{"id":113550,"date":"2019-10-08T08:21:01","date_gmt":"2019-10-08T06:21:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=113550"},"modified":"2019-10-08T08:21:01","modified_gmt":"2019-10-08T06:21:01","slug":"keta-jane-te-famshmit-shqiptare-qe-kane-pranuar-problemet-me-ankthin-dhe-depresionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/keta-jane-te-famshmit-shqiptare-qe-kane-pranuar-problemet-me-ankthin-dhe-depresionin\/","title":{"rendered":"K\u00ebta jan\u00eb t\u00eb famshmit shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb pranuar problemet me ankthin dhe depresionin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Problemet e sh\u00ebndetit mendor po shihen sot si s\u00ebmundjet q\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb moderne.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm apo t\u00eb famsh\u00ebm, n\u00ebn presionin e dilemave, v\u00ebshtir\u00ebsive, e shpesh t\u00eb fam\u00ebs e t\u00eb qenit persona publik i ekspozojn\u00eb ata ndaj fenomeneve t\u00eb papritura q\u00eb b\u00ebhen shkas p\u00ebr luhatje t\u00eb humorit, vet\u00ebbesimit, ankthit, dominim nga mendimet negative e mbyt\u00ebse, etj.<\/p>\n<p><strong>Flaka Krelani<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja e njohur kosovare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga artistet e njohura q\u00eb n\u00eb daljet e saj publike nuk ka ngurruar q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb hapur problemet q\u00eb ka pasur me sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p>\u201cFundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua fizikisht dhe mend\u00ebrisht. Arsyeja q\u00eb po shprehem kaq shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb sepse secili prej nesh ka v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb cilat jan\u00eb normale, zhg\u00ebnjimet gjithashtu jan\u00eb normale, si mungesa e motivimit, nuk \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs apo gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihemi keq. Do t\u00eb doja t\u00eb gjitha t\u00eb ishin si ila\u00e7e q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i konsumoja \u00e7do dit\u00eb, sepse m\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb arrij\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb dua n\u00eb jet\u00eb. Ajo q\u00eb jemi, \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luftojm\u00eb. Kthejeni veten n\u00eb prioritet dhe mos e ktheni \u201cproblemin\u201d n\u00eb problem, sepse ai nuk ekziston. Sh\u00ebndeti \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb media kosovare.<\/p>\n<p><strong>Rita Ora<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr diva e muzik\u00ebs shqiptare, nj\u00eb yll i muzik\u00ebs bot\u00ebrore si Rita Ora nuk e ka pasur fare problem q\u00eb t\u00eb shprehet n\u00eb publik p\u00ebr problemet me ankthin. P\u00ebrpara tri viteve n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ajo pranoi shqet\u00ebsimet nga sm\u00ebundjet mendore.<\/p>\n<p>\u201cVuaj nga ankthi dhe kam frik\u00eb t\u00eb pranoj q\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb terapi. Edhe koh\u00ebt e fundit flas me nj\u00eb specialist nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur artistja.<\/p>\n<p><strong>Albano Bogdo<\/strong><\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin e m\u00ebngjesit \u201cRreze drite\u201d n\u00eb A1 Report, vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, ai pranoi gjat\u00eb emisionit se kishte vuajtur nga problemet serioze me sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p>Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo, u shpreh se:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr rreth tre vjet e gjysm\u00eb jam kuruar dhe vazhdoj t\u00eb kurohem, sepse m\u00eb z\u00eb paniku dhe ankthi. Un\u00eb, q\u00eb t\u2019i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jet\u00ebn e shfrenuar. Pija dy shishe alkool n\u00eb dit\u00eb dhe kjo zgjati p\u00ebr afro nj\u00eb vit e gjysm\u00eb-dy vjet. Tani m\u00eb duket sikur m\u00eb z\u00ebn\u00eb mallkimet e 300-400 njer\u00ebzve q\u00eb kam l\u00ebnduar\u201d, u shpreh aktori, nd\u00ebrsa duket se jeta e tij i \u00ebsht\u00eb kthyer normalitetit. Ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kastit \u201cKlanifornia\u201d, show-t t\u00eb humorit q\u00eb nisi fundjav\u00ebn e kaluar n\u00eb TV Klan dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga aktor\u00ebt m\u00eb protagonist\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bebe Rexha<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtarja shqiptare \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb nga yjet e muzik\u00ebs bot\u00ebrore. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm prurjet e saj artistike dhe bashk\u00ebpunimet muzikore ato q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb protagoniste t\u00eb kopertinave m\u00eb prestigjioze n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, n\u00eb nj\u00eb prej tyre, si pjes\u00eb e cover-it t\u00eb \u201cTeen Vogue\u201d p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Bebe Rexha pranoi hapur problemet serioze me sh\u00ebndetin mendor. \u201cUn\u00eb qaj shum\u00eb. E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kam terapistin tim dhe kam njer\u00ebz me t\u00eb cil\u00ebt flas. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e p\u00ebrditshme, mendoj. Un\u00eb nuk dua ta ushqej, por jeta ime \u00ebsht\u00eb kaq e \u00e7mendur. Kur shkova fillimisht n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb kolegjit, isha kaq intensive. Un\u00eb nuk dija se si t\u00eb reagoja dhe t\u00eb p\u00ebrfshihesha mes njer\u00ebzve. Un\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Isha e shqet\u00ebsuar kur isha nj\u00eb vajz\u00eb e vog\u00ebl, thjesht nuk e dija se \u00e7far\u00eb ishte. S\u00eb fundi, kur e kuptova, isha si: \u2018Oh\u2026 M\u00eb n\u00eb fund, e kuptoj. Kam ankth\u201d, tha ajo, shkruan Class.<\/p>\n<p><strong>Dafina Zeqiri<\/strong><\/p>\n<p>Artistja e adhuruar, me qindra k\u00ebng\u00eb t\u00eb kthyera n\u00eb hite, ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete miliona fansa n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, e gjetk\u00eb.<\/p>\n<p>Dafina Zeqiri nuk njihet vet\u00ebm p\u00ebr ndryshimet e guximshme n\u00eb stilin e veshjeve, por sidomos n\u00eb modelin e flok\u00ebve, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e hapur si i flet gj\u00ebrat. E drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, Dafi nuk ka hezituar q\u00eb t\u00eb flas\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta n\u00eb jet\u00ebn e saj. Problemet me depresionin, arsyet dhe sugjerimet e saj t\u00eb vlefshme.<\/p>\n<p>&#8220;Depresioni \u00ebsht\u00eb real dhe mund t\u00eb jet\u00eb i duksh\u00ebm. Flisni! Kujdesuni p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin! Mos e merrni mir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr dob\u00ebsi! Mos e merrni dashurin\u00eb, besnik\u00ebrin\u00eb dhe suportin t\u00eb garantuar! Ju dua me gjith\u00eb zem\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p><strong>Lori Hoxha<\/strong><\/p>\n<p>Trash\u00ebgimtarja e pasur e Top Channel, nj\u00ebher\u00ebsh nj\u00eb nga vajzat m\u00eb frym\u00ebzuese p\u00ebr brezin e ri, p\u00ebr stilin e veshjes, p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ajo shpesh e ndan me publikun virtual p\u00ebrmes postimesh t\u00eb ndryshme s\u00eb jashtmi na ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00ebn e Lori Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e perfeksionit. E p\u00ebrmbushur n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs, e lumtur, por ja q\u00eb n\u00eb thelb problemet paskan qen\u00eb aty. Vet\u00eb Lori ka guxuar t\u00eb pranoj\u00eb hapur n\u00eb Instagram se nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs ka vuajtur nga ankthi dhe paniku.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, vitin e kaluar, mezi postoja sepse vuaja nga ankthi dhe paniku. Faleminderit Zot p\u00ebr ndryshimin dhe rritjen\u201d, ka shkruar Lori n\u00eb postimin e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Problemet e sh\u00ebndetit mendor po shihen sot si s\u00ebmundjet q\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb moderne. Njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm apo t\u00eb famsh\u00ebm, n\u00ebn presionin e dilemave, v\u00ebshtir\u00ebsive, e shpesh t\u00eb fam\u00ebs e t\u00eb qenit persona publik i ekspozojn\u00eb ata ndaj fenomeneve t\u00eb papritura q\u00eb b\u00ebhen shkas p\u00ebr luhatje t\u00eb humorit, vet\u00ebbesimit, ankthit, dominim nga mendimet negative e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":113551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-113550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=113550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/113550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/113551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=113550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=113550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=113550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}