{"id":1162186,"date":"2025-11-14T23:36:57","date_gmt":"2025-11-14T22:36:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1162186"},"modified":"2025-11-14T23:37:13","modified_gmt":"2025-11-14T22:37:13","slug":"cfare-duhet-te-dini-per-semundjet-autoimune-kush-rrezikohet-dhe-pse-trajtimi-mbetet-sfide","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/cfare-duhet-te-dini-per-semundjet-autoimune-kush-rrezikohet-dhe-pse-trajtimi-mbetet-sfide\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb dini p\u00ebr s\u00ebmundjet autoimune, kush rrezikohet dhe pse trajtimi mbetet sfid\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shkenc\u00ebtar\u00ebt po vijojn\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr shkaqet dhe trajtimet e mundshme t\u00eb s\u00ebmundjeve autoimune, t\u00eb cilat prekin miliona njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sistemi imunitar, i krijuar p\u00ebr t\u00eb luftuar infeksionet dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trupin, n\u00eb disa raste kthehet kund\u00ebr vetes duke sulmuar qelizat dhe indet tona.<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb jan\u00eb s\u00ebmundjet autoimune?<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.euronews.com\/health\/2025\/11\/14\/what-to-know-about-autoimmune-diseases-whos-at-risk-and-why-treatment-is-so-hard\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">S\u00ebmundjet autoimune<\/a> jan\u00eb s\u00ebmundje kronike q\u00eb mund t\u00eb variojn\u00eb nga t\u00eb lehta deri te k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr jet\u00ebn. Mbi 100 lloje t\u00eb ndryshme prekin pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit. Artriti reumatoid dhe artriti psoriatik prekin ky\u00e7et, s\u00ebmundja Sj\u00f6gren shkakton tharje t\u00eb syve dhe goj\u00ebs, myoziti dhe miyastenia gravis dob\u00ebsojn\u00eb muskujt, nd\u00ebrsa lupus shkakton simptoma t\u00eb larmishme, q\u00eb variojn\u00eb nga skuqja karakteristike n\u00eb fytyr\u00eb deri te d\u00ebmtimi i veshkave, mushk\u00ebrive dhe zemr\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00ebmundjet autoimune shpesh shfaqin \u201cflare\u201d t\u00eb papritur, edhe kur pacienti ka qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse diagnostikimi \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shumica fillojn\u00eb me simptoma t\u00eb paqarta, t\u00eb cilat shfaqen dhe zhduken ose ngjajn\u00eb me s\u00ebmundje t\u00eb tjera. Disa s\u00ebmundje, si artriti reumatoid dhe Sj\u00f6gren, p\u00ebrve\u00e7 ky\u00e7eve mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb edhe organet kryesore. Diagnostikimi k\u00ebrkon disa analiza, p\u00ebrfshir\u00eb testet e gjakut p\u00ebr antitrupat autoimun\u00eb, si dhe p\u00ebrjashtimin e shkaqeve t\u00eb tjera. N\u00eb shum\u00eb raste duhen vite dhe disa vizita te mjek\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm derisa t\u00eb vendoset diagnoza e duhur.<\/p>\n<p><strong>Si \u201c\u00e7rregullohet\u201d sistemi imunitar<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi imunitar funksionon si nj\u00eb ushtri e organizuar, e aft\u00eb t\u00eb dalloj\u00eb qelizat e trupit nga rreziqet e jashtme. Kur ky mekaniz\u00ebm dallues d\u00ebshton, qelizat imune nisin t\u00eb sulmojn\u00eb trupin. N\u00ebse trupi nuk arrin ta korrigjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cgabim\u201d, s\u00ebmundja autoimune zhvillohet gradualisht.<\/p>\n<p>Shkaku shpesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim gjenesh dhe shkaktar\u00ebsh mjedisor\u00eb<\/p>\n<p>Shumica e s\u00ebmundjeve autoimune nuk nisin nga nj\u00eb mutacion i vet\u00ebm, por nga predispozita gjenetike e nd\u00ebrthurur me nj\u00eb shkaktar t\u00eb jasht\u00ebm, si infeksionet, ndotja apo duhani. Studiuesit po analizojn\u00eb molekulat q\u00eb nxisin reagimin autoimun. Nj\u00eb shembull jan\u00eb neutrofilet, qelizat e para q\u00eb reagojn\u00eb ndaj infeksioneve, t\u00eb cilat kur b\u00ebhen tep\u00ebr aktive mund t\u00eb nisin procese inflamatore q\u00eb \u00e7ojn\u00eb te lupus ose artriti reumatoid.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb virus i lidhur me lupus<\/strong><\/p>\n<p>Virusi Epstein-Barr, q\u00eb infekton pothuajse t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit deri n\u00eb mosh\u00ebn e rritur, ka rezultuar nj\u00eb faktor ky\u00e7 q\u00eb mund t\u00eb nxis\u00eb skleroz\u00ebn multiple. K\u00ebrkimet e reja e lidhin at\u00eb edhe me lupus. Studiues t\u00eb Universitetit Stanford kan\u00eb zbuluar se virusi mund t\u00eb \u201cfshihet\u201d n\u00eb disa qeliza B dhe her\u00eb pas here t\u2019i shtyj\u00eb ato n\u00eb nj\u00eb gjendje inflamatore q\u00eb mund t\u00eb nis\u00eb zinxhirin autoimun. Megjithat\u00eb, shumica e njer\u00ebzve t\u00eb infektuar nuk zhvillojn\u00eb lupus, \u00e7ka tregon se duhen edhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Grat\u00eb, m\u00eb t\u00eb rrezikuarat<\/strong><\/p>\n<p>Rreth 80% e pacient\u00ebve me s\u00ebmundje autoimune jan\u00eb gra, shpesh t\u00eb reja. Hormonet, si dhe fakti q\u00eb grat\u00eb kan\u00eb dy kromozome X, konsiderohen faktor\u00eb q\u00eb rrisin rrezikun. Disa studime sugjerojn\u00eb se m\u00ebnyra si trupat fem\u00ebror\u00eb \u201c\u00e7aktivizojn\u00eb\u201d kromozomin shtes\u00eb X mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb prirje. Por edhe burrat preken, sidomos nga disa s\u00ebmundje t\u00eb rralla si sindroma VEXAS, e zbuluar n\u00eb vitin 2020, q\u00eb prek kryesisht meshkuj mbi 50 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Rreziku \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb edhe p\u00ebr disa grupe etnike: lupus \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrhapur te grat\u00eb me origjin\u00eb afrikane dhe hispanike, nd\u00ebrsa skleroza multiple \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zakonshme te popullsit\u00eb e Europ\u00ebs Veriore.<\/p>\n<p><strong>Trajtimi mbetet sfid\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Tregu global i trajtimeve p\u00ebr s\u00ebmundjet autoimune vler\u00ebsohet n\u00eb 100 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit dhe trajtimi zakonisht \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Dikur, mjek\u00ebt kishin pak opsione p\u00ebrve\u00e7 steroideve dhe ila\u00e7eve q\u00eb dob\u00ebsonin imunitetin, t\u00eb cilat rrisnin rrezikun e infeksioneve dhe kancerit.<\/p>\n<p>Sot ekzistojn\u00eb trajtime m\u00eb t\u00eb synuara, por shpesh mjekimi \u00ebsht\u00eb proces \u201cprove dhe gabimi\u201d. Shpresa e re jan\u00eb terapit\u00eb q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb riedukojn\u00eb sistemin imunitar. Nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb premtueset \u00ebsht\u00eb terapia CAR-T, e p\u00ebrdorur fillimisht n\u00eb trajtimin e kancerit, e cila fshin qelizat B \u2013 si ato t\u00eb sh\u00ebndetshme edhe ato problematike \u2013 me q\u00ebllimin q\u00eb qelizat e reja t\u00eb rigjeneruara t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb rregulluara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr qasje \u00ebsht\u00eb zbulimi dhe trajtimi i hersh\u00ebm i s\u00ebmundjeve autoimune, p\u00ebrpara se t\u00eb shfaqen simptomat. Ky model \u00ebsht\u00eb inkurajuar nga nj\u00eb ila\u00e7 i ri q\u00eb vonon shfaqjen e diabetit t\u00eb tipit 1.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, kjo periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb premtueset p\u00ebrgjat\u00eb dekadave p\u00ebr fush\u00ebn e autoimunitetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt po vijojn\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr shkaqet dhe trajtimet e mundshme t\u00eb s\u00ebmundjeve autoimune, t\u00eb cilat prekin miliona njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Sistemi imunitar, i krijuar p\u00ebr t\u00eb luftuar infeksionet dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur trupin, n\u00eb disa raste kthehet kund\u00ebr vetes duke sulmuar qelizat dhe indet tona. \u00c7far\u00eb jan\u00eb s\u00ebmundjet autoimune? S\u00ebmundjet autoimune jan\u00eb s\u00ebmundje kronike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1162187,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-1162186","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1162186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1162186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1162186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1162187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1162186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1162186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1162186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}