{"id":111091,"date":"2019-10-03T15:42:50","date_gmt":"2019-10-03T13:42:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=111091"},"modified":"2019-10-03T16:57:48","modified_gmt":"2019-10-03T14:57:48","slug":"veseli-ne-mediet-amerikane-kosova-dhe-shba-ja-jane-demokraci-te-bashkuara-kunder-korrupsionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/veseli-ne-mediet-amerikane-kosova-dhe-shba-ja-jane-demokraci-te-bashkuara-kunder-korrupsionit\/","title":{"rendered":"Veseli n\u00eb mediet amerikane: Kosova dhe SHBA-ja jan\u00eb demokraci t\u00eb bashkuara kund\u00ebr korrupsionit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lideri i PDK-s\u00eb, Kadri Veseli, p\u00ebrmes nj\u00eb kolumne t\u00eb publikuar n\u00eb mediet amerikane, ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vazhdoj t\u00eb theksoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nxitjes s\u00eb nj\u00eb aleance t\u00eb fort\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Mediumi amerikan \u201cNewmax\u201d, por edhe disa media t\u00eb tjera amerikane kan\u00eb publikuar nj\u00eb opinion t\u00eb Veselit, ku ai konfirmon se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend p\u00ebrpjekjet globale t\u00eb administrat\u00ebs Trump kund\u00ebr korrupsionit dhe t\u00eb shtjelloj faktin se Plani i tij Kund\u00ebr Korrupsionit bazohet n\u00eb parimet dhe politikat amerikane, transmeton lajmi.net.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kolumna e plot\u00eb e Veselit e publikuar n\u00eb mediet amerikane:<\/p>\n<p>\u201cKadri Veseli: SHBA-ja dhe Kosova jan\u00eb demokraci t\u00eb bashkuara kund\u00ebr korrupsionit<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, populli i Kosov\u00ebs do t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb zgjedhje historike me implikime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Ne po mbajm\u00eb zgjedhjet tona t\u00eb pesta t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb t\u00eb ri. Populli yn\u00eb krenar dhe atdhetar, do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse vendi yn\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fanar shprese dhe shembull i ndritsh\u00ebm i vlerave per\u00ebndimore n\u00eb Ballkan, ose t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, e cila do t\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje aleanc\u00ebn ton\u00eb me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.<\/p>\n<p>Kam besim se kombi yn\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb 6 tetor, si p\u00ebr interesat tona vendore, ashtu edhe p\u00ebr ato t\u00eb jashtme, ve\u00e7an\u00ebrisht me mund\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb duhet t\u00eb ecim p\u00ebrpara fal\u00eb aleanc\u00ebs son\u00eb t\u00eb pal\u00ebkundur me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam luftuar n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb krah p\u00ebr krah me amerikan\u00ebt, kur sh\u00ebrbeva si nj\u00eb nga drejtuesit e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb fakt, n\u00ebse Shtetet e Bashkuara nuk e kishin udh\u00ebhequr mbrojtjen e NATO-s p\u00ebr Kosov\u00ebn, un\u00eb mund t\u00eb mos isha gjall\u00eb sot. Angazhimi juaj p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave universale t\u00eb njeriut ka \u00e7liruar m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn se \u00e7do komb tjet\u00ebr n\u00eb histori. Dhe \u00e7do dit\u00eb q\u00eb Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrparoj\u00eb dhe t\u00eb ket\u00eb sukses, sh\u00ebrben si nj\u00eb demonstrim i suksesit t\u00eb arritur nga dhembshuria dhe forca e Amerik\u00ebs. Un\u00eb hyra n\u00eb sken\u00ebn politike vet\u00ebm n\u00eb vitin 2012 kur u an\u00ebtar\u00ebsova n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, parti e themeluar nga ish-luft\u00ebtar\u00ebt \u00e7lirimtar\u00eb. Nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb hartimit t\u00eb politikave n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti ka qen\u00eb mbajtja e partneritetit t\u00eb fort\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebsi yn\u00eb dhe ish-kryeministri ka mbajtur kontakte t\u00eb ngushta dhe shk\u00ebmbime me secil\u00ebn administrat\u00eb amerikane n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Ne kemi qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe disa nga njer\u00ebzit tan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime. Sidoqoft\u00eb, ne jemi partia e vetme q\u00eb kemi ndershm\u00ebrin\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb d\u00ebshtimet e gabimet dhe kemi guximin t\u2019i adresojm\u00eb ato. Q\u00eb n\u00eb minut\u00ebn time t\u00eb par\u00eb n\u00eb pozicionin e kryetarit t\u00eb PDK-s\u00eb, iu p\u00ebrkushtova reformimit t\u00eb partis\u00eb dhe riparimit t\u00eb veprimeve t\u00eb gabuara, duke larguar nga pushteti \u00e7do zyrtar me aktakuza p\u00ebr korrupsion ose nepotiz\u00ebm. N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i faj\u00ebsonim t\u00eb tjer\u00ebt, ne filluam nga vetja. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, un\u00eb i ftova t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb merrnin komand\u00ebn dhe t\u00eb udh\u00ebhiqnin, duke em\u00ebruar disa ministra t\u00eb rinj n\u00eb mandatin e kaluar. Un\u00eb besoj se nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin \u00ebsht\u00eb t\u00eb sjell\u00ebsh gjak t\u00eb fresk\u00ebt, duke angazhuar profesionist\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb talentuar, duke u siguruar atyre nj\u00eb shans p\u00ebr t\u00eb pasur sukses.<\/p>\n<p>Si\u00e7 mund ta imagjinoni, kjo nuk ishte detyr\u00eb e leht\u00eb dhe ata t\u00eb mosh\u00ebs m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr na luftuan n\u00eb \u00e7do hap gjat\u00eb rrug\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb jam plot\u00ebsisht i k\u00ebnaqur me pun\u00ebn e tyre dhe reformat kund\u00ebr korrupsionit dhe do t\u00eb vazhdoj me k\u00ebt\u00eb strategji t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me t\u00eb rinjt\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre dit\u00ebve, partia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb nuk b\u00ebn vet\u00ebm premtime, por ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb v\u00ebrteta. N\u00ebn udh\u00ebheqjen time, PDK-ja po garon n\u00eb k\u00ebto zgjedhje me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve q\u00eb nuk ka asnj\u00eb kandidat t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion ose nepotiz\u00ebm. Lista jon\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot me aktivist\u00eb t\u00eb rinj, shum\u00eb t\u00eb kualifikuar, t\u00eb pa kompromentuar nga korrupsioni, plot energji dhe vullnet t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar me sfidat q\u00eb na presin.<\/p>\n<p>Partia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka ofruar nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb, nj\u00eb plan gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb menduar mir\u00eb sesi ta \u00e7lirojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nga korrupsioni dhe nepotizmi. \u00cbsht\u00eb partia e vetme q\u00eb ka guximin t\u00eb merret me veteran\u00eb t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb rivendos\u00eb plot\u00ebsisht dinjitetin dhe lavdin\u00eb e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00ebm PDK-ja ka nj\u00eb strategji p\u00ebr t\u2019i legalizuar nd\u00ebrtimet pa leje dhe hequr ankthin e qindra mij\u00ebra familjeve q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia jon\u00eb ka nj\u00eb plan konkret veprimi p\u00ebr t\u00eb prezantuar premtimet tona p\u00ebr fushat\u00ebn kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr luftimin e korrupsionit. Brenda 100 dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re, ne do t\u00eb iniciojm\u00eb nj\u00eb seri t\u00eb plot\u00eb t\u00eb reformave rr\u00ebnj\u00ebsore q\u00eb synojn\u00eb pastrimin e sistemit nga korrupsioni, forcimin e dor\u00ebs s\u00eb zgjatur t\u00eb ligjit, n\u00eb modernizimin e institucioneve tona n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet m\u00eb t\u00eb larta per\u00ebndimore. Po ashtu, ne do t\u00eb kufizojm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr korrupsion p\u00ebrmes derregullimit, qeverisjes elektronike dhe inkurajimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tregut. P\u00ebrmes nj\u00eb programi t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik kund\u00ebr korrupsionit, reformat tona shoq\u00ebrore do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme. Programi yn\u00eb do t\u00eb promovoj\u00eb integritetin personal dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb qytetare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb harmonizoj\u00eb t\u00eb drejtat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb individi ndaj ligjit n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj jave p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb fushat\u00ebs sime, un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb theksoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nxitjes s\u00eb nj\u00eb aleance t\u00eb fort\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. N\u00eb secilin nga fjalimet e mia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmend p\u00ebrpjekjet globale t\u00eb administrat\u00ebs Trump kund\u00ebr korrupsionit dhe t\u00eb shtjelloj faktin se Plani im Kund\u00ebr Korrupsionit bazohet n\u00eb parimet dhe politikat amerikane.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt tan\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e p\u00ebrqafojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh, por entuziazmohen kur un\u00eb p\u00ebrmend Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Presidentin Trump. Energjia \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet mahnit\u00ebse.<\/p>\n<p>Populli i Kosov\u00ebs e kupton q\u00eb nj\u00eb partneritet i fort\u00eb me Amerik\u00ebn do t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e fort\u00eb. Kombi yn\u00eb ka besim t\u00eb madh n\u00eb udh\u00ebheqjen morale t\u00eb Amerik\u00ebs dhe shembullin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Mesazhi im bazohet n\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb. Un\u00eb kisha nderin t\u00eb takoj Presidentin Trump n\u00eb M\u00ebngjesin e Lutjeve Komb\u00ebtare 2017 n\u00eb Uashington, D.C. Edhe n\u00eb fillimet e presidenc\u00ebs s\u00eb tij, ai tregoi nj\u00eb interes t\u00eb mpreht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet diplomatike dhe politike t\u00eb vendit tim gjat\u00eb diskutimit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb gjithashtu dua t\u00eb shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb siguruar popullin amerikan p\u00ebr angazhimin ton\u00eb ndaj aleanc\u00ebs son\u00eb. Ju lutemi injoroni retorik\u00ebn antiamerikane t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb mi q\u00eb mund ta shihni n\u00eb jav\u00ebn n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mos u shqet\u00ebsoni p\u00ebr deklaratat e tyre t\u00eb kaluara duke kund\u00ebrshtuar ose shp\u00ebrfillur rekomandimet q\u00eb vinin nga Uashingtoni kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi ose procesin e dialogut. Vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl dhe e keqinformuar e elektoratit ton\u00eb mb\u00ebshtet pozicionet negative dhe joracionale kund\u00ebr SHBA-s\u00eb. Ata nuk jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb idealet tuaja dhe mir\u00ebnjohjen e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e marr\u00eb nga ju n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb b\u00ebhem Kryeminist\u00ebr, Kosova gjithmon\u00eb do t\u00eb konsultohet me Uashingtonin dhe do t\u00eb frym\u00ebzohet nga ju n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb plot\u00ebsisht potencialin e vendit tim dhe t\u00eb sjell\u00eb prosperitet dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb. Aleanca jon\u00eb vet\u00ebm do t\u00eb forcohet, sepse ashtu si administrata e Presidentit Trump, qeveria jon\u00eb e ardhshme do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime reale q\u00eb do t\u00eb japin rezultatet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr nj\u00eb drejtim t\u00eb ri t\u00eb guximsh\u00ebm drejt madh\u00ebshtis\u00eb. \/Lajmi.net\/<\/p>\n<p>SHP\u00cbRNDAJE<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i PDK-s\u00eb, Kadri Veseli, p\u00ebrmes nj\u00eb kolumne t\u00eb publikuar n\u00eb mediet amerikane, ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vazhdoj t\u00eb theksoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nxitjes s\u00eb nj\u00eb aleance t\u00eb fort\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. Mediumi amerikan \u201cNewmax\u201d, por edhe disa media t\u00eb tjera amerikane kan\u00eb publikuar nj\u00eb opinion t\u00eb Veselit, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":111093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-111091","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=111091"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/111091\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/111093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=111091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=111091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=111091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}