{"id":1124394,"date":"2025-08-08T17:44:04","date_gmt":"2025-08-08T15:44:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1124394"},"modified":"2025-08-08T17:44:46","modified_gmt":"2025-08-08T15:44:46","slug":"vv-me-komunikate-pyet-kushtetuesen-pse-nje-emer-te-propozohet-per-kryeparlamentar-tri-here-e-jo-dy-here-kater-here-dhjete-here","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vv-me-komunikate-pyet-kushtetuesen-pse-nje-emer-te-propozohet-per-kryeparlamentar-tri-here-e-jo-dy-here-kater-here-dhjete-here\/","title":{"rendered":"VV me komunikat\u00eb pyet Kushtetuesen: Pse nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb propozohet p\u00ebr kryeparlamentar tri her\u00eb, e jo dy her\u00eb, kat\u00ebr her\u00eb, dhjet\u00eb her\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka reaguar pas njoftimit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese duke vler\u00ebsuar se kjo gjykat\u00eb e ka shkelur Kushtetut\u00ebn. Sipas tyre Kushtetuesja ka shpikur arbitrarisht rregulla.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebn devijim t\u00eb rreziksh\u00ebm nga roli kushtetues. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe ndarjes s\u00eb pushteteve. Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ i pavarur q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb interpretoj\u00eb dhe kontrolloj\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e ligjeve apo akteve t\u00eb tjera me Kushtetut\u00ebn, brenda juridiksionit t\u00eb vet.<br \/>\nNjoftimi nuk ka qart\u00ebsuar asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se q\u00eb Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Gjykata nuk e ka t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb norma t\u00eb reja juridike apo t\u00eb imponoj\u00eb rregulla q\u00eb nuk kan\u00eb baz\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb.&#8221;, thuhet n\u00eb reagimin e partis\u00eb s\u00eb Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate e kan\u00eb pyetur Kushtetuesen se p\u00ebrse\u00a0 nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb propozohet p\u00ebr kryeparlamentar tri her\u00eb, e jo dy her\u00eb, kat\u00ebr her\u00eb, dhjet\u00eb her\u00eb, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>&#8220;Ku, sakt\u00ebsisht, shkruhet n\u00eb Kushtetut\u00eb, n\u00eb Rregulloren e Kuvendit, n\u00eb Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs n\u00eb rastin KO119\/14 apo n\u00eb Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs n\u00eb rastin KO124\/25, apo n\u00eb jurisprudenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare se grupi m\u00eb i madh parlamentar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kandidat vet\u00ebm tri her\u00eb? Nga buron kjo norm\u00eb? Pse jo dy her\u00eb, kat\u00ebr her\u00eb, dhjet\u00eb her\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb lidhja kushtetuese apo doktrinare me numrin tre?&#8221;, thuhet tutje n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Sipas tyre Gjykata ka zgjedhur t\u00eb shpik\u00eb arbitrarisht rregulla.<\/p>\n<p>&#8220;Shpikja e rregullave t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb reja n\u00eb mes t\u00eb procesit dhe nd\u00ebrhyrja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb substanciale n\u00eb kompetencat e Kuvendit \u00ebsht\u00eb c\u00ebnim i rendit kushtetues. Kushtetut\u00ebn e miraton dhe e nd\u00ebrron Kuvendi. Marrja e k\u00ebsaj kompetenc\u00eb duke uzurpuar rolin kushtetues t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb goditje e sistemit demokratik q\u00eb ka burimin te sovrani. Nuk ka forma t\u00eb tjera t\u00eb njohura t\u00eb shkrimit e rishkrimit, miratimit e ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ato i b\u00ebn ose Kuvendi ose Referendumi popullor. An\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk jan\u00eb subjekte as t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs, as t\u00eb tjetr\u00ebs. Kur nj\u00eb organ q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb gardian i Kushtetut\u00ebs fillon t\u00eb prodhoj\u00eb norma t\u00eb reja ose t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb norma q\u00eb nuk jan\u00eb parapar\u00eb as n\u00eb Kushtetut\u00eb, as nga legjislativi, at\u00ebher\u00eb transformohet n\u00eb nj\u00eb organ jasht\u00ebkushtetues.&#8221;, thuhet tutje n\u00eb reagimin e e LVV-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i Vet\u00ebvendosjes:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata kushtetuese shkeli Kushtetut\u00ebn<\/p>\n<p>Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebn devijim t\u00eb rreziksh\u00ebm nga roli kushtetues. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe ndarjes s\u00eb pushteteve.<br \/>\nGjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organ i pavarur q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb interpretoj\u00eb dhe kontrolloj\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e ligjeve apo akteve t\u00eb tjera me Kushtetut\u00ebn, brenda juridiksionit t\u00eb vet.<br \/>\nNjoftimi nuk ka qart\u00ebsuar asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se q\u00eb Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Gjykata nuk e ka t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb norma t\u00eb reja juridike apo t\u00eb imponoj\u00eb rregulla q\u00eb nuk kan\u00eb baz\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata ka zgjedhur t\u00eb shpik\u00eb arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb reja n\u00eb mes t\u00eb procesit dhe nd\u00ebrhyrja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb substanciale n\u00eb kompetencat e Kuvendit \u00ebsht\u00eb c\u00ebnim i rendit kushtetues.<\/p>\n<p>Kushtetut\u00ebn e miraton dhe e nd\u00ebrron Kuvendi. Marrja e k\u00ebsaj kompetenc\u00eb duke uzurpuar rolin kushtetues t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb goditje e sistemit demokratik q\u00eb ka burimin te sovrani. Nuk ka forma t\u00eb tjera t\u00eb njohura t\u00eb shkrimit e rishkrimit, miratimit e ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ato i b\u00ebn ose Kuvendi ose Referendumi popullor. An\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese nuk jan\u00eb subjekte as t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs, as t\u00eb tjetr\u00ebs. Kur nj\u00eb organ q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb gardian i Kushtetut\u00ebs fillon t\u00eb prodhoj\u00eb norma t\u00eb reja ose t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb norma q\u00eb nuk jan\u00eb parapar\u00eb as n\u00eb Kushtetut\u00eb, as nga legjislativi, at\u00ebher\u00eb transformohet n\u00eb nj\u00eb organ jasht\u00ebkushtetues.<\/p>\n<p>Ku, sakt\u00ebsisht, shkruhet n\u00eb Kushtetut\u00eb, n\u00eb Rregulloren e Kuvendit, n\u00eb Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs n\u00eb rastin KO119\/14 apo n\u00eb Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs n\u00eb rastin KO124\/25, apo n\u00eb jurisprudenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare se grupi m\u00eb i madh parlamentar ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kandidat vet\u00ebm tri her\u00eb? Nga buron kjo norm\u00eb? Pse jo dy her\u00eb, kat\u00ebr her\u00eb, dhjet\u00eb her\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb lidhja kushtetuese apo doktrinare me numrin tre?<\/p>\n<p>Njoftimi i Gjykat\u00ebs paralajm\u00ebron se Aktgjykimi q\u00eb pritet t\u00eb dal\u00eb do ta c\u00ebnoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndarjen e pushteteve. Rast i paprecedent\u00eb dhe nd\u00ebrhyrje flagrante n\u00eb kompetencat e Kuvendit. Gjykata nuk mund t\u00eb uzurpoj\u00eb funksionin e hartimit apo amandamentimit t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, sepse kjo p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht parimit kushtetues t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat e demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n<p>Rregullat e reja t\u00eb paralajm\u00ebruara nga Gjykata Kushtetuese n\u00ebse nuk jan\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe as n\u00eb Rregulloren e Kuvendit nuk mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb Aktgjykim.<br \/>\nVendimi pasqyron motive partiake. Sa her\u00eb q\u00eb L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! duhet t\u00eb veproj\u00eb sipas rregullave q\u00eb m\u00eb her\u00ebt jan\u00eb vendosur nga vet Gjykata si jurisprudenc\u00eb n\u00eb raste analoge, sikur Aktgjykimi i vitit 2014, ato rregulla po i ndryshon vet Gjykata.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasa partiake e vendimit dallohet edhe nga fokusi krejt\u00ebsisht i panevojsh\u00ebm tek Kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive z. Avni Dehari. T\u00eb nj\u00ebjtin efekt juridik do t\u00eb kishte lidhur me rendin e dit\u00ebs pa e subjektivizuar me figur\u00ebn e Kryesuesit e seanc\u00ebs. Sepse, tek e fundit, Kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive nuk \u00ebsht\u00eb subjekt kushtetues, vet\u00ebm Kuvendi \u00ebsht\u00eb. Kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm subjekt i Rregullores s\u00eb Kuvendit. Duke e spikatur vet\u00ebm Kryesuesin e seanc\u00ebs pa asnj\u00eb justifikim juridik, zbulohet qartazi q\u00eb q\u00ebllimi ishte etiketimi politik i figur\u00ebs s\u00eb tij sipas fjalorit t\u00eb partive opozitare.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive paska vepruar gabimisht kur u ka k\u00ebrkuar deputet\u00ebve t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr, kund\u00ebr apo abstenim p\u00ebr sa i p\u00ebrket komisionit p\u00ebr votim t\u00eb fsheht\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme pse Gjykata nuk e ka konstatuar k\u00ebt\u00eb shkelje n\u00eb Aktgjykimin KO 124\/25, t\u00eb shpallur m\u00eb 26 qershor i cili \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb pasi Kryesuesi i seanc\u00ebs kishte filluar tashm\u00eb thirrjen p\u00ebr votim t\u00eb komisionit prej 1 majit 2025.<\/p>\n<p>Gjykata duket qart\u00eb se ka zgjedhur t\u00eb mbaj\u00eb an\u00eb duke prekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb serioze parimet demokratike dhe sfiduar vullnetin popullor.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim serioz p\u00ebr rrezikun e nj\u00eb pushteti juridik t\u00eb pakontrolluar, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb kontrollit t\u00eb pushteteve t\u00eb tjera, vet\u00eb b\u00ebhet burim i kapjes institucionale.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2Fpfbid02NzXaHMdAGkcgkMi1erpD6MfCguEYxFWAZCzLa4pnjZ8L8kH8BdS4RaQJdUHWKVWql&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"277\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka reaguar pas njoftimit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese duke vler\u00ebsuar se kjo gjykat\u00eb e ka shkelur Kushtetut\u00ebn. Sipas tyre Kushtetuesja ka shpikur arbitrarisht rregulla.\u00a0 &#8220;Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebn devijim t\u00eb rreziksh\u00ebm nga roli kushtetues. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe ndarjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":651164,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1124394","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1124394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1124394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1124394\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/651164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1124394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1124394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1124394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}