{"id":1122583,"date":"2025-08-04T09:46:32","date_gmt":"2025-08-04T07:46:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1122583"},"modified":"2025-08-04T09:53:54","modified_gmt":"2025-08-04T07:53:54","slug":"thirrjet-raciste-ndaj-shqiptareve-ne-kumanove-ende-asnje-reagim-nga-osmani-kurti-e-gervalla","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/thirrjet-raciste-ndaj-shqiptareve-ne-kumanove-ende-asnje-reagim-nga-osmani-kurti-e-gervalla\/","title":{"rendered":"Thirrjet raciste ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kumanov\u00eb: Ende asnj\u00eb reagim nga Osmani, Kurti e G\u00ebrvalla"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjat\u00eb ndeshjes parakualifikuese p\u00ebr Kampionatin Bot\u00ebror n\u00eb basketboll mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Rumanis\u00eb, e zhvilluar n\u00eb Kumanov\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e tifoz\u00ebve l\u00ebshuan kore dhe thirrje t\u00eb hapura anti-shqiptare.\u00a0Ndeshja u shikua nga af\u00ebr edhe nga shum\u00eb figura shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra t\u00eb kabinetit t\u00eb tij.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb thirrjet e tifoz\u00ebve d\u00ebgjohet t\u00eb thuhet: \u201cLe ta kuptojn\u00eb shqiptar\u00ebt e mallkuar, emri maqedonas nuk do t\u00eb zhduket, Maqedoni e past\u00ebr, e past\u00ebr, e past\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb zhvillimit t\u00eb ndeshjes, u d\u00ebgjuan edhe thirrje t\u00eb tjera skandaloze dhe nxit\u00ebse t\u00eb urrejtjes etnike, si parulla fam\u00ebkeqe \u201cShqiptari i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptari i vdekur\u201d, si dhe \u201cDhoma t\u00eb gazit p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d, q\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb retorik\u00ebn m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb evropiane.<\/p>\n<div style=\"padding-top: 56.25%; position: relative; width: 100%;\"><iframe class=\"no-margin\" style=\"position: absolute; left: 0; top: 0; width: 100%; height: 100%;\" src=\"https:\/\/video.gjirafa.com\/embed\/aqmmcga4evfcq-v2bhi8cw7zi5ad4ecimjkzindycrwi8vdradk8duhtbniwov3no1jf8cn-0agutojsitk3b-ysqdbhv5v6-7qsqmsivnonja?autoplay=true&amp;am=true\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ndaj fyerjeve raciste kan\u00eb ardhur reagime t\u00eb m\u00ebdha nga Shqip\u00ebria, nga disa parti politike n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, por jo edhe nga pushteti n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa kan\u00eb reaguar disa parti, konkretisht deputet\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb e AAK-s\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p><strong>Hesht pushteti, reagime ve\u00e7 nga PDK e AAK<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga pushteti n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb ende nuk ka pasur asnj\u00eb reagim p\u00ebr fyerjet raciste ndaj shqiptar\u00ebve q\u00eb u b\u00ebn n\u00eb ndeshjen e basketbollit n\u00eb Kumanov\u00eb.<\/p>\n<p>Ende asnj\u00eb fjal\u00eb nuk e ka th\u00ebn\u00eb as presidentja Vjosa Osmani, as kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti, dhe as ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashme, Donika G\u00ebrvalla, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pushteti ka zgjedhur heshtjen, megjithat\u00eb nga Kosova kan\u00eb reaguar deputet\u00eb t\u00eb dy partive, PDK-s\u00eb e AAK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Deputeti i PDK-s\u00eb, Artan Behrami, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb Facebook ka kritikuar heshtjen e Kurtit, kryediplomates n\u00eb detyr\u00eb Donika G\u00ebrvalla dhe presidentes Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>Behrami e ka quajtur \u201ckoalicion mes trash\u00ebgimise s\u00eb repesionit jugosllav n\u00eb Shkup dhe Prishtin\u00eb\u201d at\u00eb t\u00eb VLEN\u2019it.<\/p>\n<p>&#8220;Hristijan Mickoski \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kryeminist\u00ebr i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me bekimin dhe vot\u00ebn q\u00eb ia solli drejtp\u00ebrdrejt Albin Kurti p\u00ebrmes koalicionit VLEN.\u00a0Ky ishte \u00e7asti kur nj\u00eb projekt politik i promovuar si \u201cshpres\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d u kthye n\u00eb instrument t\u00eb ngritjes s\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb mbushur me nostalgji p\u00ebr represionin e vjet\u00ebr dhe urrejtje ndaj identitetit shqiptar.<br \/>\nSot, nd\u00ebrsa n\u00eb Shkup b\u00ebrtiten parulla fashiste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, Kurti hesht. Heshtja e tij \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se indiferenc\u00eb, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsi politike dhe morale.<br \/>\nSot hesht edhe Donika G\u00ebrvalla, e cila kinse p\u00ebrfaq\u00ebson z\u00ebrin diplomatik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por \u00ebsht\u00eb z\u00eb i urrejtjes kund\u00ebr oponent\u00ebve politik.<br \/>\nSot hesht edhe Presidentja Vjosa Osmani, vet\u00eb viktim\u00eb e p\u00ebrbuzjes institucionale t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Mickoskit n\u00eb incidentin e aeroportit. Heshtja e saj \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e transformimit n\u00eb figur\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrimit&#8221;, ka shkruar Behrami.<\/p>\n<p>Ai tutje thot\u00eb se ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb problem i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, por &#8220;\u00ebsht\u00eb nj\u00eb koalicion i rreziksh\u00ebm mes trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb represionit jugosllav n\u00eb Shkup dhe Prishtin\u00eb dhe klas\u00ebs politike shqiptare servile q\u00eb ka zgjedhur heshtjen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave personale&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb spektator\u00eb t\u00eb k\u00ebtij solidariteti t\u00eb heshtur kund\u00ebr vetes&#8221;, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa deputeti i AAK-s\u00eb, Daut Haradinaj n\u00eb reagimin e tij ka kritikuar Kurtin p\u00ebr mosreagim.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimi\u201d q\u00eb e solli Albin Kurti n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut po ju b\u00ebn t\u00eb fala me klithmat shurdhuese:<br \/>\n\u201cDhoma gazi p\u00ebr shqiptar\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cShqiptari i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shqiptari i vdekur<br \/>\n\u201cMaqedoni e past\u00ebr (pa shqiptar\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cShqiptar\u00ebt e mallkuar ta dijn\u00eb se emri Maqedoni nuk zhduket\u201d.\u00a0Asnj\u00eb fjal\u00eb, asnj\u00eb reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut&#8221;, ka shkruar Haradinaj.<\/p>\n<p><strong>Reagimet nga Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebsh\u00ebm ndaj thirrjeve raciste ndaj shqiptar\u00ebve kan\u00eb reaguar nga Shqip\u00ebria, duke i quajtur t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Elisa Spiropali, ka reaguar n\u00eb lidhje me thirrjet q\u00eb ajo i konsideroi ekstremisht fyese dhe p\u00ebrjashtuese ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb ndeshje basketbolli mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>\u201cGjuha e urrejtjes q\u00eb nxit dhun\u00ebn, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend n\u00eb asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb publike, e aq m\u00eb pak n\u00eb sport, q\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb tij mbart frym\u00ebn e bashkimit, t\u00eb bashk\u00ebpunimit, t\u00eb loj\u00ebs s\u00eb ndershme dhe t\u00eb respektit ndaj tjetrit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj reagimin e institucioneve t\u00eb RMV, duke k\u00ebrkuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht reagim edhe m\u00eb fort\u00eb publik t\u00eb zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit mik\u201d, u shpreh Spiropali.<\/p>\n<p>Ambasadori i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, Denion Meidani, ka shprehur shqet\u00ebsimin pas thirrjeve raciste q\u00eb u d\u00ebgjuan gjat\u00eb nj\u00eb ndeshjeje basketbolli n\u00eb Kumanov\u00eb mbr\u00ebm\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi se gjuha e urrejtjes nuk ka vend as n\u00eb sport, as n\u00eb shoq\u00ebri, duke e cil\u00ebsuar incidentin n\u00eb Kumanov\u00eb si nj\u00eb alarm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Meidani shtoi se po monitoron me v\u00ebmendje reagimet e institucioneve dhe k\u00ebrkoi q\u00eb autoritetet maqedonase t\u00eb reagojn\u00eb me qart\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebjetesa k\u00ebrkon angazhim t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, respekt p\u00ebr rregullat e loj\u00ebs dhe p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin \u2014 jo vet\u00ebm n\u00eb tribuna, por kudo.<\/p>\n<p>\u201cPo ndjek me v\u00ebmendje reagimet institucionale dhe pres q\u00eb autoritetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut t\u00eb flasin qart\u00eb, fort dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ka reaguar edhe ish-ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Ditmir Bushati, i cili ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto thirrje nuk jan\u00eb vet\u00ebm fyese, por p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn demokratike dhe barazis\u00eb mes maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Bushati shkroi edhe p\u00ebr heshtjen e krer\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ndodhi gjat\u00eb ndeshjes s\u00eb basketbollit n\u00eb #Kumanov\u00eb ishte nj\u00eb manifestim i qart\u00eb i urrejtjes etnike. Thirrjet \u201cShqiptar i mir\u00eb, shqiptar i vdekur\u201d dhe \u201cDhoma gazi p\u00ebr shqiptar\u00ebt\u201d nuk jan\u00eb vet\u00ebm fyese, por p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn demokratike dhe barazin\u00eb mes maqedonasve dhe shqiptar\u00ebve si dy komunitete shtetnd\u00ebrtuese n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, heshtja e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ishin d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj \u201cgalerie turpi\u201d \u00ebsht\u00eb e papranueshme. D\u00ebshmi e faktit se nuk kan\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsimet e duhura nga ngjarjet e hidhura t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p><strong>Reagimet nga Maqedonia e Veriut<\/strong><\/p>\n<p>Ministria e Brendshme n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut njoftoi se ka filluar masat operative p\u00ebr identifikimin e personave q\u00eb dyshohet se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje raciste anti-shqiptare nga tribunat e sall\u00ebs sportive n\u00eb Kumanov\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs sa po zhvillohej ndeshja e basketbollit mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Rumanis\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri shqiptar i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Izet Mexhiti, d\u00ebnoi gjuh\u00ebn fyese ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb ndeshjen e basketbollit n\u00eb Kumanov\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt fyese dhe k\u00ebng\u00ebt q\u00eb nxisin urrejtje, nuk kan\u00eb vend n\u00eb shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb\u201d, tha ai duke shtuar se k\u00ebto veprime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe barazis\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Ka reaguar edhe z\u00ebvend\u00ebsministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, Astrit Iseni.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto provokime vijn\u00eb nga grupe t\u00eb vogla, por t\u00eb zhurmshme. Ne i d\u00ebnojm\u00eb fuqish\u00ebm dhe k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb mos relativizohen. Nism\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij provokimi do t\u00eb p\u00ebrgjigjen\u201d, theksoi Iseni.<\/p>\n<p>Kryetari i Tetov\u00ebs, Bilall Kasami, po ashtu d\u00ebnoi gjuh\u00ebn e urrejtjes.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ndodhi n\u00eb Kumanov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb moment turpi p\u00ebr sportin, por nj\u00eb goditje me grusht ndaj ides\u00eb m\u00eb themelore t\u00eb qytetaris\u00eb: q\u00eb ne jemi t\u00eb ndrysh\u00ebm, por t\u00eb barabart\u00eb. Fyerjet raciste nuk jan\u00eb \u201cshprehje spontane t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb\u201d, por t\u00ebrbime primitive q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk u p\u00ebrket\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>VMRO-DPMNE-ja i cil\u00ebsoi thirrjet si t\u00eb p\u00ebrgatitura nga struktura kriminale q\u00eb duan t\u00eb mbulojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre me urrejtje dhe p\u00ebr\u00e7arje.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebnojm\u00eb \u00e7do sulm nacionalist dhe gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes, pa marr\u00eb parasysh se nga vijn\u00eb. Kjo i shkon p\u00ebr shtat vet\u00ebm rrymave dhe partive politike q\u00eb me vite mbjellin politika t\u00eb urrejtjes ndaj nj\u00ebri tjetrit\u201d, shtoi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Veprimet i d\u00ebnoi edhe opozita.<\/p>\n<p>\u201cDje n\u00eb Kumanov\u00eb, n\u00eb nj\u00eb ndeshje basketbolli, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Kryeministrit Mickovski, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb VLEN-it, ministrit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Toshkovski e t\u00eb tjer\u00eb pushtetar\u00eb, neve, shqiptar\u00ebve na \u00ebsht\u00eb shar\u00eb n\u00ebna, familja, origjina, fisi dhe fara n\u00eb kor nga tifoz\u00eb maqedonas\u201d, tha Arben Taravari, Kryetar i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>BDI k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e dy z\u00ebvend\u00ebsministrave nga radh\u00ebt e VLEN, Astrit Iseni dhe Safije Sadiki Shaini.<\/p>\n<p>\u201cBDI k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike p\u00ebr skandalin n\u00eb Kumanov\u00eb: T\u00eb dor\u00ebhiqen Astrit Iseni dhe Safije Sadiki Shaini. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb n\u00eb Qeveri q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pozita ky\u00e7e ekzekutive, t\u00eb distancohen publikisht nga ky akt i papranuesh\u00ebm dhe ta ngren\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb mbledhjen e ardhshme t\u00eb Qeveris\u00eb\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera BDI n\u00eb reagimin e saj. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb ndeshjes parakualifikuese p\u00ebr Kampionatin Bot\u00ebror n\u00eb basketboll mes Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Rumanis\u00eb, e zhvilluar n\u00eb Kumanov\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e tifoz\u00ebve l\u00ebshuan kore dhe thirrje t\u00eb hapura anti-shqiptare.\u00a0Ndeshja u shikua nga af\u00ebr edhe nga shum\u00eb figura shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra t\u00eb kabinetit t\u00eb tij. N\u00eb thirrjet e tifoz\u00ebve d\u00ebgjohet t\u00eb thuhet: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1122585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2568],"tags":[],"class_list":["post-1122583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-3"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1122583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1122583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1122583\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1122585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1122583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1122583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1122583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}