{"id":1140802,"date":"2025-09-21T12:26:20","date_gmt":"2025-09-21T10:26:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1140802"},"modified":"2025-09-21T12:26:20","modified_gmt":"2025-09-21T10:26:20","slug":"kur-historia-i-prodhon-lideret-dhe-lideret-historine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kur-historia-i-prodhon-lideret-dhe-lideret-historine\/","title":{"rendered":"Kur historia i prodhon lider\u00ebt, dhe lider\u00ebt historin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>A ishte Tha\u00e7i prij\u00ebs i luft\u00ebs, apo na \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbyer nj\u00eb narracion i rrem\u00eb dhe mitologjik i vepr\u00ebs s\u00eb tij? Nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj dileme t\u00eb rrem\u00eb, me sa duket, ishte shqet\u00ebsimi kryesor i kampit politik mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb, pas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Xhejms Rubin n\u00eb Hag\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebnia e theksit te ky dimension i d\u00ebshmis\u00eb, duke e shk\u00ebputur prej kontekstit dhe prej dimensioneve ligjore t\u00eb rastit \u2013 ku Rubin dhe mbrojtja po mundoheshin me t\u00eb drejt\u00eb ta \u00e7montonin, p\u00ebrmes shembujve t\u00eb negociatave n\u00eb Rambuje dhe demilitarizimit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, iden\u00eb se Tha\u00e7i kishte kontroll efektiv mbi U\u00c7K-n\u00eb \u2013 e tregon natyr\u00ebn e ul\u00ebt dhe kutin krejt narcisist p\u00ebrmes s\u00eb cilit mb\u00ebshtet\u00ebsit e pushtetit t\u00eb sot\u00ebm po i v\u00ebzhgojn\u00eb zhvillimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale.<\/p>\n<p>Ata ndahen n\u00eb dy kampe brenda VV-s\u00eb \u2013 ai guxoist dhe LPK-ist \u2013 por e kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nj\u00eb frik\u00eb. <\/p>\n<p>Frika e guxoist\u00ebve q\u00eb e mb\u00ebshtesin prokurorin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se Haga mund t\u00eb jet\u00eb duke prodhuar padrejt\u00ebsi ndaj viktimave t\u00eb krimeve t\u00eb pretenduara, duke e huqur adres\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga niveli lokal &#8211; ku rival\u00ebt e shfryt\u00ebzonin kaosin e luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00ebruar hesape &#8211; duke e \u00e7uar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi te p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik.<\/p>\n<p>Frika e atyre q\u00eb nuk e mb\u00ebshtesin Specialen, por q\u00eb e shohin si instrument politik p\u00ebr d\u00ebnimin e luft\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb se bartja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb te komandant\u00ebt, dhe mungesa e mohimit t\u00eb krimeve, e njollos luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Frika e tyre e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb narracioni historik q\u00eb po nd\u00ebrtohet para syve tan\u00eb p\u00ebr Tha\u00e7in n\u00eb opinionin publik n\u00eb Kosov\u00eb, dhe pasojat q\u00eb kjo mund t\u2019i ket\u00eb p\u00ebr pushtetin e tyre aktual. <\/p>\n<p>Qysh tash po p\u00ebrgatitet terreni p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Tha\u00e7i t\u00eb rikthehet, tashm\u00eb me aur\u00ebn e edhe nj\u00eb beteje historike t\u00eb fituar. Prandaj edhe gjith\u00eb kjo nevoj\u00eb p\u00ebr ta shpallur edhe nj\u00ebher\u00eb si tradhtar t\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve me p\u00ebrzgjedhjen e strategjis\u00eb s\u00eb tij mbrojt\u00ebse, apo p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr ta zhvler\u00ebsuar pesh\u00ebn historike t\u00eb tij.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Rubin n\u00eb fakt ishte krejt\u00ebsisht realiste dhe e kuptueshme p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb e ka jetuar dhe studiuar at\u00eb periudh\u00eb \u2013 nj\u00eb dokument shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik pa romatizime \u2013 dhe ajo nxjerr n\u00eb drit\u00eb pik\u00ebrisht kontributin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Tha\u00e7it n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe jep shpjegimin se p\u00ebrse ai m\u00eb von\u00eb u b\u00eb realisht i fuqish\u00ebm si politikan.<\/p>\n<p>\u201cNdonj\u00ebher\u00eb lider\u00ebt e krijojn\u00eb historin\u00eb, e ndonj\u00ebher\u00eb historia i krijon lider\u00ebt.\u201d Kjo th\u00ebnie &#8211; q\u00eb shpesh i atribuohet De Golit por s\u00eb cil\u00ebs nuk i dihet origjina e sakt\u00eb &#8211; p\u00ebrputhet krejt\u00ebsisht me zhvillimet e p\u00ebrshkruara nga Rubin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e pamohueshme se Tha\u00e7i i vitit 1999, sipas portretit q\u00eb e nd\u00ebrtuan edhe Rubin dhe Uilliams, nuk ishte prij\u00ebs i asaj strukture kaotike p\u00ebrplot me personalitete t\u00eb forta e kryene\u00e7e. Shum\u00eb prej k\u00ebtyre \u201csherif\u00ebve lokal\u00eb\u201d apo financuesve t\u00eb diaspor\u00ebs n\u00eb fakt ai nuk mund t\u2019i kontrollonte as n\u00eb kulmin e fuqis\u00eb politike si kryeminist\u00ebr, e l\u00ebre m\u00eb si nj\u00eb 29-vje\u00e7ar i armatosur me telefona satelitor\u00eb dhe me kompjuter\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar komunikata. Mos t\u00eb flasim pastaj p\u00ebr kontrastin q\u00eb ekzistonte asokohe n\u00eb krahun e luft\u00ebs mes autoritetit moral t\u00eb k\u00ebtij 29-vje\u00e7ari thuajse anonim, me nj\u00eb ikon\u00eb komb\u00ebtare si Adem Dema\u00e7i.<\/p>\n<p>Tha\u00e7in n\u00eb fakt e b\u00ebri lider pik\u00ebrisht momenti i Rambujes\u00eb. M\u00ebnyra si ai e menaxhoi situat\u00ebn si p\u00ebrfaq\u00ebsues i asaj strukture amorfe t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, bashk\u00eb me shkatht\u00ebsin\u00eb e manovrimit mes grupeve t\u00eb ndryshme (gjarp\u00ebr, ma!), si dhe guximi i tij p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar gjithandej Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar mesazhe tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga jasht\u00eb \u2013 n\u00eb rrethanat kur n\u00eb ball\u00eb e kishte sh\u00ebnjestr\u00ebn prej Serbis\u00eb apo edhe dyshimin dhe akuz\u00ebn e koleg\u00ebve p\u00ebr tradhti \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e heshtur lidershipi q\u00eb rrall\u00eb vler\u00ebsohet dhe pa t\u00eb cil\u00ebn U\u00c7K-ja (dhe Kosova bashk\u00eb me t\u00eb) mund edhe t\u00eb d\u00ebshtonte n\u00eb misionin e saj.<\/p>\n<p>NGA P\u00cbRFAQ\u00cbSUESI N\u00cb LIDER<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia t\u00eb cil\u00ebn Tha\u00e7it ia dhan\u00eb amerikan\u00ebt p\u00ebr ta sjell\u00eb NATO-n n\u00eb Kosov\u00eb, dhe materializimi i k\u00ebtij premtimi, e kthyen at\u00eb nga nj\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebs mesazhesh dhe artikulues q\u00ebndrimesh politike t\u00eb nj\u00eb grupi rebel, n\u00eb nj\u00eb lider i cili me kalimin e koh\u00ebs duhej t\u00eb respektohej edhe brenda, edhe jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte Rambujeja dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e nd\u00ebrtuar me amerikan\u00ebt ajo q\u00eb Tha\u00e7it ia dha atributet e liderit dhe autoritetin publik, t\u00eb cilin sot prokuroria po mundohet t\u2019ia mvesh\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e luft\u00ebs. Fuqia e v\u00ebrtet\u00eb e tij vjen pra pik\u00ebrisht me mbylljen e kapitullit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, drejt t\u00eb cilit e shtyn\u00eb amerikan\u00ebt, duke e inkurajuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ekuivalent i Gerry Adams. Dhe ky rol nuk e zhvler\u00ebson aspak guximin e atij djali t\u00eb ri t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i kryer detyrat politike n\u00eb rrethanat e pushtimit, e t\u00eb cilat duheshin b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb vetmohim q\u00eb ne q\u00eb nuk kemi qen\u00eb pjes\u00eb e luft\u00ebs as nuk mund ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Pesha historike e Tha\u00e7it q\u00ebndron te t\u00eb kuptuarit asokohe \u2013 natyrisht, n\u00ebn presionin e Albright dhe me ndihm\u00ebn e spektrit tjet\u00ebr politik q\u00eb ishte n\u00eb Rambuje \u2013 se politika \u00ebsht\u00eb arti i s\u00eb mundshmes dhe se insistimi me \u00e7do kusht n\u00eb k\u00ebrkesa maksimaliste, me koston e humbjes s\u00eb mb\u00ebshtetjes amerikane, do t\u00eb kishte pasoja fatale p\u00ebr Kosov\u00ebn. Pesha e tij historike konsiston n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019ju ndihmuar amerikan\u00ebve p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb konsensus, p\u00ebr ta lidhur U\u00c7K-n\u00eb nyje me NATO-n &#8211; ashtu si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb Rugova para tij me LDK-n\u00eb &#8211; dhe p\u00ebr t\u00eb mos u dor\u00ebzuar p\u00ebrball\u00eb presioneve t\u00eb kokave t\u00eb nxehta.<\/p>\n<p>Guximi politik merr forma t\u00eb ndryshme dhe nuk e n\u00ebnkupton vet\u00ebm p\u00ebrballjen me armikun p\u00ebrmes pushk\u00ebs \u2013 por edhe p\u00ebrballjen me veten dhe me disonanc\u00ebn konjitive t\u00eb cil\u00ebn shpesh e prodhon lufta p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb. Guxim \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh vendime t\u00eb v\u00ebshtira por t\u00eb domosdoshme, dhe sidomos p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb nj\u00eb autoriteti moral si Dema\u00e7i. <\/p>\n<p>Nj\u00eb komb nuk nd\u00ebrtohet pa sakrific\u00ebn e pakompromis dhe frym\u00ebzuese t\u00eb simboleve t\u00eb tij. Por nj\u00eb komb duhet t\u00eb dij\u00eb t\u00eb mos mbahet peng i shenjt\u00ebrimit t\u00eb tyre \u2013 sepse edhe Dema\u00e7i, si \u00e7do njeri, gabon. Dhe historia d\u00ebshmoi se n\u00eb Rambuje ai e kishte gabim, dhe Tha\u00e7i e t\u00eb tjer\u00ebt pat\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt si Rugova kompromisin e Rambujes\u00eb e kishin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, sepse nuk vinin nga ai kamp politik \u2013 por p\u00ebr Tha\u00e7in e maleve dhe t\u00eb betimeve p\u00ebr \u00e7lirim e bashkim komb\u00ebtar, \u201ctradhtia\u201d e nj\u00eb parimi k\u00ebrkonte para s\u00eb gjithash luft\u00eb me veten \u2013 mes arsyes dhe emocionit.<\/p>\n<p>Max Weber, te \u201cPolitika si profesion\u201d, i ve\u00e7on dy lloje t\u00eb etik\u00ebs politike: etik\u00ebn e bindjes dhe etik\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. N\u00eb rastin e par\u00eb, politikani e ndjek bindjen e tij pa kompromis dhe vepron ashtu si\u00e7 mendon se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, pa i marr\u00eb parasysh pasojat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb e kuptuar narcisiste e politik\u00ebs q\u00eb e shp\u00ebrfill realitetin dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr aktivist\u00eb apo shkrimtar\u00eb idealist\u00eb. N\u00eb rastin e dyt\u00eb, at\u00eb t\u00eb etik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, politikani merr vendime duke pasur p\u00ebr konsiderat\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb se \u00e7far\u00eb pasojash nj\u00eb vendim i tij i prodhon. \u201cVe\u00e7 p\u00ebr shkak se nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e dobishme!\u201d, thot\u00eb shpesh n\u00eb debate televizive miku i hersh\u00ebm i Tha\u00e7it dhe personazhi i Rambujes\u00eb, Dug Gorani.<\/p>\n<p>Rambujeja \u2013 me mesazhin e Albright, t\u00eb p\u00ebrbrend\u00ebsuar nga Tha\u00e7i, se \u201cnj\u00ebher\u00eb duhet ta shp\u00ebtoni popullin, pastaj shohim p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb\u201d \u2013 e sh\u00ebnon lindjen e Tha\u00e7it si politikan. Sepse ai arriti q\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh historik ta p\u00ebr\u00e7oj\u00eb dhe t\u00eb prodhoj\u00eb konsensus mes njer\u00ebzve q\u00eb e kishin ngarkuar p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht pasojat e po-s\u00eb kosovare dhe t\u00eb misionit t\u00eb Tha\u00e7it p\u00ebr ta siguruar at\u00eb dhe p\u00ebr ta sjell\u00eb NATO-n n\u00eb Kosov\u00eb, ishin arsyeja p\u00ebrse Serbia e Millosheviqit e shpalli flet\u00ebarrestin p\u00ebr Tha\u00e7in n\u00eb mars 1999, mu n\u00eb periudh\u00ebn mes Rambujes\u00eb dhe Parisit, kur ai ishte duke udh\u00ebtuar n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas d\u00ebshmis\u00eb nga libri i Chris Hill dhe t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb gjykat\u00eb nga avokat\u00ebt, Serbia asokohe ishte mjaft e lumtur me mesazhet kund\u00ebrshtuese t\u00eb Dema\u00e7it, sepse shpresonte q\u00eb n\u00eb U\u00c7K t\u00eb mbizot\u00ebronte logjika e tij e cila \u2013 pa marr\u00eb parasysh motivet e sinqerta t\u00eb Dema\u00e7it \u2013 do ta largonte Kosov\u00ebn nga Per\u00ebndimi n\u00eb momentin m\u00eb kritik.<\/p>\n<p>NGA LIDER\u00cbT TE LIDERUC\u00cbT<\/p>\n<p>\u201cHistoria nuk p\u00ebrs\u00ebritet, por rimon.\u201d Kur i shikon sfidat dhe dilemat e sotme politike t\u00eb Kosov\u00ebs, ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Rambujes\u00eb, edhe pse me luksin e t\u00eb jetuarit pa k\u00ebrc\u00ebnime ekzistenciale dhe pa tytat e Serbis\u00eb mbi kok\u00eb. Edhe sot, si at\u00ebher\u00eb, po p\u00ebrballen dy bot\u00ebkuptime t\u00eb ndryshme mbi lirin\u00eb dhe sovranitetin.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri krah, ai i pushtetit, llogarit n\u00eb forcat vetanake dhe n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u subjektivizuar me ngulm n\u00eb raport me fuqit\u00eb e m\u00ebdha, dhe e sheh \u00e7do qasje tjet\u00ebr n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb si n\u00ebnshtrim dhe objektivizim nga t\u00eb fort\u00ebt, e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq si tradh\u00ebti. Nd\u00ebrkoh\u00eb tjetri krah subjektivizimin e sheh si proces \u2013 policin\u00eb e sotme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs e sheh si rezultat t\u00eb vendimeve q\u00eb dikur quheshin tradhti; e v\u00eb theksin te fakti se nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm t\u00eb jesh i lir\u00eb dhe sovran, por edhe se \u00e7far\u00eb lirie dhe sovraniteti do t\u00eb kesh, dhe se mbi \u00e7far\u00eb aleancash dhe vlerash i nd\u00ebrton ato.<\/p>\n<p>Mllefi m\u00eb i madh i kampit kurtian LPK-ist me Tha\u00e7in nuk \u00ebsht\u00eb korrupsioni n\u00eb qeverit\u00eb e tij, por m\u00ebnyra se si Tha\u00e7i e p\u00ebrdori autoritetin e tij politik pas Rambujes\u00eb p\u00ebr ta prodhuar historin\u00eb e Kosov\u00ebs tashm\u00eb si lider me pesh\u00eb, duke e orientuar pjes\u00ebn kushtimisht th\u00ebn\u00eb m\u00eb nacionaliste dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrvuajtur t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb drejt konceptit t\u00eb nj\u00eb shteti qytetar dhe multietnik, dhe drejt paqes historike me Serbin\u00eb, mbi bazamentin e siguris\u00eb s\u00eb ofruar nga NATO.<\/p>\n<p>Rugova dhe LDK-ja e kishin nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb kurs m\u00eb her\u00ebt dhe nuk e kishin aq sfid\u00eb q\u00eb t\u2019i pranonin kushtet e Ahtisaarit. N\u00eb negociatat e Vjen\u00ebs si opozitar, e m\u00eb von\u00eb me 2008 si kryeminist\u00ebr, ishte s\u00ebrish Tha\u00e7i ai prej t\u00eb cilit k\u00ebrkohej guxim, p\u00ebr ta p\u00ebrdorur autoritetin e tij patriotik p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr nga ai p\u00ebr t\u00eb cilin u betuan ata q\u00eb ran\u00eb martir\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb maturi dhe hop cil\u00ebsor politik, Tha\u00e7i e pagoi nj\u00eb kosto, sepse nga ish-kampi i tij politik u vler\u00ebsua si nj\u00eb tradhtar i cili pranoi flamuj \u201clara-lara\u201d, dhe k\u00ebshtu filloi t\u00eb nd\u00ebrtohej narracioni politik mbi \u201ctradhtarin serik\u201d q\u00eb \u00e7oi n\u00eb katapultimin e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ndodhet nj\u00eb njeri i cili arriti aty duke p\u00ebshtyr\u00eb mbi \u00e7do kompromis dhe \u201ctradhti\u201d t\u00eb Tha\u00e7it, por q\u00eb sot e g\u00ebzon \u00e7do fryt t\u00eb atyre kompromiseve dhe \u201ctradhtive\u201d \u2013 policin\u00eb dhe ushtrin\u00eb, aparatin e plot\u00eb shtet\u00ebror, njohjen prej 100+ shteteve, infrastruktur\u00ebn p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, as Kurti n\u00eb rolin e Tha\u00e7it, e as Osmani n\u00eb at\u00eb t\u00eb Rugov\u00ebs, nuk duken si njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka me vler\u00eb nga historia e paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre. N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fitoreve t\u00eb Pirros n\u00eb veri dhe betejave populiste me gogolin e Serbis\u00eb, e kan\u00eb katandisur shtetin n\u00eb izolimin m\u00eb t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Dy lider\u00ebt jan\u00eb ngujuar n\u00eb pozicion paralizues nga narracionet populiste q\u00eb i kan\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00eb, dhe nga frika p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb v\u00ebshtira dhe jopopullore. E kund\u00ebrta, pra, e etik\u00ebs weberiane t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe e lidershipit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Historia v\u00ebrtet\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb prodhon lider\u00eb, dhe lider\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb prodhojn\u00eb histori. Por ka raste kur historia edhe i zhvesh\u00eb lider\u00ebt lakuriq, duke i nxjerr\u00eb si sheshit si lideruc\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A ishte Tha\u00e7i prij\u00ebs i luft\u00ebs, apo na \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbyer nj\u00eb narracion i rrem\u00eb dhe mitologjik i vepr\u00ebs s\u00eb tij? Nd\u00ebrtimi i k\u00ebsaj dileme t\u00eb rrem\u00eb, me sa duket, ishte shqet\u00ebsimi kryesor i kampit politik mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit n\u00eb Kosov\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb, pas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Xhejms Rubin n\u00eb Hag\u00eb. V\u00ebnia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":660831,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1140802","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1140802","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1140802"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1140802\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/660831"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1140802"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1140802"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1140802"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}