{"id":1113478,"date":"2025-07-10T20:51:27","date_gmt":"2025-07-10T18:51:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1113478"},"modified":"2025-07-10T20:51:27","modified_gmt":"2025-07-10T18:51:27","slug":"me-syte-nga-e-kaluara-ne-srebrenice-plaget-e-pasheruara-te-gjenocidit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/me-syte-nga-e-kaluara-ne-srebrenice-plaget-e-pasheruara-te-gjenocidit\/","title":{"rendered":"Me syt\u00eb nga e kaluara n\u00eb Srebrenic\u00eb, plag\u00ebt e pash\u00ebruara t\u00eb gjenocidit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ora \u00ebsht\u00eb dhjet\u00eb e mbr\u00ebmjes kur, n\u00eb fund t\u00eb dokumentarit \u201cDitar\u00ebt e babait tim\u201d, publiku n\u00eb kinotek\u00ebn e Sarajev\u00ebs ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe me nj\u00eb duartrokitje q\u00eb vijon p\u00ebr disa minuta, nderon regjisorin Ado Hasanovi\u0107 dhe kujtimin e familjes s\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<p>Disa dit\u00eb na ndajn\u00eb nga 30-vjetori i gjenocidit t\u00eb Srebrenic\u00ebs dhe Ado, i lindur n\u00eb vitin 1986, sot me baz\u00eb n\u00eb Itali, \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rindjekur ato vende, ato dit\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb treguar nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb bashkon virtytet e kinemas\u00eb kur ajo p\u00ebrballet me historin\u00eb. Se filmi kishte qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00eb terapi, e kuptoi kur, n\u00eb fund t\u00eb montazhit, filloi t\u00eb flinte me drit\u00ebn fikur, shkruan <a href=\"https:\/\/www.lastampa.it\/esteri\/2025\/07\/10\/news\/srebrenica_gli_occhi_sul_genocidio-15225540\/#google_vignette\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">La Stampa.<\/a><\/p>\n<p>Q\u00eb nga koha kur lufta e kishte b\u00ebr\u00eb refugjat, at\u00ebher\u00eb ishte vet\u00ebm gjasht\u00eb vje\u00e7, mungesa e energjis\u00eb elektrike sillte err\u00ebsir\u00ebn dhe m\u00eb pas, frik\u00ebn. Q\u00eb kur ishte shp\u00ebrngulur n\u00eb Itali, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e filmit nuk e kishte menduar m\u00eb, pastaj kuptoi se trauma funksionon k\u00ebshtu: ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk flet, ajo q\u00eb nuk e p\u00ebrpunon, mbetet e mbyllur n\u00eb nj\u00eb kuti dhe t\u00eb ndjek nat\u00ebn e dit\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cJam kthyer p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 8372 t\u00eb vrar\u00ebt e Srebrenic\u00ebs, por duhet t\u00eb kujtojm\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb nga viti 1992, jo vet\u00ebm n\u00eb korrik t\u00eb 1995-\u00ebs. Ky film \u00ebsht\u00eb homazhi im p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrjetuan tre vjet luft\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb mbijetuan, p\u00ebr ata q\u00eb nuk ia dol\u00ebn\u201d. Ado Hasanovi\u0107 nuk i kujton t\u00eb gjitha detajet e luft\u00ebs n\u00eb Bosnje, por ka gj\u00ebra q\u00eb nuk mund t\u2019i harroj\u00eb: sht\u00ebpin\u00eb e tij q\u00eb digjej, ikjen nga Srebrenica.<\/p>\n<p>Ishte viti 1993, Ado ishte shtat\u00eb vje\u00e7 dhe kujton qart\u00eb momentin kur hipi n\u00eb nj\u00eb kamion t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, bashk\u00eb me n\u00ebn\u00ebn, v\u00ebllan\u00eb dhe motr\u00ebn. Kamion me t\u00eb cilin udh\u00ebtuan 100 kilometra drejt veriut deri n\u00eb qytetin e Tuzl\u00ebs, nd\u00ebrsa babai i tij mbeti n\u00eb Srebrenic\u00eb. N\u00eb at\u00eb moment Ado u b\u00eb refugjat. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ai e urren fjal\u00ebn \u201crefugjat\u201d. Ishte viti 2011 kur n\u00ebna e tij, Fatima, i dhuroi nj\u00eb kuti. Brenda ishin kaseta t\u00eb regjistruara dhe ditar\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha i p\u00ebrkisnin babait t\u00eb tij, Bekir, i cili donte t\u00eb \u00e7lirohej prej tyre, donte t\u2019i digjte, tregonte Fatima, e cila e dinte q\u00eb n\u00eb at\u00eb kuti ishte kujtesa intime dhe kolektive, private dhe politike e luft\u00ebs. Ajo e dinte gjithashtu q\u00eb n\u00eb familje ishte folur pak dhe keq p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra dhe duke ia dhuruar Ado, nuk i thoshte vet\u00ebm: \u201cMbaj gjall\u00eb kujtimin\u201d, por edhe: \u201cPyet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk di\u201d.<\/p>\n<p>Duke i par\u00eb, duke i lexuar, Ado kuptoi se t\u00eb lexuarit m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb folur m\u00eb pas me babain do t\u00eb n\u00ebnkuptonte p\u00ebr t\u00eb dialogun e par\u00eb me historin\u00eb q\u00eb kishte shkat\u00ebrruar jet\u00ebn e tyre dhe kishte marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb familjes. \u201cKur fillova t\u00eb lexoj ditar\u00ebt e tij, m\u00eb vjen turp, un\u00eb nuk e dija q\u00eb emri i gjyshit tim ishte i shkruar n\u00eb Memorialin e Srebrenic\u00ebs. E dija q\u00eb nuk ishte m\u00eb, por nuk e dija q\u00eb n\u00ebna ime nuk kishte eshtrat e tij, q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb ADN-n\u00eb e saj me shpres\u00ebn q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb gjyshi t\u00eb gjendej. Por ai ende \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb zhdukurit\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb mosh\u00ebn 25-vje\u00e7are, filloi t\u00eb lexonte historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb tij n\u00ebn rrethim, t\u00eb shihte e rishihte dhjet\u00eb or\u00eb material video t\u00eb xhiruar pas gushtit 1992, kur Bekir Hasanovi\u0107 shk\u00ebmbeu nj\u00eb monedh\u00eb ari p\u00ebr nj\u00eb kamer\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn, nga ajo dit\u00eb, do t\u00eb filmonte jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb Srebrenic\u00eb. Pamjet e regjistruara gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs me ekipin e tij t\u00eb improvizuar, t\u00eb formuar nga Ben, John &amp; Boys, emrat q\u00eb i dhan\u00eb vetes me dy miq, japin nj\u00eb portret t\u00eb papritur t\u00eb nj\u00eb popullsie t\u00eb humbur, por q\u00eb ruan nj\u00eb lidhje krenare me realitetin.<\/p>\n<p>Ado niset nga k\u00ebto pamje dhe faqet e ditar\u00ebve t\u00eb babait p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar figur\u00ebn e tij dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar duke folur me t\u00eb dy prind\u00ebrit, se si kishte arritur Bekiri t\u00eb mbijetonte. N\u00eb dit\u00ebt kur u krye gjenocidi, u nis n\u00ebp\u00ebr pyje n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201cMarshi i Vdekjes\u201d. Ishin nisur 12 mij\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shp\u00ebtimin drejt Tuzl\u00ebs, mbijetuan pak m\u00eb shum\u00eb se 3 mij\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte par\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb xhirimeve, Bekiri ishte i p\u00ebrmbajtur p\u00ebr t\u00eb folur. Filmi e thyen k\u00ebt\u00eb tabu. V\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb folur me baballar\u00ebt dhe trauma historike dhe personale, nga penges\u00eb kthehen n\u00eb burim. Bekir nuk ishte me kamer\u00ebn e tij amatore vet\u00ebm d\u00ebshmitar i luft\u00ebs, por edhe d\u00ebshmitar i atij ndryshimi universal q\u00eb lufta sjell n\u00eb shpirtin njer\u00ebzor. Fryma lozonjare e fillimit l\u00eb vend p\u00ebr melankolin\u00eb, d\u00ebshp\u00ebrimin, heshtjen.<\/p>\n<p>E pastaj, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, atij procesi n\u00eb t\u00eb cilin mendja i imponon vetes harres\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos menduar q\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit e treguar n\u00eb film nuk jan\u00eb m\u00eb. T\u00eb vrar\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1995. Nga t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin grupin e babait t\u00eb tij, \u201cBoys, Ben dhe John\u201d, Bekir Hasanovi\u0107 (John), Izet Beganovi\u0107 (Ben) dhe Ned\u017ead Ahmetovi\u0107 (Boys), sot ka mbetur vet\u00ebm Ahmetovi\u0107 i mbijetuar, por q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb flas\u00eb m\u00eb. Beganovi\u0107 u vra gjat\u00eb luft\u00ebs dhe babai i Ado vdiq n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit n\u00eb regjistrime nuk jan\u00eb m\u00eb dhe nuk do t\u00eb kthehen kurr\u00eb. Regjistrimet e Bekirit jan\u00eb dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jan\u00eb edhe nj\u00eb zgjim melankolik i fantazmave t\u00eb luft\u00ebs dhe gjenocidit, 30 vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe sot, thot\u00eb Ado, \u201caspekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr popullsin\u00eb vendase \u00ebsht\u00eb humbja e besimit ndaj atyre q\u00eb nuk na mbrojt\u00ebn, ashtu si\u00e7 ende ndihet mohimi i gjenocidit\u201d. Nj\u00eb nga momentet m\u00eb tragjike, m\u00eb ogurzeza t\u00eb filmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sekuenc\u00eb e korrikut 1995 e xhiruar nga nj\u00ebsia serbe Skorpion gjat\u00eb ekzekutimeve: kameramani nxiton sepse \u201cbateria (e kamer\u00ebs) po mbaron\u201d. P\u00ebrpara objektivit, ushtar\u00ebt t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar dhe burrat q\u00eb do t\u00eb ekzekutoheshin, n\u00eb nj\u00eb koreografi t\u00eb tmerrit t\u00eb atyre q\u00eb duke filmuar merrnin pjes\u00eb dhe mb\u00ebshtesnin spastrimin etnik.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj se ende po i sh\u00ebroj traumat e mia, se e gjith\u00eb shoq\u00ebria boshnjake po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb\u201d, Ado Hasanovi\u0107 . \u201cE kuptova kur fillova t\u00eb pyes veten: \u2018\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta ime?\u2019, kur kuptova q\u00eb kam humbur m\u00eb shum\u00eb se 30 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes, kur kuptova q\u00eb ende sot n\u00ebna ime po k\u00ebrkon babain e saj dhe v\u00ebllain e saj q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb gjenocid, kur kuptova q\u00eb ishin fqinj\u00ebt tan\u00eb ata q\u00eb na urrenin dhe se di\u00e7ka nga ajo urrejtje duhet \u00e7rr\u00ebnjosur ende.\u201d<\/p>\n<p>Hasanovi\u0107 thot\u00eb se t\u00eb fal\u00ebsh \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Q\u00eb nuk e di n\u00ebse ka falur, por e di q\u00eb nuk urren. Mendon se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb promovuar, marr\u00eb pjes\u00eb dhe zbatuar gjenocidin 30 vjet m\u00eb par\u00eb ende nuk jan\u00eb nd\u00ebshkuar, por e di q\u00eb \u00e7do dit\u00eb kur kthehet te varri i babait t\u00eb tij ose te memoriali q\u00eb mban emrin pa trup t\u00eb gjyshit apo xhaxhait t\u00eb tij, kur kthehet te n\u00ebna e tij Fatima q\u00eb kujdeset e vetme p\u00ebr ferm\u00ebn, p\u00ebr mungesat dhe p\u00ebr munges\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, mendon se duhet t\u00eb \u201cb\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbetur njeri. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar traum\u00ebn personale dhe kolektive\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ora \u00ebsht\u00eb dhjet\u00eb e mbr\u00ebmjes kur, n\u00eb fund t\u00eb dokumentarit \u201cDitar\u00ebt e babait tim\u201d, publiku n\u00eb kinotek\u00ebn e Sarajev\u00ebs ngrihet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe me nj\u00eb duartrokitje q\u00eb vijon p\u00ebr disa minuta, nderon regjisorin Ado Hasanovi\u0107 dhe kujtimin e familjes s\u00eb tij. Disa dit\u00eb na ndajn\u00eb nga 30-vjetori i gjenocidit t\u00eb Srebrenic\u00ebs dhe Ado, i lindur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1113479,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1113478","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1113478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1113478"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1113478\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1113479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1113478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1113478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1113478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}