{"id":1107450,"date":"2025-06-24T20:15:21","date_gmt":"2025-06-24T18:15:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1107450"},"modified":"2025-06-24T20:20:15","modified_gmt":"2025-06-24T18:20:15","slug":"rel-pas-pezullimit-te-eksportit-te-armeve-nje-avion-mallrash-nga-izraeli-ateroi-dhe-u-largua-nga-beogradi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/rel-pas-pezullimit-te-eksportit-te-armeve-nje-avion-mallrash-nga-izraeli-ateroi-dhe-u-largua-nga-beogradi\/","title":{"rendered":"REL: Pas pezullimit t\u00eb eksportit t\u00eb arm\u00ebve, nj\u00eb avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb konflikteve t\u00eb armatosura n\u00eb Lindjen e Mesme, kur kompanit\u00eb ajrore nd\u00ebrkomb\u00ebtare po pezullojn\u00eb fluturimet drejt Izraelit, nj\u00eb avion mallrash ka ateruar n\u00eb Beograd nga Tel Avivi.<\/strong><\/p>\n<p>Avioni ka zbritur n\u00eb aeroportin \u201cNikola Tesla\u201d t\u00eb Beogradit m\u00eb 23 qershor, n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes.<\/p>\n<p>Ai e ka l\u00ebn\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 24 qershor, duke fluturuar drejt nj\u00eb aeroporti ushtarak izraelit pran\u00eb qytetit Beresheva, n\u00eb jug t\u00eb vendit, shkruan <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/serbia-izraeli-avioni-transportues-arme\/33453786.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>Nuk dihet se \u00e7far\u00eb ka transportuar.<\/p>\n<p>Avioni ka ateruar n\u00eb Beograd vet\u00ebm disa or\u00eb pasi presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, njoftoi se shteti kishte pezulluar eksportin e arm\u00ebve, duke p\u00ebrmendur posa\u00e7\u00ebrisht Izraelin.<\/p>\n<p>Avioni, q\u00eb fluturoi nga Tel Avivi n\u00eb Beograd, dhe m\u00eb pas p\u00ebrfundoi n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ajrore izraelite, \u00ebsht\u00eb i specializuar p\u00ebr transportim t\u00eb ngarkesave t\u00eb rrezikshme, p\u00ebrfshir\u00eb arm\u00ebt.<\/p>\n<p>Autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Serbi nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb sqarim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fluturim.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1107456 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/radi.png\" alt=\"\" width=\"706\" height=\"258\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/radi.png 706w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/radi-300x110.png 300w\" sizes=\"(max-width: 706px) 100vw, 706px\" \/><\/p>\n<p>Ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse \u2013 e Mbrojtjes, e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe ajo e Tregtis\u00eb \u2013 nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur REL.<\/p>\n<p>As kompania ajrore izraelite Challenge Airlines, pronare e avionit p\u00ebr mallra, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Presidenti Vu\u00e7iq ka refuzuar t\u2019iu p\u00ebrgjigjet gazetar\u00ebve p\u00ebr fluturimet e regjistruara m\u00eb 23 dhe 24 qershor.<\/p>\n<p>\u201cNuk m\u00eb shkon nd\u00ebrmend t\u00eb them se \u00e7far\u00eb ka fluturuar dhe \u00e7far\u00eb ka ateruar\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rasti i tet\u00eb brenda tet\u00eb muajve t\u00eb fundit q\u00eb i nj\u00ebjti avion transportues udh\u00ebton n\u00eb linj\u00ebn Izrael\u2013Serbi\u2013Izrael, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga faqja e specializuar p\u00ebr ndjekjen e trafikut ajror Flight Radar, t\u00eb analizuara nga REL.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1107458 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/maj.png\" alt=\"\" width=\"684\" height=\"617\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/maj.png 684w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/maj-300x271.png 300w\" sizes=\"(max-width: 684px) 100vw, 684px\" \/><\/p>\n<p>Destinacioni i k\u00ebtij avioni nga Beogradi ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb \u2013 ai ka ateruar n\u00eb baz\u00ebn ajrore ushtarake Nevatim, pran\u00eb Bereshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo baz\u00eb ajrore ka qen\u00eb disa her\u00eb objekt i sulmeve nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e Izraelit q\u00eb nga fillimi i konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta mbi sasin\u00eb dhe llojin e armatimit apo pajisjeve ushtarake q\u00eb Serbia ka eksportuar n\u00eb Izrael, apo n\u00eb vende t\u00eb tjera nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme publikisht.<\/p>\n<p>Lejet p\u00ebr eksportin e arm\u00ebve jepen nga Ministria p\u00ebr Tregti t\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo ministri prej vitesh nuk ka publikuar n\u00eb faqen e saj raportet vjetore mbi lejet e dh\u00ebna p\u00ebr eksport t\u00eb armatimit.<\/p>\n<p><strong>Aeroporti i Beogradit pa p\u00ebrgjigje p\u00ebr detajet e fluturimit<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetet e aeroportit t\u00eb Beogradit nuk kan\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb ka transportuar avioni n\u00eb fluturimin Tel Aviv\u2013Beograd\u2013Bereshev\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania Belgrade Airport, q\u00eb menaxhon aeroportin \u201cNikola Tesla\u201d, tha se sh\u00ebrbimet e saj ishin \u201ct\u00eb njoftuara me koh\u00eb\u201d p\u00ebr uljen dhe ngritjen e avionit, \u201csipas orarit t\u00eb parapar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tyre, detyra e kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u201csiguroj\u00eb shfryt\u00ebzimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb aeroportit p\u00ebr t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara, n\u00eb kushte t\u00eb barabarta\u201d, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloret vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr transportin e udh\u00ebtar\u00ebve dhe mallrave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk dhan\u00eb sqarime mbi q\u00ebllimin e k\u00ebtij fluturimi.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha informacionet shtes\u00eb mund t\u2019i k\u00ebrkoni nga kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb angazhuar linj\u00ebn ajrore p\u00ebr nevojat e tyre, si dhe nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb l\u00ebshojn\u00eb leje p\u00ebr kryerjen e fluturimeve t\u00eb rregullta ose t\u00eb linjave t\u00eb p\u00ebrkohshme\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nuk dihet se cila kompani e ka angazhuar operatorin privat izraelit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fluturim, nd\u00ebrsa ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p><strong>Nga rritja e eksporteve t\u00eb municionit drejt Izraelit, te deklarata se \u201ctani nuk eksportojm\u00eb asgj\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa dit\u00eb para se Izraeli t\u00eb sulmonte Iranin, m\u00eb 13 qershor, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, foli p\u00ebr \u201clidhje t\u00eb thelluara mbrojt\u00ebse\u201d nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb dhe Izraelit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Jerusalem Post, m\u00eb 6 qershor, Vu\u00e7iq theksoi se Serbia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunon me Izraelin n\u00eb fush\u00ebn e municionit ushtarak.<\/p>\n<p>Ai deklaroi, gjithashtu, se d\u00ebrgesat e armatimit jan\u00eb p\u00ebrshpejtuar q\u00eb nga tetori i vitit 2023 \u2013 periudh\u00eb kur Izraeli u sulmua nga Hamasi, organizat\u00eb palestineze q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojn\u00eb si terroriste.<\/p>\n<p>Pas sulmit t\u00eb Hamasit, Izraeli nisi nj\u00eb ofensiv\u00eb tok\u00ebsore n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs, e cila shkaktoi mij\u00ebra viktima palestineze, shkat\u00ebrrim t\u00eb qyteteve dhe nj\u00eb kriz\u00eb humanitare t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Kombet e Bashkuara e akuzuan Izraelin p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Edhe para se autoritetet n\u00eb Beograd t\u00eb pranonin publikisht p\u00ebrshpejtimin e d\u00ebrgesave ushtarake drejt Izraelit, ekipe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gazetar\u00ebve hulumtues kishin publikuar se eksportet e arm\u00ebve nga Serbia drejt Izraelit jan\u00eb rritur 30 her\u00eb q\u00eb nga tetori i vitit 2023.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, Vu\u00e7iq u p\u00ebrball me kritika nga nj\u00eb pjes\u00eb e opozit\u00ebs dhe publikut n\u00eb Serbi, me vler\u00ebsime se ai ishte rreshtuar hapur me Qeverin\u00eb izraelite dhe se arm\u00ebt serbe po p\u00ebrdoreshin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb civil\u00eb palestinez\u00eb.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb dit\u00eb pas sulmit izraelit mbi Iranin, gazetar\u00ebt e pyet\u00ebn s\u00ebrish presidentin Vu\u00e7iq n\u00ebse Serbia ka zgjedhur an\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt duke eksportuar arm\u00eb n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 qershor, Vu\u00e7iq u p\u00ebrgjigj: \u201cTani nuk eksportojm\u00eb asgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201c\u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb\u201d q\u00eb Serbia, pas sulmit t\u00eb Hamasit ndaj Izraelit, pranoi t\u00eb eksportoj\u00eb municion n\u00eb at\u00eb shtet.<\/p>\n<p>\u201cPor, situata sot \u00ebsht\u00eb ndryshe. Ne tani kemi ndalur gjith\u00e7ka dhe jemi duke i d\u00ebrguar furnizimet p\u00ebr ushtrin\u00eb ton\u00eb\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq p\u00ebrmbylli deklarat\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se si Izraeli, ashtu edhe Irani, jan\u00eb \u201cmiq t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8220;S\u2019m\u00eb shkon nd\u00ebr mend t\u00eb them \u00e7far\u00eb ka fluturuar&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Pas deklarat\u00ebs s\u00eb presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb u publikua edhe nj\u00eb komunikat\u00eb nga Ministria e Mbrojtjes e Serbis\u00eb, ku njoftohej se eksporti i armatimit dhe pajisjeve ushtarake pezullohej, n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzimet e presidentit.<\/p>\n<p>Por, vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb pas k\u00ebsaj komunikate, n\u00eb aeroportin e Beogradit ateroi nj\u00eb avion transportues izraelit, i cili nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas u kthye n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>N\u00ebse ky avion u kthye me armatim serb, apo cila ishte d\u00ebrgesa \u2013 autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse dhe aeroporti i Beogradit nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 qershor, Vu\u00e7iq deklaroi se Serbia \u201cimporton shum\u00eb gj\u00ebra\u201d nga Izraeli, por nuk deshi t\u00eb sakt\u00ebsonte p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat shpresoj t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, por nuk m\u00eb shkon nd\u00ebr mend t\u00eb them \u00e7far\u00eb ka fluturuar dhe \u00e7far\u00eb ka ateruar\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr avionin q\u00eb fluturoi n\u00eb linj\u00ebn Izrael\u2013Serbi\u2013Izrael?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga faqja Flight Radar, m\u00eb 23 qershor, rreth or\u00ebs 21:30, n\u00eb Beograd ka ateruar nj\u00eb avion mallrash i tipit Boeing 747\u2013412F, q\u00eb kishte nisur fluturimin nga Tel Avivi.<\/p>\n<p>Avioni me shenj\u00ebn e regjistrimit 4X\u2011ICK \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb private izraelite Challenge Airlines, e specializuar p\u00ebr transport ajror nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb ngarkesave.<\/p>\n<p>N\u00eb Beograd, avioni q\u00ebndroi p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 qershor, pak para mesdit\u00ebs, u nis nga aeroporti i Beogradit drejt qytetit Bereshev\u00eb n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>Flight Radar tregon edhe historikun e fluturimeve t\u00eb k\u00ebtij avioni.<\/p>\n<p>N\u00eb tet\u00eb muajt e fundit, ky avion ka fluturuar tet\u00eb her\u00eb drejt Beogradit \u2013 m\u00eb 30 tetor dhe 16 dhjetor 2024, pastaj m\u00eb 22 dhe 23 janar 2025, si dhe tre her\u00eb gjat\u00eb majit dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Destinacioni final n\u00eb Izrael, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, ka qen\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ajrore af\u00ebr Bereshev\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Beogradit, ky avion mallrash ka fluturuar muajt e fundit edhe drejt qyteteve t\u00eb ndryshme evropiane dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Flight Radar, avioni ka ateruar disa her\u00eb n\u00eb baz\u00ebn ushtarake amerikane n\u00eb Dover, prej nga m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb nisur drejt bazave ushtarake izraelite.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb eksportueset m\u00eb t\u00eb madha t\u00eb armatimit p\u00ebr Izraelin, me d\u00ebrgesa q\u00eb arrijn\u00eb vlera prej miliarda dollar\u00ebsh. Dy t\u00eb tretat e importit t\u00eb arm\u00ebve nga Izraeli vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga SHBA.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr kompanin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronare e avionit?<\/strong><\/p>\n<p>Kompania ajrore izraelite Challenge Airlines e p\u00ebrshkruan veten si e specializuar p\u00ebr transportin e \u201cngarkesave jasht\u00eb standardit dhe komplekse\u201d.<\/p>\n<p>Sipas faqes s\u00eb saj zyrtare, ajo zot\u00ebron tre avion\u00eb t\u00eb mark\u00ebs Boeing, t\u00eb dedikuar p\u00ebr transportin ajror t\u00eb mallrave (kargo).<\/p>\n<p>K\u00ebta avion\u00eb jan\u00eb t\u00eb pajisur me dyer an\u00ebsore p\u00ebr ngarkes\u00eb (Side Cargo Door), gj\u00eb q\u00eb \u2013 si\u00e7 thekson kompania \u2013 u mund\u00ebson t\u00eb transportojn\u00eb edhe ngarkesa t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kompania thot\u00eb se ka ekipe dhe infrastruktur\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr \u201ctrajtim t\u00eb d\u00ebrgesave shum\u00eb t\u00eb ndjeshme\u201d.<\/p>\n<p>Challenge Airlines ofron fluturime t\u00eb rregullta nd\u00ebrmjet Tel Avivit dhe vendeve evropiane, si edhe me Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrmes aeroportit t\u00eb Liezhit n\u00eb Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania zot\u00ebron nj\u00eb s\u00ebr\u00eb licencash sigurie p\u00ebr transport ajror t\u00eb ngarkesave, t\u00eb l\u00ebshuara nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Kina dhe vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024, mediat belge raportuan se Challenge Airlines kishte paraqitur ankesa ndaj rregulloreve federale dhe rajonale t\u00eb Belgjik\u00ebs q\u00eb kufizojn\u00eb transportin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake drejt Izraelit.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve t\u00eb mediave belge, kompania e ka mohuar se transporton armatim, duke pretenduar se d\u00ebrgon ndihma humanitare n\u00eb Izrael \u2013 si automjete emergjente dhe ushqime.<\/p>\n<p>Disa vende evropiane kan\u00eb pezulluar eksportin e arm\u00ebve drejt Izraelit ose kan\u00eb ngrir\u00eb lejet p\u00ebr eksport.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb majit 2025, Spanja b\u00ebri thirrje p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb embargoje n\u00eb nivel t\u00eb Bashkimit Evropian, me argumentin se dhuna n\u00eb Gaz\u00eb po p\u00ebrshkall\u00ebzohej.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb embargo e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendosur ende, pasi k\u00ebrkon nj\u00eb vendim unanim t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Disa shtete evropiane mb\u00ebshtesin Izraelin, dhe pas Shteteve t\u00eb Bashkuara, Gjermania dhe Italia renditen n\u00eb vendin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr nga v\u00ebllimi i eksportit t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i ri n\u00eb Lindjen e Mesme<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrplasje e re n\u00eb Lindjen e Mesme shp\u00ebrtheu m\u00eb 13 qershor, kur Izraeli nisi nj\u00eb sulm ndaj Iranit, duke goditur disa lokacione, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb objekt b\u00ebrthamor dhe zona t\u00eb banuara n\u00eb Teheran. Si pasoj\u00eb, u vran\u00eb disa komandant\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs Revolucionare Islamike (IRGC), shkenc\u00ebtar\u00eb b\u00ebrthamor\u00eb dhe civil\u00eb.<\/p>\n<p>Irani u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke l\u00ebshuar dron\u00eb dhe raketa balistike ndaj qendrave ushtarake dhe bazave ajrore n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 qershor, n\u00eb konflikt u p\u00ebrfshin\u00eb edhe Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se bombarduesit amerikan\u00eb kishin sulmuar tre objekte b\u00ebrthamore iraniane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Irani njoftoi se, si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj sulmeve amerikane, kishte l\u00ebshuar raketa ndaj nj\u00eb baze ushtarake amerikane n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 qershor, Irani dhe Izraeli than\u00eb se kishin r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim, por shum\u00eb shpejt Izraeli raportoi se Irani kishte goditur s\u00ebrish territorin e tij me raketa \u2013 gj\u00eb q\u00eb Teherani e mohoi.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb konflikteve t\u00eb armatosura n\u00eb Lindjen e Mesme, kur kompanit\u00eb ajrore nd\u00ebrkomb\u00ebtare po pezullojn\u00eb fluturimet drejt Izraelit, nj\u00eb avion mallrash ka ateruar n\u00eb Beograd nga Tel Avivi. Avioni ka zbritur n\u00eb aeroportin \u201cNikola Tesla\u201d t\u00eb Beogradit m\u00eb 23 qershor, n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb mbr\u00ebmjes. Ai e ka l\u00ebn\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1107451,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1107450","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1107450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1107450"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1107450\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1107451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1107450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1107450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1107450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}