{"id":1125438,"date":"2025-08-11T21:27:17","date_gmt":"2025-08-11T19:27:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1125438"},"modified":"2025-08-12T16:38:37","modified_gmt":"2025-08-12T14:38:37","slug":"palestina-nuk-eshte-si-kosova-dhe-hamasi-nuk-eshte-si-uck-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/palestina-nuk-eshte-si-kosova-dhe-hamasi-nuk-eshte-si-uck-ja\/","title":{"rendered":"Palestina nuk \u00ebsht\u00eb si Kosova dhe Hamasi nuk \u00ebsht\u00eb si U\u00c7K-ja"},"content":{"rendered":"<p><strong>NJ\u00cb KRAHASIM MES PALESTIN\u00cbS, KOSOV\u00cbS DHE MAQEDONIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme jan\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb Hamasit, k\u00ebto dit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb \u00e7liruar.<\/p>\n<p>Hamasi po e fiton luft\u00ebn n\u00eb televizonet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Prej disa muajsh ushtar\u00ebt e tij nuk luftojn\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb l\u00ebn\u00eb arm\u00ebt dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb fotograf\u00eb profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>Videot dhe fotografit\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb drobitur q\u00eb mbajn\u00eb rradh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjat\u00eb me sup\u00eb, po e l\u00ebn\u00eb bot\u00ebn pa gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Hamasi akuzon Izraelin se po nd\u00ebshkon me vdekje 2 milion banor\u00ebt e Gaz\u00ebs, kurse Izraeli thot\u00eb se Hamasi se po i vjedh ushqimet p\u00ebr t\u00eb sajuar lajme t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Uria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kapitujt kryesor\u00eb t\u00eb \u00e7do manuali lufte dhe k\u00ebto dy ushtri jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e Gaz\u00ebs po e nd\u00ebshkojn\u00eb Izraelin, m\u00eb shum\u00eb se terrorist\u00ebt e Hamasit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ndodh gjithmon\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, kur qeverit\u00eb i marrin vendimet n\u00eb studiot televizive, k\u00ebto dit\u00eb Franca dhe Britania lajm\u00ebruan se do ta njohin shtetin palestinez.<\/p>\n<p>Kjo manov\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr Izraelit, se pro Palestin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga arsyet q\u00eb e detyroi Izraelin t\u00eb vendos\u00eb pushtimin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pyetja \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb shteti do njoh\u00eb Franca dhe Britania?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb Palestina?<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet i pushtuar?<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb kufinjt\u00eb e k\u00ebtij shteti?<\/p>\n<p>Kush e drejton k\u00ebt\u00eb shtet?<\/p>\n<p>Kush \u00ebsht\u00eb qeveria e tij?<\/p>\n<p>Po Kryeministri?<\/p>\n<p>Kush i ka fituar zgjedhjet?<\/p>\n<p>Gaza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb e rr\u00ebnuar. Aty pothuajse nuk ka m\u00eb rrug\u00eb, nuk ka uj\u00ebsjell\u00ebsa, nuk ka ura, nuk ka siguri.<\/p>\n<p>Aty ka vet\u00ebm uri.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi i luft\u00ebs pa plan q\u00eb nisi Hamasi dy vjet m\u00eb par\u00eb kur masakroi 1200 njer\u00ebz q\u00eb po k\u00ebrcenin n\u00eb nj\u00eb koncert.<\/p>\n<p>Por edhe para luft\u00ebs, Gaza dhe gjysma tjet\u00ebr e Palestin\u00ebs, West Bank, i kishte kufinjt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb, ajror\u00eb dhe detar\u00eb t\u00eb kontrolluar nga Izraeli.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat te keq, Palestina nuk p\u00ebrmbush dot asnj\u00eb kriter p\u00ebr t\u2019u konsideruar nj\u00eb shtet i pavarur, si\u00e7 e ka njohur Shqip\u00eberia antiper\u00ebndimore n\u00eb vitin 1988.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb kush \u00ebsht\u00eb zgjidhja p\u00ebr Palestin\u00ebn?<\/p>\n<p>A funksionon dot ajo si shtet i pavarur edhe n\u00ebse Franca dhe Britania e njohin?<\/p>\n<p>Duket e pamundur.<\/p>\n<p>Kryeministri izraelit tha se pas pushtimit dhe pas pastrimit total nga terrorist\u00ebt e Hamasit, Gaza duhet t\u00eb qeveriset nga nj\u00eb bashk\u00ebsi shtetesh arabe.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb Gaza do jet\u00eb nj\u00eb territor ku shtetet e pasura arabe do investojn\u00eb p\u00ebr ta rind\u00ebrtuar dhe ku 2 milion banor\u00ebt e saj do jetojn\u00eb duke punuar.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton se Izraeli do vazhdoj\u00eb ta kontrolloj\u00eb Gaz\u00ebn ushtarakisht por nuk do ta bombardoj\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kjo formul\u00eb, q\u00eb mesa duket po negociohet, mund ta p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb jet\u00ebn e palestinez\u00ebve, ajo nuk e b\u00ebn dot Gaz\u00ebn shtet.<\/p>\n<p>Po at\u00ebher\u00eb si mund t\u00eb zgjidhet c\u00ebshtja e Palestin\u00ebs?<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb e krahasojn\u00eb Palestin\u00ebn me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se edhe Kosova nuk kishte qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb shtet por u b\u00eb shtet nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha.<\/p>\n<p>As Palestina nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por krahasimi territorial nuk mjafton.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shtet nuk mjafton t\u00eb kesh nj\u00eb territor.<\/p>\n<p>Sjellja e banor\u00ebve t\u00eb atij territori \u00ebsht\u00eb thelbi q\u00eb p\u00ebrcakton natyr\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse kosovar\u00ebt do ishin futur n\u00eb territorin e Serbis\u00eb dhe do kishin masakruar mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb dhe gra duke i shp\u00ebrdar\u00eb pamjet makabre me krenari n\u00eb televizonet e bot\u00ebs, Kosova nuk do ishte b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb shtet i pavarur.<\/p>\n<p>Terrorist\u00ebt nuk mund t\u00eb shp\u00ebrblehen dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim q\u00eb nuk ndryshon.<\/p>\n<p>Kosovar\u00ebt u mbrojt\u00ebn nga ushtria serbe me arm\u00eb, por nuk i prek\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt dhe grat\u00eb e tyre megjith\u00ebse i kishin shum\u00eb af\u00ebr si komshinj.<\/p>\n<p>Liderat e Kosov\u00ebs q\u00eb jan\u00eb akuzuar p\u00ebr krime ndaj civil\u00ebve pa asnj\u00eb prov\u00eb, u dor\u00ebzuan vet\u00eb, nuk u fsheh\u00ebn n\u00eb tunelet e Drenic\u00ebs dhe po presin gjykimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze.<\/p>\n<p>Askush nuk po vret n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb peng p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion bashk\u00ebis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u2019i liroj\u00eb.<\/p>\n<p>Tani Kosova vet\u00ebadministrohet prej 17 vitesh.<\/p>\n<p>Ajo ka parlament, ka zgjedhje, ka ushtri, ka rend, ka gjykata, ka rrug\u00eb, ka shkolla, spitale dhe biznese q\u00eb mbajn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti garanton drejt\u00ebsi, barazi dhe t\u00eb drejta civile.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i varf\u00ebr por \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm dhe mbahet me taksat e veta.<\/p>\n<p>Palestinez\u00ebt kishin 80 vjet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtetin e tyre, por ata zgjodh\u00ebn rrug\u00ebn e kund\u00ebrt me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Me miliardat q\u00eb mor\u00ebn hap\u00ebn tunele n\u00eb vend t\u00eb rrug\u00ebve dhe krijuan Hamasin n\u00eb vend t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Sikur U\u00c7K t\u00eb kishte ndjekur rrug\u00ebn e Hamasit, do ta kishte l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb Serbi dhe fara e terrorizmit t\u00eb eg\u00ebr do ta kishte shkat\u00ebruar gjith\u00eb Ballkanin.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>U\u00c7K nuk u b\u00eb Hamas dhe p\u00ebr fatin e vet t\u00eb keq Hamasi nuk u b\u00eb dot U\u00c7K.<\/p>\n<p>Sikur palestinez\u00ebt e Gaz\u00ebs t\u00eb kishin lexuar librin e U\u00c7K, Palestina sot mund t\u00eb ishte shtet.<\/p>\n<p>Prandaj nuk ka asnj\u00eb krahasim mes Kosov\u00ebs dhe Palestin\u00ebs.<\/p>\n<p>Lufta e t\u00eb par\u00ebs \u00ebsht\u00eb heroike, e t\u00eb dyt\u00ebs \u00ebsht\u00eb terroriste.<\/p>\n<p>Kosova provoi se Per\u00ebndimi nuk ka paragjykim fetar p\u00ebr Gaz\u00ebn dhe se 2 milion musliman\u00eb nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Duhet pak m\u00eb shum\u00eb se kaq. Duhet t\u00eb jesh civil.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse Kosova nuk i vjen dot n\u00eb ndihm\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb njohur Palestin\u00ebn, ndoshta nj\u00eb vend tjet\u00ebr me popullsi shqiptare i vjen.<\/p>\n<p>Ky vend \u00ebsht\u00eb Maqedonia.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Maqedoni jetojn\u00eb 58 p\u00ebr qind maqedonas dhe 25 p\u00ebr qind shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2050 k\u00ebto shifra do jen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr. Ndoshta 42 p\u00ebr qind shqiptar\u00eb dhe 48 p\u00ebr qind maqedonas.<\/p>\n<p>Ose edhe m\u00eb af\u00ebr.<\/p>\n<p>Pjelloria e pakicave t\u00eb shtypura, \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh i shumicave shtyp\u00ebse.<\/p>\n<p>Por megjith\u00ebse e njohin shum\u00eb mir\u00eb demografin\u00eb e t\u00eb ardhmes shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb nj\u00eb shtet m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb fshatrat e tyre, qytetet e tyre, malet e tyre, toponimet e tyre, shkollat e tyre, por kan\u00eb edhe di\u00e7ka q\u00eb palestinez\u00ebt nuk e kan\u00eb.<\/p>\n<p>Kan\u00eb n\u00eb shpin\u00eb dy shtete me shqiptar\u00eb, pjes\u00eb e bashkuar e t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u00eb ishin.<\/p>\n<p>E megjith\u00ebse kan\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto avantazhe shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar asnj\u00ebher\u00eb ta prishin Maqedoni\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kur jan\u00eb vrar\u00eb dhe terrorizuar, ata nuk kan\u00eb masakruar f\u00ebmij\u00eb maqedonas duke k\u00ebrcyer n\u00ebp\u00ebr koncerte si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb barbar\u00ebt e Hamasit.<\/p>\n<p>Ky durim ka zbutur pal\u00ebn tjet\u00ebr, por i ka zbutur dhe ata vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sot nuk ka m\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i zgjidhin pun\u00ebt e Maqedonis\u00eb me arrm\u00eb.<\/p>\n<p>Demokracia \u00ebsht\u00eb aleati i tyre dhe dialogu \u00ebsht\u00eb arma q\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet artificial.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb flas me miqt\u00eb e mi izraelit\u00eb ia tregoj rastin e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ishte formula maqedone nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr Palestin\u00ebn dhe Izraelin?<\/p>\n<p>Ndoshta, pse jo.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb dy shtete, k\u00ebta dy popuj mund t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Ta ken\u00eb ushtrin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, partit\u00eb t\u00eb ndara dhe kufinjt\u00eb t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Gaza mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rivier\u00eb e mrekullueshme e Lindjes s\u00eb Mesme e investuar nga izraelit\u00ebt dhe arab\u00ebt e pasur.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e Gaz\u00ebs si pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs do ken\u00eb pjes\u00ebn e vet n\u00eb k\u00ebt\u00eb sukses ekonomik si gjith\u00eb popujt e Mesdheut.<\/p>\n<p>Jerusalemi do ishte kryeqytet i shtetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nj\u00eblloj si Shkupi, q\u00eb dikur ka qen\u00eb nj\u00eb qytet shqiptar por ky fakt nuk ka m\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb n\u00eb debatin politik maqedon.<\/p>\n<p>Sot nga dhjet\u00eb milion banor\u00ebt e Izraelit, 2 milion jan\u00eb arab\u00eb musliman\u00eb.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb partit\u00eb e tyre q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Arab\u00ebt izraelit\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb barabarta me hebrenjt\u00eb, shkojn\u00eb n\u00eb ushtri bashk\u00eb me ta, b\u00ebhen polic\u00eb, mjek\u00eb, ministra dhe quhen izraelit\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Gaza ka 2 milion banor\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr e Palestin\u00ebs, West Bank ka 3 milion banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsej jan\u00eb rreth 5 milion\u00eb palestinez\u00eb pa shtet.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb kushtet e nj\u00eb shteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt arab\u00ebt do ishin 7 milion banor\u00eb karshi 10 milion hebrenjve.<\/p>\n<p>Ky ekuilib\u00ebr demografik \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb perfekt se maqedon.<\/p>\n<p>Pas 40 vitesh dy popujt mund t\u00eb ishin barazim n\u00eb numra.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb luft\u00ebrat do kishin pushuar, f\u00ebmij\u00ebt e Gaz\u00ebs nuk do adhuronin Hamasin dhe ushtria izraelite nuk do kishte nevoj\u00eb t\u00eb bombardonte qytetet e shtetit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb demokraci e fort\u00eb, Izraeli do ua m\u00ebsonte artin e zgjedhjeve edhe palestinez\u00ebve q\u00eb nuk votojn\u00eb dhe nuk i zgjedhin udh\u00ebheq\u00ebsit me vota.<\/p>\n<p>Paqja do kishte themele t\u00eb forta dhe Lindja e Mesme do qet\u00ebsohej.<\/p>\n<p>Libani do demilitarizohej dhe Irani do zbutej duke mbetur pa armiq.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb formula maqedone q\u00eb po mban dy popuj armiq n\u00eb paqe.<\/p>\n<p>Ajo po funksionon n\u00eb Ballkan dhe prandaj mund t\u00eb funksionoj\u00eb dhe pak m\u00eb larg.<\/p>\n<p>N\u00eb Palestin\u00eb. Dhe n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p><em>*Shkrimi \u00ebsht\u00eb publikuar nga autori n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook, me titullin &#8220;Nj\u00eb krahasim mes Palestin\u00ebs, Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb&#8221;.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NJ\u00cb KRAHASIM MES PALESTIN\u00cbS, KOSOV\u00cbS DHE MAQEDONIS\u00cb T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme jan\u00eb dashamir\u00ebs t\u00eb Hamasit, k\u00ebto dit\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb \u00e7liruar. Hamasi po e fiton luft\u00ebn n\u00eb televizonet per\u00ebndimore. Prej disa muajsh ushtar\u00ebt e tij nuk luftojn\u00eb m\u00eb. Ata kan\u00eb l\u00ebn\u00eb arm\u00ebt dhe jan\u00eb kthyer n\u00eb fotograf\u00eb profesionist\u00eb. Videot dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1125439,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1125438","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1125438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1125438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1125438\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1125439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1125438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1125438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1125438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}