{"id":1123544,"date":"2025-08-06T15:39:36","date_gmt":"2025-08-06T13:39:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1123544"},"modified":"2025-08-06T15:50:58","modified_gmt":"2025-08-06T13:50:58","slug":"terheqja-e-kerkeses-nga-presidentja-osmani-kushtetuesja-laban-i-eshte-nenshtruar-te-gjitha-procedurave-kushtetuese-e-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/terheqja-e-kerkeses-nga-presidentja-osmani-kushtetuesja-laban-i-eshte-nenshtruar-te-gjitha-procedurave-kushtetuese-e-ligjore\/","title":{"rendered":"T\u00ebrheqja e k\u00ebrkes\u00ebs nga Presidentja Osmani, Kushtetuesja: Laban i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar t\u00eb gjitha procedurave kushtetuese e ligjore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Kushtetuese ka dal\u00eb me reagim nj\u00eb dit\u00eb pasi Presidentja Vjosa Osmani e t\u00ebrheqi k\u00ebrkes\u00ebn e saj rreth ng\u00ebr\u00e7it, me arsyetimin se gjyqtar raportues p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn ishte caktuar Radomir Laban.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e Kushtetueses thuhet se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e pal\u00ebve para Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara. Kushtetuesja thot\u00eb se i trajton t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat me paanshm\u00ebri, p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm, ashtu si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb Kushtetut\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>&#8220;Bazuar n\u00eb nenin 113 [Juridiksioni dhe Pal\u00ebt e Autorizuara] t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Gjykata Kushtetuese trajton t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e dor\u00ebzuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore nga pal\u00ebt e autorizuara. Ndarja e l\u00ebnd\u00ebve p\u00ebr shqyrtim tek gjyqtar\u00ebt raportues dhe kolegjet shqyrtuese n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullave t\u00eb qarta procedurale, t\u00eb cilat kjo Gjykat\u00eb i respekton me p\u00ebrpik\u00ebri. Gjykata Kushtetuese, si organ kolegjial, vendimet e saj i merr n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb plot\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e pal\u00ebve para Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara, t\u00eb cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar n\u00eb Kushtetut\u00eb, Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe Rregulloren e saj t\u00eb pun\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Lidhur me gjyqtarin Laban, Kushtetuesja ka th\u00ebn\u00eb se i nj\u00ebjti q\u00eb nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pasi i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar t\u00eb gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, p\u00ebr propozimin e tij nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe dekretimit nga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, procedurat p\u00ebr shkarkimin e gjyqtar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese si autoriteti p\u00ebrfundimtar n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr interpretimin e Kushtetut\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe mandatin e saj, i trajton t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e dor\u00ebzuara nga pal\u00ebt e autorizuara me paanshm\u00ebri, p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm, ashtu si\u00e7 p\u00ebrcaktohet n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;, p\u00ebrfundon reagimi.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGjykataKushtetuese%2Fposts%2Fpfbid0ZQgJZGSMmPEqTxBQCFF7wtBrqJT1pG7ew3zvzJHCYdpiMqgeH4J5paDMPPZofD4yl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"591\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>Osmani deklaroi dje se Laban ka nj\u00eb veprimtari t\u00eb rrezikshme n\u00eb vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe se k\u00ebto informacione zyrtare jan\u00eb dor\u00ebzuar nga institucionet e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk mund t\u00eb tregoj\u00eb aktualisht detaje p\u00ebr rrezikun q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs gjyqtari Llaban, duke th\u00ebn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsim i klasifikuar i institucioneve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin nuk mund t\u2019i ndajm\u00eb. Ndoshta m\u00eb von\u00eb. Jan\u00eb dokumente t\u00eb klasifikuara q\u00eb nuk mund t\u00eb ndahen me publikun tani\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p><strong>Por, kush \u00ebsht\u00eb Radomir Laban?<\/strong><\/p>\n<p>Radomir Llaban \u00ebsht\u00eb aktualisht gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ishte em\u00ebruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Fillimisht, n\u00eb maj 2018, Tha\u00e7i refuzoit ta dekretoj\u00eb Llabanin deri n\u00eb kryerjen e nj\u00eb verifikimi t\u00eb plot\u00eb nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, por e dekretoi at\u00eb disa muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Serbi p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb marrjes s\u00eb ryshfetit. Ai ishte d\u00ebnuar me gjasht\u00eb vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Serbia i ka d\u00ebrguar EULEX-it nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr arrestimin e Llabanit, mir\u00ebpo misioni kishte th\u00ebn\u00eb se nuk ka mandat ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb arrestim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, derisa deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs miratuan zgjedhjen e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<\/p>\n<p>Mandati i gjyqtarit Llaban n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebnt\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs kishte refuzuar ta em\u00ebronte Llabanin p\u00ebr noter, pas pranimit t\u00eb informacioneve nga Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI) lidhur me integritetin e tij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, Presidentja Osmani tha se shkarimi i tij b\u00ebhet vet\u00ebm me propozimin e 2\/3 t\u00eb votave t\u00eb gjyqtar\u00ebve, dhe pa propozim nga vet\u00eb Gjykata di\u00e7ka e till\u00eb s\u2019b\u00ebhet.<\/p>\n<p>\u201cKy gjyqtar s\u2019\u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga ana ime por n\u00eb vitin 2018. Sipas Kushtetutes shkarkimi nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushteutese b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00ebse votohet di\u00e7ka e till\u00eb nga 2\/3 e gjyqtar\u00ebve, pastaj shkarkimi i propozohet Presidentes nga vet\u00eb Gjykata. Pa nj\u00eb propozim t\u00eb till\u00eb, nuk mund t\u00eb merret asnj\u00eb hap nga ana e Predentes. T\u00ebrheqja e k\u00ebsaj k\u00ebrkese \u00ebsht\u00eb veprim i domosdosh\u00ebm n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb rendit ton\u00eb kushtetutes. \u00cbsht\u00eb absurde t\u00eb pritet q\u00eb rendi jon\u00eb kushtetutes t\u00eb mbrohet nga persona q\u00eb rrezikojn\u00eb rendin kushtetutes t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb \u201d, deklaroi Osmani.\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka dal\u00eb me reagim nj\u00eb dit\u00eb pasi Presidentja Vjosa Osmani e t\u00ebrheqi k\u00ebrkes\u00ebn e saj rreth ng\u00ebr\u00e7it, me arsyetimin se gjyqtar raportues p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn ishte caktuar Radomir Laban. N\u00eb reagimin e Kushtetueses thuhet se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e pal\u00ebve para Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara. Kushtetuesja thot\u00eb se i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1123551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1123544","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1123544","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1123544"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1123544\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1123551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1123544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1123544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1123544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}