{"id":1122457,"date":"2025-08-03T18:53:14","date_gmt":"2025-08-03T16:53:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1122457"},"modified":"2025-08-03T18:54:10","modified_gmt":"2025-08-03T16:54:10","slug":"replike-me-enver-hasanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/replike-me-enver-hasanin\/","title":{"rendered":"Replik\u00eb me Enver Hasanin"},"content":{"rendered":"<p>I dashur Enver,<\/p>\n<p>E lexova me shum\u00eb kujdes shkrimin t\u00ebnd t\u00eb fundit \u201cGjendja jokushtetuese\u201d, t\u00eb publikuar te Gazeta Express. Nuk do shum\u00eb mend p\u00ebr ta kuptuar q\u00eb kunjat e tu simpatik i kishe p\u00ebr mua. Dhe tani, i frym\u00ebzuar nga shkrimi yt, me ndihm\u00ebn e \u201cinteligjenc\u00ebs artificiale\u201d, q\u00eb tashm\u00eb t\u00eb njeh ty si nj\u00eb nga mendjet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb mendimit juridik, me shum\u00eb droj\u00eb mezi po guxoj t\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem.<\/p>\n<p>Nejse, ironia e cinizmi mua nuk m\u00eb shkojn\u00eb. Nuk i kam pjes\u00eb t\u00eb karakterit dhe as q\u00eb dua t\u2019i kem. Fillimisht dua ta theksoj q\u00eb e konsideroj nder dhe privilegj jet\u00ebsor faktin q\u00eb t\u00eb dy, p\u00ebr gjasht\u00eb vite, kemi sh\u00ebrbyer n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, ti si Kryetar e un\u00eb si n\u00ebnkryetar i yti. Bisedat me ty, p\u00ebrfshir\u00eb edhe konsiderat\u00ebn dhe mir\u00ebkuptimin p\u00ebr shp\u00ebrthimet e tua jo \u00e7do her\u00eb racionale, i kujtoj me shum\u00eb mall.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjasht\u00eb vite, sa ishim bashk\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, kam treguar vet\u00ebm mir\u00ebkuptim p\u00ebr ty si intelektual dhe respekt p\u00ebr detyr\u00ebn t\u00ebnde si Kryetar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Duke u nisur nga fakti q\u00eb jam i vetmi koleg i yti nga Gjykata Kushtetuese i cili akoma flet me ty, sepse me t\u00eb tjer\u00ebt e ke mbyllur dhunsh\u00ebm \u00e7do raport profesional e njer\u00ebzor, besoj kjo ma jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i them dy fjal\u00eb p\u00ebr tezat e tua juridike, e q\u00eb, desh\u00ebm apo nuk desh\u00ebm, na \u00e7ojn\u00eb te vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Gjykata Kushtetuese i ka marr derisa ti ishe Kryetar.<\/p>\n<p>P\u00ebr rikujtim, p\u00ebr dallim nga ti, un\u00eb isha pjes\u00eb e komisionit p\u00ebr hartimin e Kushtetut\u00ebs. Gjat\u00eb leximit t\u00eb letr\u00ebs sime, n\u00ebse nuk t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ato q\u00eb kam shkruar, p\u00ebrkujtoja vetes k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>I dashur Enver,<\/p>\n<p>Ti je fajtori kryesor pse Republika e Kosov\u00ebs sot duhet t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb paqart\u00ebsi t\u00eb paprecedent\u00eb juridike, q\u00eb jo pak her\u00eb rr\u00ebshqet deri n\u00eb kufijt\u00eb e absurdit juridik. Avdullah Hoti ka shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb konstatimin e tij q\u00eb Aktgjykimi i vitit 2014 \u00ebsht\u00eb fillimi i agonis\u00eb kushtetuese p\u00ebr sa i p\u00ebrket konstituimit dhe funksionimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai aktgjykim ishte nj\u00eb vendim i t\u00ebri i shtyr\u00eb me gjoks nga ti, n\u00ebp\u00ebrmjet energjis\u00eb t\u00ebnde t\u00eb jasht\u00ebzakonshme bullizuese dhe imponuese.<\/p>\n<p>Edhe tani, pasi m\u00eb nuk je pjes\u00eb e Gjykat\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb interpretosh kushtetut\u00ebn (lexo: ta imponosh vullnetin t\u00ebnd) ti vazhdimisht insiston n\u00eb p\u00ebrfshirjen e faktor\u00ebve jasht\u00eb kushtetut\u00ebs, si nj\u00ebfar\u00eb mekanizmi p\u00ebr ta interpretuar kushtetut\u00ebn. Tani ti je vet\u00ebm nj\u00eb qytetar i lir\u00eb dhe mund t\u00eb flas\u00ebsh e t\u00eb shkruash \u00e7far\u00eb t\u00eb duash, por, nga pozicioni i Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs, me k\u00ebto insistime e imponime ti i ke b\u00ebr\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha Republik\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>I dashur Enver,<\/p>\n<p>Bota e vetme juridike e nj\u00eb kushtetute \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kushtetuta. N\u00ebse di\u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kushtetut\u00ebs kjo n\u00ebnkupton q\u00eb hartuesit e kushtetut\u00ebs nuk kan\u00eb dashur q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb aty. \u00cbsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb. Dhe ti e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt esencial, student\u00ebt e juridikut e m\u00ebsojn\u00eb q\u00eb n\u00eb vit t\u00eb par\u00eb t\u00eb studimeve.<\/p>\n<p>Insistimi yt n\u00eb p\u00ebrfshirjen e k\u00ebtyre faktor\u00ebve nga bota jasht\u00eb kushtetut\u00ebs son\u00eb, si dhe imponimi yt q\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb vendimmarrje, kan\u00eb rezultuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr\u00e7udnim juridik me t\u00eb cilin po p\u00ebrballemi. Do t\u00eb ndalem vet\u00ebm te dy Aktgjykime, sepse i konsideroj si nd\u00ebrhyrjet m\u00eb t\u00eb vrazhda n\u00eb kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Aktgjykimi nr. KO 29\/11, i dat\u00ebs 30 mars 2011 &#8211; ku \u00ebsht\u00eb shqyrtuar kushtetutshm\u00ebria e zgjedhjes s\u00eb zot\u00ebri Behgjet Pacolli si President i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 dhe Aktgjykimi nr. KO 119\/14, i dat\u00ebs 24 Gusht 2014 &#8211; ku \u00ebsht\u00eb shqyrtuar kushtetutshm\u00ebria e zgjedhjes s\u00eb zot\u00ebri Isa Mustafa si Kryetar i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 e kan\u00eb shtremb\u00ebruar t\u00ebr\u00ebsisht vullnetin e hartuesve t\u00eb kushtetut\u00ebs. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebtij shtremb\u00ebrimi paralel me Kushtetut\u00ebn e hartuar nga komisioni i udh\u00ebhequr nga Profesor Hajredin Ku\u00e7i, ekziston edhe monstrumi kushtetues q\u00eb e ke krijuar ti me k\u00ebto dy aktgjykime. Po, ta them edhe m\u00eb qart\u00eb, ti ke krijuar kushtetut\u00eb paralele q\u00eb dhunsh\u00ebm ekziston krahas asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb votuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e popullit. Pra, gjendja e vetme jo kushtetuese \u00ebsht\u00eb gjendja q\u00eb e ke imponuar ti.<\/p>\n<p>Kapitulli 4 (Kuvendi), kapitulli 5 (Qeveria) dhe kapitulli 6 (Presidenti) jan\u00eb produkt i n\u00ebn komisionit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb ngarkuar me hartimin e k\u00ebtyre kapitujve, i udh\u00ebhequr nga Profesor Arsim Bajrami, nj\u00eb veprimtar i palodhsh\u00ebm i \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare si dhe nj\u00eb mendje e ndritur e mendimit juridik. Norma kushtetuese e hartuar nga ky n\u00ebn komision \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe e vet\u00ebkuptueshme, si dhe bazohet n\u00eb sensus communis (ja duke t\u00eb kopjuar ty edhe un\u00eb e p\u00ebrdora nj\u00eb fjal\u00eb latine) dhe n\u00eb praktikat e r\u00ebndomta parlamentare n\u00eb vendet demokratike.<\/p>\n<p>Kudo n\u00eb bot\u00eb, Kryetari i Kuvendit n\u00ebnkupton deputetin q\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb, pa detyrime e shtr\u00ebngime, e p\u00ebrfaq\u00ebson s\u00eb paku shumic\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur. Kaq ka ai muhabet. Deputet\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zgjedhurit e popullit dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb q\u00eb vet\u00eb ta zgjedhin deputetin q\u00eb do t\u2019i udh\u00ebheq\u00eb si Kryetar, dhe jo ky person t\u2019u imponohet nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti \u00ebsht\u00eb q\u00eb e ke p\u00ebrdorur rregulloren e Kuvendit, si nj\u00eb akt m\u00eb i ul\u00ebt ligjor, p\u00ebr ta interpretuar kushtetut\u00ebn. Pastaj, p\u00ebr ta interpretuar kushtetut\u00ebn, ke p\u00ebrdorur edhe elemente t\u00eb procedurave administrative q\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb e normave q\u00ebndrojn\u00eb fare n\u00eb fund. Pra, duke dashur q\u00eb ta legjitimosh shmangien t\u00ebnde nga sensus communis e ke shpikur realitetin juridik jasht\u00eb kushtetut\u00ebs dhe me t\u00eb e ke dhunuar vet\u00eb kushtetut\u00ebn. Shembujt nga kushtetutat tjera jan\u00eb interesante p\u00ebr studime teorike, por jo p\u00ebr vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, thjesht sepse secila Gjykat\u00eb interpreton kushtetut\u00ebn e vet dhe jo t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>E mbaj mend nj\u00eb intervist\u00eb t\u00ebnde ku me mburrje deklaroje q\u00eb me vendimin p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Kuvendit e ke parandaluar q\u00eb Kryetari i Kuvendit t\u00eb zgjidhet me marr\u00ebveshje kafenesh. I dalldisur nga krekosja, ti nuk ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm as \u00e7far\u00eb ishe duke th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb negociuarit politik nuk \u00ebsht\u00eb akt juridik. Deputet\u00ebt, si krijesa politike q\u00eb jan\u00eb, e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e bot\u00ebs q\u00eb marr\u00ebveshjet mes vete t\u2019i b\u00ebjn\u00eb ku t\u00eb duan: n\u00eb sall\u00eb t\u00eb Kuvendit, n\u00eb korridor, n\u00eb bufe t\u00eb Kuvendit, te shkall\u00ebt e Teatrit n\u00eb shesh, te nj\u00eb apartament i marr me qira, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb Qyqavic\u00ebs apo duke skijuar n\u00eb Brezovic\u00eb. Gjykata Kushtetuese nuk duhet, nuk guxon dhe nuk ka \u00e7ka t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb at\u00eb proces.<\/p>\n<p>Grupet e caktuara parlamentare nuk jan\u00eb trupa fikse dhe t\u00eb p\u00ebrhershme. Nj\u00eb legjislatur\u00eb mund t\u00eb nis\u00eb me pes\u00eb grupe parlamentare dhe n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb aktivitetin me dy. Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00ebn konstituive. Deputeti i n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm nd\u00ebrgjegjes s\u00eb vet, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb e qart\u00eb kushtetuese. Pra, q\u00eb nga momenti i certifikimit t\u00eb mandatit, kur edhe zyrtarisht fillon mandati i tyre, deputet\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, por edhe t\u00eb detyruar, t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00ebm ashtu si\u00e7 u thot\u00eb nd\u00ebrgjegjja e vet. Duke e kufizuar lirin\u00eb e deputetit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktohet vet\u00eb se cilit grup parlamentar do t\u2019i takoj\u00eb, ti e ke zhvler\u00ebsuar nenin 70 t\u00eb kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb ta thjesht\u00ebzoj. Pra, b\u00ebhen bashk\u00eb disa deputet\u00eb q\u00eb, p\u00ebr nga numri rezulton t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madhi, dhe e propozon Kryetarin e Kuvendit. Ky bashkim i vullneteve t\u00eb ndryshme politike, n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb vet\u00ebm, pos q\u00eb e ka fuqin\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb Kryetarin e Kuvendit, e ka fuqin\u00eb ta zgjedh\u00eb edhe Qeverin\u00eb, si hapi i dyt\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. K\u00ebto dy procese, zgjedhja e Kryetarit dhe e Qeveris\u00eb, jan\u00eb komplementare, sepse k\u00ebshtu minimizohen p\u00ebrplasjet e panevojshme n\u00eb mes t\u00eb Kuvendit dhe Qeveris\u00eb. Nuk po shpiki raketa k\u00ebtu i dashur Enver, \u00ebsht\u00eb sensus communis.<\/p>\n<p>Vendimi yt e ka bastarduar procesin zgjedhor n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb kush do ta ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb, dhe jo kush do t\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb shumic\u00eb efektive e funksionale n\u00eb Kuvend. Ti, i dashur Enver, e ke p\u00ebrmbysur logjik\u00ebn e rendit demokratik, q\u00eb e kan\u00eb synuar hartuesit e kushtetut\u00ebs, dhe n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj ke vendosur nj\u00eb rend alternativ q\u00eb i n\u00ebnshtrohet qejfeve t\u00eb Bab\u00ebs, prandaj edhe ekzaltohesh kur krekosesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Tani dy fjal\u00eb edhe p\u00ebr vendimin e vitit 2011, nj\u00eb tjet\u00ebr katrahur\u00eb e jotja, ku fatkeq\u00ebsisht isha pjes\u00eb edhe vet\u00eb. Nuk ka dit\u00eb q\u00eb nuk pendohem p\u00ebr vot\u00ebn time PRO si p\u00ebrgjigje ndaj insistimit t\u00ebnd p\u00ebr nj\u00eb interpretim t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Neni 87 \u00ebsht\u00eb shkruar me logjik\u00ebn q\u00eb, brenda asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lejueshme me sjellje e logjik\u00eb demokratike, ta parandaloj\u00eb shkuarjen e panevojshme n\u00eb zgjedhje. Duke u nisur nga parimi q\u00eb Presidenti p\u00ebrfaq\u00ebson di\u00e7ka mbi partit\u00eb politike \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e preferueshme q\u00eb Presidenti i Republik\u00ebs t\u00eb zgjidhet me dy t\u00eb tretat e t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve, pra si produkt i nj\u00eb konsensusi t\u00eb gjer\u00eb. Por, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb ky konsensus mund t\u00eb mos arrihej, hartuesit e kan\u00eb futur edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Presidenti, n\u00eb raundin e tret\u00eb, t\u00eb zgjidhet me minimalisht 61 vota, pra me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ke b\u00ebr\u00eb ti? Thjesht ke shpikur gj\u00ebra, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb ta anuloje zgjedhjen e Behgjet Pacollit si President i Republik\u00ebs, sepse e urreje dhe doje ta posht\u00ebroje. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e gjitha. Ata q\u00eb t\u00eb njohin mir\u00eb do t\u00eb m\u00eb kuptojn\u00eb drejt kur e them q\u00eb ti e ke b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse ke dashur t\u2019i tregosh Hashim Tha\u00e7it q\u00eb pa vul\u00ebn t\u00ebnde nuk mund t\u00eb b\u00ebhet asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka ndonj\u00eb mesele tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. P\u00ebr ta kamufluar grusht shtetin t\u00ebnd e ke shpikur kuorumin prej 80 deputet\u00ebsh p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit. T\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebris, \u00ebsht\u00eb thjesht shpikje e jotja. Sikur ne hartuesit t\u00eb kishim dashur kuorum prej 80 deputet\u00ebsh do ta kishim shkruar vet\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuta duhet interpretuar n\u00eb form\u00ebn q\u00eb e mund\u00ebson funksionimin sa m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb institucioneve dhe jo n\u00eb form\u00ebn q\u00eb i paralizon ato. K\u00ebt\u00eb e di secili jurist q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtje kushtetuese, flas p\u00ebr vendet demokratike. Por kjo nuk vlen p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>Ti je ithtar i paraliz\u00ebs institucionale, nj\u00eb amullie t\u00eb pafund ku t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb lodheshin dhe ashtu t\u00eb sfilitur do t\u00eb detyroheshin t\u00eb paraqiten te Baba p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mend e ndihm\u00eb. Ky je ti. Ata q\u00eb t\u00eb njohin mir\u00eb do t\u00eb m\u00eb japin t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb pohimin q\u00eb ti gjen k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb krijimin e katrahurave t\u00eb tilla q\u00eb prodhojn\u00eb bllokada dhe testojn\u00eb limitet e durimit politik. Mund t\u00eb v\u00eb bast q\u00eb ti e \u00ebnd\u00ebrron skenarin ku Albin Kurti detyrohet t\u00eb vij\u00eb te ti q\u00eb pastaj ti ta nxjerr\u00ebsh nga situata.<\/p>\n<p>Derisa ishe n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese k\u00ebt\u00eb e k\u00eb b\u00ebr\u00eb sepse \u00ebnd\u00ebrroje q\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb grusht shteti t\u00eb heshtur, do t\u00eb instaloheshe President i Republik\u00ebs, nd\u00ebrkaq tani kushedi se \u00e7far\u00eb gj\u00ebje ke n\u00eb mendje. Gjithsesi, si qytetar i lir\u00eb ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb aspirosh \u00e7far\u00eb t\u00eb duash, dhe aty nuk t\u00eb p\u00ebrzihet kush dot.<\/p>\n<p>N\u00eb fund dua t\u00eb them q\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb rishkrimit t\u00eb kushtetut\u00ebs, ishte momenti i fundit q\u00eb dikush t\u2019i vendoste nj\u00eb kufi d\u00ebmit q\u00eb ti i ke b\u00ebr\u00eb rendit kushtetues. P\u00ebrb\u00ebrja aktuale e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke e vendosur afatin 30 ditor p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, e ka b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb, dhe duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ka demonstruar guxim dhe nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ndjenj\u00ebs s\u00eb detyr\u00ebs ndaj Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7menduria, kaosi e pap\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet ta ket\u00eb nj\u00eb kufi. D\u00ebshtimi p\u00ebr ta konstituar Kuvendin, brenda afatit kushtetues, n\u00ebnkupton kthimin e mandatit te sovrani. Do t\u00eb jet\u00eb sovrani, qytetar\u00ebt e lir\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Republike, q\u00eb me vot\u00ebn e tyre do t&#8217;i disiplinojn\u00eb partit\u00eb politike dhe t\u2019i detyrojn\u00eb ato q\u00eb ta kthejn\u00eb rendin demokratik n\u00eb binar\u00eb. Dhe me koh\u00ebn, deri n\u00eb hartimin e nj\u00eb kushtetute t\u00eb re, do t\u00eb zbehet edhe d\u00ebmi i kushtetut\u00ebs t\u00ebnde paralele.<br \/>\nNuk e di n\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshir\u00eb e guxim t\u00eb shprehen e t\u00eb flasin, por un\u00eb nuk ndikohem nga ajo gj\u00eb. I fuqizuar me CHAT GPT dhe t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, ndihem komod p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo debati.<\/p>\n<p>T\u00eb uroj sh\u00ebndet dhe e pres me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kund\u00ebr reagimin t\u00ebnd.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I dashur Enver, E lexova me shum\u00eb kujdes shkrimin t\u00ebnd t\u00eb fundit \u201cGjendja jokushtetuese\u201d, t\u00eb publikuar te Gazeta Express. Nuk do shum\u00eb mend p\u00ebr ta kuptuar q\u00eb kunjat e tu simpatik i kishe p\u00ebr mua. Dhe tani, i frym\u00ebzuar nga shkrimi yt, me ndihm\u00ebn e \u201cinteligjenc\u00ebs artificiale\u201d, q\u00eb tashm\u00eb t\u00eb njeh ty si nj\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1109968,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1122457","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1122457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1122457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1122457\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1109968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1122457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1122457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1122457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}