{"id":1123718,"date":"2025-08-06T22:40:53","date_gmt":"2025-08-06T20:40:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1123718"},"modified":"2025-08-06T22:40:53","modified_gmt":"2025-08-06T20:40:53","slug":"tumoret-trasheguese-cilat-jane-sindromat-qe-transmetohen-ne-familje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/tumoret-trasheguese-cilat-jane-sindromat-qe-transmetohen-ne-familje\/","title":{"rendered":"Tumoret trash\u00ebguese: Cilat jan\u00eb sindromat q\u00eb transmetohen n\u00eb familje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sindromat trash\u00ebgimore p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr s\u00ebmundjesh q\u00eb shkaktohen nga ndryshime patologjike n\u00eb materialin gjenetik (pra n\u00eb ADN-n\u00eb) e qelizave germinale, vez\u00ebve apo spermatozoideve, t\u00eb cilat mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme ose n\u00eb keqformime q\u00eb trash\u00ebgohen nga prind\u00ebrit te f\u00ebmij\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e onkologjis\u00eb, njihen rreth 50 sindroma t\u00eb tilla, nd\u00ebrsa mbi 100 gjene jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00eb predispozit\u00eb p\u00ebr zhvillimin e tumoreve. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb llojit t\u00eb sindrom\u00ebs dhe organeve t\u00eb p\u00ebrfshira, rreziku p\u00ebr t\u2019u prekur nga kanceri gjat\u00eb jet\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb nga 2 deri n\u00eb 40 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb popullat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka ende t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta p\u00ebr numrin e personave q\u00eb mbartin sindroma trash\u00ebgimore, por p\u00ebr disa si sindroma HBOC (e lidhur me mutacionet BRCA) prevalenca \u00ebsht\u00eb rreth 1 n\u00eb 155 individ\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr sindromat m\u00eb t\u00eb rralla, mund t\u00eb jet\u00eb edhe 1 rast n\u00eb disa mij\u00ebra, ose qindra mij\u00ebra lindje\u201d, shpjegon Salvo Testa, president i Fondacionit Mutagens.<\/p>\n<p>Me zhvillimin e testeve gjenetike dhe atyre genomike (qoft\u00eb n\u00eb inde tumorale, qoft\u00eb p\u00ebrmes biopsis\u00eb s\u00eb l\u00ebngshme), pjesa q\u00eb z\u00eb incidenca e tumoreve trash\u00ebguese krahasuar me ato sporadike (rast\u00ebsore dhe individuale) \u00ebsht\u00eb n\u00eb rishikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sot vler\u00ebsohet se deri n\u00eb 15% e tumoreve mund t\u00eb shkaktohen nga nj\u00eb ndryshim n\u00eb ADN (n\u00eb gjene apo variante t\u00eb tjera gjenetike, si polimorfizmat e vetmuar), prandaj identifikimi i sakt\u00eb i bart\u00ebsve t\u00eb sindromave trash\u00ebgimore mund t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb parandalimin dhe trajtimin e shum\u00eb tumoreve.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse shumica e bart\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre sindromave identifikohen ende vet\u00ebm pasi s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb shfaqur, p\u00ebrdorimi gjithnj\u00eb e m\u00eb i shpesht\u00eb i \u2018screening-ut n\u00eb zinxhir\u2019 te familjar\u00ebt e sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe zbatimi n\u00eb qendrat kryesore spitalore i protokolleve t\u00eb parandalimit dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb shtuar (PDTA p\u00ebr persona me rrezik t\u00eb lart\u00eb trash\u00ebgues) po mund\u00ebson nd\u00ebrhyrjen te \u2018bart\u00ebsit e sh\u00ebndetsh\u00ebm\u2019, duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr sh\u00ebndetin e individ\u00ebve dhe p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e trajtimit\u201d, thekson Salvo Testa.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb sindromat trash\u00ebgimore m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura q\u00eb lidhen me tumoret?<br \/>\nNd\u00ebr sindromat trash\u00ebgimore m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura \u00ebsht\u00eb ajo e kancerit trash\u00ebgues t\u00eb gjirit dhe vezoreve (HBOC), q\u00eb lidhet kryesisht me variantet e gjeneve BRCA1 dhe BRCA2. Kjo sindrom\u00eb shoq\u00ebrohet edhe me rrezik t\u00eb shtuar p\u00ebr tumore t\u00eb gjirit dhe prostat\u00ebs tek meshkujt, si dhe p\u00ebr kancer pankreatik tek t\u00eb dyja gjinit\u00eb. Prevalenca e saj n\u00eb popullat\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 1 rast n\u00eb 155 lindje.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb edhe variante t\u00eb tjera m\u00eb pak t\u00eb njohura t\u00eb sindrom\u00ebs HBOC, si PALB2, BRIP1, CHECK2, ATM, RAD51C, RAD51D, BARD1, t\u00eb cilat, t\u00eb marra s\u00eb bashku, kan\u00eb nj\u00eb prevalenc\u00eb prej 1 rasti n\u00eb 96 lindje, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar prej rreth 625 mij\u00eb bart\u00ebsish n\u00eb nivel komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Relativisht e p\u00ebrhapur \u00ebsht\u00eb edhe sindroma Lynch, q\u00eb lidhet kryesisht me variante t\u00eb gjeneve t\u00eb sistemit p\u00ebr riparimin e ADN-s\u00eb (MMR \u2013 mismatch repair), dhe q\u00eb shoq\u00ebrohet me rrezik t\u00eb shtuar p\u00ebr kancer kolorektal, t\u00eb aparatit tret\u00ebs dhe t\u00eb endometrit. Prevalenca e saj \u00ebsht\u00eb rreth 1 rast n\u00eb 279 lindje.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb sindromat trash\u00ebguese m\u00eb t\u00eb rralla?<\/strong><br \/>\nSindromat e tjera trash\u00ebguese t\u00eb lidhura me tumoret q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rralla jan\u00eb edhe m\u00eb pak t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb popullat\u00eb dhe pak m\u00eb pak t\u00eb njohura, si nga publiku i gjer\u00eb ashtu edhe nga mjek\u00ebt, qoft\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm apo specialist\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe m\u00eb sfiduese kujdesin dhe parandalimin n\u00eb krahasim me dy sindromat m\u00eb t\u00eb njohura. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen sindroma Co\u00ebden (me mutacion n\u00eb gjenin PTEN), sindroma Li-Fraumeni (mutacion n\u00eb gjenin TP53) dhe adenokarcinoma trash\u00ebgimore e stomakut t\u00eb p\u00ebrhapur (HDGC) q\u00eb lidhet me gjenet CDH1, MAP3K6 dhe CTNNA1.<\/p>\n<p>K\u00ebto sindroma prekin shum\u00eb organe dhe shprehja e s\u00ebmundjes mund t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb nga familja n\u00eb familje dhe nga personi n\u00eb person. Ndikimi i tyre mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i madh se dy sindromat m\u00eb t\u00eb njohura, pasi shpesh s\u00ebmundjet mund t\u00eb shfaqen n\u00eb mosh\u00eb pediatrike ose adoleshence, ve\u00e7an\u00ebrisht Co\u00ebden dhe Li-Fraumeni.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sindromat trash\u00ebgimore t\u00eb rralla ka nj\u00eb vones\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb udh\u00ebzimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe komb\u00ebtare, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr mungojn\u00eb rrug\u00ebt specifike diagnostikuese dhe terapeutike (PDTA), me vet\u00ebm raste t\u00eb izoluara dhe pak profesionist\u00eb q\u00eb merren me to\u201d, shpjegon Cristina Grugnetti, k\u00ebshilltare e Mutagens p\u00ebr sindromat e rralla.<\/p>\n<p>Pacient\u00ebt dhe familjet shpesh jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb drejtohen n\u00eb struktura t\u00eb ndryshme (var\u00ebsisht nga organet q\u00eb kontrollohen), duke udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr Itali dhe duke paguar shpenzime private p\u00ebr t\u00eb kryer kontrolle dhe ekzaminime n\u00eb intervalet e nevojshme, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb \u201ckujdesi t\u00eb integruar\u201d nga institucionet spitalore me rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara specifike.<\/p>\n<p>Zakonisht nuk ka simptoma t\u00eb dukshme, por shfaqet zhvillimi i pazakont\u00eb i tumoreve: jo vet\u00ebm nga ana e mosh\u00ebs s\u00eb shfaqjes (zakonisht m\u00eb her\u00ebt se n\u00eb popullat\u00ebn normale), por edhe nga frekuenca e lart\u00eb e disa llojeve specifike t\u00eb kancerit brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje. N\u00eb disa raste, si p\u00ebr shembull n\u00eb mutacionin e gjenit PTEN, mund t\u00eb shfaqen edhe ndryshime fizike (p.sh. makrocefalie n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90% t\u00eb pacient\u00ebve) dhe ndryshime psikologjike (si zhvillimi i \u00e7rregullimeve t\u00eb zhvillimit psikologjik, p\u00ebrfshir\u00eb autizmin).<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ekzaminimesh duhen b\u00ebr\u00eb? Kur k\u00ebrkohet konsultimi gjenetik?<\/strong><br \/>\nPasi konfirmohet pranimi i nj\u00eb sindrome gjenetike q\u00eb rrit rrezikun p\u00ebr zhvillimin e tumorit, mjek\u00ebt p\u00ebrshkruajn\u00eb ekzaminimet e kontrollit duke marr\u00eb parasysh variablat q\u00eb ndryshojn\u00eb nga personi n\u00eb person. Kur dyshohet p\u00ebr nj\u00eb sindrom\u00eb trash\u00ebgimore dhe p\u00ebr t\u00eb pasur akses n\u00eb konsultim gjenetik dhe testin e ADN-s\u00eb p\u00ebr vler\u00ebsimin e rrezikut p\u00ebrmes Sh\u00ebrbimit Komb\u00ebtar Sh\u00ebndet\u00ebsor, ka kritere specifike:<\/p>\n<p>Tumor gastro-intestinal (stomak, duodenum, pankreas, kolon-rektal) para mosh\u00ebs 50 vje\u00e7;<\/p>\n<p>Tumor n\u00eb traktin gjinekologjik (vezore, endometrium, tubat e Fallopit, peritoneum) para mosh\u00ebs 60 vje\u00e7;<\/p>\n<p>Tumor i gjirit para mosh\u00ebs 40 vje\u00e7;<\/p>\n<p>Tumor i gjirit i diagnostikuar para mosh\u00ebs 50 vje\u00e7 dhe\/ose m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb familjar me tumor gastro-intestinal dhe\/ose tumor i dyfisht\u00eb i gjirit dhe\/ose tumor i gjirit tek meshkujt;<\/p>\n<p>Tumor i gjirit me karakteristik\u00eb triplo negative;<\/p>\n<p>Tumor i gjirit tek meshkujt;<\/p>\n<p>Tumore t\u00eb shumta tek i nj\u00ebjti person;<\/p>\n<p>Tre ose m\u00eb shum\u00eb tumore n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend tek familjar\u00ebt e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb (prind\u00ebr, f\u00ebmij\u00eb, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr) nga e nj\u00ebjta an\u00eb familjare;<\/p>\n<p>Mutacione gjenetike tek familjar\u00ebt e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ose t\u00eb dyt\u00eb (gjysh\u00ebr, daj\u00eb, hall\u00eb, nip\u00ebr);<\/p>\n<p>Histori klinike me 10 ose m\u00eb shum\u00eb polipe n\u00eb traktin gastro-intestinal.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto raste, \u00ebsht\u00eb e rekomanduar t\u00eb b\u00ebhet konsultimi gjenetik dhe testimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar rrezikun dhe p\u00ebr t\u00eb planifikuar kontrolla dhe masa parandaluese t\u00eb p\u00ebrshtatura.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb parandalohet?<br \/>\nVendosja me sakt\u00ebsi dhe n\u00eb koh\u00eb e diagnoz\u00ebs gjenetike (duke identifikuar pranin\u00eb e nj\u00eb sindrome trash\u00ebgimore) lejon p\u00ebrcaktimin dhe zbatimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb nj\u00eb mbik\u00ebqyrjeje specifike p\u00ebr organet e rrezikuara, me p\u00ebrfitime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aspektin e trajtimit dhe prognoz\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb disa raste (p\u00ebr organe jo jet\u00ebsore) mund t\u00eb propozohet edhe nd\u00ebrhyrja profilaktike kirurgjikale, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb heqja e organit q\u00eb mund t\u00eb preket, p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb ulje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb rrezikut p\u00ebr zhvillimin e tumorit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sindroma Cowden?<\/strong><br \/>\nPTEN \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjenet kryesore onkosupresore, q\u00eb kontrollon dhe ndalon rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale. Kur gjenet PTEN p\u00ebsojn\u00eb mutacion, shkaktohet sindroma Cowden. Prevalenca e saj n\u00eb popullat\u00eb vler\u00ebsohet rreth 1 rast n\u00eb 200 mij\u00eb lindje.<\/p>\n<p>Organet m\u00eb t\u00eb prekur jan\u00eb l\u00ebkura dhe mukozat, ku midis t\u00eb dyt\u00ebs dhe t\u00eb tret\u00ebs dekade t\u00eb jet\u00ebs shfaqen lezione t\u00eb quajtura hamartoma n\u00eb 90-100% t\u00eb rasteve.<\/p>\n<p>Bart\u00ebsit e sindrom\u00ebs Cowden kan\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb shtuar p\u00ebr zhvillimin e kancer\u00ebve n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb re sesa rastet sporadike (zakonisht rreth mosh\u00ebs 30-40 vje\u00e7). Rreziku p\u00ebr kancer t\u00eb gjirit \u00ebsht\u00eb 85%, krahasuar me 12% t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme. P\u00ebr kancer t\u00eb tiroides \u00ebsht\u00eb 35% kundrejt 1%; nd\u00ebrsa p\u00ebr kancer t\u00eb endometrit (shtres\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb mitr\u00ebs) \u00ebsht\u00eb 28% kundrejt 2.6%. Gjithashtu, ka nj\u00eb incidenc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb edhe t\u00eb kancerit kolorektal, t\u00eb veshkave dhe melanom\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sindroma Li-Fraumeni?<\/strong><br \/>\nGjeni TP53 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr prodhimin e protein\u00ebs P53, shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shtypjen e qelizave tumorale, nd\u00ebrsa rrall\u00ebher\u00eb n\u00eb sindrom\u00ebn Li-Fraumeni p\u00ebrfshihen edhe gjene t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, prevalenca n\u00eb popullat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme ishte vler\u00ebsuar si 1 rast n\u00eb 5 mij\u00eb-20 mij\u00eb lindje, por nj\u00eb studim i fundit sugjeron se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zakonshme, rreth 1 rast n\u00eb 3 mij\u00eb e 555-5 mij\u00eb e 476 lindje.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb s\u00ebmundjes, var\u00ebsisht nga lloji i mutacionit gjenetik. Pacient\u00ebt me k\u00ebt\u00eb sindrom\u00eb kan\u00eb nj\u00eb rrezik shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb tumore gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00eb shum\u00eb organe dhe inde t\u00eb ndryshme. Rreziku p\u00ebr kancer vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku 70% te meshkujt dhe s\u00eb paku 90% te femrat, ku rreziku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kancerit t\u00eb gjirit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i fundit tregon se rreziku p\u00ebr kancer arrin 80% deri n\u00eb mosh\u00ebn 70 vje\u00e7, me 22% t\u00eb tumoreve q\u00eb shfaqen n\u00eb mosh\u00ebn 0-15 vje\u00e7, 51% n\u00eb mosh\u00ebn 16-50 vje\u00e7 dhe 27% n\u00eb mosh\u00ebn 51-80 vje\u00e7. Organet dhe indet m\u00eb t\u00eb prekur jan\u00eb: sistemi nervor qendror, gjiri, gj\u00ebndrat mbiveshkore, kockat, indet e buta, sistemi limfoemopoietik (leukemit\u00eb, limfomat gastrointestinale), pankreasi, laringu, mushk\u00ebrit\u00eb, veshkat, tiroidja, l\u00ebkura, zona e kok\u00ebs dhe qaf\u00ebs, vezoret, testikujt dhe prostata.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet rreziku i lart\u00eb p\u00ebr zhvillimin e shum\u00eb tumoreve primare dhe shfaqjes s\u00eb tyre n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb sindroma e adenokarcinom\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb stomakut?<\/strong><br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb sindrom\u00eb t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebrfshihen pacient\u00eb me nj\u00eb form\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb kancerit t\u00eb stomakut, ku n\u00eb 20%-40% t\u00eb tyre gjendet nj\u00eb mutacion germinal n\u00eb gjenin onkosupresor CDH1. M\u00eb rrall\u00eb, mutacioni shkakton d\u00ebme edhe n\u00eb gjene t\u00eb tjera si MAP3K6 dhe CTNNA1. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb e rrall\u00eb, pasi kanceri i stomakut p\u00ebrb\u00ebn rreth 4% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tumoreve te meshkujt dhe 3% te femrat, dhe vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqindje e vog\u00ebl prej 1%-3% e k\u00ebtyre tumoreve lidhet me sindrom\u00ebn HDGC.<\/p>\n<p>Shpesh, kanceri shfaqet n\u00eb mosh\u00eb m\u00eb t\u00eb re se 40 vje\u00e7 dhe ka nj\u00eb prognoz\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, tek disa persona, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me pranin\u00eb e rasteve t\u00eb tjera n\u00eb familje, rekomandohet kirurgjia profilaktike, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb heqja e stomakut (gastrektomia). Grat\u00eb (dhe ndonj\u00ebher\u00eb edhe burrat) kan\u00eb edhe nj\u00eb rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar karcinom\u00eb lobulare t\u00eb gjirit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sindromat trash\u00ebgimore p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr s\u00ebmundjesh q\u00eb shkaktohen nga ndryshime patologjike n\u00eb materialin gjenetik (pra n\u00eb ADN-n\u00eb) e qelizave germinale, vez\u00ebve apo spermatozoideve, t\u00eb cilat mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme ose n\u00eb keqformime q\u00eb trash\u00ebgohen nga prind\u00ebrit te f\u00ebmij\u00ebt. N\u00eb fush\u00ebn e onkologjis\u00eb, njihen rreth 50 sindroma t\u00eb tilla, nd\u00ebrsa mbi 100 gjene [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1123719,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-1123718","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1123718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1123718"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1123718\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1123719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1123718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1123718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1123718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}