{"id":1136954,"date":"2025-09-10T15:44:54","date_gmt":"2025-09-10T13:44:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1136954"},"modified":"2025-09-10T15:46:13","modified_gmt":"2025-09-10T13:46:13","slug":"pse-kosova-nuk-eshte-demokraci-konsensuale-dhe-kush-ka-interes-ta-perkufizoje-si-te-tille","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/pse-kosova-nuk-eshte-demokraci-konsensuale-dhe-kush-ka-interes-ta-perkufizoje-si-te-tille\/","title":{"rendered":"Pse Kosova nuk \u00ebsht\u00eb demokraci konsensuale dhe kush ka interes ta p\u00ebrkufizoj\u00eb si t\u00eb till\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7\u00ebshtja e tipologjis\u00eb s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat me pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr legjitimitetin e institucioneve dhe kuptimin e sovranitetit shtet\u00ebror. N\u00eb diskursin publik e akademik, shpesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur ideja se Kosova \u00ebsht\u00eb \u201cdemokraci konsensuale\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb mekanizmave kushtetues q\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejtat e komuniteteve jo-shumic\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky p\u00ebrkufizim nuk \u00ebsht\u00eb as teorikisht i sakt\u00eb, as praktikisht i justifikuar. Ai, p\u00ebrkundrazi, p\u00ebrdoret shpesh nga studiues, profesor\u00eb dhe parti politike si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb relativizuar karakterin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb demokracis\u00eb kosovare dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar sovranitetin e shumic\u00ebs qytetare. Disa prej tyre mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb nga injoranca teorike; t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme dhe me prirje antikomb\u00ebtare, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb relativizuar rolin e shumic\u00ebs shqiptare dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar pozit\u00ebn politike t\u00eb komunitetit serb. Ky interpretim nuk \u00ebsht\u00eb neutral. Ai ushqen narrativ\u00ebn e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e paraqitur shtetin si t\u00eb kusht\u00ebzuar nga p\u00eblqimi i pakic\u00ebs dhe si nj\u00eb realitet t\u00eb pap\u00ebrfunduar shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb shembull i fresk\u00ebt \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e List\u00ebs Serbe drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila pretendon se moszgjedhja e nj\u00eb prej n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit nga komuniteti serb p\u00ebrb\u00ebn shkelje kushtetuese. Ky pretendim n\u00eb let\u00ebr shfaqet si mbrojtje e t\u00eb drejtave t\u00eb minoritetit, por n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vendosur veto n\u00eb funksionimin normal t\u00eb institucioneve. N\u00ebse Gjykata Kushtetuese do t\u00eb merrte nj\u00eb vendim pro k\u00ebtij pretendimi, at\u00ebher\u00eb pasojat do t\u00eb ishin t\u00eb r\u00ebnda: parimi unitar i shtetit kosovar do t\u00eb goditej, sepse funksionaliteti i Kuvendit do t\u00eb varej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale nga p\u00eblqimi i nj\u00eb subjekti etnik specifik.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb p\u00ebrforconte gabimisht iden\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb demokraci konsensuale, ku shumica nuk ka legjitimitet p\u00ebr t\u00eb qeverisur pa p\u00eblqimin e pakic\u00ebs serbe. N\u00eb praktik\u00eb, nj\u00eb vendim i till\u00eb do t\u00eb deformonte balanc\u00ebn midis demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb minoriteteve, duke e \u00e7uar sistemin drejt nj\u00eb forme t\u00eb bllokimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm institucional. Si\u00e7 do ta theksonte Giovanni Sartori, struktura demokratike nuk mund t\u00eb mbahet e q\u00ebndrueshme n\u00ebse logjika e shumic\u00ebs z\u00ebvend\u00ebsohet nga logjika e vetos s\u00eb pakic\u00ebs, pasi n\u00eb at\u00eb rast nuk kemi m\u00eb demokraci, por nj\u00eb bllokad\u00eb sistemike.<\/p>\n<h2>Demokracia konsensuale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese: dallime teorike<\/h2>\n<p>Arend Lijphart, n\u00eb vepr\u00ebn e tij klasike Patterns of Democracy (1999), paraqet dallimin mes dy modeleve kryesore t\u00eb demokracis\u00eb: atij t\u00eb shumic\u00ebs (majoritarian) dhe atij t\u00eb konsensusit (consensus). Demokracia konsensuale n\u00ebnkupton ndarje t\u00eb pushtetit nd\u00ebrmjet elitave, p\u00ebrfaq\u00ebsim proporcional t\u00eb gjer\u00eb, qeveri gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse (grand coalition), p\u00ebrdorim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb vetos s\u00eb minoriteteve dhe shpesh autonomi territoriale. Ky model \u00ebsht\u00eb tipik p\u00ebr vende t\u00eb fragmentuara si Zvicra apo Belgjika, ku stabiliteti k\u00ebrkon marr\u00ebveshje permanente nd\u00ebrmjet grupeve shoq\u00ebrore, apo edhe n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb sipas \u201cMarr\u00ebveshjes s\u00eb Dayton\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, demokracia p\u00ebrfaq\u00ebsuese (majoritarian) bazohet te konkurenca politike, qeverisja e shumic\u00ebs dhe rotacioni i elitave p\u00ebrmes zgjedhjeve. Si\u00e7 e ka shpjeguar fare qar\u00eb Giovanni Sartori n\u00eb Comparative Constitutional Engineering (1994), ky model v\u00eb theksin te efekti funksional i zgjedhjeve si mekaniz\u00ebm selektues i shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Robert Dahl, n\u00eb konceptin e tij t\u00eb \u201cpoliarkis\u00eb\u201d (Polyarchy, 1971), thekson se legjitimiteti demokratik ngrihet mbi pjes\u00ebmarrjen qytetare dhe gar\u00ebn nd\u00ebrmjet elitave, element\u00eb tipik\u00eb t\u00eb nj\u00eb demokracie p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/p>\n<h2>Struktura institucionale e Kosov\u00ebs<\/h2>\n<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs parashikon disa masa p\u00ebr mbrojtjen e komuniteteve: 20 vende t\u00eb rezervuara p\u00ebr minoritetet n\u00eb Kuvend, poste ministrore t\u00eb garantuara p\u00ebr komunitetet joshumic\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e vetos n\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt interesat e tyre. K\u00ebto dispozita jan\u00eb shpesh t\u00eb mbivler\u00ebsuara n\u00eb literatur\u00eb dhe p\u00ebrdoren si argument se Kosova \u00ebsht\u00eb demokraci konsensuale. Megjithat\u00eb, n\u00eb praktik\u00eb, sistemi politik i Kosov\u00ebs funksionon mbi baz\u00ebn e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese: qeverit\u00eb formohen me shumic\u00eb parlamentare, opozita \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7uar nga pushteti, dhe vendimmarrja b\u00ebhet kryesisht p\u00ebrmes votimit t\u00eb shumic\u00ebs, jo p\u00ebrmes konsensusit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse zbatojm\u00eb kriteret e Lijphart, b\u00ebhet e qart\u00eb se Kosova nuk i plot\u00ebson ato. Nuk ekziston nj\u00eb \u201cgrand coalition\u201d q\u00eb bashkon t\u00eb gjitha partit\u00eb dhe komunitetet. E drejta e vetos s\u00eb minoriteteve \u00ebsht\u00eb e kufizuar vet\u00ebm n\u00eb fusha t\u00eb caktuara dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb norm\u00eb e p\u00ebrgjithshme e vendimmarrjes. P\u00ebrfaq\u00ebsimi proporcional \u00ebsht\u00eb i pjessh\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha, natyra e qeverive \u00ebsht\u00eb e ngjashme me modelet shumic\u00eb &#8211; opozit\u00eb q\u00eb karakterizojn\u00eb demokracit\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese. Rasti i Kosov\u00ebs, pra, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cdemokraci e ndarjes s\u00eb pushtetit\u201d (consociational democracy), por nj\u00eb demokraci parlamentare p\u00ebrfaq\u00ebsuese me disa element\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb minoriteteve t\u00eb imponuar nga konteksti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb studiues dhe profesor\u00eb, shpesh t\u00eb lidhur me rrjete nd\u00ebrkomb\u00ebtare ose t\u00eb formuar n\u00eb diskurse ku p\u00ebrfshirja e minoriteteve shihet si kriter themelor i legjitimitetit, e p\u00ebrdorin termin \u201ckonsensual\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqp\u00ebrdorim metodologjik: masa t\u00eb pjesshme t\u00eb mbrojtjes identifikohen me nj\u00eb model t\u00eb t\u00ebr\u00eb qeverisjeje. P\u00ebr disa t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrdorimi i k\u00ebtij koncepti b\u00ebhet i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe i q\u00ebllimsh\u00ebm: nd\u00ebrtohet nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb relativizon rolin e shumic\u00ebs shqiptare, q\u00eb e paraqet Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb varur nga konsensus etnik dhe q\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, e dob\u00ebson konceptin e sovranitetit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike e instrumentalizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb diskurs n\u00eb dy m\u00ebnyra. S\u00eb pari, ato q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb shumic\u00ebn zgjedhore e p\u00ebrdorin iden\u00eb e konsensusit p\u00ebr t\u00eb legjitimuar k\u00ebrkes\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrhershme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes. S\u00eb dyti, forcat q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prira t\u00eb ndjekin narrativat nd\u00ebrkomb\u00ebtare e p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb koncept p\u00ebr ta ndihmuar pozit\u00ebn e Serbis\u00eb dhe p\u00ebr ta dob\u00ebsuar iden\u00eb e sovranitetit t\u00eb pakusht\u00ebzuar t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb hapur n\u00eb logjik\u00ebn e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/p>\n<h2>Pasojat e k\u00ebtij interpretimi t\u00eb gabuar<\/h2>\n<p>N\u00ebse Kosova pranohet si demokraci konsensuale, at\u00ebher\u00eb kuptimi i zgjedhjeve p\u00ebrfaq\u00ebsuese humbet pesh\u00ebn e vet. Vota e shumic\u00ebs qytetare relativizohet dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb element q\u00eb duhet gjithmon\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00eblqimin e pakicave p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb legjitim. Kjo e dob\u00ebson institucionin e sovranitetit dhe e shnd\u00ebrron Kosov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb bllokuar, ku vendimmarrja ec\u00ebn ngadal\u00eb dhe qeverisja b\u00ebhet e kusht\u00ebzuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky interpretim u sh\u00ebrben qarqeve q\u00eb synojn\u00eb ta paraqesin Kosov\u00ebn jo si nj\u00eb shtet t\u00eb konsoliduar, por si nj\u00eb subjekt t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe t\u00eb varur nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb teori dhe n\u00eb praktik\u00eb, Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demokraci p\u00ebrfaq\u00ebsuese, jo konsensuale. Ajo bazohet n\u00eb logjik\u00ebn e zgjedhjeve, t\u00eb shumic\u00ebs dhe t\u00eb rotacionit t\u00eb elitave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb elementet e konsensusit ekzistojn\u00eb vet\u00ebm si masa t\u00eb mbrojtjes s\u00eb minoriteteve. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta quajtur ndryshe \u00ebsht\u00eb ose gabim teorik, ose akt politik me pasoja t\u00eb qarta antikomb\u00ebtare. Si\u00e7 do ta shprehte Dahl, sovraniteti demokratik lidhet ngusht\u00eb me pjes\u00ebmarrjen dhe gar\u00ebn; nd\u00ebrsa p\u00ebr Sartorin, demokracia p\u00ebrfaq\u00ebsuese humbet kuptim n\u00ebse relativizohet logjika e shumic\u00ebs. Kosova rrezikon t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb bllokuar n\u00ebse pranon narrativ\u00ebn e \u201cdemokracis\u00eb konsensuale\u201d. Rruga p\u00ebr konsolidim demokratik \u00ebsht\u00eb pranimi i realitetit: nj\u00eb demokraci p\u00ebrfaq\u00ebsuese me elektorat aktiv, jo nj\u00eb kuazi-konsensualiz\u00ebm i imponuar q\u00eb n\u00eb fund e dob\u00ebson baz\u00ebn e sovranitetit.<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb doktor i Shkencave Politike dhe Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7\u00ebshtja e tipologjis\u00eb s\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat me pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr legjitimitetin e institucioneve dhe kuptimin e sovranitetit shtet\u00ebror. N\u00eb diskursin publik e akademik, shpesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur ideja se Kosova \u00ebsht\u00eb \u201cdemokraci konsensuale\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb mekanizmave kushtetues q\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejtat e komuniteteve jo-shumic\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ky p\u00ebrkufizim nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1078543,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1136954","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1136954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1136954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1136954\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1078543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1136954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1136954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1136954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}