{"id":1131542,"date":"2025-08-27T12:42:33","date_gmt":"2025-08-27T10:42:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1131542"},"modified":"2025-08-27T13:15:48","modified_gmt":"2025-08-27T11:15:48","slug":"historia-e-perplasjeve-te-aliut-me-kurtin-qe-u-finalizua-me-doreheqjen-nga-ministria-shkaku-i-dimal-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/historia-e-perplasjeve-te-aliut-me-kurtin-qe-u-finalizua-me-doreheqjen-nga-ministria-shkaku-i-dimal-bashes\/","title":{"rendered":"Historia e p\u00ebrplasjeve t\u00eb Aliut me Kurtin q\u00eb u finalizua me dor\u00ebheqjen nga Ministria shkaku i Dimal Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Liburn Aliu, nj\u00ebri nd\u00ebr themeluesit e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, ka dh\u00ebn\u00eb sot dor\u00ebheqje nga pozita e Ministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs. Si arsye p\u00ebr dor\u00ebheqje, Aliu ka paraqitur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb me zgjedhjen e Dimal Bash\u00ebs p\u00ebr Kryeparlamentar, por distancimi i tij me partin\u00eb e kreun e saj, Albin Kurtin, ka filluar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhja e Dimal Bash\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, ka ngjallur pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb partin\u00eb e Albin Kurtit. Nj\u00ebri nd\u00ebr themeluesit e Vet\u00ebvendosjes, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/liburn-aliu-jep-doreheqje-si-minister-shkak-zgjedhja-e-dimal-bashes-kryeparlamentar\/\">Liburn Aliu, dha sot dor\u00ebheqje si Minist\u00ebr<\/a>.<\/p>\n<p>Aliu, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, tha se dor\u00ebheqjen e ka dor\u00ebzuar sot te Kurti.<\/p>\n<p>\u201cDor\u00ebheqja ime vjen pas zgjedhjes s\u00eb djeshme t\u00eb kryetarit te Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, shkroi Aliu.<\/p>\n<p>Ai tha se zgjedhja e Bash\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb institucionit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, \u201cnuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e atij ideali p\u00ebr Republik\u00ebn q\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet arsye angazhimi p\u00ebr mua\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, e as ZKM ende nuk ka kan\u00eb dal\u00eb me ndonj\u00eb deklarat\u00eb rreth k\u00ebsaj dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, kishte pasur nj\u00eb p\u00ebrplasje mes tyre n\u00eb Kuvend lidhur me Projektligjin p\u00ebr trajtimin e nd\u00ebrtimeve pa leje, ku Basha e akuzonte Aliun se me at\u00eb projektligj po amnistonte mafin\u00eb e betonit. N\u00eb seanc\u00ebn e 8 dhjetorit t\u00eb vitit 2022 , Basha n\u00eb foltoren e Kuvendit kishte kritikuar ministrin Aliut se ajo \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte ishte nism\u00eb jo parimore.<\/p>\n<p>Por, ndon\u00ebse e p\u00ebrdori si arsye zgjedhjen e Bash\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb Kuvendit, Aliu ka nisur nj\u00eb lloj distancimi me partin\u00eb dhe kreun e saj, Albin Kurtin, shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Sinjalet u dhan\u00eb edhe me <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/liburn-aliu-tregon-se-pse-mbeti-jashte-listes-se-vv-se-per-deputet\/\">mosp\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb list\u00ebn p\u00ebr deputet\u00eb<\/a> n\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit.<\/p>\n<p>Aliu kishte th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb zgjedhje e tij t\u00eb mos jet\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs. Madje, kishte th\u00ebn\u00eb se vendimin e kishte marr\u00eb kogja m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cVendim i imi ka qen\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb marr tash s\u00eb voni\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Aliu, para gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-e-aliu-shfaqen-bashke-ne-publik-dy-muaj-pas-kundershtive-qe-paten-per-zgjedhjet-ne-luginen-e-presheves\/\">Ftohja e raporteve t\u00eb tij me Kurtin kishte nisur n\u00eb marsin e vitit t\u00eb kaluar.<\/a><\/p>\n<p>Aliu, i cili ka prejardhje nga Lugina, e pati cil\u00ebsuar t\u00eb gabuar pozicionimin e Kurtit n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb partie politike n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb mbajtura n\u00eb Serbi, konkretisht n\u00eb Lugin\u00ebn e Ppreshev\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk po mund t\u00eb rri neutral n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb pasi q\u00eb jam me origjin\u00eb nga Presheva, pavar\u00ebsisht orientimit dhe simpatis\u00eb personale, po mendoj se kjo ka qen\u00eb gabim dhe veprim i gabuesh\u00ebm\u201d, kishte deklaruar Aliu.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pati th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb edhe gabim q\u00eb Kurti ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tubim elektoral me nj\u00eb parti politike t\u00eb caktuar nga Lugina e Preshev\u00ebs, pasi si\u00e7 ishte shprehur, kryeministri duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrbashkues.<\/p>\n<p>Sipas Aliut, pjes\u00ebmarrja n\u00eb tubim dhe mb\u00ebshtetja e nj\u00eb partie tjet\u00ebr ishte nj\u00eb gabim.<\/p>\n<p>\u201cKy ka qen\u00eb gabim dhe ky duhet t\u00eb rregullohet sa m\u00eb par\u00eb\u201d, kishte theksuar Aliu.<\/p>\n<p>Kurti i ishte kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur Aliut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, ku kishte th\u00ebn\u00eb se si kryeminist\u00ebr i vendit dhe kryetar i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, vendos se k\u00ebnd ta mb\u00ebshtes\u00eb edhe n\u00eb Bashkimin Evropian e n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, \u201ce l\u00ebre m\u00eb n\u00eb Preshev\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e ka q\u00ebndrimin e qart\u00eb dhe merr vendimet n\u00eb organet e veta. Ne kemi mb\u00ebshtetur edhe Shaip Kamberin n\u00eb zgjedhjet parlamentare. Aty nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb bllok, por kan\u00eb qen\u00eb dy blloqe dhe ne jemi p\u00ebrcaktuar ta mb\u00ebshtesim bllokun q\u00eb i ka prir\u00eb Shaip Kamberi, ku kan\u00eb qen\u00eb pes\u00eb parti. Por, ka qen\u00eb edhe nj\u00eb bllok me dy a tri parti tjera. Un\u00eb jam kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs dhe kryetar i LVV-s\u00eb. Un\u00eb flas publikisht se kush duhet mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb Bashkimin Europian e n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e l\u00ebre m\u00eb n\u00eb Ulqin e Preshev\u00eb\u201d, ishte shprehur Kurti.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre deklaratave, Kurti dhe Aliu nuk ishin par\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr disa jav\u00eb.<\/p>\n<p>Ata ishin shfaqur bashk\u00eb tek pas dy muajve, kur Kurti e kishte marr\u00eb me vete gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dh\u00ebndri i Aliut, Berat Lahu, ishte dor\u00ebhequr nga Vet\u00ebvendosja para kat\u00ebr muajsh. Ai kishte shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi lidhur me votimin e buxhetit koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, dhe \u00e7\u00ebshtjen e Badocit.\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Liburn Aliu, nj\u00ebri nd\u00ebr themeluesit e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, ka dh\u00ebn\u00eb sot dor\u00ebheqje nga pozita e Ministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs. Si arsye p\u00ebr dor\u00ebheqje, Aliu ka paraqitur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb me zgjedhjen e Dimal Bash\u00ebs p\u00ebr Kryeparlamentar, por distancimi i tij me partin\u00eb e kreun e saj, Albin Kurtin, ka filluar shum\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1131554,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1131542","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1131542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1131542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1131542\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1131554"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1131542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1131542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1131542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}