{"id":1134467,"date":"2025-09-03T23:17:29","date_gmt":"2025-09-03T21:17:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1134467"},"modified":"2025-09-03T23:17:29","modified_gmt":"2025-09-03T21:17:29","slug":"pse-ecja-mbrapsht-mund-te-jete-shume-e-mire-per-shendetin-dhe-trurin-tuaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/pse-ecja-mbrapsht-mund-te-jete-shume-e-mire-per-shendetin-dhe-trurin-tuaj\/","title":{"rendered":"Pse ecja mbrapsht mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe trurin tuaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjat\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, aktiviteti i \u201cecjes mbrapsht\u201d ishte nj\u00eb hob i \u00e7uditsh\u00ebm, por sot hulumtimet po zbulojn\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfitime reale p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe trurin e njeriut.<\/strong><\/p>\n<p>Patrick Harmon, nj\u00eb pronar 50-vje\u00e7ar i dyqanit t\u00eb purove, vendosi nj\u00eb bast n\u00eb vitin 1915 p\u00ebr t\u00eb fituar 20,000 dollar\u00eb, me nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb parashikonte ecjen mbrapsht nga San Francisko n\u00eb New York City.<\/p>\n<p>Me ndihm\u00ebn e nj\u00eb shoku dhe nj\u00eb pasqyre t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb ngjitur n\u00eb gjoks p\u00ebr ta ndihmuar t\u00eb shihte se ku po shkonte, Harmon b\u00ebri udh\u00ebtimin prej 3,900 milje (6,300 km) p\u00ebr 290 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Harmon pohoi se udh\u00ebtimi i b\u00ebri ky\u00e7et e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tij aq t\u00eb forta sa \u201cdo t\u00eb duhej nj\u00eb goditje e fort\u00eb me \u00e7eki\u00e7 p\u00ebr t\u2019i ndrydhur\u201d.<\/p>\n<p>Ndoshta ai dinte di\u00e7ka, shkruan BBC.<\/p>\n<p>Sipas hulumtimit, ecja mbrapsht mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfitime befasuese si p\u00ebr sh\u00ebndetin tuaj fizik ashtu edhe p\u00ebr trurin tuaj.<\/p>\n<p>Ecja mbrapsht, ka nj\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb pasur. Ka raporte q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb nga fillimi i shekullit t\u00eb 19-t\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ecin qindra, dhe ndonj\u00ebher\u00eb mij\u00ebra milje, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt. Shum\u00eb prej tyre ishin rezultat i basteve impulsive dhe t\u00eb tjerat ishin thjesht p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e mburrjes p\u00ebr nj\u00eb rekord t\u00eb ri t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit n\u00eb biomekanik\u00eb, ecja prapa mund t\u00eb sjell\u00eb disa p\u00ebrfitime fizike. Shpesh p\u00ebrdoret n\u00eb fizioterapi p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjet e shpin\u00ebs, problemet e gjurit dhe artritin. Disa studime madje sugjerojn\u00eb se ecja mbrapsht mund t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb njoh\u00ebse si kujtesa, koha e reagimit dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemeve.<\/p>\n<p>Praktika e ecjes mbrapa p\u00ebr q\u00ebllime sh\u00ebndet\u00ebsore mendohet se ka origjin\u00ebn n\u00eb Kin\u00ebn e lasht\u00eb, por koh\u00ebt e fundit ka marr\u00eb v\u00ebmendje nga studiuesit n\u00eb SHBA dhe Evrop\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar performanc\u00ebn sportive dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar forc\u00ebn e muskujve.<\/p>\n<p>Michael Mosley n\u00eb nj\u00eb episod t\u00eb fundit t\u00eb podcast-it t\u00eb BBC-s\u00eb dhe emisionit Radio 4, zbulon k\u00ebshilla \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb thjeshta q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar shkenc\u00ebrisht se ndryshojn\u00eb jet\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Janet Dufek, nj\u00eb eksperte n\u00eb biomekanik\u00eb n\u00eb Universitetin e Nevad\u00ebs n\u00eb SHBA, ka hulumtuar l\u00ebvizjen prapa p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet. Ajo dhe koleg\u00ebt e saj kan\u00eb gjetur se ecja mbrpsht p\u00ebr vet\u00ebm 10-15 minuta n\u00eb dit\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb periudhe kat\u00ebr javore, rrit fleksibilitetin e k\u00ebrdhokullave.<\/p>\n<p>Ecja mbrapsht gjithashtu mund t\u00eb forcoj\u00eb muskujt n\u00eb shpin\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr stabilitetin dhe fleksibilitetin e shtyll\u00ebs kurrizore. Dhe n\u00eb nj\u00eb studim tjet\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr nga Dufek, nj\u00eb grup prej pes\u00eb atlet\u00ebsh vet\u00eb-raportuan nj\u00eb reduktim t\u00eb dhimbjes s\u00eb shpin\u00ebs pas periudhave t\u00eb ecjes prapa.<\/p>\n<p>\u201cHulumtimi yn\u00eb ka treguar se, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte, ecja mbrapa ka disa p\u00ebrfitime n\u00eb lidhje me dhimbjen e shpin\u00ebs\u201d, thot\u00eb Dufek. \u201cShpesh nj\u00eb nga pjes\u00ebt q\u00eb lidhet me dhimbjen e shpin\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebrthiza e ngusht\u00eb dhe ecja mbrapa ndikon aty\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>St\u00ebrvitjet e ecjes mbrapsht dhe vrapimi mbrapsht p\u00ebrdoren tashm\u00eb n\u00eb disa st\u00ebrvitje sportive, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sportet ekipore, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb shkatht\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur shpejt p\u00ebrpara, prapa dhe anash. Duke qen\u00eb se forcon nyjet e gjurit, vrapimi mbrapsht \u00ebsht\u00eb gjithashtu i dobish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb mbrojtjen e atlet\u00ebve nga l\u00ebndimet.<\/p>\n<p>Kjo lloj ecje \u00ebsht\u00eb provuar se ndihmon jo vet\u00ebm t\u00eb rinjt\u00eb sportist\u00eb, por edhe t\u00eb moshuarit, individ\u00ebt obez\u00eb, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt nga osteoartriti dhe pacient\u00ebt me d\u00ebmtime n\u00eb ecje. \u00cbsht\u00eb zbuluar gjithashtu se ecja mbrapa djeg m\u00eb shum\u00eb kalori sesa ecja p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Por pse \u00ebsht\u00eb kaq e dobishme?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cBiomekanika e ecjes mbrapa \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndryshme nga ecja p\u00ebrpara,\u201d deklaron Dufek Mosley-t. \u201cN\u00eb ecjen prapa, ka nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb reduktuar t\u00eb l\u00ebvizjes n\u00eb gju q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr individ\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb rehabilitohen nga operacioni i gjurit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim i fundit zbuloi se diapazoni i l\u00ebvizjes n\u00eb nyjet e ijeve dhe t\u00eb gjurit zvog\u00eblohet shum\u00eb gjat\u00eb ecjes mbrapa. Nd\u00ebrsa ecja p\u00ebrpara fillon me kontaktin me themb\u00ebr, ecja mbrapa fillon me kontaktin me gishtin e k\u00ebmb\u00ebs dhe thembra ndonj\u00ebher\u00eb nuk ulet kurr\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Si rezultat, ndihet m\u00eb pak ndikim n\u00eb nyjen e gjurit dhe p\u00ebrdoren m\u00eb shum\u00eb muskuj t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb krahasim me ecjen normale.<\/p>\n<p>Personat q\u00eb jan\u00eb praktikuar t\u00eb ecin prapa kan\u00eb nj\u00eb koh\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb reagimit, ndoshta sepse truri i tyre tashm\u00eb ishte m\u00ebsuar t\u00eb kryente nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nyja e ky\u00e7it t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs merr m\u00eb shum\u00eb goditje gjat\u00eb ecjes mbrapa. Muskujt e aktivizuar n\u00eb l\u00ebvizjen e p\u00ebrkuljes shputore luajn\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb ecjen prapa p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar ky\u00e7in e k\u00ebmb\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb thithur goditjen.<\/p>\n<p>Pra, duket se ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb pretendimin e Harmonit p\u00ebr forc\u00eb superiore t\u00eb ky\u00e7it t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfitimet nuk mbarojn\u00eb me ky\u00e7e m\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Studiuesit kan\u00eb gjetur gjithashtu dallime n\u00eb vendndodhjen e aktivitetit nervor kur kryhen hapat mbrapa krahasuar me hapat p\u00ebrpara. Korteksi paraballor, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb njoh\u00ebse si vendimmarrja dhe zgjidhja e problemeve, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht aktiv kur t\u00ebrhiqet prapa.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim holandez testoi aft\u00ebsin\u00eb e 38 pjes\u00ebmarr\u00ebsve p\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjigjes s\u00eb njer\u00ebzve ndaj nj\u00eb k\u00ebrkese, teksa ata l\u00ebviznin prapa, p\u00ebrpara apo anash.<\/p>\n<p>U zbulua se pjes\u00ebmarr\u00ebsit q\u00eb l\u00ebviznin mbrapa kishin koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb shpejta t\u00eb reagimit, ndoshta sepse truri i tyre tashm\u00eb ishte m\u00ebsuar t\u00eb kryente nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim tjet\u00ebr arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se forma t\u00eb ndryshme t\u00eb l\u00ebvizjes mbrapa, duke p\u00ebrfshir\u00eb ecjen mbrapa, shikimin e nj\u00eb videoje t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi mbrapa me tren , apo imagjinata e l\u00ebvizjes mbrapa, p\u00ebrmir\u00ebsonin aft\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebmarr\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb kujtuar informacionin .<\/p>\n<p>Por ka edhe nj\u00eb element rreziku kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ecjen re. Duhet pasur kujdes p\u00ebr t\u00eb shmangur pengesat e padukshme dhe ka raste kur ecja mbrapa gjat\u00eb fizioterapis\u00eb ka rezultuar me r\u00ebnie dhe l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ka edhe m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtat rezultate. Shkenc\u00ebtar\u00ebt n\u00eb Kin\u00eb, p\u00ebr shembull, zbuluan se tai chi dhe noti jan\u00eb aktivitete m\u00eb efektive rehabilituese p\u00ebr atlet\u00ebt me dhimbje n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb shpin\u00ebs sesa ecja prapa, vrapimi ose pa ushtrime fare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, aktiviteti i \u201cecjes mbrapsht\u201d ishte nj\u00eb hob i \u00e7uditsh\u00ebm, por sot hulumtimet po zbulojn\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfitime reale p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe trurin e njeriut. Patrick Harmon, nj\u00eb pronar 50-vje\u00e7ar i dyqanit t\u00eb purove, vendosi nj\u00eb bast n\u00eb vitin 1915 p\u00ebr t\u00eb fituar 20,000 dollar\u00eb, me nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb parashikonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1134469,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-1134467","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1134467","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1134467"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1134467\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1134469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1134467"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1134467"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1134467"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}