{"id":1138931,"date":"2025-09-16T11:02:24","date_gmt":"2025-09-16T09:02:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1138931"},"modified":"2025-09-16T11:02:47","modified_gmt":"2025-09-16T09:02:47","slug":"mbrojtja-e-thacit-prokuroria-qellimshem-vonoi-nxjerrjen-e-materialeve-per-deshmitaret-e-pare-te-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/mbrojtja-e-thacit-prokuroria-qellimshem-vonoi-nxjerrjen-e-materialeve-per-deshmitaret-e-pare-te-tyre\/","title":{"rendered":"Mbrojtja e Tha\u00e7it: Prokuroria q\u00ebllimsh\u00ebm vonoi nxjerrjen e materialeve p\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb tyre"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mbrojtja e Hashim Tha\u00e7it, p\u00ebrmes avokatit Luka Mishetiq, ka th\u00ebn\u00eb se Prokuroria q\u00ebllimsh\u00ebm ka vonuar n\u00eb nxjerrjen e materialit lidhur me dy d\u00ebshmitar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb tyre, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato p\u00ebr James Rubin, i cili d\u00ebshmin\u00eb e ka filluar m\u00eb 15 shtator.<\/strong><\/p>\n<p>Mishetiq n\u00eb parashtres\u00ebn e dor\u00ebzuar m\u00eb 13 shtator, tha se pasi ka mbaruar paraqitjen e provave t\u00eb veta, Prokuroria po angazhohet n\u00eb taktika t\u00eb ashpra gjyq\u00ebsore n\u00eb prag t\u00eb paraqitjes s\u00eb provave t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Aty thuhet se q\u00ebllimsh\u00ebm, Prokuroria nuk i ka zbuluar disa prova p\u00ebr mbrojtjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me obligimet e saj. Sipas mbrojtjes, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb penguar aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb paraqitur rastin e vet t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Mbrojtja thot\u00eb se m\u00eb 4 korrik ka d\u00ebrguar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr zbulim t\u00eb materialeve sipas Rregull\u00ebs 102 (3), duke ofruar nj\u00eb list\u00eb prej 21 emrash t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe duke k\u00ebrkuar zbulimin e \u00e7do deklarate- p\u00ebrfshr\u00eb ato zyrtare dhe jozytare t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Mbrojtja kishte th\u00ebn\u00eb se iu duhen k\u00ebto materiale sa m\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb jet\u00eb e mundur p\u00ebrpara dat\u00ebs 21 korrik 2025.<\/p>\n<p>Midis 4 korrikut dhe 11 shtatorit 2025, ZPS-ja zbuloi rreth 500 artikuj t\u00eb p\u00ebrcaktuar si p\u00ebrgjigje ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb mbrojtjes. Sipas mbrojtjes, gati 2\/3 e k\u00ebtyre artikujve u zbuluan vet\u00ebm m\u00eb ose pas 29 gushtit 2025.<\/p>\n<p>Kurse, m\u00eb 11 shtator 2025, mbrojtja kishte njoftuar pal\u00ebt dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit p\u00ebr rendin e de\u00ebshmitar\u00ebve p\u00ebr jav\u00ebn q\u00eb fillon m\u00eb 15 shtator. Sipas mbrojtjes, tri or\u00eb m\u00eb von\u00eb, Prokuroria zbuloi materiale t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrmbanin 55 artikuj e q\u00eb 36 prej tyre kishin t\u00eb b\u00ebnin me dy d\u00ebshmitar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, 30 minuta m\u00eb von\u00eb, sipas mbrojtjes, Prokuroria kishte zbuluar edhe 30 materiale nga t\u00eb cilat 25 ishin t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshmitarin James Rubin dhe nj\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshmitarin pasues.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 shator, mbrojtja kishte k\u00ebrkuar nga ZPS-ja q\u00eb t\u00eb konfirmoj\u00eb se t\u00eb gjitha materialet e zbuluara q\u00eb lidhen me d\u00ebshmitarin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb kishin ardhur n\u00eb posedim t\u00eb Prokuroris\u00eb vet\u00ebm nga 1 shtatori 2025, duke k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb rast se ka, t\u00eb tregojn\u00eb se cilat materiale i kan\u00eb pasur n\u00eb dispozicion para 1 shtatorit.<\/p>\n<p>Sipas mbrojtjes, p\u00ebrgjigja e Prokuroris\u00eb zbulon se ajo ka shkelur obligimin e saj p\u00ebr t\u00eb zbuluar pa vonesa materialet p\u00ebr mbrojtjen.<\/p>\n<p>Po ashtu, mbrojtja tha se Prokuroria kishte k\u00ebmb\u00ebngulur se 24 nga 36 artikujt q\u00eb lidhen me dy d\u00ebshmitar\u00ebt e par\u00eb ishin t\u00eb disponuesh\u00ebm publik dhe dy t\u00eb tjer\u00ebt riprodhonin informacione q\u00eb ishin publike.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb pas ZPS-ja konfirmoi se 24 nga artikujt e disponuesh\u00ebm publikisht ishin marr\u00eb q\u00eb nga 1 shtatori 2025, dhe 10 t\u00eb tjer\u00ebt ishin marr\u00eb midis 19 dhe 26 gushtit 2025. Dy artikujt q\u00eb riprodhojn\u00eb informacion t\u00eb disponuesh\u00ebm publikisht jan\u00eb ekstrakte t\u00eb raporteve nga artikuj t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb posedim t\u00eb ZPS-s\u00eb p\u00ebrpara 4 korrikut 2025, por ekstraktet e lidhura m\u00eb pas u regjistruan m\u00eb 26 gusht 2025\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Mbrojtja pretendon se ndon\u00ebse k\u00ebto dokumente ishin n\u00eb posedim t\u00eb Prokuroris\u00eb, ato nuk u nxor\u00ebn me koh\u00eb p\u00ebr mbrojtjen.<\/p>\n<p>\u201cMbajtja fshehur e informacionit t\u00eb zbuluesh\u00ebm deri nj\u00eb dit\u00eb pune para d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb 1DW-003 dhe kat\u00ebr dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb tij pengon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb materiale aft\u00ebsin\u00eb e Mbrojtjes p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur. Sipas \u00e7do mat\u00ebsi, ky vonim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Rregull\u00ebn 102(3). ZPS-ja e mbajti fshehur zbulimin me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb avantazhi procedural. P\u00ebr shembull, ZPS-ja e pyeti gjer\u00ebsisht 1DW-001 lidhur me angazhimet e tij me Kosov\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qeveris\u00eb kosovare q\u00eb nga viti 1999. K\u00ebto lidhje dhe puna e 1DW-001 p\u00ebrshkruhen n\u00eb disa nga dokumentet e zbuluara n\u00eb Pakon e Zbulimit 1773, p\u00ebrfshir\u00eb SPOE00393245-00393267, SPOE40010609-40010632, SPOE40010633-40010643, SPOE40010668-40010708, SPOE40010718-40010719. T\u00eb gjitha p\u00ebrve\u00e7 nj\u00ebr\u00ebs nga k\u00ebto artikuj ishin n\u00eb posedim t\u00eb ZPS-s\u00eb m\u00eb 19 gusht 2025; tjetri ishte marr\u00eb m\u00eb 26 gusht 2025. T\u00eb gjitha u p\u00ebrdor\u00ebn si baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb pyetur 1DW-001 m\u00eb 2 shtator 2025. Asnj\u00eb nuk u zbulua deri m\u00eb 11 shtator 2025\u201d, thuhet n\u00eb parashtres\u00ebn e mbrojtjes.<br \/>\nSipas mbrojtjes, ZPS-ja m\u00eb par\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb trupit gjykues se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb identifikoj\u00eb informacionin e disponuesh\u00ebm publikisht, ta arkivoj\u00eb dhe ta zbuloj\u00eb at\u00eb brenda m\u00eb pak se 24 or\u00ebve.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, mbrojtja thot\u00eb se moszbulimi i q\u00ebllimsh\u00ebm nga ana e ZPS-s\u00eb i materialeve q\u00eb lidhen me d\u00ebshmitar\u00ebt e mbrojtjes p\u00ebr disa jav\u00eb \u00ebsht\u00eb taktik.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 14 shtator 2025, n\u00eb Hag\u00eb u mbajt nj\u00eb protest\u00eb masive n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb qytetar\u00eb nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare e m\u00ebrgimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>DhSK-ja ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se 14 n\u00ebntori 2025 \u00ebsht\u00eb caktuar si dat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mbrojtjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kurse parashtresat p\u00ebrfundimtare t\u00eb procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve t\u00eb pretenduara tek viktimave q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procedur\u00eb planifikohen t\u00eb paraqiten deri m\u00eb 22 dhjetor 2025.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka p\u00ebrfunduar paraqitjen e provave n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, mbrojtja kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb sipas Rregull\u00ebs 130, e cila parasheh k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebzimin e ndonj\u00eb akuze apo akuzave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb aktakuz\u00eb. Vendimi mbi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ishte marr\u00eb m\u00eb 16 korrik 2025. Sipas kryetarit t\u00eb trupit gjykues, Charles Smith III, ajo q\u00eb kishte k\u00ebrkuar mbrojtja ishte mosmb\u00ebshtetja n\u00eb pretendime p\u00ebr krime lufte q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me incidente q\u00eb kan\u00eb ndodhur para majit t\u00eb 1998-\u00ebs dhe pas 20 qershorit t\u00eb 1999-\u00ebs, shkruan Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues v\u00ebren se incidentet dhe ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kund\u00ebrshtohen prej mbrojtjes nuk jan\u00eb akuza brenda kuptimit t\u00eb Rregull\u00ebs 130\u201d, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, ishte rr\u00ebzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s\u2019e ka autoritetin p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar materiale q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb akuzat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkaqe kohore. Nd\u00ebrsa, po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy d\u00ebshmitare eksperte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb d\u00ebshmuan m\u00eb 16 korrik 2025, d\u00ebshmia e k\u00ebtyre dy d\u00ebshmitareve vazhdoi edhe m\u00eb 17 korrik 2025, duke p\u00ebrfunduar k\u00ebshtu edhe marrja e d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtjes s\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar, m\u00eb 30 shtator 2022 ka dor\u00ebzuar aktakuz\u00ebn e konfirmuar t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila p\u00ebrb\u00ebhet nga dhjet\u00eb pika me akuza, ku k\u00ebta t\u00eb fundit ngarkohen p\u00ebr krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb ndryshuar ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit kan\u00eb kryer krime lufte edhe n\u00eb Gjilan, Budakov\u00eb e Semetisht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, n\u00eb paraqitjet e tyre t\u00eb para, Jakup Krasniqi e Hashim Tha\u00e7i jan\u00eb deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat q\u00eb u vihen n\u00eb barr\u00eb. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe Veseli n\u00eb paraqitjen e tij m\u00eb 10 n\u00ebntor, sikurse edhe Rexhep Selimi m\u00eb 11 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Aktakuza ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 26 tetor 2020.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbrojtja e Hashim Tha\u00e7it, p\u00ebrmes avokatit Luka Mishetiq, ka th\u00ebn\u00eb se Prokuroria q\u00ebllimsh\u00ebm ka vonuar n\u00eb nxjerrjen e materialit lidhur me dy d\u00ebshmitar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb tyre, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato p\u00ebr James Rubin, i cili d\u00ebshmin\u00eb e ka filluar m\u00eb 15 shtator. Mishetiq n\u00eb parashtres\u00ebn e dor\u00ebzuar m\u00eb 13 shtator, tha se pasi ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1058047,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1138931","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1138931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1138931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1138931\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1058047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1138931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1138931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1138931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}