{"id":1118970,"date":"2025-07-24T20:14:30","date_gmt":"2025-07-24T18:14:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1118970"},"modified":"2025-07-24T20:14:30","modified_gmt":"2025-07-24T18:14:30","slug":"shba-e-shqetesuar-per-bashkepunimin-e-malit-te-zi-me-kinen-ne-fushen-kibernetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/shba-e-shqetesuar-per-bashkepunimin-e-malit-te-zi-me-kinen-ne-fushen-kibernetike\/","title":{"rendered":"SHBA e shqet\u00ebsuar p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e Malit t\u00eb Zi me Kin\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn kibernetike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara nga raportet p\u00ebr bashk\u00ebpunim mes Universitetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Kineze t\u00eb Superkompjuter\u00ebve Gjinan, thot\u00eb Departamenti amerikan i Shtetit (DASH).<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKy institucion drejtohet nga Universiteti Komb\u00ebtar i Teknologjis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes i Kin\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione nga Departamenti i Tregtis\u00eb i SHBA-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 korrik, Universiteti shtet\u00ebror i Malit t\u00eb Zi n\u00ebnshkroi nj\u00eb memorandum bashk\u00ebpunimi me k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr n\u00eb fush\u00ebn e kriptografis\u00eb, at\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale dhe t\u00eb siguris\u00eb kibernetike. DASH-i thekson se Mali i Zi \u00ebsht\u00eb aleat i NATO-s dhe lider n\u00eb nd\u00ebrtimin e kapaciteteve rajonale kibernetike.<\/p>\n<p>\u201cPartneritetet e tij n\u00eb fusha t\u00eb ndjeshme, si inteligjenca artificiale dhe siguria kibernetike, duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me prioritetet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb NATO-s n\u00eb siguri dhe t\u00eb shmangin bashk\u00ebpunimin me subjekte t\u00eb lidhura me p\u00ebrpjekjet e Kin\u00ebs p\u00ebr modernizim ushtarak\u201d, sipas DASH-it.<\/p>\n<p>Ky departament thekson, po ashtu, se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u201cinstitucionet akademike dhe k\u00ebrkimore t\u00eb miratojn\u00eb masa t\u00eb forta sigurie, duke p\u00ebrfshir\u00eb, por pa u kufizuar n\u00eb verifikimin e bashk\u00ebpunimeve dhe lidhjeve t\u00eb tyre t\u00eb mundshme me subjektet shqet\u00ebsuese\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, n\u00ebnshkruesi i memorandumit, rektori i Universitetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Vlladimir Bozhoviq, mori doktorat\u00ebn n\u00eb SHBA pik\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e matematik\u00ebs dhe kriptografis\u00eb dhe shkenc\u00ebs s\u00eb metodave dhe parimeve t\u00eb enkriptimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb studimeve, ai punoi gjithashtu si studiues n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Kriptologji dhe Siguri t\u00eb Informacionit (CCIS).<\/p>\n<p>Zyra e Rektorit nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse e konsideron si problematik n\u00ebnshkrimin e memorandumit me nj\u00eb kompani n\u00ebn sanksione, marr\u00eb parasysh se Mali i Zi \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i NATO-s dhe seli e Qendr\u00ebs Rajonale p\u00ebr Kapacitete Kibernetike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja kompani ose institucion kinez me t\u00eb cilin Universiteti i Malit t\u00eb Zi po forcon bashk\u00ebpunimin, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00ebn sanksione t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb delegacion nga Universiteti i Malit t\u00eb Zi, i udh\u00ebhequr nga rektori Bozhoviq, q\u00ebndroi n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ku, p\u00ebrve\u00e7 universiteteve lokale, vizitoi edhe kompanit\u00eb Alibaba Cloud dhe Hikvision.<\/p>\n<p>Universiteti i Malit t\u00eb Zi tha se ata prezantuan produktet e tyre n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb \u2018cloud\u2019 dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Alibaba Cloud \u00ebsht\u00eb kompania m\u00eb e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb n\u00eb Azi dhe e kat\u00ebrta n\u00eb bot\u00eb, transmeton KosovaPress.<\/p>\n<p>E dyta, Hikvision \u2013 t\u00eb cil\u00ebn Universiteti i Malit t\u00eb Zi e cil\u00ebson si lider global n\u00eb fush\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes me video \u2013 \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb tregtare q\u00eb nga viti 2019 dhe n\u00ebn sanksione q\u00eb nga viti 2021. Pajisjet e k\u00ebsaj kompanie jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, po ashtu, n\u00eb list\u00ebn e atyre q\u00eb paraqesin rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian i hoqi kamerat e saj nga p\u00ebrdorimi n\u00eb vitin 2021, nd\u00ebrsa disa vende evropiane ndaluan p\u00ebrdorimin e pajisjeve t\u00eb saj n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kompania tha at\u00ebkoh\u00eb se kamerat e saj \u201cp\u00ebrputhen me rregullat dhe rregulloret n\u00eb fuqi t\u00eb vendeve n\u00eb t\u00eb cilat operojm\u00eb\u201d dhe \u201cu n\u00ebnshtrohen k\u00ebrkesave t\u00eb rrepta t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj kur delegacioni i Malit t\u00eb Zi vizitoi Kin\u00ebn, n\u00eb kompleksin universitar u hap Qendra Rajonale e Kapaciteteve Kibernetike. Themelimi i k\u00ebsaj qendre u iniciua nga Franca dhe Sllovenia \u2013 an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian dhe NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebrc\u00ebnimet kibernetike po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe t\u00eb p\u00ebrhapura, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ta pajisim k\u00ebt\u00eb rajon me mjetet e nevojshme, p\u00ebr t\u2019i luftuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive k\u00ebto sfida\u201d, tha n\u00eb hapje z\u00ebvend\u00ebskryeministrja sllovene, Tanja Fajon.<\/p>\n<p>N\u00eb kryerjen e trajnimeve n\u00eb tri fusha \u2013 siguri kibernetike, krim kibernetik dhe diplomaci kibernetike \u2013 marrin pjes\u00eb ekspert\u00eb slloven\u00eb, francez\u00eb dhe rajonal\u00eb.<\/p>\n<p>Universiteti i Malit t\u00eb Zi thot\u00eb se ka pasur rol ky\u00e7 n\u00eb marrjen e vendimit p\u00ebr t\u00eb pasur selin\u00eb e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. P\u00ebrpara se ta kishte hap\u00ebsir\u00ebn e vet, qendra zhvilloi trajnime n\u00eb ambientet e Rektoratit t\u00eb Universitetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Sllovenis\u00eb refuzoi t\u00eb komentonte mbi memorandumin mes Universitetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe qendr\u00ebs kineze, nd\u00ebrsa Ambasada franceze nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shteteve an\u00ebtare si Sllovenia dhe Franca, Malit t\u00eb Zi i ofron mb\u00ebshtetje n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike edhe vet\u00eb BE-ja. M\u00eb her\u00ebt, Komisioni Evropian kishte njoftuar se Mali i Zi e kishte b\u00ebr\u00eb prioritet sigurin\u00eb kibernetike p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, infrastruktura shtet\u00ebrore e teknologjis\u00eb informative t\u00eb Malit t\u00eb Zi ishte sh\u00ebnjest\u00ebr e sulmeve t\u00eb m\u00ebdha kibernetike.<\/p>\n<p>Mali i Zi, sipas raportit t\u00eb KE-s\u00eb p\u00ebr vitin 2024, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik, duke i p\u00ebrfshir\u00eb edhe dy padi nga Zyra e Prokurorit Special n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Si hap pozitiv vler\u00ebsohet edhe bashkimi i Malit t\u00eb Zi me sanksionet e KE-s\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve kibernetike q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e t\u00eb sanksionuarve ka edhe qytetar\u00eb dhe kompani kineze. P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sigurin\u00eb kibernetike t\u00eb Malit t\u00eb Zi, presidentja e KE-s\u00eb, Ursula von der Leyen, hapi Qendr\u00ebn e Operacioneve t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2024, e cila u financua gjithashtu nga fondet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Mali i Zi \u00ebsht\u00eb edhe an\u00ebtar i Qendr\u00ebs s\u00eb Ekselenc\u00ebs s\u00eb NATO-s p\u00ebr Mbrojtjen Bashk\u00ebpunuese Kibernetike, me seli n\u00eb Talin t\u00eb Estonis\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian dhe NATO-ja nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar mbi bashk\u00ebpunimin e Universitetit shtet\u00ebror t\u00eb Malit t\u00eb Zi me kompanit\u00eb kineze q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Universiteti, Radio Evropa e Lir\u00eb mori p\u00ebrgjigje automatike n\u00eb email, e cila shpjegon se jan\u00eb n\u00eb pushim deri n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb gushtit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb u d\u00ebrgoi pyetje edhe dy ministrive n\u00eb Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi: Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr pun\u00ebn e Universitetit, dhe Ministris\u00eb s\u00eb Administrat\u00ebs Publike, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb e informacionit. P\u00ebrgjigje mori vet\u00ebm nga kjo e fundit.<\/p>\n<p>Ministria e Administrat\u00ebs Publike nuk ka autoritet institucional mbi Universitetin shtet\u00ebror, por monitoron me kujdes t\u00eb gjitha fenomenet q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb sigurin\u00eb ose n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale t\u00eb Malit t\u00eb Zi, thot\u00eb ndihm\u00ebsi i ministrit, Dushan Polloviq.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb e informacionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb ministri.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7do bashk\u00ebpunim \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fusha t\u00eb ndjeshme si siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale \u2013 duhet t\u00eb konsiderohet p\u00ebrmes prizmit t\u00eb rreziqeve t\u00eb mundshme t\u00eb siguris\u00eb dhe p\u00ebrafrimit strategjik me prioritetet e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201d, thot\u00eb Polloviq.<\/p>\n<p>Ai shton se Mali i Zi, si an\u00ebtar i NATO-s dhe kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb qartazi i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt q\u00eb ndajn\u00eb vlera, standarde dhe parime demokratike n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike dhe inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Thekson, po ashtu, se NATO-ja e trajton sigurin\u00eb kibernetike si pjes\u00eb t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebs i referohet edhe Neni 5, i cili parashikon mbrojtje kolektive n\u00eb rast t\u00eb sulmit ndaj nj\u00eb an\u00ebtari.<\/p>\n<p>\u201cNdaj, pres q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, kur krijojn\u00eb k\u00ebto forma bashk\u00ebpunimi, t\u2019i marrin n\u00eb konsiderat\u00eb pasojat e mundshme p\u00ebr interesat komb\u00ebtare dhe sigurin\u00eb digjitale t\u00eb shtetit\u201d, thot\u00eb Polloviq p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>Ai shton se Mali i Zi, n\u00ebp\u00ebrmjet Ligjit p\u00ebr komunikimet elektronike, ka rregulluar kufizimin e prokurimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb pajisjeve nga nj\u00eb prodhues i caktuar, i cili konsiderohet se ka pasoja t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mali i Zi, aktualisht, po punon p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb strategjie p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale, e cila do t\u00eb ndihmohet nga SHBA-ja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara nga raportet p\u00ebr bashk\u00ebpunim mes Universitetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare Kineze t\u00eb Superkompjuter\u00ebve Gjinan, thot\u00eb Departamenti amerikan i Shtetit (DASH). \u201cKy institucion drejtohet nga Universiteti Komb\u00ebtar i Teknologjis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes i Kin\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione nga Departamenti i Tregtis\u00eb i SHBA-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1118971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1118970","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1118970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1118970"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1118970\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1118971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1118970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1118970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1118970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}