{"id":1151381,"date":"2025-10-17T14:14:09","date_gmt":"2025-10-17T12:14:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1151381"},"modified":"2025-10-17T14:15:05","modified_gmt":"2025-10-17T12:15:05","slug":"seriali-qe-parashikoi-rrjetet-sociale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/kulture\/seriali-qe-parashikoi-rrjetet-sociale\/","title":{"rendered":"Seriali q\u00eb parashikoi rrjetet sociale"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00eb peizazh t\u00eb mbipopulluar televiziv, pak seri kan\u00eb krijuar nj\u00eb vend kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sa Black Mirror [Pasqyra e zez\u00eb] &#8211; seriali antologjik fantastiko-skencor i Netflix-it, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga drama t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb pavarura t\u00eb cilat trajtojn\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb modernitetit dhe t\u00eb p\u00ebrparimit teknologjik. Por, ndon\u00ebse mund t\u00eb duket krejt ndryshe nga \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb shfaqet sot, ai sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb unik n\u00eb historin\u00eb e televizionit. N\u00eb fakt, mund t\u2019i shoh\u00ebsh rr\u00ebnj\u00ebt e tij te nj\u00eb serial klasik britanik i fantashkenc\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj sh\u00ebnon 60-vjetorin e tij.<\/strong><\/p>\n<p>I transmetuar n\u00eb BBC midis viteve 1965-1971 &#8211; dhe i lansuar n\u00eb DVD n\u00eb vitin 2014 nga Instituti Britanik i Filmit [British Film Institute] &#8211; Out of the Unknown [Nga e panjohura] ishte nj\u00eb dukuri e rrall\u00eb kulturore. P\u00ebrderisa n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte disa seriale fantastiko-shkencore n\u00eb televizionin britanik dhe amerikan, shumica ofronin arratisje nga realiteti, si Doctor Who [Doktor Hu, 1963-1989] dhe serialet e ndryshme t\u00eb Gerry dhe Sylvia Andersonit &#8211; si Stingray [Skuadroni i n\u00ebndet\u00ebseve, 1964-65] dhe Thunderbirds [Rojet e ajrit, 1965]. Q\u00ebllimi i Out of the Unknown ishte m\u00eb i lart\u00eb: synonte t\u00eb tregonte histori t\u00eb fantashkenc\u00ebs q\u00eb eksploronin tema serioze dhe p\u00ebr t\u00eb rritur &#8211; si lufta, politika dhe teknologjia, duke krijuar skenar\u00eb origjinal\u00eb me p\u00ebrshtatje t\u00eb tregimeve nga autor\u00eb t\u00eb njohur, si John Wyndham, Ray Bradbury dhe JG Ballard. Si gjith\u00eb fantashkenca e mir\u00eb, edhe ky serial arriti t\u00eb p\u00ebrshkruante nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb imagjinuar duke komentuar realisht mbi frik\u00ebn dhe tensionet me t\u00eb cilat p\u00ebrballej bota n\u00eb koh\u00ebn e realizimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt dhe t\u00eb tjer\u00eb, paralelet me Black Mirror jan\u00eb t\u00eb qarta &#8211; edhe pse ekziston nj\u00eb ironi n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim. \u201cDuhet t\u00eb pranoj q\u00eb nuk e kam par\u00eb!\u201d, thot\u00eb p\u00ebr BBC, krijuesi i Black Mirror-it, Charlie Brooker. \u201cFrym\u00ebzimi p\u00ebr Black Mirror n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb erdhi nga Tales of the Unexpected [Histori t\u00eb pabesueshme], The Twilight Zone [Zona e err\u00ebsir\u00ebs] dhe shum\u00eb drama t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb BBC-s\u00eb si [nga Nigel Kneale] The Stone Tape [Shiriti i gurit] dhe The Year of the Sex Olympics [Viti i Loj\u00ebrave Olimpike t\u00eb Seksit]. Jam padyshim duke reflektuar te veprat q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me Out of the Unknown, megjithat\u00eb nuk e kam par\u00eb. \u00cbsht\u00eb interesante\u201d!<\/p>\n<p><figure id=\"attachment_1151390\" aria-describedby=\"caption-attachment-1151390\" style=\"width: 700px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1151390\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/nj-u00eb-nga-episodet-m-u00eb-t-u00eb-jasht-u00ebzakonshme-t-u00eb-serialit-nj-u00eb-p-u00ebrshtatje-e-tregimit-u201cthe-machi.webp\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"700\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/nj-u00eb-nga-episodet-m-u00eb-t-u00eb-jasht-u00ebzakonshme-t-u00eb-serialit-nj-u00eb-p-u00ebrshtatje-e-tregimit-u201cthe-machi.webp 700w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/nj-u00eb-nga-episodet-m-u00eb-t-u00eb-jasht-u00ebzakonshme-t-u00eb-serialit-nj-u00eb-p-u00ebrshtatje-e-tregimit-u201cthe-machi-300x300.webp 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/nj-u00eb-nga-episodet-m-u00eb-t-u00eb-jasht-u00ebzakonshme-t-u00eb-serialit-nj-u00eb-p-u00ebrshtatje-e-tregimit-u201cthe-machi-150x150.webp 150w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1151390\" class=\"wp-caption-text\">Nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb serialit, nj\u00eb p\u00ebrshtatje e tregimit \u201cThe Machine Stops\u201d [\u201cMakina \u00ebsht\u00eb ndalur\u201d] nga EM Forster, parashikonte epok\u00ebn e internetit, Burimi: BFI\/ BBC<\/figcaption><\/figure>Out of the Unknown ishte ide e producentes pioniere Irene Shubik. Fillimisht duke punuar si redaktore tregimesh n\u00eb televizionin britanik ABC (tani i shuar) p\u00ebr serialin Armchair Theatre [Teatri i kolltukut], entuziazmi i saj p\u00ebr fantashkenc\u00ebn e \u00e7oi m\u00eb von\u00eb te prodhimi i 13 episodeve t\u00eb seris\u00eb Out of This World [Jasht\u00eb k\u00ebsaj bote, 1962] p\u00ebr transmetuesin britanik ITV. M\u00eb pas, Shubiku ishte redaktore n\u00eb serialin antologjik t\u00eb BBC-s\u00eb, Story Parade [Parada e tregimeve, 1964-65] &#8211; q\u00eb ishte nj\u00eb seri p\u00ebrshtatjesh nga romanet moderne dhe q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse dramatizoi The Caves of Steel [Shpellat e hekurta] t\u00eb Isaac Asimovit. Suksesi i t\u00eb dyja projekteve e bindi drejtorin e dram\u00ebs n\u00eb BBC, Sydney Newman &#8211; i cili kishte punuar me Shubikun n\u00eb ABC &#8211; q\u00eb ajo t\u00eb konceptonte nj\u00eb serial antologjik dedikuar fantashkenc\u00ebs intelektuale.<\/p>\n<p>Historiani i televizionit, Jon Dear, shpjegon arsyen fillestare pas serialit. \u201cOut of the Unknown ishte v\u00ebrtet hera e par\u00eb kur fantashkenca u paraqit si dram\u00eb serioze dhe inteligjente p\u00ebr t\u00eb rritur\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr BBC. \u201cSot, serialet si Alien: Earth dhe Andor nuk v\u00ebrehen si t\u00eb krijuara p\u00ebr t\u00eb rritur, dhe qart\u00ebsisht kan\u00eb origjin\u00eb nga kinemaja, por ky serial ishte hera e par\u00eb kur shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi spekulative q\u00eb i konsideron gj\u00ebrat si Doctor Who si shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Seriali filloi transmetimin n\u00eb vitin 1965, me tregimin e par\u00eb, No Place Like Earth [Nuk ka vend si Toka] &#8211; nga John Wyndham &#8211; q\u00eb u transmetua m\u00eb 4 tetor. Irene Shubik prodhoi dy serit\u00eb e para, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga 26 episode, p\u00ebrpara se t\u00eb largohej p\u00ebr t\u00eb ndjekur projekte t\u00eb tjera &#8211; duke ia kaluar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb producentit Alan Bromly, i cili mori drejtimin p\u00ebr dy seri t\u00eb tjera q\u00eb u transmetuan nga viti 1969 deri m\u00eb 1971.<\/p>\n<p>Out of the Unknown kishte nj\u00eb mori talentesh &#8211; pas dhe para kamer\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, veprat e t\u00eb cil\u00ebve u p\u00ebrshtat\u00ebn, \u00e7do episod p\u00ebrfshinte disa nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb britanik\u00eb t\u00eb karakterit, si ish-Doktor Who, Patrick Troughton, pastaj aktori i ardhsh\u00ebm kryesor [n\u00eb serial] David Hemmings dhe figura t\u00eb tjera t\u00eb njohura t\u00eb teatrit britanik &#8211; si Yvonne Mitchell, Sylvia Coleridge dhe Lynn Farleigh, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm disa k\u00ebtu. Edhe figura t\u00eb tjera t\u00eb famshme punuan pas kamer\u00ebs &#8211; regjisori i ardhsh\u00ebm i Alien [Jasht\u00ebtok\u00ebsori] dhe Blade Runner [Vrapuesi n\u00eb teh], Ridley Scott, p\u00ebr shembull punoi si skenograf n\u00eb nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb serialit, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtatje t\u00eb tregimit Some Lapse of Time [Disa kap\u00ebrcime kohore] nga John Brunner.<\/p>\n<p><figure id=\"attachment_1151391\" aria-describedby=\"caption-attachment-1151391\" style=\"width: 700px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1151391\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/u201cthe-counterfeit-man-u201d-u201cnjeriu-i-rrem-u00eb-u201d-ishte-nj-u00eb-nga-shum-u00eb-tregimet-q-u00eb-pasqyronin-para.webp\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"875\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/u201cthe-counterfeit-man-u201d-u201cnjeriu-i-rrem-u00eb-u201d-ishte-nj-u00eb-nga-shum-u00eb-tregimet-q-u00eb-pasqyronin-para.webp 700w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/u201cthe-counterfeit-man-u201d-u201cnjeriu-i-rrem-u00eb-u201d-ishte-nj-u00eb-nga-shum-u00eb-tregimet-q-u00eb-pasqyronin-para-240x300.webp 240w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1151391\" class=\"wp-caption-text\">\u201cThe Counterfeit Man\u201d [\u201cNjeriu i Rrem\u00eb\u201d] ishte nj\u00eb nga shum\u00eb tregimet q\u00eb pasqyronin paranoj\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, Burimi: BFI\/BBC<\/figcaption><\/figure>Seriali e ndryshoi t\u00ebr\u00ebsisht konceptin e fantashkenc\u00ebs televizive, duke treguar se si ajo mund t\u00eb trajtonte tema komplekse. Kjo u b\u00eb e qart\u00eb q\u00eb n\u00eb episodin e par\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrshtatje e tregimit No Place Like Earth nga John Wyndham. Duke ndjekur nj\u00eb endacak q\u00eb braktis ekzistenc\u00ebn e vetmuar n\u00eb Mars p\u00ebr t\u00eb provuar jet\u00ebn n\u00eb Vener\u00eb &#8211; vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbuluar se shoq\u00ebria atje ishte nd\u00ebrtuar mbi pun\u00ebn e skllev\u00ebrve &#8211; episodi sh\u00ebrbeu si nj\u00eb alegori e qart\u00eb p\u00ebr kolonializmin.<\/p>\n<p>\u201cFantashkenca e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk mund ta thuash me fjal\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta\u201d, ka shkruar Shubik n\u00eb librin e saj t\u00eb vitit 1975, Play for Today: The Evolution of Television Drama [Shfaqja p\u00ebr sot: Evolucioni i dram\u00ebs televizive]. Charlie Brooker e konfirmon k\u00ebt\u00eb ide n\u00eb lidhje me serialin e tij. \u201cMendoj se fantashkenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr t\u00eb tashmen dhe bot\u00ebn ku jetojm\u00eb, por e maskuar si di\u00e7ka arg\u00ebtuese. Mund t\u00eb fus\u00ebsh mesazhe t\u00eb thella, si perime t\u00eb grira fshehur n\u00eb ushqimin e f\u00ebmij\u00ebs. Mund ta p\u00ebrkul\u00ebsh realitetin n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb qesharake t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ti flet\u201d.<\/p>\n<p>Me Out of the Unknown q\u00eb u prodhua vet\u00ebm pak vjet pas Kriz\u00ebs s\u00eb Berlinit t\u00eb vitit 1961 &#8211; kur tensionet mes Bashkimit Sovjetik dhe Per\u00ebndimit arrit\u00ebn kulmin, duke rezultuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e Murit t\u00eb Berlinit &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb programi preku ndjesh\u00ebm paranoj\u00ebn e epok\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Si episodi i dyt\u00eb ashtu edhe i treti, The Counterfeit Man [Njeriu i rrem\u00eb] nga Alan Nourse dhe Stranger in the Family [I Huaji n\u00eb familje] nga David Campton, trajtojn\u00eb frik\u00ebn nga infiltrimi i nj\u00eb armiku t\u00eb maskuar. Po ashtu, k\u00ebrc\u00ebnimi i nj\u00eb lufte b\u00ebrthamore p\u00ebrshkon gjith\u00eb serialin. N\u00eb episodin Some Lapse of Time t\u00eb Brunnerit, nj\u00eb mjek q\u00eb trajton nj\u00eb njeri t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm &#8211; i konsideruar fillimisht si nj\u00eb i pastreh\u00eb i dehur &#8211; tronditet kur kupton ngadal\u00eb se pacienti mund t\u00eb ket\u00eb ardhur nga nj\u00eb e ardhme e shkat\u00ebrruar nga nj\u00eb holokaust b\u00ebrthamor, pjes\u00ebrisht i shkaktuar nga nj\u00eb politikan q\u00eb ndodhet gjithashtu n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin spital. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrshtatje e romanit Level 7 [Niveli 7] t\u00eb Mordecai Roshwaldit nga JB Priestley, ndjek nj\u00eb ushtar pa identitet q\u00eb punon thell\u00eb n\u00eb nj\u00eb bunker ku zhvillohet reagimi ndaj nj\u00eb sulmi b\u00ebrthamor. Njer\u00ebzimi nuk zgjat shum\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, aty ku Out of the Unknown shk\u00eblqeu v\u00ebrtet ishte n\u00eb trajtimin e ndikimit t\u00eb teknologjis\u00eb personale mbi shoq\u00ebrin\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu gjurm\u00ebt e tij jan\u00eb t\u00eb dallueshme n\u00eb Black Mirror. N\u00eb episodin The Dead Past [E kaluara e vdekur] t\u00eb Asimovit, nj\u00eb lloj pajisjeje invazive dhe lakuese e koh\u00ebs &#8211; n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7do ngjarje mund t\u00eb rikthehet dhe t\u00eb shihet n\u00eb ekran &#8211; \u00e7lirohet m\u00eb n\u00eb fund duke paralajm\u00ebruar var\u00ebsin\u00eb ndaj mediave sociale. Ajo krijon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb fiksuar pas ekranit &#8211; n\u00ebn ndikimin e nostalgjis\u00eb, por edhe n\u00ebn nj\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb vazhdueshme. Ndoshta episodi m\u00eb trondit\u00ebs i gjith\u00eb serialit, The Machine Stops [Makina \u00ebsht\u00eb ndalur], i bazuar n\u00eb nj\u00eb tregim t\u00eb shkurt\u00ebr nga EM Forster, gjithashtu duket si nj\u00eb parashikim shqet\u00ebsues i s\u00eb tashmes son\u00eb. Drama ndjek nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb jeton pothuajse plot\u00ebsisht e izoluar, p\u00ebrve\u00e7se p\u00ebrmes komunikimit n\u00ebp\u00ebrmjet ekraneve brenda nj\u00eb makinerie t\u00eb madhe. Historia &#8211; dhe sidomos kjo p\u00ebrshtatje nga Clive Donner dhe Kenneth Cavander &#8211; duket si nj\u00eb profeci e p\u00ebrkryer e epok\u00ebs s\u00eb internetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsia e formatit antologjik ishte se lejonte q\u00eb Out of the Unknown t\u00eb trajtonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb temash intriguese me aq koh\u00eb sa duhej &#8211; pa i zgjatur apo r\u00ebnduar ato. Edhe Brooker gjen vler\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb k\u00ebto histori t\u00eb ve\u00e7anta. \u201cMund t\u00eb eksplorosh ide q\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrballonin dhjet\u00eb sezone t\u00eb nj\u00eb seriali. Do t\u00eb rr\u00ebzoheshin n\u00ebn pesh\u00ebn e vet logjik\u00ebs. Mund t\u00eb krijosh nj\u00eb histori shum\u00eb t\u00eb ngjeshur dhe s\u2019ke nevoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00ebsh nj\u00eb mitologji t\u00eb nd\u00ebrlikuar\u201d.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1151389\" aria-describedby=\"caption-attachment-1151389\" style=\"width: 700px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1151389\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/u201cblack-mirror-u201d-n-u00eb-netflix-ka-marr-u00eb-stafet-u00ebn-e-fantashkenc-u00ebs-t-u00eb-zgjuar-n-u00eb-ekranin-e-vog-u.webp\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"394\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/u201cblack-mirror-u201d-n-u00eb-netflix-ka-marr-u00eb-stafet-u00ebn-e-fantashkenc-u00ebs-t-u00eb-zgjuar-n-u00eb-ekranin-e-vog-u.webp 700w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/u201cblack-mirror-u201d-n-u00eb-netflix-ka-marr-u00eb-stafet-u00ebn-e-fantashkenc-u00ebs-t-u00eb-zgjuar-n-u00eb-ekranin-e-vog-u-300x169.webp 300w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1151389\" class=\"wp-caption-text\">\u201cBlack Mirror\u201d n\u00eb Netflix ka marr\u00eb stafet\u00ebn e fantashkenc\u00ebs t\u00eb zgjuar n\u00eb ekranin e vog\u00ebl, Burimi: Netflix<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dear thot\u00eb se, nga perspektiva e publikut, forca kryesore e formatit antologjik \u201c\u00ebsht\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebria. Situata t\u00eb reja dhe ide t\u00eb reja \u00e7do her\u00eb. N\u00ebse nuk t\u00eb p\u00eblqen nj\u00eb episod, ia vlen t\u00eb rikthehesh p\u00ebr tjetrin\u201d. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb interesante, \u00ebsht\u00eb se, p\u00ebrve\u00e7 Black Mirror, nuk ka shum\u00eb seriale antologjike q\u00eb prodhohen sot &#8211; di\u00e7ka q\u00eb Brooker e lidh po aq me faktor\u00ebt industrial\u00eb sa me ata krijues. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb disavantazh q\u00eb \u00e7do her\u00eb duhet t\u00eb nis\u00ebsh nga e para\u201d, thot\u00eb ai. \u201cKjo e b\u00ebn jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra, pasi nuk ke ndonj\u00eb ekonomi shkalle\u201d. Megjithat\u00eb, me televizionin britanik Channel 5 q\u00eb ka njoftuar s\u00eb fundmi se do t\u00eb ringjall\u00eb serin\u00eb e famshme antologjike t\u00eb BBC-s\u00eb, Play for Today [Shfaqja p\u00ebr sot] &#8211; q\u00eb solli drama t\u00eb ve\u00e7anta klasike si Abigail&#8217;s Party [Gostia e Ebigejl\u00ebs] nga Mike Leigh &#8211; ndoshta dit\u00eb m\u00eb t\u00eb ndritura po e presin k\u00ebt\u00eb format.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb 60 vjet distanc\u00eb, si Black Mirror ashtu edhe Out of the Unknown kan\u00eb pasur nj\u00eb ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor &#8211; duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb imagjinojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb ende nuk jemi b\u00ebr\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duke komentuar mbi t\u00eb tashmen. E ardhmja, si\u00e7 e theksojn\u00eb mjesht\u00ebrisht, ka qen\u00eb gjithmon\u00eb tani. \/<em>P\u00ebrktheu: Telegrafi<\/em>\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb peizazh t\u00eb mbipopulluar televiziv, pak seri kan\u00eb krijuar nj\u00eb vend kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sa Black Mirror [Pasqyra e zez\u00eb] &#8211; seriali antologjik fantastiko-skencor i Netflix-it, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga drama t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb pavarura t\u00eb cilat trajtojn\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb modernitetit dhe t\u00eb p\u00ebrparimit teknologjik. Por, ndon\u00ebse mund t\u00eb duket krejt ndryshe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1151386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[284,1528],"tags":[],"class_list":["post-1151381","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","category-prospect"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1151381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1151381"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1151381\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1151386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1151381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1151381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1151381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}