{"id":1157440,"date":"2025-11-03T12:04:45","date_gmt":"2025-11-03T11:04:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1157440"},"modified":"2025-11-03T12:05:17","modified_gmt":"2025-11-03T11:05:17","slug":"goditje-e-grupeve-kriminale-asgjesim-bimesh-narkotike-e-konfiskime-pasurish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/goditje-e-grupeve-kriminale-asgjesim-bimesh-narkotike-e-konfiskime-pasurish\/","title":{"rendered":"Goditje e grupeve kriminale, asgjesim bim\u00ebsh narkotike e konfiskime pasurish"},"content":{"rendered":"<p><strong>Policia e Shtetit ka publikuar bilancin p\u00ebr muajin tetor. Sipas policis\u00eb, jan\u00eb mbi 500 persona t\u00eb arrestuar p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale.<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacioneve t\u00eb zhvilluara, jan\u00eb sekuestruar arm\u00eb zjarri, drog\u00eb si dhe jan\u00eb konfiskuar pasuri.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Si rezultat i pun\u00ebs intensive t\u00eb kryer gjat\u00eb muajit tetor:<\/p>\n<p>U finalizuan 110 operacione policore, 24 prej tyre n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt, p\u00ebr lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar;<\/p>\n<p>U vun\u00eb n\u00eb pranga 572 shtetas, t\u00eb dyshuar p\u00ebr vepra penale t\u00eb ndryshme;<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi intensiv i Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe mb\u00ebshtetja nga disa projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare, finalizoi nj\u00eb operacion q\u00eb goditi nj\u00eb grup kriminal q\u00eb trafikonte femra nga vendet e Amerik\u00ebs Latine dhe Azis\u00eb Qendrore, me q\u00ebllim shfryt\u00ebzimin e tyre p\u00ebr prostitucion, n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Policia e Tiran\u00ebs dhe e Durr\u00ebsit godit\u00ebn 5 raste t\u00eb tjera t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb femrave p\u00ebr prostitucion. Organizator\u00ebt e veprimtaris\u00eb kriminale u vun\u00eb n\u00eb pranga, pasi u zbuluan ambientet ku kryhej veprimtaria, n\u00eb k\u00ebto dy qytete.<\/p>\n<p>U asgj\u00ebsuan 10 300 bim\u00eb narkotike, si dhe u sekuestruan rreth 201 kg kanabis, 8 pako kanabis n\u00eb trajt\u00eb xhelatine, rreth 2 kg kokain\u00eb, dhjet\u00ebra doza t\u00eb k\u00ebtyre l\u00ebnd\u00ebve dhe t\u00eb heroin\u00ebs;<\/p>\n<p>Policia e Tiran\u00ebs zhvilloi operacionin \u201cQuality\u201d, p\u00ebr goditjen e nj\u00eb rasti t\u00eb trafikimit nga Tajlanda, t\u00eb 61 kg kanabis me p\u00ebrqindje t\u00eb lart\u00eb THC-je, q\u00eb u sekuestrua n\u00eb aeroportin e Rinasit, dhe operacionin \u201cKombinimi\u201d, gjat\u00eb t\u00eb cilit u zbulua nj\u00eb banes\u00eb ku kultivoheshin bim\u00eb narkotike, me llamba, si dhe u sekuestrua nj\u00eb arsenal arm\u00ebsh shp\u00ebrthyese.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacioneve \u201cImprovizimi\u201d dhe \u201cProcessing\u201d u zbuluan n\u00eb dy fshatra, n\u00eb Kruj\u00eb dhe n\u00eb Mirdit\u00eb, 2 parcela ku ishin kultivuar bim\u00eb narkotike kanabis dhe 2 ambiente ku thaheshin bim\u00ebt narkotike dhe p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr shitje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit tetor jan\u00eb sekuestruar 57 arm\u00eb zjarri (5 prej tyre me snajper), 4 silenciator\u00eb, 16 arm\u00eb gjahu\/sportive, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 4 kall\u00ebpe tritol, 7 fitila detonator\u00eb, granata dhe ndez\u00ebs p\u00ebr to, 35 arm\u00eb t\u00eb ftohta, pajisje p\u00ebr shp\u00ebrthim n\u00eb distanc\u00eb, pajisje p\u00ebr bllokimin e val\u00ebve dhe pajisje gjurmuese, veshje dhe mjete pune si t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Tiran\u00ebs finalizoi me sukses nj\u00eb operacion p\u00ebr parandalimin e ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnda kriminale q\u00eb mund t\u00eb kryheshin me arm\u00eb zjarri. Gjat\u00eb operacionit u zbulua nj\u00eb baz\u00eb me nj\u00eb arsenal t\u00eb madh arm\u00ebsh dhe municioni luftarak.<\/p>\n<p>Policia e Elbasanit, gjat\u00eb operacionit t\u00eb koduar \u201cFast\u201d, kapi n\u00eb nj\u00eb lokal n\u00eb Bradashesh, 14 shtetas me rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt posedonin aty dhe n\u00eb banesa, arm\u00eb zjarri, veshje si t\u00eb Policis\u00eb dhe arm\u00eb t\u00eb ftohta.<\/p>\n<p>2 shtetas m\u00eb rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore, u kap\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb dhe u vun\u00eb n\u00eb pranga nga strukturat e specializuara t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, gjat\u00eb operacioneve \u201cGhosts\u201d dhe \u201cIdentikiti\u201d.<\/p>\n<p>Strukturat p\u00ebr hetimin e krimeve ekonomike zbuluan n\u00eb Tiran\u00eb:<br \/>\n-1 spital privat ku kryheshin krime ekonomike dhe krime kund\u00ebr sh\u00ebndetit, pasi p\u00ebrdoreshin produkte t\u00eb ndaluara dhe nuk deklaroheshin fitimet. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cBilanci\u201d, u sekuestrua spitali n\u00eb Zog t\u00eb Zi (objekt me vler\u00eb rreth 3 milion\u00eb euro);<br \/>\n-1 klinik\u00eb dentare ku kryhej evazion fiskal dhe sh\u00ebrbehej me produkte t\u00eb skaduara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt u sekuestruan produkte t\u00eb skaduara, pa fatura zhdoganimi, me vler\u00eb rreth 100 000 euro;<br \/>\n-1 subjekt (call center) ku mashtroheshin qytetar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb bursa fiktive. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit \u201cSCAMS\u201d u sekuestruan 106 710 euro, 700 000 lek\u00eb, 51 nj\u00ebsi kompjuterike dhe 14 celular\u00eb.<\/p>\n<p>Strukturat e DVP Lezh\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb 2 vendimeve t\u00eb GJKKO-s\u00eb, konfiskuan 20 pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb qarkun Lezh\u00eb (sip\u00ebrfaqe toke), n\u00eb total 98 525 m2, t\u00eb p\u00ebrfituara nga veprimtari kriminale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja e menj\u00ebhershme e Policis\u00eb parandaloi p\u00ebrshkall\u00ebzimin e konflikteve me arm\u00eb, me mjete prer\u00ebse apo konflikte n\u00eb familje, n\u00eb 6 raste;<\/p>\n<p>Si rezultat i hetimeve profesionale, u zbardh\u00ebn 12 ngjarje kriminale, si: vrasje, tentativ\u00eb p\u00ebr vrasje, plagosje, djegie automjeti, v\u00ebnie l\u00ebnde plas\u00ebse n\u00eb nj\u00eb subjekt dhe kanosje me q\u00ebllim dh\u00ebnies e parave;<\/p>\n<p>Strukturat p\u00ebr hetimin e krimeve ekonomike, n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat e Policis\u00eb Kufitare, kan\u00eb goditur 12 raste t\u00eb kontraband\u00ebs dhe t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb parave, n\u00eb kufi. U sekuestruan mallra me vler\u00eb rreth 56 milion\u00eb euro dhe 155 000 euro t\u00eb padeklaruara.<\/p>\n<p>U finalizuan 5 operacione p\u00ebr goditjen e dh\u00ebnies ndihm\u00eb emigrant\u00ebve, p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve. 2 prej tyre u zhvilluan n\u00eb port Durr\u00ebs, ku u kap\u00ebn t\u00eb fshehur n\u00eb kamion\u00eb, 8 shtetas q\u00eb synonin t\u00eb kalonin ilegalisht n\u00eb Itali, 2 nga t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, u finalizuan:<br \/>\n-25 operacione kund\u00ebr vjedhjes;<br \/>\n-5 operacione kund\u00ebr organizimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit;<br \/>\n-1 operacion n\u00eb favor t\u00eb siguris\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>U godit\u00ebn 160 raste t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe 6 raste raste t\u00eb gjuetis\u00eb s\u00eb paligjshme. U bllokuan 7 arm\u00eb gjahu dhe municion p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Rrugore, t\u00eb pajisura me mjete bashk\u00ebkohore, kan\u00eb vijuar kontrollet n\u00eb t\u00eb gjitha akset e vendit, me q\u00ebllim konstatimin e shkeljeve rrugore q\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr:<br \/>\n-jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga 204 drejtues mjetesh, nga t\u00eb cil\u00ebt 145 p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe 59 p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi;<br \/>\n-jan\u00eb pezulluar 283 leje drejtimi, p\u00ebr tejkalim t\u00eb normave t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb, drejtim mjeti n\u00ebn ndikimin e alkoolit apo p\u00ebr shkelje t\u00eb tjera t\u00eb Kodit Rrugor, p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohet kjo mas\u00eb;<br \/>\n-jan\u00eb v\u00ebn\u00eb 14 018 masa administrative p\u00ebr shpejt\u00ebsi mbi norm\u00ebn e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes s\u00eb drejtimit. N\u00eb k\u00ebto raste, drejtuesit e automjeteve kan\u00eb paguar dyfishin e gjob\u00ebs maksimale dhe jan\u00eb penalizuar me zbritje nga 6 deri n\u00eb 12 pik\u00eb nga leja e drejtimit.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb Kufitare kan\u00eb intensifikuar kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshm\u00ebrive n\u00eb kufi dhe tentativave p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Iu dha ndihm\u00eb n\u00eb det, n\u00eb zonat turistike e malore, 15 shtetasve, kryesisht turist\u00eb e vizitor\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb kishin mbetur t\u00eb bllokuar, rrezikoheshin nga dallg\u00ebt apo kishin humbur orientimin p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb destinacion.<\/p>\n<p>N\u00eb pikat e kalimit kufitar, jan\u00eb evidentuar dhe goditur:<br \/>\n-51 raste t\u00eb kalimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufijve;<br \/>\n-14 raste t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kaluar kufijt\u00eb me dokumente false;<br \/>\n-11 raste t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb shumave t\u00eb parave;<br \/>\n-10 raste t\u00eb kontraband\u00ebs s\u00eb mallrave;<br \/>\n-6 raste t\u00eb trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike;<br \/>\n-4 raste t\u00eb trafikimit t\u00eb mjeteve motorike.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=315&#038;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1393721638983900%2F&#038;show_text=true&#038;width=560&#038;t=0\" width=\"560\" height=\"430\" style=\"border:none;overflow:hidden\" scrolling=\"no\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"true\" allow=\"autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share\" allowFullScreen=\"true\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit ka publikuar bilancin p\u00ebr muajin tetor. Sipas policis\u00eb, jan\u00eb mbi 500 persona t\u00eb arrestuar p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale. Gjat\u00eb operacioneve t\u00eb zhvilluara, jan\u00eb sekuestruar arm\u00eb zjarri, drog\u00eb si dhe jan\u00eb konfiskuar pasuri. Njoftimi i plot\u00eb: Si rezultat i pun\u00ebs intensive t\u00eb kryer gjat\u00eb muajit tetor: U finalizuan 110 operacione policore, 24 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1157457,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1157440","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1157440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1157440"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1157440\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1157457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1157440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1157440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1157440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}