{"id":1151192,"date":"2025-10-16T21:31:04","date_gmt":"2025-10-16T19:31:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1151192"},"modified":"2025-10-16T21:42:46","modified_gmt":"2025-10-16T19:42:46","slug":"ruzhdi-shehu-aak-me-propagande-e-shpifje-kane-per-qellim-njollosjen-e-procesit-zgjedhor-ja-faktet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/lokalet-2025\/ruzhdi-shehu-aak-me-propagande-e-shpifje-kane-per-qellim-njollosjen-e-procesit-zgjedhor-ja-faktet\/","title":{"rendered":"Ruzhdi Shehu: AAK me propagand\u00eb e shpifje kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim njollosjen e procesit zgjedhor, ja faktet"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Junikut nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Ruzhdi Shehu\u00a0 ka reaguar pas pretendimeve t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb AAK-s\u00eb p\u00ebr manipulim t\u00eb votave, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit, duke i cil\u00ebsuar ato si shpif\u00ebse dhe t\u00eb pabazuara.<\/strong><\/p>\n<p>Shehu n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrejte sociale theksoi se q\u00ebllimi i AAK-s\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb t\u00eb njollosin procesin zgjedhor dhe t\u00eb arsyetojn\u00eb humbjen e partis\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit.<\/p>\n<p>Shehu u shpreh se zgjedhjet n\u00eb Junik u zhvilluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt dhe pa incidente, dhe sipas rezultateve preliminare, LDK del fituese. Ai shtoi se num\u00ebrimi i votave t\u00eb diaspor\u00ebs, atyre me kusht dhe t\u00eb personave me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces, por nuk pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb rezultatin.<\/p>\n<p>Ai iu p\u00ebrgjigj dy akuzave kryesore t\u00eb AAK-s\u00eb: rritjes s\u00eb numrit t\u00eb votuesve dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb personave me mbiemra \u201ct\u00eb huaj\u201d. Shehu sqaroi se rritja e votuesve \u00ebsht\u00eb normale dhe ndodh n\u00eb t\u00eb gjitha komunat, si pasoj\u00eb e regjistrimeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb rinj, ndryshimeve t\u00eb vendbanimeve, martesave dhe kthimit t\u00eb qytetar\u00ebve nga diaspora.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Shehu n\u00ebnvizoi se ndryshimi i vendvotimeve b\u00ebhet nga Agjencia e Regjistrimit Civil dhe MPB, jo nga partit\u00eb politike, dhe se \u00e7do insinuat\u00eb p\u00ebr manipulim \u00ebsht\u00eb e pabazuar. Ai theksoi se banor\u00ebt e Junikut me mbiemra atipik jetojn\u00eb aty q\u00eb nga paslufta, jan\u00eb taksapagues t\u00eb rregullt dhe kontribuojn\u00eb n\u00eb komunitet, duke demaskuar pretendimet e AAK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Shehu b\u00ebri thirrje q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos ndikohen nga propagandat e pabazuara dhe shpifjet e AAK-s\u00eb, duke theksuar se LDK po pret me qet\u00ebsi \u00e7ertifikimin e zgjedhjeve nga KQZ dhe konfirmimin e fituesit t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Junik.<\/p>\n<p>\u201cFalenderojm\u00eb qytetar\u00ebt e Junikut dhe diaspor\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e tyre. Juniku \u00ebsht\u00eb vend i hapur dhe mikprit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim mbiemri apo vendbanimi,\u201d p\u00ebrfundoi Shehu.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fruzhdi.shehu%2Fposts%2Fpfbid09jHuJd27WSUJ5ATK4Msp5aEXGM5e4UDdYcBnD2AnJaiVH96izsw78nW8xKHgsWQnl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"495\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><br \/>\n<strong><br \/>\nPostimi i plot\u00eb: <\/strong><br \/>\nFillimisht ju faleminderit t\u00eb gjitha mediave p\u00ebr interesimin dhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb prezantojm\u00eb p\u00ebrgjigjen ton\u00eb lidhur me deklaratat shpif\u00ebse dhe akuzat e pabazuara t\u00eb partis\u00eb AAK \u2013 dega n\u00eb Junik dhe eksponent\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 tetor 2025 jan\u00eb mbajtur zgjedhjet lokale n\u00eb Komun\u00ebn e Junikut. Procesi i mbar\u00ebvajtjes s\u00eb zgjedhjeve ka qen\u00eb i rregullt dhe pa incidente. Nga rezultatet preliminare t\u00eb publikuara n\u00eb faqen e KQZ, del se LDK \u00ebsht\u00eb partia e par\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Aktualisht jemi n\u00eb pritje t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs, votave t\u00eb personave me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta dhe votave me kusht. P\u00ebrndryshe jemi t\u00eb bindur se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, LDK do t\u00eb shpallet fituese e k\u00ebtyre zgjedhjeve n\u00eb komun\u00ebn e Junikut pa balotazh.<\/p>\n<p>Partia AAK dega n\u00eb Junik p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Junik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar jan\u00eb duke zhvilluar nj\u00eb fushat\u00eb propaganduese dhe shpif\u00ebse me q\u00ebllim t\u00eb njollosjes s\u00eb procesit demokratik t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 12 tetorit n\u00eb Junik si dhe me q\u00ebllim q\u00eb para elektoratit t\u00eb tyre t\u00eb mundohen q\u00eb t\u00eb arsyetojn\u00eb humbjen dhe debaklin q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<br \/>\nN\u00eb thelb, akuza e AAK p\u00ebrmban dy (2) elemente kryesore:<\/p>\n<p>1. Sipas tyre, \u201cn\u00eb vitin 2025 n\u00eb Junik jan\u00eb evidentuar rreth 300 votues m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb vitin 2021\u201d, si dhe<br \/>\n2. Sipas tyre, \u201cn\u00eb Junik n\u00eb zgjedhjet e 12 tetorit kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votime disa persona t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbiemra ata mendojn\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb Junikut\u201d.<br \/>\nSa i p\u00ebrket rreth 300 votuesve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shtuar n\u00eb list\u00ebn e votuesve p\u00ebr Komun\u00ebn e Junikut n\u00eb vitin 2025, ju njoftojm\u00eb si n\u00eb vijim:<br \/>\n&#8211; N\u00eb komun\u00ebn e De\u00e7anit n\u00eb vitin 2021 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar 39,875 votues. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar 41,444 votues apo 1,569 votues m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb vitin 2021.<br \/>\n&#8211; N\u00eb komun\u00ebn e Gjakov\u00ebs n\u00eb vitin 2021 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar 113,165 votues. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar 121,768 votues apo 8,603 votues m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb vitin 2021.<br \/>\n&#8211; N\u00eb nivel t\u00eb Kosov\u00ebs (pra t\u00eb gjitha komunat) n\u00eb vitin 2021 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar 1,885,448 votues. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar 2,025,105 votues apo 139,657 votues m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb sip\u00ebr, ju njoftojm\u00eb se pothuajse n\u00eb secil\u00ebn komun\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur numri i votuesve n\u00eb vitin 2025 n\u00eb raport me vitin 2021. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen edhe komuna e De\u00e7anit dhe komuna e Gjakov\u00ebs ku pik\u00ebrisht AAK ka fituar zgjedhjet (sikurse LDK n\u00eb Junik). Mir\u00ebpo \u00e7udit\u00ebrisht thirrja e tyre p\u00ebr t\u00eb hetuar procesin zgjedhor p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij fakti nuk e p\u00ebrfshin edhe Gjakov\u00ebn dhe De\u00e7anin ku ata kan\u00eb fituar zgjedhjet, por i referohet vet\u00ebm Junikut ku ata i kan\u00eb humbur zgjedhjet.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje, ka t\u00eb b\u00ebj me faktin q\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme p\u00ebrmes Agjencis\u00eb s\u00eb Regjistrimit Civil n\u00eb muajin korrik t\u00eb vitit 2025 ka njoftuar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se pas muajit 1 gusht 2025, asnj\u00eb qytetar\u00eb nuk mund t\u00eb shkarkoj dokumentet e gjendjes civile p\u00ebrmes platform\u00ebs e-Kosova (as fizikisht n\u00eb sportelet e komunave), pa i p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb dh\u00ebnat lidhur me vendbanimet e tyre. Si rrjedhoj\u00eb, qytetar\u00ebt n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn (duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Junikun, De\u00e7anin, Gjakov\u00ebn, Prishtin\u00ebn, etj) kan\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar adresat e vendbanimeve t\u00eb tyre n\u00eb platform\u00ebn e-Kosova. M\u00eb tutje, KQZ p\u00ebrmes ARC ka p\u00ebrdit\u00ebsuar list\u00ebn e votuesve ashtu q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn jan\u00eb ndryshuar vendvotimet. N\u00eb fakt edhe mediat kan\u00eb raportuar p\u00ebr faktin q\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve u jan\u00eb ndryshuar vendvotimet e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike nga KQZ dhe ky fakt tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr publikun. P\u00ebrndryshe edhe vet KQZ pak dit\u00eb para zgjedhjeve ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb njoftim publik lidhur me ndryshimin e vendvotimeve t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, paradoksi n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb mes \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb akuzat e AAK drejtohen kund\u00ebr LDK dega n\u00eb Junik, p\u00ebr proceset q\u00eb jan\u00eb zhvilluar nga KQZ dhe ARC. Natyrisht q\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e pabazuar por edhe e palogjikshme. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duhet cekur se n\u00eb RKS \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi edhe ligji nr. 02\/L-121 p\u00ebr vendbanimin dhe vendq\u00ebndrimin ku secilit qytetar i garantohen e drejta e ndryshimit t\u00eb vendbanimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ndryshimit t\u00eb vendbanimit, duhet t\u00eb shtohet edhe nj\u00eb fakt me r\u00ebnd\u00ebsi. Ndryshimi i vendbanimit nuk b\u00ebhet nga komunat por nga zyret e gjendjeve civile t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ARC\/MPB. Pra p\u00ebr t\u00eb ndryshuar vendbanimin, kompetente \u00ebsht\u00eb MPB p\u00ebrmes ARC dhe jo Komuna. Ky fakt \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebnjohur pa \u00e7ka se \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkufizuar edhe n\u00eb ligjin n\u00eb fuqi p\u00ebr vendbanimin dhe vendq\u00ebndrimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull tipik t\u00eb ndryshimit t\u00eb vendvotimit p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb vendbanimit \u00ebsht\u00eb po ashtu rasti i z. Ramush Haradinaj i cili \u00ebsht\u00eb edhe kryetar i AAK. I nj\u00ebjti jeton dhe vepron n\u00eb Komun\u00ebn e Gra\u00e7anic\u00ebs konkretisht n\u00eb lagjen luksoze t\u00eb njohur si lagja \u201cMarigona\u201d. I nj\u00ebjti n\u00eb k\u00ebto zgjedhje e ka ndryshuar vendbanimin n\u00eb vendin e tij t\u00eb lindjes n\u00eb fshatin Gllogjan t\u00eb De\u00e7anit, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e 12 tetorit ka votuar pik\u00ebrisht n\u00eb De\u00e7an. Konsiderojm\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i ligjsh\u00ebm dhe LDK nuk b\u00ebn thirrje p\u00ebr t\u00eb hetuar penalisht k\u00ebt\u00eb rast si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb thirrje vet partia e z. Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>Kaq sa i p\u00ebrket akuzave p\u00ebr ndryshimin e vendvotimeve. Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket rritjes s\u00eb numrit t\u00eb votuesve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cekur edhe m\u00eb sip\u00ebr, ndoshta n\u00eb Junik jan\u00eb shtuar m\u00eb s\u00eb paku votues n\u00eb raport me Komunat tjera (edhe n\u00ebse e shprehim k\u00ebt\u00eb rritje n\u00eb numra por edhe n\u00ebse e shprehim n\u00eb p\u00ebrqindje n\u00eb raport me numrin e votuesve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 12 tetorit). Sidoqoft\u00eb, rritja e numrit t\u00eb votuesve mund t\u00eb ndodh\u00eb mbi baz\u00ebn e shum\u00eb faktor\u00ebve. Fillimisht, \u00e7do vit n\u00eb Junik shtohen nga 50 deri n\u00eb 70 votues t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt mbushin 18 vjet dhe regjistrohen si votues p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. P\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb fakt i njohur q\u00eb KQZ n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje vet\u00ebm i shton votuesit e rinj n\u00eb list\u00ebn e votuesve mir\u00ebpo nuk i largon nga lista e votuesve personat q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb. Kjo e shpjegon edhe faktin q\u00eb n\u00eb list\u00ebn e KQZ ka m\u00eb shum\u00eb votues sesa banor\u00eb rezident n\u00eb list\u00ebn e ASK (Agjencin\u00eb e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs).<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb Junik ndodhin me dhjet\u00ebra martesa brenda nj\u00eb viti ku qytetar\u00ebt e Junikut martohen me qytetar\u00eb nga komuna t\u00eb tjera. N\u00eb k\u00ebto raste \u00e7iftet martesore mund t\u00eb vendosin q\u00eb t\u00eb regjistrojn\u00eb vendbanimin e tyre n\u00eb Junik dhe rrjedhimisht t\u00eb regjistrohen edhe si votues n\u00eb Komun\u00ebn e Junikut. Ngjash\u00ebm edhe vajzat q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Junik dhe jan\u00eb martuar mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Junik dhe t\u00eb jen\u00eb votuese t\u00eb Junikut. Kur jemi te martesat, sipas ligjit n\u00eb fuqi p\u00ebr familjen, secili qytetar me rastin e lidhjes s\u00eb martes\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb ruaj mbiemrin e vet\/saj, prandaj kjo mund t\u00eb arsyetoj edhe faktin q\u00eb n\u00eb Junik vazhdimisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje numri i personave me mbiemra q\u00eb mund t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm. Tutje, gjat\u00eb mandatit t\u00eb LDK n\u00eb Junik, jan\u00eb krijuar kushte shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebrit biznes. Prandaj ekzistojn\u00eb me dhjet\u00ebra raste kur personat nga jasht\u00eb Junikut kan\u00eb zhvendosur vendbanimin e tyre p\u00ebr shkak se kan\u00eb gjetur nj\u00eb vend t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Junik s\u00eb sektor t\u00eb ndrysh\u00ebm. Mir\u00ebpo mbi t\u00eb gjitha, duhet cekur faktin q\u00eb Juniku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Maja m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb maja e Gjeravic\u00ebs e cila ndodhet n\u00eb Junik. Prandaj nuk e kuptojm\u00eb pse duhet t\u00eb kufizohet e drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr zgjedhur vendbanimin e tyre sipas ligjit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket personave q\u00eb sipas eksponent\u00ebve t\u00eb AAK n\u00eb Junik kan\u00eb mbiemra q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb Junikut, duhet potencuar nj\u00eb detaj shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Asnj\u00eb parti politike nuk ka dhe nuk duhet t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb list\u00ebn e personave q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit. Prandaj dilema kryesore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb se prej nga e paskan siguruar ata informacionin dhe kush paska votuar dhe p\u00ebr k\u00eb paskan votuar personat e caktuar n\u00eb Junik! Vota \u00ebsht\u00eb e fsheht\u00eb pa \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese e garantuar. Prandaj AAK nuk do t\u00eb duhej t\u00eb dinte se cili person me mbiem\u00ebr atipik (sipas tyre) paska votuar p\u00ebr LDK n\u00eb zgjedhjet e 12 tetorit. Prandaj kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrb\u00ebn me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm p\u00ebr hetime penale, dhe jo thirrjet shpif\u00ebse dhe t\u00eb pabazuara nga eksponent\u00ebt e AAK.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb territorin e Komun\u00ebs s\u00eb Junikut, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb lagjen \u201cAgim Ramadani\u201d dhe n\u00eb lagje t\u00eb tjera, jetojn\u00eb banor\u00eb me mbiemra q\u00eb jan\u00eb etiketuar padrejt\u00ebsisht si \u201ct\u00eb huaj\u201d. K\u00ebta jan\u00eb banor\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb Junik q\u00eb nga paslufta dhe taksapagues t\u00eb rregullt t\u00eb sh\u00ebrbimeve komunale. Mbiemrat e till\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb: Nimanaj, Sadriaj, Neziraj, Nakaj, Topalli, Mazrekaj, Tolaj, Koliqi, Ramaj, Qelaj, Trezhnjeva, Asllani, Sadiku, Veseli, Rama, Kamberi, Ademaj, Latifi, Shahini, Zajmi, Emini, Gjuraj, Kastrati.<\/p>\n<p>Gjithashtu, rikujtojm\u00eb se shum\u00eb shtete t\u00eb Bashkimit Evropian u kan\u00eb mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve t\u00eb tyre marrjen e dyshtet\u00ebsive, gj\u00eb q\u00eb ka ndikuar n\u00eb rikthimin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00eb tan\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit. Kjo po ashtu ka ndikuar q\u00eb t\u00eb rritet numri i votuesve krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n<p>Vlen theksohet edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb listat e votuesve t\u00eb diaspor\u00ebs, t\u00eb miratuar nga KQZ, figurojn\u00eb edhe persona me mbiemrat Berdynaj dhe Bozhdaraj t\u00eb cil\u00ebt po ashtu jan\u00eb mbiemra atipik mir\u00ebpo t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb rastin konkret jan\u00eb familjar\u00eb t\u00eb nj\u00ebrit prej kandidat\u00ebve t\u00eb AAK n\u00eb Junik. Pra edhe familjar\u00ebt e kandidat\u00ebve t\u00eb AAK kan\u00eb mbiemra atipik dhe nj\u00eb fakt i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare i kund\u00ebrligjsh\u00ebm, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt normale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund por jo p\u00ebr nga r\u00ebnd\u00ebsia, duhet cekur faktin q\u00eb AAK n\u00eb Junik me dat\u00eb 14.10.2025 ka parashtruar ankes\u00eb n\u00eb PZAP e cila ankes\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb si e palejuar p\u00ebrmes vendimit me shenj\u00ebn ZL.Anr.217\/2025. Nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, PZAP sqaron faktin q\u00eb lista e votuesve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qysh para hapjes s\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb kan\u00eb pasur qasje t\u00eb gjitha partit\u00eb politike (dhe qytetar\u00ebt p\u00ebrmes faqes s\u00eb KQZ), prandaj t\u00eb nj\u00ebjtit n\u00ebse kan\u00eb pasur dyshime apo v\u00ebrejte, \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb at\u00ebher\u00eb t\u00eb parashtrohet ankes\u00eb dhe jo tani pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve. K\u00ebtij konstatimi t\u00eb sakt\u00eb nga PZAP, i shtojm\u00eb edhe faktin q\u00eb AAK n\u00eb Junik menj\u00ebher\u00eb pas mbylljes s\u00eb votimeve pas or\u00ebs 19:00, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Junikut ka festuar me fishekzjarr\u00eb duke menduar q\u00eb ata do t\u00eb fitojn\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Mir\u00ebpo pas num\u00ebrimit t\u00eb votave, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se junikasit as nuk blihen, as nuk shiten, as nuk frikohen por as nuk mashtrohen. Rrjedhimisht zgjedhjet i ka fituar LDK n\u00eb Junik dhe vet\u00ebm pasi q\u00eb AAK e ka kuptuar humbjen, kan\u00eb filluar t\u00eb nxjerrin n\u00eb publik akuzat dhe shpifjet p\u00ebr t\u00eb cilat po tani po b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Me logjik\u00ebn e pretendimeve t\u00eb AAK n\u00eb Junik, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb votojn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vendin ku kan\u00eb lindur. Po ashtu sipas tyre, lista e votuesve duhet t\u00eb mbetet e nj\u00ebjt\u00eb dhe numri i banor\u00ebve n\u00eb nj\u00eb Komun\u00eb nuk duhet t\u00eb ndryshoj. Mir\u00ebpo kjo logjik\u00eb e shprehur n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb nuk gjen zbatim as n\u00eb vendet me sundim monokratik dhe l\u00ebre m\u00eb n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. A e dini se sa shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs votojn\u00eb n\u00eb shtetet Evropiane? A \u00ebsht\u00eb e ndaluar kjo sipas AAK?<\/p>\n<p>Me shum\u00eb respekt e potencojm\u00eb edhe faktin q\u00eb numri m\u00eb i madh i banor\u00ebve t\u00eb Junikut kan\u00eb migruar n\u00eb shtetet per\u00ebndimore pik\u00ebrisht gjat\u00eb koh\u00ebs sa ka qeverisur AAK n\u00eb Junik gjat\u00eb viteve 2009-2021. Prandaj p\u00ebr eksponent\u00ebt politik t\u00eb k\u00ebsaj partie, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb befasues fakti q\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb LDK n\u00eb Junik gjat\u00eb viteve 2021-2025, shum\u00eb qytetar\u00eb jan\u00eb kthyer p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Junik. Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, shfryt\u00ebzojm\u00eb rastin q\u00eb t\u00eb ftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb personat nga Kosova dhe nga diaspora por edhe nga t\u00eb gjitha vendet tjera, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Junik dhe t\u00eb b\u00ebhen banor\u00eb t\u00eb Junikut. Kjo sepse Juniku \u00ebsht\u00eb vend shum\u00eb i bukur me shum\u00eb potencial. N\u00eb komun\u00ebn e Junikut ka vend t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur pavar\u00ebsisht mbiemrit t\u00eb tyre apo vendlindjes s\u00eb tyre apo vendbanimit t\u00eb tyre t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb reagim, LDK n\u00eb Junik \u00ebsht\u00eb duke pritur me qet\u00ebsi \u00e7ertifikimin e zgjedhjeve nga KQZ dhe konfirmimin e LDK si fituese t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve. Faleminderit p\u00ebr qindra urimet dhe mesazhet mb\u00ebshtet\u00ebse q\u00eb kam pranuar nga qytetar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Junik dhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ju b\u00ebjm\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb mos ndikohen nga provokimet, shpifjet apo akuzat e pabazuara t\u00eb eksponent\u00ebve politik t\u00eb AAK dega n\u00eb Junik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Junikut nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Ruzhdi Shehu\u00a0 ka reaguar pas pretendimeve t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb AAK-s\u00eb p\u00ebr manipulim t\u00eb votave, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 12 tetorit, duke i cil\u00ebsuar ato si shpif\u00ebse dhe t\u00eb pabazuara. Shehu n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrejte sociale theksoi se q\u00ebllimi i AAK-s\u00eb\u00a0 \u00ebsht\u00eb t\u00eb njollosin procesin zgjedhor dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1151193,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2575,1752],"tags":[],"class_list":["post-1151192","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lokalet-2025","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1151192","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1151192"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1151192\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1151193"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1151192"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1151192"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1151192"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}