{"id":1142453,"date":"2025-09-25T19:21:07","date_gmt":"2025-09-25T17:21:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1142453"},"modified":"2025-09-25T19:44:04","modified_gmt":"2025-09-25T17:44:04","slug":"microsoft-ndalon-perdorimin-e-teknologjise-se-saj-nga-izraeli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/microsoft-ndalon-perdorimin-e-teknologjise-se-saj-nga-izraeli\/","title":{"rendered":"Microsoft ndalon p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb s\u00eb saj nga Izraeli"},"content":{"rendered":"<p><strong>Microsoft i ka nd\u00ebrprer\u00eb ushtris\u00eb izraelite aksesin n\u00eb teknologjin\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb operuar nj\u00eb sistem t\u00eb fuqish\u00ebm survejimi, i cili grumbullonte \u00e7do dit\u00eb miliona thirrje telefonike civile palestineze n\u00eb Gaza dhe Bregun Per\u00ebndimor, zbulon The Guardian.<\/strong><\/p>\n<p>Microsoft i tha zyrtar\u00ebve izraelit\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb se Nj\u00ebsia 8200, agjencia elitare e spiunazhit ushtarak, kishte shkelur kushtet e sh\u00ebrbimit, duke ruajtur nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb survejimit n\u00eb platform\u00ebn e saj \u201cAzure cloud\u201d, than\u00eb burime t\u00eb njohura me situat\u00ebn.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e Nj\u00ebsis\u00eb 8200 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur disa nga teknologjit\u00eb e Microsoft, vjen drejtp\u00ebrdrejt si rezultat i nj\u00eb hetimi t\u00eb botuar nga The Guardian muajin e kaluar. Ky hetim zbuloi sesi Azure p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe p\u00ebrpunuar sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb komunikimeve palestineze n\u00eb nj\u00eb program survejimi masiv. N\u00eb nj\u00eb investigim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me median izraelito-palestineze \u201c+972 Magazine\u201d dhe median n\u00eb gjuh\u00ebn hebraike \u201cLocal Call\u201d, The Guardian zbuloi se Microsoft dhe Nj\u00ebsia 8200 kishin bashk\u00ebpunuar n\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb zhvendosur sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb materialeve t\u00eb ndjeshme t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb Azure.<\/p>\n<p>Projekti nisi pas nj\u00eb takimi n\u00eb vitin 2021 mes drejtorit ekzekutiv t\u00eb Microsoft, Satya Nadella, dhe komandantit at\u00ebher\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb, Yossi Sariel.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrgjigje ndaj hetimit, Microsoft urdh\u00ebroi nj\u00eb hetim t\u00eb jasht\u00ebm urgjent, p\u00ebr t\u00eb rishikuar marr\u00ebdh\u00ebnien me Nj\u00ebsin\u00eb 8200. Gjetjet fillestare \u00e7uan kompanin\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb anuluar aksesin e nj\u00ebsis\u00eb, n\u00eb disa nga sh\u00ebrbimet e saj t\u00eb ruajtjes cloud dhe sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Duke shfryt\u00ebzuar kapacitetin thuajse t\u00eb pakufizuar t\u00eb ruajtjes dhe fuqin\u00eb p\u00ebrpunuese t\u00eb Azure, Nj\u00ebsia 8200 kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb pashqet\u00ebsuar, q\u00eb i mund\u00ebsonte oficer\u00ebve t\u00eb inteligjenc\u00ebs t\u00eb grumbullonin, d\u00ebgjonin dhe analizonin p\u00ebrmbajtjen e thirrjeve celulare t\u00eb nj\u00eb popullsie t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti ishte aq i madh, sa brenda nj\u00ebsis\u00eb u krijua nj\u00eb moto q\u00eb p\u00ebrshkruante shkall\u00ebn dhe ambicien e tij. \u201cNj\u00eb milion thirrje n\u00eb or\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas disa burimeve, depozita e madhe e thirrjeve t\u00eb p\u00ebrgjuara \u2013 q\u00eb arrinte deri n\u00eb 8,000 terabyte t\u00eb dh\u00ebna \u2013 mbahej n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Microsoft n\u00eb Holand\u00eb. Brenda pak dit\u00ebsh nga publikimi i hetimit nga The Guardian, Nj\u00ebsia 8200 duket se i ka zhvendosur t\u00eb dh\u00ebnat jasht\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Burime t\u00eb njohura me transferimin e madh t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave jasht\u00eb vendit t\u00eb BE-s\u00eb than\u00eb se kjo ndodhi n\u00eb fillim t\u00eb gushtit. Burimet e inteligjenc\u00ebs than\u00eb se Nj\u00ebsia 8200 planifikonte t\u00eb transferonte t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb platform\u00ebn cloud t\u00eb Amazon Web Services. As Forcat e Mbrojtjes s\u00eb Izraelit (IDF), as Amazon, nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Ky vendim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i Microsoft p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb aksesin e nj\u00ebsis\u00eb n\u00eb teknologjin\u00eb ky\u00e7e, u mor n\u00ebn presionin e punonj\u00ebsve dhe investitor\u00ebve p\u00ebr pun\u00ebn e saj me ushtrin\u00eb izraelite dhe rolin q\u00eb teknologjia ka pasur n\u00eb ofensiv\u00ebn prej pothuajse dy vjet\u00ebsh n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komision hetimor i Kombeve t\u00eb Bashkuara ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Izraeli ka kryer gjenocid n\u00eb Gaza, nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb Izraeli e mohon, por e mb\u00ebshtesin shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Hetimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i The Guardian nxiti protesta n\u00eb selin\u00eb qendrore t\u00eb Microsoft n\u00eb SHBA dhe n\u00eb nj\u00eb nga qendrat e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe k\u00ebrkesa nga nj\u00eb grup punonj\u00ebsish, No Azure for Apartheid, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb t\u00eb gjitha lidhjet me ushtrin\u00eb izraelite. T\u00eb enjten, zv\/kryetari dhe presidenti i Microsoft, Brad Smith, njoftoi stafin p\u00ebr vendimin. N\u00eb nj\u00eb email q\u00eb e pa The Guardian, ai tha se kompania kishte \u201cndalur dhe \u00e7aktivizuar nj\u00eb grup sh\u00ebrbimesh p\u00ebr nj\u00eb nj\u00ebsi brenda ministris\u00eb izraelite t\u00eb mbrojtjes\u201d, duke p\u00ebrfshir\u00eb ruajtjen cloud dhe sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Smith shkroi se nuk ofrohet teknologji, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar survejimin masiv t\u00eb civil\u00ebve. \u201cNe nuk ofrojm\u00eb teknologji p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar survejimin masiv t\u00eb civil\u00ebve. K\u00ebt\u00eb parim e kemi zbatuar n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs dhe tek ky parim kemi insistuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim i jep fund papritur nj\u00eb periudhe trevje\u00e7are, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nj\u00ebsia kishte operuar programin e saj t\u00eb survejimit, duke p\u00ebrdorur teknologjin\u00eb e Microsoft.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsia 8200 p\u00ebrdorte kapacitetet e saj t\u00eb gjera t\u00eb survejimit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar dhe mbledhur thirrjet. Pastaj p\u00ebrdorte nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe t\u00eb ndar\u00eb brenda platform\u00ebs Azure, duke mund\u00ebsuar ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr periudha t\u00eb zgjatura dhe analizimin e tyre me metoda t\u00eb drejtuara nga inteligjenca artificiale.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, fokus fillestar i sistemit t\u00eb survejimit ishte Bregu Per\u00ebndimor, ku jetojn\u00eb rreth 3 milion\u00eb palestinez\u00eb n\u00ebn okupimin ushtarak izraelit, burime t\u00eb inteligjenc\u00ebs than\u00eb se platforma cloud ishte p\u00ebrdorur n\u00eb ofensiv\u00eb n\u00eb Gaza, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar p\u00ebrgatitjen e sulmeve ajrore vdekjeprur\u00ebse.<\/p>\n<p>Zbulimet theksuan sesi Izraeli ka mb\u00ebshtetur sulmet e tij n\u00eb Gaza mbi sh\u00ebrbimet dhe infrastruktur\u00ebn e kompanive t\u00eb m\u00ebdha amerikane t\u00eb teknologjis\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb shkaktuar vdekjen e m\u00eb shum\u00eb se 65,000 palestinez\u00ebve, kryesisht civil\u00eb, dhe krijuar nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb humanitare dhe urie. Sipas nj\u00eb dokumenti q\u00eb The Guardian e ka v\u00ebrejtur, nj\u00eb drejtor i lart\u00eb i Microsoft i tha ministris\u00eb izraelite t\u00eb mbrojtjes n\u00eb fundjav\u00eb se kan\u00eb provuar se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e fakteve q\u00eb ka raportuar The Guardian, jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. \u201cNd\u00ebrsa rishikimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vazhduar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb kemi identifikuar prova q\u00eb mb\u00ebshtesin pjes\u00eb t\u00eb raportimit t\u00eb Guardian\u201d.<\/p>\n<p>Drejtori i tha zyrtar\u00ebve izraelit\u00eb se Microsoft \u201cnuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb biznesin e leht\u00ebsimit t\u00eb survejimit masiv t\u00eb civil\u00ebve\u201d dhe i njoftoi se do t\u00eb \u201c\u00e7aktivizoj\u00eb\u201d aksesin n\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb mb\u00ebshtesnin projektin e survejimit t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb 8200 e do t\u00eb pezulloj\u00eb p\u00ebrdorimin e disa produkteve t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrprerja \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb i njohur, ku nj\u00eb kompani amerikane e teknologjis\u00eb ndalon sh\u00ebrbimet e saj p\u00ebr ushtrin\u00eb izraelite, q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Vendimi nuk ka ndikuar marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb gjera tregtare t\u00eb Microsoft me IDF-n\u00eb, q\u00eb gjithsesi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klient dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb akses n\u00eb sh\u00ebrbimet e tjera. Nd\u00ebrprerja do t\u00eb ngrej\u00eb pyetje brenda Izraelit p\u00ebr politik\u00ebn e mbajtjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave ushtarake t\u00eb ndjeshme n\u00eb cloud t\u00eb nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb jasht\u00eb vendit. Zbulimet e muajit t\u00eb kaluar mbi p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb Microsoft nga Nj\u00ebsia 8200 pasuan nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga The Guardian dhe partner\u00ebt p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis kompanis\u00eb dhe ushtris\u00eb izraelite.<\/p>\n<p>Artikulli, i botuar n\u00eb janar dhe i bazuar n\u00eb dokumente, tregoi se var\u00ebsia e IDF-s\u00eb nga Azure dhe sistemet e saj t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale ishte rritur n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb intensive t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb Gaza. Pas k\u00ebtij raporti, Microsoft nisi rishikimin e par\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si IDF p\u00ebrdor sh\u00ebrbimet e saj. N\u00eb maj, kompania tha se nuk kishte gjetur \u201cd\u00ebshmi deri m\u00eb tani\u201d q\u00eb ushtria kishte shkelur kushtet e sh\u00ebrbimit, ose p\u00ebrdorur Azure dhe teknologjin\u00eb e inteligjenc\u00ebs artificiale p\u00ebr t\u00eb goditur apo d\u00ebmtuar njer\u00ebz n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, hetimi i dyt\u00eb i The Guardian, i publikuar n\u00eb gusht, q\u00eb zbuloi se platforma cloud ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhe identifikuar objektivat e bombardimeve n\u00eb Gaza, detyroi kompanin\u00eb t\u00eb rishikonte p\u00ebrfundimet e saj. Zbulimet shkaktuan alarm tek ekzekutiv\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb Microsoft, duke ngritur dyshime se disa nga punonj\u00ebsit e saj n\u00eb Izrael, nuk ishin plot\u00ebsisht transparent\u00eb p\u00ebr njohurit\u00eb e tyre, mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si Nj\u00ebsia 8200 p\u00ebrdorte Azure gjat\u00eb pyetjeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rishikimit.<\/p>\n<p>Kompania tha se drejtuesit e saj, p\u00ebrfshir\u00eb Nadella-n, nuk ishin t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr planet e Nj\u00ebsis\u00eb 8200 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur, apo p\u00ebr p\u00ebrdorimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Azure, p\u00ebr t\u00eb ruajtur p\u00ebrmbajtjen e thirrjeve t\u00eb p\u00ebrgjuara palestineze.<\/p>\n<p>Microsoft nisi m\u00eb pas nj\u00eb rishikim t\u00eb dyt\u00eb, m\u00eb t\u00eb thelluar, i mbik\u00ebqyrur nga avokat\u00ebt e firm\u00ebs amerikane Covington &amp; Burling. N\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr stafin, Smith tha se hetimi nuk kishte akses n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e klientit, por gjetjet bazoheshin n\u00eb nj\u00eb shqyrtim t\u00eb dokumenteve t\u00eb brendshme t\u00eb Microsoft, email-eve dhe mesazheve midis stafit.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen ton\u00eb p\u00ebr raportimin e Guardian\u201d, shkroi Smith, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ky raportim kishte nxjerr\u00eb n\u00eb pah \u201cinformacione q\u00eb ne nuk mund t\u2019i kishim aksesuar, p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve tona p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb e klient\u00ebve\u201d. Ai shtoi se rishikimi i tyre vijon.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Microsoft i ka nd\u00ebrprer\u00eb ushtris\u00eb izraelite aksesin n\u00eb teknologjin\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdorte p\u00ebr t\u00eb operuar nj\u00eb sistem t\u00eb fuqish\u00ebm survejimi, i cili grumbullonte \u00e7do dit\u00eb miliona thirrje telefonike civile palestineze n\u00eb Gaza dhe Bregun Per\u00ebndimor, zbulon The Guardian. Microsoft i tha zyrtar\u00ebve izraelit\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb se Nj\u00ebsia 8200, agjencia elitare e spiunazhit ushtarak, kishte shkelur kushtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1142455,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23,27],"tags":[],"class_list":["post-1142453","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-tech"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1142453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1142453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1142453\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1142455"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1142453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1142453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1142453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}