{"id":1114596,"date":"2025-07-14T11:36:34","date_gmt":"2025-07-14T09:36:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1114596"},"modified":"2025-07-15T14:27:16","modified_gmt":"2025-07-15T12:27:16","slug":"tridhjete-shkeljet-e-gjykates-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/tridhjete-shkeljet-e-gjykates-speciale\/","title":{"rendered":"Tridhjet\u00eb shkeljet e Gjykat\u00ebs Speciale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Speciale ka shkelur Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe parimet e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke cenuar proceset e drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke injoruar t\u00eb drejtat themelore t\u00eb individ\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb disa nga shkeljet p\u00ebrkat\u00ebse:<\/p>\n<p><strong>I<\/strong><br \/>\n1. Gjykata Speciale: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb e hapur, q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi, krejt\u00ebsisht t\u00eb montuar, ta shtremb\u00ebroj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr historin\u00eb moderne t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe ekskluzivisht p\u00ebr ta keqinterpretuar luft\u00ebn e drejt\u00eb \u00e7lirimtare, t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, luft\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebmbrojtje, \u00e7lirimin nga sundimi serb, nga gjenocidi shtet\u00ebror serb.<\/p>\n<p>2. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Gjykata Speciale, p\u00ebrmes Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb derivat i Raportit t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb falsifikuar t\u00eb Dick Martyt, dhe kjo, tanim\u00eb, dihet bot\u00ebrisht, pra edhe nga drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>3. Pas dekonspirimit t\u00eb Raportit falsifikues, t\u00eb Dick Martyt, i sponsorizuar nga Rusia dhe nga Serbia, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs d\u00ebshtoi ta thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn jo vet\u00ebm para popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe para drejt\u00ebsis\u00eb dhe opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr at\u00eb mashtrim ordiner. Duke heshtur, q\u00ebllimisht, dhe duke e fshehur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr inskenimet, mashtrimet e Raportit t\u00eb Martyt, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs krijoi huti n\u00eb opinionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ndaj e v\u00ebrteta p\u00ebr Raportin trillues t\u00eb Dick Martyt u mjegullua, u fsheh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me politikat obstruktive edhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, tek opinioni bot\u00ebror u krijuan paragjykime t\u00eb tmerrshme p\u00ebr luft\u00ebn ton\u00eb \u00e7lirimtare. K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs, edhe sot, vazhdon t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se lufta e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e U\u00c7K-s\u00eb, me veprimet e saj guerile, ishte luft\u00eb e drejt\u00eb, \u00e7lirimtare. Pik\u00ebrisht U\u00c7K-ja, e cila lindi nga populli, krijoi aleanc\u00ebn diplomatike dhe ushtarake me NATO-n, me ShBA-n\u00eb. Prandaj, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi jo vet\u00ebm juridiko-penale, p\u00ebrse lejoi q\u00eb mbi nj\u00eb Raport t\u00eb falsifikuar, me ndihm\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb shtetit serb dhe t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb ngrej\u00eb aktakuz\u00eb ndaj personaliteteve, t\u00eb cilat, gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe pas \u00c7lirimit, ishin aleat\u00eb diplomatik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb NATO-s, t\u00eb ShBA-s\u00eb dhe t\u00eb shteteve t\u00eb tjera t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>4. E formuar me mir\u00ebbesim nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Amendamentit 24 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Gjykata Speciale duhej t\u00eb zhvillonte nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb paansh\u00ebm, e jo t\u00eb binte pre e komplotit t\u00eb shtetit serb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Dick Martyn dhe me sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb Rusis\u00eb. Tanim\u00eb, procesi gjyq\u00ebsor, krejt i padrejt\u00eb, tendencioz, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb Hag\u00eb, kund\u00ebr \u00e7lirimtar\u00ebve dhe personaliteteve politike t\u00eb Kosov\u00ebs, po d\u00ebshmohet se po mb\u00ebshtetet n\u00eb aktakuz\u00ebn e rreme, mashtruese, p\u00ebrplot falsifikime, me d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuar, t\u00eb shantazhuar nga Serbia.<\/p>\n<p>5. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ajo u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb Gjykat\u00eb diskriminuese dhe monoetnike, e cila pretendon t\u00eb inkriminoj\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, duke mos u marr\u00eb fare me krimet serbe dhe me gjenocidin shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb ndaj popullat\u00ebs duarthat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Ushtria serbe, formacionet paraushtarake serbe, gupet kriminale, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Arkanit, vran\u00eb mbi 14.000 civil\u00eb shqiptar\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve edhe 1.550 f\u00ebmij\u00eb, nd\u00ebr ta, m\u00eb i vogli, gjasht\u00eb muajsh nga Komuna e Drenasit.<\/p>\n<p>6. Pavar\u00ebsisht se kjo Gjykat\u00eb pretendon se nuk po gjykohet U\u00c7K-ja, por gjoja \u201c krimet\u201d individuale t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim, sepse kat\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e saj, t\u00eb cil\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb paraburgim, ishin protagonist\u00ebt eminent\u00eb, t\u00eb procesit t\u00eb \u00e7lirimit, t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit dhe t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>7. Ne vler\u00ebsojm\u00eb se q\u00ebllimi i k\u00ebtij gjykimi po merr karakter t\u00eb hapur dhe shum\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm politik, me synimin e balancimit t\u00eb krimeve e gjenocidit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb me ndonj\u00eb akt t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm vandal, t\u00eb izoluar q\u00eb mund ta ket\u00eb kryer ndonj\u00eb individ n\u00eb koh\u00eb lufte, madje duke mos qen\u00eb fare pjes\u00ebtar i U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>8. Edhe pse formalisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e sistemit gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs, deri m\u00eb tani Gjykata Speciale ka b\u00ebr\u00eb shkelje kushtetuese, ligjore dhe ka shkelur Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, sidomos n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e njeriut, prezumicioni i pafaj\u00ebsis\u00eb dhe parimet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb paansh\u00ebm dhe vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e fakteve, d\u00ebshmive. Por, jo t\u00eb inskenoj\u00eb, t\u00eb trilloj\u00eb situata t\u00eb sajuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb fabrikuara t\u00eb shtetit, t\u00eb prokuroris\u00eb serbe dhe t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrpunuar t\u00eb mbrojtur! K\u00ebtyre dit\u00ebve u b\u00ebn\u00eb publike transkriptimet e bisedave t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitari shqiptar, tanim\u00eb t\u00eb mbrojtur, me krer\u00ebt e Sh\u00ebrbimit Sekret t\u00eb Serbis\u00eb, menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb \u00c7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, me \u00e7\u2019rast d\u00ebshmitari i Serbis\u00eb flet p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin financiar, me k\u00ebste mujore, q\u00eb, p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tij, duhej t\u2019ia paguante shteti serb!<\/p>\n<p>9. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Gjykata Speciale ka mohuar \u00e7do bashk\u00ebpunim me autoritetet e Kosov\u00ebs, duke mos e njohur Kushtetut\u00ebn, simbolet shtet\u00ebrore dhe legjislacionin e saj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje brutale e Gjykat\u00ebs Speciale ndaj sovranitetit juridiko-kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Kuvendi i s\u00eb cil\u00ebs i miratoi t\u00eb gjitha aktet n\u00ebnligjore p\u00ebr themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale.<br \/>\n10. Ne kemi d\u00ebshmi se Gjykata Speciale ka vazhduar t\u00eb zhvilloj\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet e Serbis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb Prokurorin\u00eb e saj Speciale, BIA-n serbe, qoft\u00eb n\u00eb marrjen e materialeve, apo n\u00eb trajnimet e d\u00ebshmitar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb inkriminuar pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Ky veprim i Gjykat\u00ebs Speciale \u00ebsht\u00eb jodemokratik dhe paraqet shkelje t\u00eb hapur t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>II<\/strong><br \/>\nCilat jan\u00eb shkeljet kushtetuese dhe ligjore t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale?<br \/>\n1. Gjykata Speciale ka shkelur Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht Kapitullin II p\u00ebr Lirit\u00eb dhe t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke cenuar prezumicionin e pafaj\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb nga parimet baz\u00eb t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>2. Gjykata Speciale ka shkelur Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe parimet e saj, t\u00eb cilat u referohen t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe procedur\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb pavarur gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>3. Gjykata Speciale ka shkelur t\u00eb gjitha parimet kushtetuese dhe ligjore, duke mbajtur n\u00eb paraburgim arbitrar dhe t\u00eb paligjsh\u00ebm kat\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet. Arsyetimi i k\u00ebsaj Gjykate, p\u00ebr vazhdimin arbitrar t\u00eb paraburgimit, \u201c p\u00ebr gjoja rrezikun e ikjes s\u00eb t\u00eb akuzuarve\u201d, \u00ebsht\u00eb \u201carsyetim\u201d, \u00ebsht\u00eb shpjegim qesharak dhe i paq\u00ebndruesh\u00ebm, sepse kat\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt q\u00eb po gjykohen jan\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar dhe Kosova, edhe n\u00eb rastin p\u00ebrkat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i bashk\u00ebpunimit me drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>4. Gjykata Speciale ka shkelur parimin e \u201cbarazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve\u201d n\u00eb procedur\u00ebn penale. N\u00eb vend t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb n\u00eb raportet mes Prokuroris\u00eb dhe t\u00eb akuzuarve, ajo haptazi ka anuar n\u00eb favor t\u00eb Prokuroris\u00eb, duke mb\u00ebshtetur \u00e7do tendenc\u00eb, \u00e7do veprim t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb inkriminuar t\u00eb akuzuarit dhe duke mohuar e minimizuar provat mbrojt\u00ebse dhe shfaq\u00ebse t\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>5. Gjykata Speciale ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem piramidal dhe t\u00eb mbyllur n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve gjyq\u00ebsore dhe prokuroriale, duke p\u00ebrfshir\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Avokatin e Popullit etj. Ky organizim n\u00eb form\u00eb \u00e7arku t\u00eb mbyllur, paraqet \u201ckonflikt interesi\u201d, sepse rrit\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e ndikimit n\u00eb vendimmarrje dhe n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve brenda k\u00ebsaj Gjykate.<\/p>\n<p>6. Gjykata Speciale, n\u00eb vend t\u00eb parimit t\u00eb ekonomizimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, po zhvillon nj\u00eb gjykim maratonik, t\u00eb panjohur deri m\u00eb tani n\u00eb analet e drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kjo zgjatje e gjykimit mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb larta financiare p\u00ebr gjyqtar\u00ebt, p\u00ebr prokuror\u00ebt dhe punonj\u00ebsit administrativ\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale, q\u00eb tejkalojn\u00eb pagat e koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb shtetet e tyre.<\/p>\n<p>7. Gjykata Speciale vazhdon t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa diskriminuese ndaj t\u00eb akuzuarve, duke mos iu siguruar kushte t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mbrojtjen e tyre, duke ua vonuar dor\u00ebzimin e materialeve d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtur, si edhe duke vendosur restrikcione t\u00eb vizitave dhe masa t\u00eb tjera diskriminuese. Ishte p\u00ebrvoj\u00eb jasht\u00ebzakonisht kund\u00ebr t\u00eb drejtave dhe lirive<br \/>\nt\u00eb njeriut, pra edhe t\u00eb paraburgosurve, akti i p\u00ebrgjimeve, t\u00eb cilat i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb Hashim Tha\u00e7it nga bashk\u00ebbisedimet me vizitor\u00ebt.<\/p>\n<p>8. Gjykata Speciale ka d\u00ebshtuar t\u00eb jet\u00eb transparente n\u00eb pun\u00ebn e saj. Shumica e seancave gjyq\u00ebsore dhe e materialeve jan\u00eb redaktuar, ka munguar informimi i opinionit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht atij shqiptar p\u00ebr ecurin\u00eb e procesit gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb konferencat e koh\u00ebpaskohshme t\u00eb kryetares Trandafilova kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb censuruara.<\/p>\n<p>9. Gjykata Speciale nuk ka asnj\u00eb monitorim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cilat monitorojn\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>10. Gjykata Speciale n\u00eb aspektin profesional nuk p\u00ebrb\u00ebhet nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e nivelit t\u00eb ul\u00ebt apo t\u00eb mes\u00ebm profesional dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ka sh\u00ebrbyer n\u00eb UNMIK dhe n\u00eb EULEX, me \u00e7\u2019rast, kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb proceset e drejt\u00ebsis\u00eb transicionale n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr \u00e7ka jan\u00eb paguar. Ata tani po paguhen p\u00ebr s\u00eb dyti p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p><strong>III<\/strong><br \/>\nPse aktakuza p\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cNd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d (NPK) \u00ebsht\u00eb e pabaz\u00eb.<br \/>\nKjo aktakuz\u00eb paraqet nj\u00eb konstruksion juridiko-politik, i cili \u00ebsht\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb aspektin penalo-juridik p\u00ebr arsyet sa vijon:<br \/>\n1. U\u00c7K-ja nuk ka qen\u00eb ushtri e rregullt, por nj\u00eb guerile patriotike e formuar dhe e udh\u00ebhequr nga idealist\u00eb dhe patriot\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Kosov\u00ebs, shumica prej tyre student\u00eb, q\u00eb nuk jan\u00eb pajtuar me okupimin dhe me dhun\u00ebn barbare serbe ndaj popullit paqedash\u00ebs shqiptar. Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs nuk ka pasur nj\u00eb struktur\u00eb komanduese unike dhe t\u00eb centralizuar, por luft\u00ebtar\u00ebt vullnetar\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb disa zona ushtarake, t\u00eb cilat kan\u00eb vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vetjake, pa nj\u00eb sistem t\u00eb hierarkis\u00eb s\u00eb komandimit.<\/p>\n<p>2. NPK n\u00ebnkupton ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb plani shtet\u00ebror t\u00eb p\u00ebrcaktuar, t\u00eb dizajnuar, t\u00eb udh\u00ebhequr dhe t\u00eb financuar nga shteti. Pas U\u00c7K-s\u00eb nuk ka q\u00ebndruar shteti, sepse Kosova ka qen\u00eb e okupuar nga Serbia, e cila dhunsh\u00ebm administronte Kosov\u00ebn me aparatin e saj represiv t\u00eb instaluar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>3. Nd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale ishin ushtria, policia serbe, nj\u00ebsitet paraushtarake, t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb gjenocid shtet\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1998-1999, i zbatuar me planin gjenocidal \u201cPatkoi\u201d dhe planet e tjera shfaros\u00ebse t\u00eb Serbis\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebs dhe zbatues t\u00eb k\u00ebtij plani gjenocidal kan\u00eb qen\u00eb kreu shtet\u00ebror dhe ai ushtarak i Serbis\u00eb, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar nga TPNJ.<\/p>\n<p>4. Lufta e U\u00c7K-s\u00eb, s\u00eb bashku me popullin e Kosov\u00ebs, sipas t\u00eb gjitha konventave dhe ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb luft\u00ebs, ka qen\u00eb luft\u00eb e drejt\u00eb, mbrojt\u00ebse, \u00e7lirimtare dhe ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim largimin e forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, mbrojtjen e popullsis\u00eb civile, t\u00eb t\u00eb gjitha etniteteve dhe pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs, pra themelimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Akti, vendimi i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, sipas t\u00eb cilit Kosova u shpall shtet i pavarur, n\u00eb frym\u00ebn e ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb popullit t\u00eb saj, q\u00eb n\u00eb territorin e vet ta shpall\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e fuqishme se U\u00c7K-ja dhe mbar\u00eb populli i Kosov\u00ebs zhvilluan luft\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, \u00e7lirimtare, vet\u00ebmbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>5. Aktakuza e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb aspektin politik ka p\u00ebr q\u00ebllim dhe tendenc\u00eb t\u00eb hapur rishikimin e historis\u00eb s\u00eb liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, komprometimin e luft\u00ebs son\u00eb \u00e7lirimtare dhe t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo tendenc\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda politike n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb presion p\u00ebr kompromise t\u00eb reja politike n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cpajtimit\u201d nd\u00ebretnik, t\u00eb cilin po e imponon Serbia.<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong><br \/>\nCilat jan\u00eb d\u00ebshtimet e Kosov\u00ebs n\u00eb procesin e Gjykat\u00ebs Speciale<br \/>\nRepublika e Kosov\u00ebs si themeluese e Gjykat\u00ebs Speciale ka d\u00ebshtuar me sa vijon:<br \/>\n1. T\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00ebn e nevojshme financiare dhe juridike p\u00ebr shtetasit e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>2. T\u00eb ofroj\u00eb prova, dokumente dhe materiale t\u00eb tjera me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, \u00e7lirimtare, vet\u00ebmbrojt\u00ebse t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>3. T\u00eb ofroj\u00eb garanci shtet\u00ebrore dhe juridike p\u00ebr lirimin e t\u00eb akuzuarve nga paraburgimi.<\/p>\n<p>4. T\u00eb sensibilizoj\u00eb komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr shkeljet e vazhdueshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, n\u00eb rastin konkret t\u00eb akuzuarve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>5. T\u00eb organizoj\u00eb dhe t\u00eb financoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile, mediet, shoqatat profesionale, komunitetin akademik n\u00eb argumentimin profesional, juridik, politik dhe shkencor t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb Profesori i Praktik\u00ebs Parlamentare dhe t\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Speciale ka shkelur Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe parimet e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke cenuar proceset e drejt\u00ebsis\u00eb dhe duke injoruar t\u00eb drejtat themelore t\u00eb individ\u00ebve. M\u00eb posht\u00eb jan\u00eb disa nga shkeljet p\u00ebrkat\u00ebse: I 1. Gjykata Speciale: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb e hapur, q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi, krejt\u00ebsisht t\u00eb montuar, ta shtremb\u00ebroj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":662486,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1114596","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1114596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1114596"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1114596\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/662486"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1114596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1114596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1114596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}