{"id":1106250,"date":"2025-06-21T12:41:37","date_gmt":"2025-06-21T10:41:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1106250"},"modified":"2025-06-21T12:41:37","modified_gmt":"2025-06-21T10:41:37","slug":"memli-krasniqi-ne-konventen-e-pdk-se-kauza-jone-eshte-kosova-te-mobilizohemi-per-fitore-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/memli-krasniqi-ne-konventen-e-pdk-se-kauza-jone-eshte-kosova-te-mobilizohemi-per-fitore-te-reja\/","title":{"rendered":"Memli Krasniqi n\u00eb Konvent\u00ebn e PDK-s\u00eb: Kauza jon\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova, t\u00eb mobilizohemi p\u00ebr fitore t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p><strong>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs po mban Konvent\u00ebn e P\u00ebrgjithshme, t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebn me radh\u00eb, ku do t\u00eb zgjidhet kryetari partis\u00eb dhe kryesia e re.<\/strong><\/p>\n<p>I vetmi kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb PDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryetari aktual Memli Krasniqi.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar delegat\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, Krasniqi tha se kjo konvent\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e bashkimit dhe fuqizimit, ashtu si\u00e7 i kaluan t\u00eb gjitha sfidat nga shkuarja e Tha\u00e7it dhe Veselit n\u00eb Hag\u00eb, dol\u00ebn fitues t\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb vitin 2021, dhe mor\u00ebn rreth 200 mij\u00eb vota n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit me Bedri Hamz\u00ebn kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKy mandat mbaroi, por puna jo. PDK \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje, dhe rritja k\u00ebrkon stabilitet. Po p\u00ebrgatitemi p\u00ebr fitore, dhe fitorja k\u00ebrkon unitet. Prandaj, k\u00ebrkoj mb\u00ebshtetjen tuaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar si Kryetar i juaji edhe n\u00eb sfidat q\u00eb i kemi p\u00ebrpara. Jo p\u00ebr pozit\u00ebn, por p\u00ebr misionin. Jo p\u00ebr veten, por p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb duhet ta ndjekim s\u00eb bashku. Sepse pun\u00ebt q\u00eb na presin: fitorja n\u00eb zgjedhjet lokale, udh\u00ebheqja e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme, rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike, forcimi i shtetit, kthimi i Kosov\u00ebs n\u00eb partner serioz nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nuk mund t\u00eb presin. Dhe ne duhet t\u00eb jemi ata q\u00eb i udh\u00ebheqin\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Krasniqi theksoi se p\u00ebr 4 vite, PDK u ngrit, u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb rrjetin e familjeve evropiane dhe bot\u00ebrore t\u00eb partive liberal-demokrate, organizoi Konvent\u00ebn 50\/50 p\u00ebr fuqizimin dhe p\u00ebrfshirjen e grave n\u00eb vendimmarrje, fuqizoi Rinin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, ku sot kryetarja e saj Arbnora \u00ebsht\u00eb deputete.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk flasim vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ne duam ta projektojm\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kemi qen\u00eb z\u00ebri i maturis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Kemi dialoguar kur ka pasur mund\u00ebsi, dhe kemi kund\u00ebrshtuar kur ka qen\u00eb e nevojshme. Por, asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb kompromis me parimet tona. Kemi rr\u00ebzuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh ligjesh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, q\u00eb cenonin interesin publik, t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, familjeve dhe t\u00eb vet\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Por, suksesin m\u00eb t\u00eb madh e arrit\u00ebm me 9 shkurt: Kthimin e pluralizmit n\u00eb Kosov\u00eb, e shp\u00ebtuam Republik\u00ebn nga monizmi dhe nga sundimi nj\u00ebpartiak\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Krasniqi tha se kur Kosova dhe PDK-ja ecin s\u00eb bashku, ka vet\u00ebm nj\u00eb drejtim, p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>\u201cKauza jon\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova. Kauza jon\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvillimi. Kauza jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e ardhmja. Dhe ne do ta nd\u00ebrtojm\u00eb at\u00eb &#8211; s\u00eb bashku\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Krasniqi tha se n\u00eb Zgjedhjet Lokale t\u00eb 12 tetorit, PDK nuk garon vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rifituar komunat q\u00eb i drejton aktualisht, por p\u00ebr t\u2019i fituar edhe disa t\u00eb tjera me radh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBedri Hamza, Agim Aliu, Shaqir Totaj, Fadil Nura, Ramiz Lladrovci, Ferit Idrizi, Besim Ilazi, Mehmeti Ballazhi, por edhe Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kampion\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb gjithandej Kosov\u00ebs: Nga Jugu n\u00eb Veri dhe nga Lindja n\u00eb Per\u00ebndim! Ata jan\u00eb kampion\u00eb t\u00eb zhvillimit, transparenc\u00ebs dhe rezultateve, t\u00eb konfirmuara e shp\u00ebrblyera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Tani, un\u00eb e kuptoj q\u00eb vjen nj\u00eb periudh\u00eb ku secili person politik, p\u00ebr nj\u00eb arsye ose tjet\u00ebr, ndjen se ka ardhur koha q\u00eb t\u2019u krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb re. Dhe, natyrisht, p\u00ebr ta, ne do t\u00eb kemi gjithmon\u00eb vet\u00ebm mir\u00ebnjohje dhe fal\u00ebnderim, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar me dinjitet identitetin e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Por, po ashtu, zotohemi bashk\u00eb k\u00ebtu se do t\u00eb punojm\u00eb pa ndalur t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur kandidat\u00ebt dhe kandidatet tona n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebsaj vjeshte, me bindjen se sh\u00ebrbimi i tyre p\u00ebr qytetar\u00ebt do t\u00eb jet\u00eb shembulli me t\u00eb cilin do t\u00eb mburremi bashk\u00eb\u201d, shtoi Krasniqi. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs po mban Konvent\u00ebn e P\u00ebrgjithshme, t\u00eb nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebn me radh\u00eb, ku do t\u00eb zgjidhet kryetari partis\u00eb dhe kryesia e re. I vetmi kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb PDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryetari aktual Memli Krasniqi. Duke iu drejtuar delegat\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, Krasniqi tha se kjo konvent\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e bashkimit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1106252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1106250","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1106250","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1106250"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1106250\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1106252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1106250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1106250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1106250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}