{"id":1129533,"date":"2025-08-22T07:19:26","date_gmt":"2025-08-22T05:19:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1129533"},"modified":"2025-08-22T10:38:33","modified_gmt":"2025-08-22T08:38:33","slug":"pa-marreveshje-politike-sot-tentative-tjeter-per-konstituimin-e-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-marreveshje-politike-sot-tentative-tjeter-per-konstituimin-e-kuvendit\/","title":{"rendered":"Pa marr\u00ebveshje politike, sot tentativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr konstituimin e Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kuvendi i Kosov\u00ebs do t\u00eb mblidhet s\u00ebrish sot p\u00ebr t\u00eb vazhduar seanc\u00ebn konstituive, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin e ri.<\/strong><\/p>\n<p>Vazhdimi i k\u00ebsaj seance vjen pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryeparlamentarin t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ku L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, si partia me m\u00eb s\u00eb shumti deputet\u00eb, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e m\u00eb pas Donika G\u00ebrvall\u00ebn p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit, por asnj\u00ebra prej tyre nuk arriti t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn e nevojshme t\u00eb votave p\u00ebr t\u2019u zgjedhur.<\/p>\n<p>Pas seanc\u00ebs, partit\u00eb politike iu kthyen akuzave ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqi e ka p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin se kjo parti nuk do t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr kryeparlamentar asnj\u00eb nga deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>\u201cPDK si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb prej fillimit ne do t\u00eb votojm\u00eb nj\u00eb kandidat t\u00eb pranuesh\u00ebm q\u00eb nuk ka qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit. Nuk ka vota p\u00ebr Albulena Haxhiun. Nuk ka vota p\u00ebr ask\u00ebnd q\u00eb ka qen\u00eb minist\u00ebr. Un\u00eb emrat nuk ua imponoj\u00eb Vet\u00ebvendosjes. Ta shohim \u00e7ka sjell\u00eb seanca pasnes\u00ebr.\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Ai tha se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e L\u00ebvizjes t\u00eb propozoi k\u00ebdo q\u00eb do por do t\u00eb ishte e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb propozohet dikush q\u00eb mund t\u00eb zgjidhet.<\/p>\n<p>Krasniqi tha se ministrat e Kurtit \u201cbashk\u00ebrisht jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr degradimin dhe d\u00ebmtimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Ai tha se LVV ka mjaftuesh\u00ebm deputet\u00eb p\u00ebr t\u00eb propozuar dhe n\u00ebse duan ta zgjedhin dik\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr taktizime.<\/p>\n<p>Edhe kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, ka p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin e k\u00ebsaj partie se \u2018shumica nuk b\u00ebhet pa nj\u00eb marr\u00ebveshje politike\u2019.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se thelbi i problemit ka qen\u00eb te mungesa e shumic\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kemi humbur plot 48 seanca rresht me shkelje Kushtetuese, n\u00eb thelb t\u00eb problemit kemi munges\u00ebn e shumic\u00ebs, pra nuk ka numra. Partia q\u00eb ka dal\u00eb e para, refuzon t\u00eb b\u00ebj kompromis me partit\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb alternativ\u00eb dhe rrjedhimisht kemi bllokad\u00eb.<\/p>\n<p>LDK nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ndonj\u00eb marr\u00ebveshje politike dhe nuk mb\u00ebshtet kandidat pa marr\u00ebveshje politike. Kemi humbur koh\u00eb shum\u00eb, kemi humbur dit\u00eb shum\u00eb\u201d, tha Abdixhiku.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetari i AAK-s\u00eb, Ramush Haradinaj, ka th\u00ebn\u00eb se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosja mund ta zhbllokoj\u00eb procesin e konstituimit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Ai shtoi se sipas vler\u00ebsimit t\u00eb AAK-s\u00eb, rreth 20 deputet\u00eb t\u00eb Vet\u00ebvendosjes do ta merrnin vot\u00ebn e AAK-s\u00eb p\u00ebr postin e kryeparlamentarit.<\/p>\n<p>\u201cVV-ja i ka votat p\u00ebr kryetar Kuvendi. Sepse ne q\u00eb kemi 5 vota t\u00eb sigurta, plus ndonj\u00eb tjet\u00ebr, sot do t\u00eb votonim, ndoshta p\u00ebr 20 prej kandidaturave t\u00eb VV-s\u00eb. Pra i ka votat. VV-ja nuk i ka votat p\u00ebr qeveri, sepse p\u00ebr qeveri nuk votojm\u00eb, p\u00ebr Kurtin III jo. Kurti po do me shku n\u00eb zgjedhje, por pa ardh n\u00eb peshore. Nuk po don me u pa, duke mos i pas votat p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb qeverin\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb bindjen ton\u00eb si Aleanc\u00eb jan\u00eb rreth 20 njer\u00ebz t\u00eb VV-s\u00eb q\u00eb ua qesim vot\u00ebn. Pra Kurti e ka vot\u00ebn p\u00ebr kryetar Kuvendi kur do, nes\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haradinaj n\u00eb Debat Plus.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq nga VV-ja akuzuan PDK-n\u00eb, LDK-n\u00eb dhe AAK-n\u00eb se po duan ta kthejn\u00eb n\u00eb pushtet List\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>E propozuara e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr kryeparlamentare, Albulena Haxhiu tha se propozimi p\u00ebr Donika G\u00ebrvalla u b\u00eb pasi ajo \u00ebsht\u00eb gruaja e dyt\u00eb m\u00eb e votuar n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit.<\/p>\n<p>Sipas deputetes s\u00eb VV-s\u00eb, me dje konfirmua se problem s\u2019ka qen\u00eb emri i saj, por vet\u00eb VV-ja.<\/p>\n<p>\u201cPropozimi i dyt\u00eb i Vet\u00ebvendosjes ishte Donika G\u00ebrvalla dhe ne nuk e propozuam vet\u00ebm rast\u00ebsisht. Donika G\u00ebrvalla s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb gruaja e dyt\u00eb m\u00eb e votuar n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj q\u00eb kjo duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, sepse jan\u00eb votat e qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar k\u00ebt\u00eb rezultat. \u00cbsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministre, \u00ebsht\u00eb person jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse me Donik\u00ebn ne kemi pasur nj\u00eb partneritet t\u00eb shk\u00eblqyer, nj\u00eb bashk\u00ebpunim tep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr ne kjo ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, si\u00e7 e kan\u00eb p\u00ebrmendur edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Vet\u00ebvendosjes ne menduam se do t\u00eb kaloj\u00eb ky propozim. Mir\u00ebpo, ja q\u00eb opozita nuk d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin. Besoj q\u00eb kurdo q\u00eb ndodhin zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme do ta marrin goditjen e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb reagoi edhe e propozuara tjet\u00ebr e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr kryeparlamentare, Donika G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p>Ajo ka publikuar nj\u00eb shprehje t\u00eb babait t\u00eb saj, veprimtarit Jusuf G\u00ebrvall\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cE th\u00ebn\u00eb me fjal\u00ebt e poetit: \u201cRruga e nder\u00ebs asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrug\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr njeriun. Dhe, kush u mundue p\u00ebr nder, nder ka gjet\u00eb!\u201d\u201d, ka shkruar G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p>Akuza pati edhe deputeti i VV-s\u00eb, Hekuran Murati.<\/p>\n<p>Murati tha se fakti q\u00eb e soll\u00ebn nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ri si propozim dhe nuk mori votat e mjaftueshme, d\u00ebshmon p\u00ebr taktikat bllokuese t\u00eb partive ish opozitare ndaj institucionit t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>&#8220;Ne propozuam Haxhiun, than\u00eb duhet ta nd\u00ebrroni. Dhe deri m\u00eb sot disa mund t\u00eb ken\u00eb besuar q\u00eb opozita e ka t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb n\u00ebse nd\u00ebrrohet kandidati, mund t\u00eb votohet Haxhiu. Por kur propozuam G\u00ebrvall\u00ebn, ndodhi e nj\u00ebjta gj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me taktika bllokuese ndaj institucionit t\u00eb Kuvendit. Synimi i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta kthejn\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb vitit 2019, kur ka qen\u00eb edhe Lista Serbe. E shihni q\u00eb koalicioni i tyre funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte. Por populli i njeh dhe nuk ua ka dh\u00ebn\u00eb votat\u201d, tha Murati. \/Reporteri.net\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs do t\u00eb mblidhet s\u00ebrish sot p\u00ebr t\u00eb vazhduar seanc\u00ebn konstituive, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin e ri. Vazhdimi i k\u00ebsaj seance vjen pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryeparlamentarin t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ku L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, si partia me m\u00eb s\u00eb shumti deputet\u00eb, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e m\u00eb pas Donika G\u00ebrvall\u00ebn p\u00ebr kryetare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1129535,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1129533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1129533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1129533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1129533\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1129535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1129533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1129533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1129533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}