ngrihemi e t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb reforma n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-11061\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/ganjaaaaa.jpg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"960\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/ganjaaaaa.jpg 720w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/ganjaaaaa-225x300.jpg 225w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/ganjaaaaa-696x928.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/ganjaaaaa-315x420.jpg 315w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/ganjaaaaa-630x840.jpg 630w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PDK-s\u00eb, Ganimete Musliu ka sjellur nj\u00eb rr\u00ebfim nga Celina e Rahovecit, ku ajo thot\u00eb se ka takuar nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb familjes Zeqiri, q\u00eb ka humbur 16 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes ne luft\u00eb. Musliu shkrimin e publikuar n\u00eb Facebook e ka titulluar &#8220;historia q\u00eb do t\u00eb na b\u00ebnte t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb turp\u00ebrohemi\u201d, kjo pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":11063,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-11056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11056\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11063"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}