{"id":1137782,"date":"2025-09-12T17:05:59","date_gmt":"2025-09-12T15:05:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1137782"},"modified":"2025-09-12T17:12:42","modified_gmt":"2025-09-12T15:12:42","slug":"pezullimi-i-dialogut-strategjik-si-sanksion-nga-shba-shqetesohet-presidentja-per-keqardhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pezullimi-i-dialogut-strategjik-si-sanksion-nga-shba-shqetesohet-presidentja-per-keqardhje\/","title":{"rendered":"Pezullimi i Dialogut Strategjik si sanksion nga ShBA, shqet\u00ebsohet Presidentja: P\u00ebr keqardhje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, duke shprehur keqardhje dhe shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb rreth k\u00ebtij vendimi, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Osmani ka th\u00ebn\u00eb se Presidenca do t\u00eb angazhohet maksimalisht e me p\u00ebrkushtim t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ky dialog t\u00eb rifilloj\u00eb sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e aleanc\u00ebs me SHBA-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje strategjike q\u00eb k\u00ebrkon unitet politik dhe angazhim t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, duke shtuar se secili duhet ta marr\u00eb me seriozitetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb maksimale ruajtjen e k\u00ebsaj aleance t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb me Shtetet e Bashkuara n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: forcimin e paqes dhe stabilitetit n\u00eb rajon, demokratizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme t\u00eb sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Siguria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb fuqish\u00ebm e lidhur me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, prandaj secili duhet ta marr\u00eb me seriozitetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb maksimale ruajtjen e k\u00ebsaj aleance t\u00eb shenjt\u00eb&#8221;, ka shkruar Osmani.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik u iniciua nga vet\u00eb Osmani n\u00eb vitin 2021, p\u00ebrmes nj\u00eb propozimi t\u00eb adresuar Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Republika e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi themelet e miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb pathyeshme me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ky raport nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm diplomatik, por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb ekzistenciale e identitetit ton\u00eb shtet\u00ebror dhe komb\u00ebtar. Drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi, angazhimi i Presidentes ka qen\u00eb dhe mbetet i pal\u00ebkundur dhe i vazhduesh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konfirmuar vazhdimisht nga lidershipi i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e fundit t\u00eb Presidentit Trump drejtuar Presidentes Osmani t\u00eb gushtit 2025. Prandaj, Presidentja shpreh\u00eb keqardhje dhe shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb rreth vendimit p\u00ebr pezullimin e Dialogut Strategjik, nj\u00eb mekaniz\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe ShBA-ve.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik u iniciua nga Presidentja n\u00eb vitin 2021, p\u00ebrmes nj\u00eb propozimi t\u00eb adresuar Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Ky propozim i Presidentes u rikonfirmua n\u00eb qershor 2022, me an\u00eb t\u00eb not\u00ebs verbale dhe gjat\u00eb takimit me Sekretarin Amerikan t\u00eb Shtetit, n\u00eb korrik t\u00eb po atij viti.<\/p>\n<p>Pas pun\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb ekipit t\u00eb Presidenc\u00ebs dhe t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, ky proces u finalizua me konfirmimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb takimin mes Presidentes Osmani dhe Departamentit t\u00eb Shtetit, n\u00eb janar 2025.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e aleanc\u00ebs me SHBA-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje strategjike q\u00eb k\u00ebrkon unitet politik dhe angazhim t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e din\u00eb se liria e tyre u b\u00eb realitet edhe me ndihm\u00ebn vendimtare t\u00eb SHBA-ve dhe se pa k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi historike nuk do t\u00eb kishim arritur kurr\u00eb k\u00ebtu ku jemi sot.<\/p>\n<p>Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb punoj\u00eb ngusht\u00eb me Shtetet e Bashkuara n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e interesit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: forcimin e paqes dhe stabilitetit n\u00eb rajon, demokratizimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb, nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje euroatlantike, si dhe mbrojtjen e vazhdueshme t\u00eb sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nSiguria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb fuqish\u00ebm e lidhur me mb\u00ebshtetjen e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, prandaj secili duhet ta marr\u00eb me seriozitetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb maksimale ruajtjen e k\u00ebsaj aleance t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik i arritur n\u00eb janar 2025 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm tejet i \u00e7muar i k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, Presidenca e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb angazhohet maksimalisht e me p\u00ebrkushtim t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ky dialog t\u00eb rifilloj\u00eb sa m\u00eb shpejt, sepse partneriteti yn\u00eb me Shtetet e Bashkuara \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm garanci p\u00ebr t\u00eb tashmen, por edhe busulla m\u00eb e sigurt drejt s\u00eb ardhmes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pezulluar Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, duke shprehur keqardhje dhe shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb rreth k\u00ebtij vendimi, shkruan Reporteri.net. Osmani ka th\u00ebn\u00eb se Presidenca do t\u00eb angazhohet maksimalisht e me p\u00ebrkushtim t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ky dialog t\u00eb rifilloj\u00eb sa m\u00eb shpejt. Ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1137788,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1137782","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1137782","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1137782"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1137782\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1137788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1137782"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1137782"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1137782"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}