{"id":1129780,"date":"2025-08-22T20:00:28","date_gmt":"2025-08-22T18:00:28","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1129780"},"modified":"2025-09-03T22:06:33","modified_gmt":"2025-09-03T20:06:33","slug":"birn-i-i-jeta-xharres-i-do-105-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/birn-i-i-jeta-xharres-i-do-105-mije-euro\/","title":{"rendered":"BIRN-i i Jeta Xharr\u00ebs i do 105 mij\u00eb Euro n\u00eb vit p\u00ebr kthimin e emisioneve n\u00eb RTK"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rreth 420 mij\u00eb Euro ka vler\u00ebsuar BIRN Kosova t\u00eb ken\u00eb koston vjetore p\u00ebr realizimin e dy emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. 25% t\u00eb shum\u00ebs pritet t\u00eb mbulohet nga RTK-ja, n\u00eb rast se kalon n\u00eb komisionin p\u00ebr vler\u00ebsimin e Veprave Audio-Vizuele propozimi i organizat\u00ebs s\u00eb themeluar dhe drejtuar nga gazetarja Jeta Xharra, p\u00ebr rikthimin e formateve t\u00eb saj televizive n\u00eb kanalin e par\u00eb t\u00eb transmetuesit publik. Por, ku dhe kush e komprometoi procesin? <\/strong><\/p>\n<p>Rreth 105 mij\u00eb Euro n\u00eb vit, do t\u00eb obligohet RTK-ja t\u2019ia mbuloj\u00eb qendr\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb Rrjetit Ballkanik p\u00ebr Gazetari Hulumtuese \u201cBIRN\u201d, n\u00eb rast se Komisioni p\u00ebr Vepra Audio-Vizuale n\u00eb Radio Televizion Publik t\u00eb Kosov\u00ebs zgjedh rikthimin n\u00eb kanalin e par\u00eb t\u00eb saj, t\u00eb dy emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>BIRN Kosova vler\u00ebson se realizimi i dy formateve televizive me p\u00ebrmbajtje t\u00eb gazetaris\u00eb hulumtuese kap shifr\u00ebn vjetore prej rreth 420,000 Euro n\u00eb vit, e ku ve\u00e7 25% ka k\u00ebrkuar t\u2019i mbulohet nga RTK-ja, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u201c<em>do t\u00eb k\u00ebrkohet nga donator\u00ebt dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas, Kreshnik Gashit, autor i nj\u00ebrit prej emisioneve q\u00eb gjat\u00eb sezonit t\u00eb ri televiziv pritet t\u00eb rikthehen s\u00eb transmetuari n\u00eb RTK1, prodhimi i emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka pasur nj\u00eb kosto t\u00eb till\u00eb financiare vjetore \u201c<em>q\u00eb ka mbuluar koston e nj\u00eb ekipi t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb prodhimin e emisioneve, ekip gazetaresk si dhe ligjor<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>RTK ka mbuluar rreth 25% t\u00eb k\u00ebsaj shume. Ne edhe n\u00eb vitin 2025 kemi njoftuar RTK-n\u00eb p\u00ebr shpenzimet dhe synimin q\u00eb RTK t\u00eb mbuloj\u00eb 25% t\u00eb shum\u00ebs p\u00ebr prodhimin e emisioneve, qoft\u00eb kjo edhe p\u00ebrmes kompenzimit me marketing<\/em>\u201d, thot\u00eb Gashi p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Sipas RTK-s\u00eb, BIRN Kosova m\u00eb 30 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, ka dor\u00ebzuar tek transmetuesi publik k\u00ebrkes\u00ebn formale p\u00ebr rikthimin e bashk\u00ebpunimit me dy emisionet e saj, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shfaqur n\u00eb televizion publik nga 2005-ta deri m\u00eb 2021. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr realizimin e rreth 100 episodeve vjetore, q\u00eb nga RTK-ja thon\u00eb se p\u00ebrmes tyre \u201c<em>synojn\u00eb mbulimin e boshll\u00ebqeve aktuale n\u00eb skem\u00ebn programore<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 30 korrik 2025, k\u00ebrkesa e BIRN-it \u201c<em>p\u00ebrmes nj\u00eb e-maili zyrtar t\u00eb d\u00ebrguar nga drejtori i Televizionit, me autorizim t\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/em>\u201d ka shkuar p\u00ebr shqyrtim tek Komisioni p\u00ebr P\u00ebrzgjedhjen e Veprave Audio-vizuale n\u00eb RTK, shpjegon Mejreme Ibrahimi nga Zyra p\u00ebr Qasjen n\u00eb Dokumentet Publike n\u00eb RTK.<\/p>\n<p>N\u00eb komisionin, si\u00e7 ka marr\u00eb vesh gazeta online Reporteri.net ishin caktuar 5 persona: Zana Spahiu, Arsim Haliti, Leonora Berbatovci, Dardan Ramabaja dhe Rialda Jahaj.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb komunikim \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar trajtim i k\u00ebsaj l\u00ebnde nga Komisioni, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat e brendshme. Aktualisht, kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqyrtim nga strukturat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb RTK-s\u00eb, dhe nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ende nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar<\/em>\u201d, shpjegon RTK-ja n\u00eb nj\u00eb raport p\u00ebrmbledh\u00ebs lidhur me aplikimin e organizat\u00ebs BIRN p\u00ebr bashk\u00ebpunim me RTK-n\u00eb, q\u00eb iu ka p\u00ebrcjell\u00eb gazet\u00ebs online Reporteri.net, n\u00eb vend t\u00eb dosjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb cil\u00ebn e ka k\u00ebrkuar mediumi duke u thirrur n\u00eb Ligjin p\u00ebr Qasjen n\u00eb Dokumentet Publike.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb dit\u00eb pasi pranuan k\u00ebrkes\u00ebn, Komisioni u mblodh m\u00eb 05 gusht 2025 dhe shqyrtoi aplikimin e BIRN. Konstatimet \u201ckryesore t\u00eb komisionit\u201d i shpjegoi Ibrahimi n\u00eb raportin p\u00ebrmbledh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c<em>Komisioni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime, ka vendosur t\u00eb trajtoj\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebn e aplikimit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me hap\u00ebsir\u00ebn publicitare dhe jo pjes\u00ebn q\u00eb lidhet me buxhetin apo vazhdim\u00ebsin\u00eb e projekteve t\u00eb m\u00ebparshme, pasi kjo e fundit nuk hyn n\u00eb kompetencat e Komisionit p\u00ebr vepra audio-vizuale; N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, k\u00ebrkesa trajtohet sipas nenit 6 t\u00eb Rregullores p\u00ebr Procedurat dhe Kriteret p\u00ebr P\u00ebrzgjedhjen e P\u00ebrmbajtjeve nga Prodhues t\u00eb Pavarur, e cila rregullon procedurat p\u00ebr kompenzim me hap\u00ebsir\u00eb publicitare; Komisioni ka k\u00ebrkuar nga propozuesi q\u00eb t\u00eb ri-dor\u00ebzoj\u00eb ofert\u00ebn e ristrukturuar vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn e hap\u00ebsir\u00ebs publicitare, s\u00eb bashku me dokumentet shtes\u00eb dhe kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 11 t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs Rregullore; dhe vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025. [&#8230;] Komisioni ka vendosur t\u00eb mos e trajtoj\u00eb ofert\u00ebn si vazhdim\u00ebsi t\u00eb projekteve t\u00eb m\u00ebparshme, por si nj\u00eb propozim i ri q\u00eb i n\u00ebnshtrohet procedurave t\u00eb rregullta p\u00ebr p\u00ebrmbajtje nga jasht\u00eb; Pra deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, Komisioni ka mbajtur vet\u00ebm 1 mbledhje dhe propozimi ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb trajtim e sip\u00ebr<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Krejt procedur\u00eb tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb RTK-ja e p\u00ebrshkruan n\u00eb raportin p\u00ebrmbledh\u00ebs e parasheh <a href=\"https:\/\/www.rtklive.com\/sq\/docs\/archive\/782.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rregullorja p\u00ebr Procedurat dhe Kriteret<\/a> n\u00eb P\u00ebrzgjedhjen e P\u00ebrmbajtjeve Audiovizuale t\u00eb Producent\u00ebve t\u00eb Pavarur.<\/p>\n<p>Neni 4 i k\u00ebsaj rregulloreje n\u00eb fuqi qysh nga tetori i 2018-\u00ebs precizon se \u201c<em>inicimin e nevoj\u00ebs p\u00ebr veprat audiovizuale nga producent\u00ebt e hapur e b\u00ebjn\u00eb Drejtor\u00ebt programor\u00eb dhe miratohet nga Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas rregullores, RTK-ja fillimisht p\u00ebrcakton nevojat e saj e pastaj shqyrton ofertat, dhe jo e kund\u00ebrta. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb segment, <a href=\"https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2022\/06\/Raporti-auditimit-RTK-Shqip.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ZKA n\u00eb 2021-\u00ebn<\/a> kishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr vitet paraprake duke evidentuar shkelje t\u00eb procedurave.<\/p>\n<p>RTK n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00eb raportin p\u00ebrmbledh\u00ebs t\u00eb d\u00ebrguar gazet\u00ebs online Reporteri.net nuk p\u00ebrmend &#8220;<em>inicimin e nevoj\u00ebs<\/em>&#8221; nga Drejtor\u00ebt programor\u00eb, p\u00ebrkundrazi tek &#8220;<em>informata t\u00eb p\u00ebrgjithshme rreth aplikimit<\/em>&#8221; dhe &#8220;<em>procedura e brendshme<\/em>&#8221; transmetuesi publik pohon se fillimisht BIRN-i e paraqiti k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<h2>Dyshimet p\u00ebr kurdisje, a pati p\u00ebrnime?<\/h2>\n<p>E gjith\u00eb procedura p\u00ebr rikthimin e produkteve t\u00eb BIRN Kosova n\u00eb RTK po shkonte pa zhurm\u00eb, si \u00e7\u00ebshtje e brendshme e transmetuesit publik, deri kur e-mail adresa zyrtare e drejtorit t\u00eb Radio Kosov\u00ebs, Arsim Halili, nj\u00eb dit\u00eb pas mbledhjes s\u00eb komisionit, m\u00eb 6 gusht 2025, u p\u00ebrfshi n\u00eb disa komunikime elektronike t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit p\u00ebr Vepra Audio-Vizuale, i thirrur p\u00ebr ta vler\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e e-mailit t\u00eb Halilit besohet se ndodhi gabimisht, n\u00eb vend t\u00eb adres\u00ebs elektronike t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb komisionit Arsim Haliti. T\u00eb dy emrin e nj\u00ebjt\u00eb, e mbiemrat shum\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, drejtori i Radios, komunikimet i nxori n\u00eb publik, p\u00ebrmes llogaris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Arsim Halili, pretendoi se procesi po kurdiset n\u00eb favor t\u00eb BIRN-it, dhe sipas tij komunikimet e brendshme q\u00eb i shkuan gabimisht n\u00eb emal, tregojn\u00eb p\u00ebr favorizimin e k\u00ebsaj organizate nga komisioni dhe drejtuesit aktual t\u00eb televizionit, p\u00ebrmes instruksioneve rreth form\u00ebs s\u00eb aplikimit. Ai i ftoi an\u00ebtar\u00ebt aktual\u00eb t\u00eb Bordit t\u00eb RTK-s\u00eb, organet tjera mbik\u00ebqyr\u00ebse t\u00eb televizionit publik, Agjencin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit, hetuesin\u00eb dhe Prokurorin\u00eb q\u00eb ta hetojn\u00eb rastin menj\u00ebher\u00eb \u201c<em>me elemente serioze korruptive, t&#8217;i verifikojn\u00eb procedurat dhe t\u00eb garantojn\u00eb transparenc\u00eb n\u00eb \u00e7do bashk\u00ebpunim t\u00eb ardhsh\u00ebm<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>D.m.th \u00ebsht\u00eb tentuar t\u00eb kontrabandohej pa u diskutuar n\u00eb forumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb vendimmarr\u00ebs. Sipas nenit 12 t\u00eb Ligjit p\u00ebr RTK (Ligji Nr. 04\/L-046), produksionet e pavarura pranohen vet\u00ebm p\u00ebrmes KONKURSIT PUUBLIK<\/em>\u201d, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/arsim.halili.5\/posts\/pfbid0F2aXBznfVSroh572cbP2EDSu6uoLmyJ8WiYUS6tx9m5R3Q2PR1Spz1x8FrnDV1yYl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shkroi Halili m\u00eb 11 gusht 2019<\/a>.<\/p>\n<p>\u201c<em>Teksti q\u00eb duhet ti d\u00ebrgohet me e-mail produksionit BIRN. N\u00ebse komisioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, at\u00ebher\u00eb mundet me u dergu<\/em>\u201d, thuhet <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo?fbid=10166332687144546&amp;set=pcb.10166332687464546\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb nj\u00eb nga komunikimet e komisionit<\/a> t\u00eb cilat i publikoi dhe n\u00ebnvizoi drejtori Halili.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/marreveshje-korruptive-e-tuxharllek-drejtori-i-radio-kosoves-nxjerr-e-mailet-e-kurdisjes-se-kthimit-te-emisioneve-te-jeta-xharres-ne-rtk\/\">Mesazhet tregojn\u00eb<\/a> se komisioni i RTK-s\u00eb p\u00ebr Vepra Audio-Vizuale po k\u00ebrkonte nga BIRN Kosova q\u00eb ta rikonstukturonte propozimin e saj \u201c<em>duke p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm periudh\u00ebn deri m\u00eb 31 dhjetor 2025, dhe vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb parasheh kompensimin p\u00ebrmes hap\u00ebsir\u00ebs publicitare<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kreshnik Gashin nga BIRN Kosova, nj\u00ebherit kryeredaktor i mediumit \u201cKallxo.com\u201d, kjo nuk \u00ebsht\u00eb kurdisje dhe procesi po zhvillohet sipas ligjit dhe procedurave t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ashtu si\u00e7 e kemi potencuar n\u00eb reagimin ton\u00eb po e rip\u00ebrs\u00ebrisim edhe p\u00ebr ju: pretendimi i z. Halili se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka shkelje &#8211; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpifje<\/em>\u201d, thot\u00eb autori i emisionit \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr Vepra Audiovizuale i Radiotelevizionit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb reagim m\u00eb 11 gusht 2025, than\u00eb se publikimi i komunikimi t\u00eb brendsh\u00ebm nga ana e Arsim Halilit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa autorizim zyrtar dhe paraqet p\u00ebrmbajtje t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb kontekstit, sipas tyre, duke manipuluar dhe shtremb\u00ebruar kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb materialit.<\/p>\n<p>\u201c<em>\u00c7do publikim i pjessh\u00ebm apo jasht\u00eb kontekstit, pa autorizim dhe pa pasqyrim t\u00eb q\u00ebndrimit zyrtar, \u00ebsht\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e etik\u00ebs profesionale dhe rregulloreve t\u00eb RTK-s\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Thoshin se \u00e7do komunikim brenda n\u00eb Komision p\u00ebrb\u00ebn korrespodenc\u00eb zyrtare dhe sipas Ligjit p\u00ebr Qasje n\u00eb Dokumente, \u00ebsht\u00eb i qassh\u00ebm, por kur gazeta online Reporteri.net k\u00ebrkoi q\u00eb komplet dosja t\u2019i d\u00ebrgohet mediumit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike, RTK-ja kufizoi qasjen duke e d\u00ebrguar vet\u00ebm nj\u00eb raport p\u00ebrmbledh\u00ebs n\u00eb e-maiil e duke ofruar vet\u00ebm qasjen fizike n\u00eb dokumentacionin q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast. Thirren n\u00eb nenin 12, paragrafi 1.6 <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=20505\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb Ligjit p\u00ebr Qasje n\u00eb Dokumente Publike<\/a> dhe neni 5 dhe 6 t\u00eb <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=18616\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligjit p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale<\/a>.<\/p>\n<p>\u201c<em>Dokumentacioni n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb ende pjes\u00eb e nj\u00eb procesi aktiv t\u00eb shqyrtimit administrativ nga ana e RTK-s\u00eb dhe, rrjedhimisht, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar ende dokument i p\u00ebrfunduar zyrtar mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim institucional. [&#8230;]. O<\/em><em>ferta p\u00ebr bashk\u00ebpunim mund t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb: ide t\u00eb mbrojtura, propozime unike,apo informacione sensitive q\u00eb nuk duhet t\u00eb publikohen para se t\u00eb ket\u00eb vendim institucional. Bazuar n\u00eb sa u tha m\u00eb sip\u00ebr, dhe me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes s\u00eb konfidencialitetit t\u00eb pal\u00ebs q\u00eb ka paraqitur ofert\u00ebn si dhe mbrojtjes s\u00eb integritetit t\u00eb procesit vendimmarr\u00ebs, RTK ka vendosur t\u00eb mos ofroj\u00eb kopje t\u00eb dokumentacionit t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Derisa gazeta online Reporteri.net po ndjek udh\u00ebt ligjore p\u00ebr t\u00eb siguruar qasje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb procesin n\u00eb fjal\u00eb, BIRN Kosova po trajton udh\u00ebzimet e komisionit dhe po e vazhdon s\u00eb zhvilluari procesin e aplikimit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurdisje p\u00ebr emisione q\u00eb jan\u00eb brend i yni, sepse gara nuk \u00ebsht\u00eb se kush do t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto dy emisione pasiq\u00eb vet\u00ebm ne e prodhojm\u00eb \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Pasi k\u00ebto jan\u00eb emisione autoriale, RTK-s\u00eb i takon t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse d\u00ebshiron t\u2019i ket\u00eb k\u00ebto emisione n\u00eb programin e vet apo t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb emision tjet\u00ebr &#8211; t\u00eb prodhuar nga ndonj\u00eb produksion apo OJQ tjet\u00ebr<\/em>\u201d, thot\u00eb Kreshnik Gashi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Arsim Halilin, drejtor i Radios s\u00eb transmetuesit publik, procedura q\u00eb po zhvillohet mes BIRN Kosova dhe RTK-s\u00eb \u201c<em>p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb procedurave t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb parimit t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb hapur p\u00ebr projektet q\u00eb financohen nga fondet publike ose p\u00ebrmes hap\u00ebsir\u00ebs publike me pages\u00eb<\/em>\u201d. Por, Keshnik Gashi nga BIRN Kosova jep nj\u00eb lexim t\u00eb tij mbi baz\u00ebn ligjore t\u00eb procesit. Thot\u00eb se Ligji p\u00ebr RTK-n\u00eb, neni 12, e obligon transmetuesin publik q\u00eb ta mbaj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb hapur konkursin p\u00ebr angazhimin e producent\u00ebve t\u00eb pavarur, t\u00eb cil\u00ebt sipas Ligjit p\u00ebr RTK-n\u00eb prodhojn\u00eb 15-20% t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb programit t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Shih p\u00ebrmbajtjen e Ligjit: \u201cMe q\u00ebllim t\u00eb realizimit t\u00eb misionit, vizionit dhe objektivave t\u00eb veta drejt p\u00ebrmbushjes s\u00eb shijeve, k\u00ebrkesave, nevojave dhe interesave diverse t\u00eb shikuesve dhe d\u00ebgjuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, RTK p\u00ebr \u00e7do vit do t\u00eb shpall\u00eb konkurs publik p\u00ebr blerjen e veprave audio-vizuele t\u00eb produksioneve t\u00eb pavarura dhe t\u2019i transmetoj\u00eb n\u00eb programin e vet n\u00eb pajtim me Ligjin dhe Statutin e RTK-s\u00eb<\/em>\u201d, sugjeron dhe citon nenin ligjor, gazetari Gashi.<\/p>\n<p>\u201c<em>Duke konsideruar q\u00eb Ligji e obligon RTK-n\u00eb q\u00eb p\u00ebr \u00e7do vit ta mbaj\u00eb t\u00eb hapur thirrjen, ne kemi b\u00ebr\u00eb aplikimin ton\u00eb me arsyeshm\u00ebrin\u00eb dhe modalitetet e ndryshme p\u00ebr financimin e prodhimit t\u00eb emisioneve. Gjat\u00eb gjith\u00eb procesit ne jemi zotuar q\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb prodhimit do ta financojm\u00eb nga fondet e organizat\u00ebs, nd\u00ebrsa kemi k\u00ebrkuar q\u00eb 25% e mbulusheshm\u00ebris\u00eb s\u00eb prodhimit t\u00eb b\u00ebhet nga RTK, duke u l\u00ebn\u00eb atyre mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedhin edhe p\u00ebr form\u00ebn e kompensimit financiar si\u00e7 \u00ebsht\u00eb forma e kompenzimit me marketing. [&#8230;] Ne nuk kemi p\u00ebrcaktuar \u00e7mim p\u00ebr sekondat dhe hap\u00ebsirat reklamuese, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu RTK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb k\u00ebto procedura<\/em>\u201d.<\/p>\n<h2>Blerim Devolli e p\u00ebrjashtoi, kush po e kthen \u201cJet\u00ebn\u201d n\u00eb RTK<\/h2>\n<p>Kreshnik Gashi thot\u00eb se BIRN Kosova edhe n\u00eb vitin 2021 kishte aplikuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar transmetimin e emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d p\u00ebrmes nj\u00eb thirrje p\u00ebr angazhimin e producent\u00ebve t\u00eb pavarur, e cila sipas tij ka qen\u00eb publike n\u00eb faqen e RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebrkund\u00ebr disa k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura ne nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje asnj\u00ebher\u00eb nga menaxhmenti i RTK-s\u00eb p\u00ebr fatin e aplikimit ton\u00eb t\u00eb vitit 2021<\/em>\u201d, shpjegon gazetari dhe nj\u00eb nga drejtuesit e BIRN-it dhe produketeve t\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb n\u00eb dijeni, q\u00eb &#8211; si\u00e7 thot\u00eb ai \u2013 \u201c<em>RTK ka shkelur Ligjin kur ka vendosur t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb nga skema e vet programore organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe producent\u00ebt e pavarur<\/em>\u201d, n\u00eb vitin 2025 BIRN Kosova ka k\u00ebrkuar \u201c<em>edhe nj\u00eb her\u00eb nga RTK<\/em>\u201d q\u00eb tu ofrojn\u00eb qasje n\u00eb informacione rreth fatit t\u00eb aplikimit t\u00eb vitit 2021, por sipas Gashit rezultoi se aplikimi i tyre, sikurse krejt arkiva digjitale e-maileve t\u00eb RTK-s\u00eb ishin fshir\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta online Reporteri.net ka k\u00ebrkuar sqarim nga televizioni publik si dhe personat e apostrofuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim, por deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. <em>[Fshirja e arkiv\u00ebs s\u00eb mediumit dhe pretendimet e Gashit do t\u00eb trajtohen m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij raporti].<\/em><\/p>\n<p>Drejtuesit e organizat\u00ebs BIRN nuk hezitojn\u00eb ta drejtojn\u00eb gishtin kah dikush q\u00eb sipas tyre e ka telashe rikthimin e emisioneve t\u00eb tyre n\u00eb RTK. Kreshnik Gashi q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb p\u00ebrgjigjeve t\u00eb tij n\u00eb pyetjet e d\u00ebrguara me e-mail nga gazeta online Reporteri.net flet p\u00ebr \u201c<em>ndikimin e oligark\u00ebve e m\u00eb pas edhe politik\u00ebs<\/em>\u201d, q\u00eb sipas tij ishin shtys\u00eb q\u00eb RTK prej gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit 2020 t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb prodhimet e jashtme nga kanalet e transmetuesit publik.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebn e ka p\u00ebr Blerim Devollin, biznesmenin nga Peja i njohur p\u00ebr ndikimin e tij gjat\u00eb disa periudhave qeveris\u00ebse, pas luft\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Krijuesi i korporat\u00ebs \u201cDevolli Group\u201d, shkaku i lidhjeve me pushtetet e kaluara, jo rrall\u00eb her\u00eb kishte qen\u00eb p\u00ebrfitues i milionave p\u00ebrmes shfryt\u00ebzimit t\u00eb asesteve publike dhe monopoleve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb t\u00eb till\u00eb \u201cBIRN Kosova\u201d e kishte nxjerr\u00eb n\u00eb publik p\u00ebrmes nj\u00eb hulumtimi televiziv i transmetuar n\u00eb RTK m\u00eb 30 prill 2020, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb emisionit \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Hulumtimi \u201c<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?app=desktop&amp;v=5sbIrzp1MJ8\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Monopoli me drit\u00eb t\u00eb diellit<\/a>\u201d, kishte zbardhur skem\u00ebn mbi t\u00eb cil\u00ebn kompani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Blerim Devollit t\u00eb regjistruara n\u00eb Malt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonin nga tarifat nxit\u00ebse p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb nga dielli n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Devolli sikurse n\u00eb ZRrE p\u00ebr ta mund\u00ebsuar skem\u00ebn p\u00ebrfituese, ndikimin e tij e kishte treguar edhe n\u00eb RTK dhe n\u00eb Komisionin e Pavarur p\u00ebr Media, pasi ishte shfaqur hulumtimi. Transmetuesi Publik i Kosov\u00ebs kishte nd\u00ebrprer\u00eb bashk\u00ebpunimin disa vje\u00e7ar me BIRN-in duke mos i shfaqur m\u00eb n\u00eb RTK1 emisionet \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Derisa, KPM i kishte shqiptuar v\u00ebrejtje emisionit pas transmetimit t\u00eb hulumtimit televiziv.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb betej\u00eb ligjore me Blerim Devollin, n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore dhe <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/blerim-devolli-e-humb-edhe-ne-apel-betejen-me-birn-in\/\">at\u00eb t\u00eb Apelit<\/a>, BIRN Kosova e fitoi rastin duke u konstatuar se emisioni i p\u00ebrmbushte t\u00eb gjitha standardet profesionale dhe vendimi i KPM-s\u00eb u shpall i pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/reagim-ndaj-fushates-shpifese-per-kontraten-e-vitit-2017-mes-birn-it-dhe-rtk-se\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb BIRN Kosova pretendojn\u00eb<\/a> se edhe dyshimet e dala s\u00eb fundi n\u00eb publik n\u00eb lidhje me procedur\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb re mes tyre dhe RTK-s\u00eb, sikurse edhe transmetimi n\u00eb media i reagimeve, dokumenteve dhe komunikimeve t\u00eb paraqitura nga drejtori i Radio Kosov\u00ebs, e kan\u00eb nj\u00eb lidhje diku me Blerim Devollin dhe familjen e tij.<\/p>\n<p>\u201c<em>Shpifjet e z. Halili jan\u00eb ritransmetuar, pa verifikim, nga disa media q\u00eb po mb\u00ebshtesin nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb organizuar shpifjesh ndaj emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, fushat\u00eb e sponsorizuar nga aktor\u00eb t\u00eb parapolitik\u00ebs dhe grupe t\u00eb bizneseve korruptive<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb reagim sulmues t\u00eb organizat\u00ebs BIRN Kosova ndaj pretendimeve t\u00eb Arsim Halilit.<\/p>\n<p>Gazeta online Reporteri.net ka k\u00ebrkuar komente nga \u201cDevolli Group\u201d n\u00ebse themeluesi i saj po financon ndonj\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr BIRN-it apo Jeta Xharr\u00ebs, dhe ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje \u2013 sipas tyre \u2013 \u201c<em>t\u00eb qart\u00eb dhe decidive<\/em>\u201d me vet\u00ebm \u201c<em>JO<\/em>\u201d n\u00eb \u00e7do pyetje \u2013 8 sosh &#8211; t\u00eb d\u00ebrguara nga mediumi.<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebr fund, ju lutemi q\u00eb \u00e7far\u00ebdo raportimi q\u00eb e b\u00ebni n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb i p\u00ebrmbaheni etikes dhe profesionalizmit gazetaresk, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb raportohet e v\u00ebrteta dhe vet\u00ebm e v\u00ebrteta<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Derisa financimi i ndonj\u00eb fushate kund\u00ebr BIRN-it mbetet ve\u00e7 n\u00eb nivel spekulimi nga organizata n\u00eb fjal\u00eb dhe <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/jeta.xharra.7\/posts\/pfbid02zw2f99QP1jmeN5aCFB3iS9LWdk4dA3XZAkTcyyg6hPtnMAWYYGCfvmjZNhTj3y1Bl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">drejtuesja e saj<\/a>, ajo q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetohet p\u00ebrmes raporteve vjetore t\u00eb publikuara nga vet\u00eb entiteti simot\u00ebr i \u201cBIRN Kosova\u201d, \u201cInternews Kosova\u201d, del se Blerim Devolli <a href=\"https:\/\/internewskosova.org\/wp-content\/uploads\/2025\/05\/Internews-Kosova_Financial-Statement-2024-English.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrmes bizneseve t\u00eb tij ka financuar fushata reklamuese<\/a> pik\u00ebrisht n\u00eb produktet mediale t\u00eb k\u00ebtij rrjeti t\u00eb gazetaris\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, <a href=\"https:\/\/internewskosova.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/Internews-Kosova-Independents-Auditor-Report-Year-2023.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndodhur edhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur pal\u00ebt po p\u00ebrballeshin n\u00eb gjyq<\/a> p\u00ebr hulumtimin e vitit 2020.<\/p>\n<p>Lidhjen e situat\u00ebs s\u00eb krijuar p\u00ebr rikthimin e emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, me Devollin, e \u00e7on edhe Kreshnik Gashi n\u00eb p\u00ebrgjigjet e tij p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, personat e apostrofuar nga ai, t\u00eb pakt\u00ebn sipas informacioneve t\u00eb disponuara n\u00eb publik, nuk rezultojn\u00eb se kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale me bizneset e Blerim Devollit, por jan\u00eb t\u00eb lidhur me ato t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, Shk\u00eblqimit, i cili po ashtu posedon nj\u00eb korporat\u00eb biznesesh.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike nuk sugjerojn\u00eb q\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Devolli ushtrojn\u00eb aktivitete t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta biznesore.<\/p>\n<p>Edhe bizneset e Shk\u00eblqim Devollit, sipas raporteve t\u00eb audituara t\u00eb \u201cInternews Kosova\u201d kan\u00eb sponsorizuar fushata marketingu n\u00eb k\u00ebt\u00eb medium, <a href=\"https:\/\/internewskosova.org\/raportet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb vitet e fundit<\/a>.<\/p>\n<p>Prodhimet e BIRN Kosova, pas largimit nga RTK-ja vazhduan shfaqjen n\u00eb nj\u00eb kanal televiziv privat n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201c<em>Fillimisht, n\u00eb vitin 2021, BIRN ka aplikuar p\u00ebr t\u00eb vazhduar transmetimin e emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d n\u00eb thirrjen p\u00ebr angazhimin e producent\u00ebve t\u00eb pavarur, e cila ka qen\u00eb publike n\u00eb faqen e RTK-s\u00eb. P\u00ebrkund\u00ebr disa k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura ne nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje asnj\u00ebher\u00eb nga menaxhmenti i RTK-s\u00eb p\u00ebr fatin e aplikimit ton\u00eb t\u00eb vitit 2021<\/em>\u201d, thot\u00eb Gashi nga BIRN Kosova.<\/p>\n<p>Por, procesin e kthimit t\u00eb emisioneve t\u00eb BIRN Kosova n\u00eb RTK, drejtori i Radio Kosov\u00ebs, Arsim Halili, e ka quajtur \u201c<em>tyxharllak<\/em>\u201d dhe e ka konsideruar \u201c<em>marr\u00ebveshje korruptive<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKumbar\u201d i k\u00ebsaj <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/arsim.halili.5\/posts\/pfbid0GUEWREv2d88VDo3HTNdgneYp35oUVdg59259RZ3BQgz3p4KBk6YNmdHwayBeVACsl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sipas Halilit \u00ebsht\u00eb Fadil Hoxha<\/a>, aktualisht k\u00ebshilltar i u.d. t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhjen e Hoxh\u00ebs me drejtuesen e BIRN Kosova, Jeta Xharr\u00ebn, drejtori i Radio Kosov\u00ebs e d\u00ebshmon edhe me nj\u00eb fotografi t\u00eb publikuar n\u00eb vitin 2021 nga vet\u00eb gazetarja. Dyshja shihen duke luajtur shah bashk\u00eb, derisa fotografia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar me \u201c<em>interesant po bahet loja<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>Arsimo relaksohu, kur shkrujsha per drejtora tjere ne te kalumen nuk mshajshe\u00a0 po mthojshe: ti e deshmon qe je hulumtues<\/em>\u201d, iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj Hoxha Halilit, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/fadil.hoxha\/posts\/pfbid02D5YaX1jmCQWrc5JT1V7EooNnL7NuNeQ2iyrUFE4Ly3TPT7Tr82njZYLRYtUvVUchl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">m\u00eb 14 gusht 2025, n\u00eb Facebook<\/a>.<\/p>\n<p>Ish-kryesindikalisti i punonj\u00ebsve t\u00eb radiotelevizionit publik, aktualisht \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilltar i u.d. t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vendimi-i-pabaze-i-u-d-te-drejtorit-te-rtk-se-qe-ia-mundesoi-shokut-te-tij-kryesindikalist-pagen-rreth-1500-euro\/\">p\u00ebrmes nj\u00eb vendimi t\u00eb dyshimt\u00eb ligjor<\/a> t\u00eb nxjerr\u00eb nga Hysen Hundozi. Bordi i RTK-s\u00eb, n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bordi-i-rtk-se-distancohet-nga-vendimi-i-u-d-te-drejtorit-qe-angazhoi-shokun-si-keshilltar-me-pagese-asnje-veprim-joligjor-nuk-e-ka-mbeshtetjen-tone\/\">ishte distancuar nga ky vendim<\/a>. Gazeta online Reporteri.net <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/dallaveret-ne-rtk-kryesindikalisti-fadil-hoxha-u-avancua-dy-here-brenda-6-muajve-siguroi-300-euro-page-me-te-larte\/\">n\u00eb maj t\u00eb vitit 2022<\/a> kishte gjetur dallavere n\u00eb avancim e Hoxh\u00ebs n\u00eb RTK, q\u00eb kishte ndodhur dy her\u00eb brenda 6 muajve dhe se si i nj\u00ebjti n\u00eb vitin 2018 <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/dallaveret-ne-rtk-kryesindikalisti-fadil-hoxha-e-propozoi-veten-si-shef-njesie-u-pagua-edhe-per-ditet-qe-nuk-e-kishte-kete-pozite\/\">e kishte propozuar vet\u00eb vet\u00ebn<\/a> p\u00ebr t\u2019u avancuar si udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr analiz\u00eb dhe statistika dhe ishte paguar edhe p\u00ebr dit\u00ebt q\u00eb nuk e kishte k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb. I nj\u00ebjti, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb &#8220;shp\u00ebrtheu&#8221; n\u00eb gjuh\u00eb seksiste, p\u00ebr\u00e7muese dhe fyese ndaj disa gazetareve t\u00eb RTK-s\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nxiti reagimin e <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/permalink.php?story_fbid=pfbid0Vb6kyzWkjXsqouNZY3xpM1A4fQKvorBARTVwKs4oDDWZe43WrRbP6pqDn7VaHbyyl&amp;id=61567529610279\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rrjetit t\u00eb Grave Gazetare t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a> &#8211; organ i <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/asociacioniigazetareve\/posts\/pfbid0v9duipv6EC6bydAbVmdBvUDxsk1Rt4bHtaudzXuwWbtT2uumqLgDkWeEVpPkTVPFl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">AGK-s\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>Implikimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Fadil Hoxh\u00ebs &#8211; <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/fadil.hoxha\/posts\/pfbid0oCYQMYYqmyfduoGTq5wd5aK6Ep4DZRMzRdfj8znP5MAA4vSzQaXA8wmUCsatzasFl\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb promovues i hapur <\/a>p\u00ebr kthimin e emisioneve t\u00eb BIRN-it n\u00eb RTK &#8211; n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen mes RTK-s\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb BIRN Kosova, gazeta online Reporteri.net e ka v\u00ebrejtur gjat\u00eb komunikimeve zyrtare me televizionin publik p\u00ebr sigurimin e dosjes p\u00ebrmes qasjes n\u00eb dokumentet publike.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga zyrtarja e RTK-s\u00eb p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike, Mejreme Ibrahimi, n\u00eb \u00e7do komunikim t\u00eb saj me mediumin. Kur gazeta online Reporteri.net e ka pyetur Ibrahimin se p\u00ebrse ka nodh\u00eb kjo, ajo ka sqaruar: \u201c<em>P\u00ebrfshirja e z. Fadil Hoxha n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e tij si k\u00ebshilltar i autorizuar i Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar koherenc\u00eb institucionale dhe mbik\u00ebqyrje t\u00eb duhur n\u00eb trajtimin e k\u00ebrkesave p\u00ebr qasje n\u00eb dokumente publike. Ky veprim \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me praktikat e brendshme t\u00eb komunikimit dhe me parimet e transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, z. Hoxha \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e struktur\u00ebs mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb nivelit drejtues, dhe ka mandat t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me: transparenc\u00ebn, komunikimin institucional, ose p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me ligjin n\u00eb veprimet e RTK-s\u00eb. Ai, nuk \u00ebsht\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb, por zyrtar i brendsh\u00ebm, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb p\u00ebrfshirja e tij nuk p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb apo kufizim t\u00eb t\u00eb drejtave tuaja si k\u00ebrkues<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas RTK-s\u00eb, BIRN n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr rikthimin n\u00eb RTK, emisionet \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d i ka prezantuar si produkte gazetarie hulumtuese dhe multietnike, t\u00eb zhvilluara sipas standardeve t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fact-checking, transparenc\u00ebs dhe etik\u00ebs profesionale. Aty thuhet se emisionet do t\u00eb merren me trajtimin e temave t\u00eb ndjeshme p\u00ebr publikun, si: prokurimi publik, lufta kund\u00ebr korrupsionit, ndjekja e gjurm\u00ebve t\u00eb paras\u00eb, drejt\u00ebsia, arsimi, mjedisi, barazia gjinore, etj..<\/p>\n<h2>A mundet RTK-ja t\u00eb kryej\u00eb verifikim t\u00eb fakteve dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb gazetari hulumtuese?<\/h2>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb dikush \u201cfantazon\u201d di\u00e7ka mir\u00eb p\u00ebr Radiotelevizionin publik t\u00eb Kosov\u00ebs, shembull do ta marr\u00eb BBC-n\u00eb &#8211; ndon\u00ebse larg t\u00eb krahasueshme mes vete.<\/p>\n<p>BBC-ja e ka verifikuesin e tij t\u00eb fakteve (fact-checker), \u201c<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/bbcverify\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BBC Verify<\/a>\u201d, nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 kan\u00eb edhe shum\u00eb transmetues tjer\u00eb publik n\u00eb Evrop\u00eb. Madje, rrjet t\u00eb \u201cfact-checking\u201d tash e disa muaj ka zhvilluar edhe vet\u00eb <a href=\"https:\/\/www.ebu.ch\/news\/2025\/04\/ebu-launches-spotlight-fact-checking-network-to-combat-misinformation-and-support-trusted-news\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Unioni Evropian i Transmetimeve \u2013 EBU<\/a>, q\u00eb po ashtu ofron edhe trajnime dhe fton t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj t\u2019i bashkohen n\u00eb &#8220;<em>mburoj\u00ebn kolektive kund\u00ebr dezinformimit<\/em>&#8220;.<\/p>\n<p>Me mbi 700 punonj\u00ebs, mbi 130 prej tyre gazetar\u00eb, rreth 120 redaktor\u00eb, 11 asistent redaktor\u00eb dhe rreth 60 kameraman e xhirues, a do t\u00eb mundte dhe a do t\u00eb duhej RTK-ja t\u00eb krijonte verifikuesin e vet t\u00eb fakteve si dhe t\u00eb zhvillonte gazetari hulumtuese?<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb rekomandim i Komisionit p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Financave Publike, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Rekomandimet-e-KK.PDF.pdf\">e i aprovuar nga deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a> q\u00eb e obligon RTK-n\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhoj\u00eb stafin e saj q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb p\u00ebrmbajtje mediale bazuar n\u00eb potencialin q\u00eb e ka.<\/p>\n<p>\u201c<em>RTK t\u00eb ndaloj\u00eb kontraktimin e produksionit t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr lloje t\u00eb emisioneve q\u00eb mund t\u2019i mbuloj\u00eb me staf t\u00eb brendsh\u00ebm<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Paragrafi 3 i nenit 12 t\u00eb Ligjit p\u00ebr RTK-n\u00eb thot\u00eb se \u201cP<em>\u00ebr hir t\u00eb racionalizimit t\u00eb shpenzimeve dhe ekonomizimit t\u00eb pun\u00ebs, RTK-ja duhet t\u00eb angazhohet q\u00eb me burimet e saj njer\u00ebzore dhe teknike, q\u00eb ka n\u00eb dispozicion, t\u00eb mbuloj\u00eb skem\u00ebn programore me sa m\u00eb shum\u00eb prodhime t\u00eb producent\u00ebve dhe t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb institucion<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Nga mbi 700 punonj\u00ebs, rreth 40 prej tyre llogaritet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb angazhuar si producent\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra Komb\u00ebtare e Auditimit, <a href=\"https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2022\/06\/Raporti-auditimit-RTK-Shqip.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb raportin e saj t\u00eb vitit 2022<\/a>, kishte gjetur shum\u00eb shkelje t\u00eb procedurave gjat\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb producent\u00ebve t\u00eb pavarur n\u00eb RTK. Pika 3.6.1. e raportit theksonte se \u201c<em>nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim i detajuar p\u00ebr kontraktimin e programeve t\u00eb jashtme nga drejtor\u00ebt programor<\/em>\u201d. Tutje, citohej neni 4 i Rregullores p\u00ebr Procedurat dhe Kriteret n\u00eb P\u00ebrzgjedhjen e P\u00ebrmbajtjeve Audiovizuele t\u00eb Producent\u00ebve t\u00eb Pavarur ku thuhet \u201ci<em>nicimin e nevoj\u00ebs p\u00ebr veprat audiovizuale nga producent\u00ebt e pavarur e b\u00ebjn\u00eb Drejtor\u00ebt programor dhe miratohet nga Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta rregullore thot\u00eb se, \u201c<em>zgjedhjen e programeve e kryejn\u00eb komisionet e ve\u00e7anta t\u00eb em\u00ebruara \u00e7do vit nga ana e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb propozimit t\u00eb Drejtor\u00ebve Programor, duke marr\u00eb parasysh nevojat programore t\u00eb secilit kanal brenda RTK-s\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb ZKA-s\u00eb \u201c<a href=\"https:\/\/zka-rks.org\/cms\/uploads\/2022\/06\/Raporti-auditimit-RTK-Shqip.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Menaxhimi i fondeve publike n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs<\/a>\u201d p\u00ebr vitin 2021 \u00ebsht\u00eb gjetur se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim i detajuar p\u00ebr kontraktimin e programeve t\u00eb jashtme nga drejtor\u00ebt programor.<\/p>\n<p>ZKA kishte testuar programe vendore me procedura te prokurimit dhe programe vendore me procedura p\u00ebr kompensim. N\u00eb raport theksohet se p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e k\u00ebtyre programeve \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb komision i ve\u00e7ant\u00eb me miratim nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe ky komision \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr 3 vitet e testuara.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ky komision duhet t\u00eb bazohet n\u00eb propozimet e drejtor\u00ebve programor p\u00ebr nevojat e RTK-s\u00eb. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre nevojave specifike nga drejtor\u00ebt programor, komisioni ka p\u00ebrzgjedhur programet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ofertave t\u00eb rregullta q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb e-mail adres\u00ebn e konkurseve p\u00ebr produkte nga web faqja e RTK-s\u00eb. Nga testimet tona kemi kuptuar q\u00eb n\u00eb asnj\u00ebrin vit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb inicimi nga drejtor\u00ebt programor p\u00ebr veprat audiovizuale<\/em>\u201d, thuhej n\u00eb raportin e ZKA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ZKA-s\u00eb, mos inicimi nga drejtor\u00ebt programor ka ndikuar q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e veprave audiovizuele t\u2019i mbetet komisionit dhe ky proces si i till\u00eb pamund\u00ebson p\u00ebrzgjedhjen e veprave bazuar n\u00eb nevojat e RTK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga RTK-ja nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb interesimin e gazet\u00ebs online Reporteri.net sa \u201c<em>a ka transmetuesi publik staf t\u00eb mjaftuesh\u00ebm dhe kapacitete p\u00ebr t\u00eb realizuar vet emisione sipas standardeve t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fact-checking, transparenc\u00ebs dhe etik\u00ebs profesionale; si dhe p\u00ebr trajtimin e temave t\u00eb ndjeshme p\u00ebr publikun, si: prokurimi publik, lufta kund\u00ebr korrupsionit, ndjekja e gjurm\u00ebve t\u00eb paras\u00eb, drejt\u00ebsia, arsimi, mjedisi, barazia gjinore, etj.?<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Para se Komisioni i RTK-s\u00eb p\u00ebr Vepra Audio-Vizuele t\u00eb vendos\u00eb rreth fatit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb BIRN Kosova, ata jan\u00eb \u201c<em>dakorduar q\u00eb pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkohet edhe nj\u00eb mendim nga Kryeredaktori i RTK-s\u00eb lidhur me nevoj\u00ebn programore p\u00ebr p\u00ebrmbajtje t\u00eb k\u00ebtij lloji n\u00eb skem\u00ebn aktuale<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Aktualisht RTK-ja \u00ebsht\u00eb me ushtrues detyre t\u00eb kryeredaktorit.<\/p>\n<p>[<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/birn-rtk-se-paret-me-permbarues\/\"><strong>VAZHDON&#8230;<\/strong><\/a>]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 420 mij\u00eb Euro ka vler\u00ebsuar BIRN Kosova t\u00eb ken\u00eb koston vjetore p\u00ebr realizimin e dy emisioneve \u201cJeta n\u00eb Kosov\u00eb\u201d dhe \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. 25% t\u00eb shum\u00ebs pritet t\u00eb mbulohet nga RTK-ja, n\u00eb rast se kalon n\u00eb komisionin p\u00ebr vler\u00ebsimin e Veprave Audio-Vizuele propozimi i organizat\u00ebs s\u00eb themeluar dhe drejtuar nga gazetarja Jeta Xharra, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1125150,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763,21],"tags":[2580,1387,2576,2517,2585,2583,2582,2578,2581,2577,2579,2584,794],"class_list":["post-1129780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime","category-lajme","tag-arsim-halili","tag-bbc","tag-birn-kosova","tag-blerim-devolli","tag-devolli-group","tag-drejtesia-ne-kosove","tag-ebu","tag-fadil-hoxha","tag-jeta-ne-kosove","tag-jeta-xharra","tag-kreshnik-gashi","tag-radio-kosova","tag-rtk"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1129780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1129780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1129780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1125150"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1129780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1129780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1129780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}