{"id":1113255,"date":"2025-07-10T13:49:35","date_gmt":"2025-07-10T11:49:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1113255"},"modified":"2025-07-10T13:56:54","modified_gmt":"2025-07-10T11:56:54","slug":"rasti-i-agon-zejnullahut-si-e-arsyetoi-mbrojtja-kundershtimin-e-kerkeses-per-caktimin-e-paraburgimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rasti-i-agon-zejnullahut-si-e-arsyetoi-mbrojtja-kundershtimin-e-kerkeses-per-caktimin-e-paraburgimit\/","title":{"rendered":"Rasti i Agon Zejnullahut, si e arsyetoi mbrojtja kund\u00ebrshtimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr caktimin e paraburgimit p\u00ebr pes\u00eb polic\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb &#8211; Dega n\u00eb Lipjan m\u00eb 9 korrik 2025 ia ka caktuar paraburgimin p\u00ebr nj\u00eb muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtar\u00ebve policor\u00eb: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia t\u00eb qytetarit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan.<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/betimiperdrejtesi.com\/ekskluzive-rasti-i-27-vjecarit-ne-lipjan-si-e-arsyetoi-mbrojtja-kundershtimin-e-kerkeses-per-caktimin-e-paraburgimit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi<\/a>\u201d raporton se ka siguruar vendimin e Gjykat\u00ebs p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb dyshuarit p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb tyre gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kan\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburigmit, me arsyetimin se t\u00eb mbrojturit e tyre vepruan sipas ligjit.<\/p>\n<p>Fillimisht, sipas Dosjes, thuhet se prokurori i rastit Paulin Pashku n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme e sqaroi k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, duke dh\u00ebn\u00eb argumentet q\u00eb arsyetojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr paraburgim.<\/p>\n<p>Prokurori vler\u00ebsoi se jan\u00eb p\u00ebrmbushur kushtet p\u00ebr caktimin e paraburgimit dhe se me masa tjera alternative nuk mund t\u00eb sigurohet mbar\u00ebvajtja e procedur\u00ebs penale, sipas tij bazuar n\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb publike dhe \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb dhe ruajtjes s\u00eb rendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale nuk ekziston rreziku i ikjes e as i ndikimit n\u00eb d\u00ebshmitar, andaj edhe nuk jemi thirrur n\u00eb k\u00ebto baza ligjore, por ekziston vet\u00ebm rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb vepr\u00ebs penale. K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim e mb\u00ebshtesim edhe n\u00eb nenin 5 par.2 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, zbatimi i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb i obliguesh\u00ebm edhe n\u00eb nenin 22 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zbatimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb instrumenteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut e ku theksohet se paraburgimi mund t\u00eb caktohet kur rreziku \u00ebsht\u00eb real\u201d, thuhet ne deklarimin e prokurorit Pashku para Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pashku, deklaroi se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aktgjykimit t\u00eb GJEDNJ-s\u00eb n\u00eb rastin e Ostendorf v Germany, e nj\u00ebjta ka nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimin se kushtet p\u00ebr caktimin e paraburgimit mund t\u00eb bazohen n\u00eb nj\u00ebsojshm\u00ebri dhe proporcinalitet.<\/p>\n<p>\u201cPasi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje raportet mes pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht familjar\u00ebve t\u00eb viktim\u00ebs dhe t\u00eb pandehurve jan\u00eb t\u00eb acaruara, k\u00ebto rrethana e argumentojn\u00eb nevoj\u00ebn e caktimit t\u00eb paraburgimit dhe proporcionalitetin me q\u00ebllim t\u00eb parandalimit t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes apo kryerjes s\u00eb ndonj\u00eb vepre t\u00eb re penale\u201d, thuhet tutje n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i rreshterit Ibrahim Nela, avokati Valdet Zeqiri, ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit sa i p\u00ebrket pik\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb dyshimit t\u00eb bazuar.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, avokati Zeqiri, ka th\u00ebn\u00eb se Prokuroria nuk ka argumentuar me prova materiale dyshimin e bazuar dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas tij, rreshteri Nela ka vepruar n\u00eb pajtim me autorizimet policore q\u00eb ia jep ligji p\u00ebr Policin\u00eb dhe udh\u00ebzimet e brendshme.<\/p>\n<p>\u201cNga t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si dhe video incizimet q\u00eb jan\u00eb publikuar n\u00eb media kemi pasur disa raste t\u00eb raportuara n\u00eb Polici dhe se polic\u00ebt kan\u00eb vepruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimeve q\u00eb kan\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjtit \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndalojn\u00eb dhe t\u00eb arrestojn\u00eb personin pasi i nj\u00ebjti edhe ka filluar t\u2019i sulmoj edhe polic\u00ebt, andaj t\u00eb i nj\u00ebjti ka vepruar konform autorizimeve policore\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Tutje, avokati Zeqiri, deklaroi se Ibrahim Nela nuk ka t\u00eb kaluar kriminale dhe nuk paraqet rrezik se mund t\u00eb kryej\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Rreshteri Ibrahim Nela, ka p\u00ebrkrahur n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi fjal\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij, lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb shtetit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Urim Vokshi, avokat i zyrtarit policor, Albian Retkoceri, ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, pasi sipas tij nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore dhe se Prokuroria n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nuk ka arritur t\u00eb sqaroj\u00eb dyshimin e bazuar se t\u00eb pandehurit kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dyshohen.<\/p>\n<p>\u201cKrejt arsyetimin q\u00eb e jep lidhur me kryerjen e vepr\u00ebs penale \u00ebsht\u00eb fakti se ka pasur kontakt fizik mes t\u00eb pandehurve dhe t\u00eb ndjerit si dhe fakti se pas nd\u00ebrhyrjes se t\u00eb pandehurve, i ndjeri nuk ka pasur shenja jete\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Vokshi, Prokuroria duhet t\u00eb tregoj\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb lidhja shkakore mes kontaktiit fizik dhe pasoj\u00ebs s\u00eb pretenduar, dhe po ashtu sipas tij duhet t\u00eb tregoj\u00eb se si e ka provuar q\u00eb ky kontakt fizik ia ka shkaktuar vdekjen e Agon Zejnullahut.<\/p>\n<p>\u201cPra, Prokuroria po thot\u00eb q\u00eb t\u2019i mbajm\u00eb zyrtar\u00ebt n\u00eb paraburgim pasi q\u00eb pala e d\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb e acaruar, pasi q\u00eb k\u00ebta nuk kan\u00eb pas\u00eb asnj\u00eb problem m\u00eb viktim\u00ebn. Nd\u00ebrhyrja e tyre ka ndodhur vet\u00ebm pasi q\u00eb kan\u00eb pasur ftes\u00eb nga baza sipas ankes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb nj\u00ebjtit nuk kan\u00eb asnj\u00eb telashe me familjar\u00ebt e tyre\u201d, thuhet tutje ne deklarimin e Vokshit para Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se t\u00eb dyshuarve po iu b\u00ebhet gjyq publik.<\/p>\n<p>\u201cParagrafi i fundit i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb thekson se bazuar n\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb publike dhe \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb dhe ruajtjes s\u00eb rendit, prokurori vler\u00ebson se nuk ka mas\u00eb tjet\u00ebr alternative, nuk mund t\u00eb sigurohet mbar\u00ebvajtje e k\u00ebsaj procedure penale. Pra \u00ebsht\u00eb duke i\u2019u b\u00ebr\u00eb gjykim publik k\u00ebtyre djemve. Andaj, t\u2019i gjykojm\u00eb sipas ligjeve dhe kodeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb aplikueshme, gjykimi mediatik ve\u00e7 \u00ebsht\u00eb duke i\u2019u b\u00ebr\u00eb\u201d, shtoi tutje avokati Vokshi.<\/p>\n<p>Andaj, avokati Vokshi, ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr paraburgim dhe nga Gjykata ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ta refuzoj\u00eb. I mbrojturi i tij Retkoceri, ka mb\u00ebshtetur fjal\u00ebn e avokatit.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi it\u00eb dyshuarit Artidon Konxheli, avokati Blendi Bekteshi, ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, p\u00ebr shkak se sipas tij Prokuroria n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb artikulueshme nuk e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb besueshme se Konxheli ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh se Artidon Konxheli ishte p\u00ebrgjigjur n\u00eb nj\u00eb thirrje nga disa qytetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb mbrojtje t\u00eb jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e palogjikshme, madje absurde t\u00eb pretendosh se veprimi i tij p\u00ebr t\u00eb neutralizuar nj\u00eb rrezik i cili ishte real dhe mund t\u00eb kishte pasoja n\u00eb vdekjen e personave dhe vet rrezikun q\u00eb i kanoset zyrtar\u00ebve policor\u00eb t\u00eb pretendosh se \u00ebsht\u00eb vrasje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bekteshi para Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Konxhelit, ka shtuar se veprimet e zyrtar\u00ebve policor\u00eb ishin n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ligjit p\u00ebr Polici.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb pretendosh se kemi vrasje nga pakujdesia, aq m\u00eb pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs nuk kemi raportin e autopsis\u00eb e asnj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb v\u00ebrtetonte se shkaku ka shkaktuar pasoj\u00ebn e pretenduar\u201d, thuhet tutje.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, pretendimi i Prokuroris\u00eb se vepra penale \u00ebsht\u00eb kryer nga pakujdesia e rr\u00ebzon pretendimin p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga ajo se \u00e7ka d\u00ebgjuam nga prokurori kjo nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb prezenc\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr sigurimin e zyrtar\u00ebve policor\u00eb nga veprime t\u00eb personave t\u00eb tret\u00eb, ku pretendohet se n\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebta lihen t\u00eb lir\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje\u201d, citohet se deklaroi Bekteshi.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet e lartcekura, ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb respektohet e drejta p\u00ebr liri dhe siguri, duke k\u00ebrkuar q\u00eb Konxheli t\u00eb mbrohet n\u00eb liri.<\/p>\n<p>E zyrtari policor Artidon Konxheli, ka mb\u00ebshtetur fjal\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij Blendi Bekteshi dhe nuk ka deklaruar di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Liridon Rrahmanit, avokati Flamur Bllacaku, ka mb\u00ebshtetur deklarimet e koleg\u00ebve p\u00ebr kund\u00ebrshtim t\u00eb caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, pasi sipas tij nuk ka prova dhe bazohet vet\u00ebm n\u00eb teori, e cila si\u00e7 ka deklaruar para Gjykat\u00ebs, nuk e ka asnj\u00eb mb\u00ebshtetje ligjore e as faktike.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr asnj\u00eb moment n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nuk potencohet apo p\u00ebrshkruhet ndonj\u00eb veprim i ndaluar i t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij p\u00ebrve\u00e7 veprimeve t\u00eb cilat i ka t\u00eb obliguara dhe \u00ebsht\u00eb i detyruar me ligjin p\u00ebr policin\u00eb dhe rregulloret e brendshme t\u00eb cilat e p\u00ebrcaktojn\u00eb decidivisht se kur duhet t\u00eb reagoj zyrtari policor\u201d, thuhet n\u00eb deklarimin e avokatit Bllacaku.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se pes\u00eb zyrtar\u00ebt policor\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer pun\u00ebn e tyre dhe sipas tij kan\u00eb vepruar sipas autorizimeve duke ndaluar nj\u00eb person, i cili ka qen\u00eb duke kryer veprime q\u00eb bien ndesh me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket pretendimeve se duke marr\u00eb parasysh rrethanat e t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij, i cili \u00ebsht\u00eb zyrtar policor, i nj\u00ebjti gjat\u00eb koh\u00ebs kur pretendohet se ka ndodhur vepra penale ka qen\u00eb n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs zyrtare dhe n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet e m\u00eb shum\u00eb se i nj\u00ebjti mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris apo edhe t\u00eb kryej\u00eb ndonj\u00eb vep\u00ebr penale tjet\u00ebr\u201d, thuhet m\u00eb tej n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i policit Rrahmani, ka deklaruar se masa e paraburgimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, e pap\u00ebrshtatshme dhe joproporcionale. Ka k\u00ebrkuar nga Gjykata q\u00eb t\u00eb refuzohet k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb p\u00ebr caktim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>I dyshuari Rrahmani ka mb\u00ebshtetur fjal\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij Flamur Bllacaku. Dhe, ka shtuar se sa her\u00eb t\u00eb jet\u00eb nevoja do t\u00eb paraqitet n\u00eb Gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i t\u00eb pandehurit Endrit Beqiri, avokati Besnik Berisha, lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit p\u00ebr caktim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, deklaroi se aktvendimi p\u00ebr fillim t\u00eb hetimeve i cili mban dat\u00ebn 8 korrik 2025, me objekt hetimin e vepr\u00ebs penale \u201cVrasje nga pakujdesia\u201d n\u00eb bashk\u00ebkryerje, sipas tij nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga dje e deri sot nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb, madje as raport mjek\u00ebsor, as d\u00ebshmi vdekje se nj\u00eb i ri q\u00eb ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta e n\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb kryer krim n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si vrasje nga pakujdesia, p\u00ebr shkak se besohet se zyrtar\u00ebt policor\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit t\u00eb tyre dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre ligjore, tentuan ta parandalojn\u00eb rrezikimin e jet\u00ebs s\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Lipjanit, n\u00eb mesin e tyre edhe nj\u00eb prokuror dhe nj\u00eb gjyqtar, t\u00eb cil\u00ebt sot u paraqit\u00ebn si d\u00ebshmitar se mb\u00ebshtesin pretendimet nga vrasja nga pakujdesia, por q\u00eb n\u00eb fakt k\u00ebt\u00eb e di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu edhe vet\u00eb Prokuroria\u201d, ka deklaruar Berisha.<\/p>\n<p>Berisha ka th\u00ebn\u00eb se zyrtar\u00ebt policor\u00eb u nis\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb rrug\u00ebs ku nj\u00eb i ri q\u00eb sipas tij pretendohet se ishte intoksikuar, korpulent dhe me fuqi fizike, sulmonte qytetar\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb hynte n\u00eb vetura t\u00eb huaja, p\u00ebr t\u00eb rrezikuar qytetar\u00ebt dhe gardian\u00ebt e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPastaj, duke p\u00ebrdorur sprejin zyrtar p\u00ebr ta zmbrapsur agresivitetin e 27 vje\u00e7arit Agon Zejnullahu, i cili u agresua edhe m\u00eb shum\u00eb dhe sulmoi secilin p\u00ebr rreth derisa zyrtar\u00ebt policor\u00eb arrit\u00ebn q\u00eb ta lokalizojn\u00eb, mobilizojn\u00eb l\u00ebvizjet e tij, prangosin si e vetmja form\u00eb e ligjshme n\u00eb rastin konkret m\u00eb forc\u00ebn minimale q\u00eb e lejon ligji dhe t\u00eb shoq\u00ebruar me thirrje p\u00ebr ambulanc\u00ebn e qytetit\u201d, citohet se deklaroi Berisha.<\/p>\n<p>Aty thuhet se Berisha deklaroi se i mbrojturi i tij- polici Endrit Beqiri, nuk kishte n\u00eb detyr\u00eb, por ishte kalimtar.<\/p>\n<p>\u201cKur pa situat\u00ebn dhe p\u00ebrderisa kaloi aty pran\u00eb pa n\u00eb tok\u00eb n\u00ebj shuf\u00ebr t\u00eb kolegut t\u00eb tij q\u00eb ishte n\u00eb asistim dhe u ndal p\u00ebr t\u00eb i\u2019a ofruar shufr\u00ebn sepse frik\u00ebsohej se po qe se bie n\u00eb dor\u00ebn e tani t\u00eb ndjerit, rreziku do shtohet dhe jeta e secilit do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej, e kur i\u2019u afrua kolegut p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar shufr\u00ebn pa q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve me duar that\u00eb, 4 koleg\u00ebt e tij nuk arrinin ta vinin situat\u00ebn n\u00ebn kontroll\u201d, thuhet tutje n\u00eb deklarimin e avokatit Berisha, i cili ka theksuar se veprimet e Beqirit nuk ishin n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit<\/p>\n<p>Avokati shtoi se i vetmi veprim, q\u00eb sipas tij b\u00ebri polici Beqiri, ishte ndihma p\u00ebr t\u2019ia t\u00ebrhequr tani t\u00eb ndjerit dor\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn e sulmonte kolegun e tij p\u00ebr t\u2019ia v\u00ebn\u00eb pas n\u00eb shpin\u00eb, aty ku si\u00e7 tha Berisha, rekomandohet prangosja dhe aty sipas tij pushoi roli i funksionit t\u00eb Beqirit.<\/p>\n<p>\u201cMjek\u00ebsia, akoma nuk ka folur, akoma duhen analiza histo-patologjike dhe toksikologjike, akoma duhet hetim p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar n\u00ebse i ndjeri kishte konsumu alkool, drog\u00eb, apo t\u00eb dyja bashk\u00eb, faktor k\u00ebta q\u00eb me nj\u00eb shfletim t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb googel do ta m\u00ebsojm\u00eb se b\u00ebjn\u00eb presion t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb frym\u00ebmarrjes n\u00eb trurin e vog\u00ebl dhe shkaktojn\u00eb afiksi jo rrall\u00eb her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb provu n\u00eb mjek\u00ebsi\u201d, shtoi Berisha para Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, tha se s\u2019ka rrezik q\u00eb zyrtar\u00ebt policor\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin nj\u00eb krim, pasi ata nuk jan\u00eb kriminel\u00eb \u201cpor jan\u00eb luft\u00ebtar\u00eb kund\u00ebr krimit\u201d. Sipas tij, vendimi i drejt\u00eb do t\u00eb ishte refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr paraburgim dhe q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb mbrohen n\u00eb liri.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Berish\u00ebs, Beqiri ka mb\u00ebshtetur fjal\u00ebn e avokatit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokurori Paulin Pashku deklaroi se mbetet pran\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit, duke konsideruar se ekzistojn\u00eb kushtet dhe rrethanat p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb parashtruar kjo k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse, gjyqtarja e procedur\u00ebs paraprake pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, vler\u00ebsimit t\u00eb kund\u00ebrshtimeve dhe argumenteve t\u00eb t\u00eb pandehurve t\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb tyre, konstatoi se k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs, n\u00ebse t\u00eb pandehurit gjenden n\u00eb liri, ekziston rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes ose kryerjes s\u00eb ndonj\u00eb vepre t\u00eb re penale, bazuar n\u00eb pesh\u00ebn e vepr\u00ebs, rrezikshm\u00ebrin\u00eb shoq\u00ebrore, pasojat e shkaktuara, m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, rrethanat dhe ambientin.<\/p>\n<p>Pasoja e vepr\u00ebs- vdekja e Agon Zejnullahut, sipas Gjykat\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn rrethan\u00eb q\u00eb rrit tensionin mes t\u00eb pandehurve dhe familjar\u00ebve t\u00eb tani t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ekziston mund\u00ebsia e p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb konfliktit apo tensioneve t\u00eb reja, n\u00eb k\u00ebto rrethana q\u00ebllimi parandalues i mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb garantoj mbar\u00ebvajtjen e hetimeve por edhe t\u00eb parandaloj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen e veprave t\u00eb ngjashme\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Aty thuhet se ekziston rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes ose kryerjes s\u00eb ndonj\u00eb vepre t\u00eb re penale p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve t\u00eb acaruara mes familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe t\u00eb pandehurve. Kurse, mbrojtjen e t\u00eb akuzuarve t\u00eb t\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb tyre, thuhet se Gjykata e refuzoi si t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb Nel\u00ebs, avokatit Valdet Zeqiri q\u00eb i mbrojturi i tij t\u00eb mbrohet n\u00eb liri, thuhet se \u00ebsht\u00eb propozim i paarsyetuar dhe nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb provat konkrete t\u00eb propozuara nga Prokuroria.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr propozimin e mbrojt\u00ebsit t\u00eb Retkocerit, avokatit Urim Vokshi i cili ka propozuar t\u00eb refuzohet k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb p\u00ebr caktimin e paraburgimit, me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb i paarsyetuar dhe nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb provat konkrete.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr propozimin e mbrojtjes s\u00eb Konxhelit, avokatit Blendi Bekteshi p\u00ebr refuzim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb dhe q\u00eb i mbrojturi i tij t\u00eb mbrohet n\u00eb liri, Gjykata ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i arsyetuar dhe nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb prova.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjykata refuzoi edhe k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb Rrahmanit, avokatit Flamur Bllacaku p\u00ebr refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, me arsyetimin e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka refuzuar edhe k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojt\u00ebsit t\u00eb Beqirit, avokatit Besnik Berisha q\u00eb i mbrojturi i tij t\u00eb mbrohet n\u00eb liri, me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb i paarsyetuar dhe nuk gjen mb\u00ebshtetje n\u00eb prova konkrete.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb &#8211; Dega n\u00eb Lipjan m\u00eb 9 korrik 2025 ia ka caktuar paraburgimin p\u00ebr nj\u00eb muaj rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtar\u00ebve policor\u00eb: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen p\u00ebr vrasje nga pakujdesia t\u00eb qytetarit Agon Zejnullahu n\u00eb Lipjan. \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d raporton se ka siguruar vendimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1113185,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1113255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1113255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1113255"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1113255\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1113185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1113255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1113255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1113255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}