{"id":11667,"date":"2019-03-28T19:05:10","date_gmt":"2019-03-28T18:05:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=11667"},"modified":"2019-03-28T19:05:10","modified_gmt":"2019-03-28T18:05:10","slug":"thellohet-skandali-ne-drenas-kush-jane-personat-tjere-qe-po-hetohen-per-abuzim-me-te-mituren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/thellohet-skandali-ne-drenas-kush-jane-personat-tjere-qe-po-hetohen-per-abuzim-me-te-mituren\/","title":{"rendered":"Thellohet skandali n\u00eb Drenas \u2013 Kush jan\u00eb personat tjer\u00eb q\u00eb po hetohen p\u00ebr abuzim me t\u00eb mitur\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lista e personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr abuzim seksual me t\u00eb mitur\u00ebn A.G nga Drenasi pritet t\u00eb rritet. Tashm\u00eb Prokuroria e Prishtin\u00ebs e IPK kan\u00eb zgjeruar pist\u00ebn e hetimeve, nd\u00ebrkaq, dyshimet jan\u00eb se t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rast jan\u00eb disa polic\u00eb tjer\u00eb e nj\u00eb m\u00ebsues nga Drenasi.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Megjithat\u00eb, ende nuk dihet se kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb i gjith\u00eb procesi i hetimeve.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesi, pastaj polici hetues, e m\u00eb pas edhe avokati, e si duket lista e atyre q\u00eb kan\u00eb abuzuar seksualisht me at\u00ebher\u00eb t\u00eb mitur\u00ebn A.G nga Drenasi nuk do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me kaq.<br \/>\nPo b\u00ebhen gati dy muaj prej kur opinioni u trondit nga historia e A.G nga Komuna e Drenasit, e cila dyshohet s\u00eb \u00ebsht\u00eb abuzuar seksualisht nga profesori Shk\u00eblzen Xhekaj e m\u00eb pas edhe nga polici hetues, Vesel Veseli te i cili e nj\u00ebjta ishte drejtuar p\u00ebr t\u00eb raportuar Xhekajn.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebta dyshohet se e kishin shantazhuar vajz\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme e se kishin abuzuar seksualisht me t\u00eb, madje, e nj\u00ebjta ishte detyruar edhe q\u00eb t\u00eb abortoj.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht pasi q\u00eb rasti u b\u00eb publik p\u00ebrmes mediave, u arrestua edhe avokati Gazmend Halilaj, i cili e kishte raportuar rastin, edhe ky n\u00ebn dyshimet se kishte keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare, kishte keqp\u00ebrdorur seksualisht t\u00eb mitur\u00ebn duke keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn zyrtare apo profesionin dhe p\u00ebr frik\u00ebsim gjat\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Por, t\u00eb tre k\u00ebta, e edhe mjeku i cili i kreu abortin vajz\u00ebs si duket nuk do t\u00eb mbeten t\u00eb vetmit t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rast.<\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb i ka konfirmuar Gazet\u00ebs Express se pista e hetimeve e personave t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb po dyshohen p\u00ebr rastin e Drenasit \u00ebsht\u00eb zgjeruar, nd\u00ebrkaq, kan\u00eb shtuar se dosja do ende koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfunduar.<br \/>\nSipas disa burimeve mir\u00eb t\u00eb informuara, n\u00eb llup\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb jan\u00eb edhe disa polic\u00eb t\u00eb Stacionit Policor n\u00eb Drenas, nd\u00ebrkaq, dyshohet edhe p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsues q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kryer vepr\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Inspektorati i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs tash e nj\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb duke hetuar k\u00ebta persona, madje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin nuk ka informuar as zyrtar\u00eb t\u00eb Policis\u00eb e k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb mbetur jasht\u00eb hetimeve edhe pse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur se p\u00ebr sa zyrtar\u00eb policor b\u00ebhet fjal\u00eb.<br \/>\nSe nuk kan\u00eb informacione se \u00e7ka ka ndodhur me t\u00eb dyshuarit nga Policia e Kosov\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur dje para komisionit Parlamentar p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Brendshme dhe Siguri edhe drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Rashit Qalaj.<\/p>\n<p>Edhe zyrtar\u00eb t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Drenasit jan\u00eb t\u00eb informuar se ka t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb kryetari i Komun\u00ebs, Ramiz Lladrovci ka konfirmuar k\u00ebt\u00eb informacion, e kishte deklaruar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb iu ishte drejtuar edhe prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQarkullojn\u00eb informacione q\u00eb ka edhe njer\u00ebz tjer\u00eb t\u00eb implikuar t\u00eb abuzimit seksual me vajz\u00ebn dhe ka informacione q\u00eb ka edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs tjer\u00eb. Ne i kemi shkruar prokurorit, ju lutem n\u00eb rast se jeni duke kryer hetime ndaj nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi tjet\u00ebr, na informoni q\u00eb t\u2019i nd\u00ebrmarrim masat q\u00eb imazhi i shkollave tona t\u00eb mos luhatet dhe ti marrim masat karshi ligjit\u201d, u deklarua ai.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani polici hetues, Vesel Veseli, arsimtari Shk\u00eblzen Xhekaj, Gjinekologu Fehmi Ahmeti e avokati Gazmend Halilaj jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn pranga p\u00ebr rastin, e lista e atyre q\u00eb kishin pasur informacione me p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve pritet t\u00eb rritet.<\/p>\n<p><strong>Si kishte nisur historia<\/strong><\/p>\n<p>Historia e vajz\u00ebs kishte nisur n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2016\u2019t\u00eb. At\u00ebher\u00eb A.G (em\u00ebr i njohur p\u00ebr redaksin\u00eb), kishte filluar t\u00eb fliste p\u00ebrmes Facebook\u2019ut me profesorin Shkelzen Xhekajn t\u00eb cilin e kishte edhe fqinj, por, q\u00eb i nj\u00ebjti jepte m\u00ebsim edhe n\u00eb shkoll\u00ebn ku m\u00ebsonte vajza.<\/p>\n<p>T\u00eb dy k\u00ebta pas nj\u00eb komunikimi q\u00eb kishin pasur nj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmes Facebook-ut kishin vazhduar edhe t\u00eb takoheshin, e krejt kjo kishte zgjatur nj\u00eb vit e gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Profesori i kishte premtuar vajz\u00ebs q\u00eb do t\u00eb martohej me t\u00eb, pasi q\u00eb e nj\u00ebjta t\u00eb kryente shkoll\u00ebn, por, situata kishte ndryshuar pak muaj m\u00eb von\u00eb, e pastaj vajza kishte vendosur q\u00eb p\u00ebr rastin t\u00eb drejtohej p\u00ebr n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Shk\u00eblzen Xhekaj kishte angazhuar si avokat Gazmend Halilaj, nd\u00ebrkaq, vajza rastin do ta raportonte te polici hetues, Vesel Veseli q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb abuzonte me t\u00eb e do ta shantazhonte p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs vajza do t\u00eb mbetej edhe shtatz\u00ebn\u00eb e do t\u00eb detyrohej t\u00eb abortonte.<\/p>\n<p>A.G kishte rr\u00ebfyer para prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rastin e m\u00eb von\u00eb i kishte t\u00ebrhequr deklaratat, nd\u00ebrkaq, p\u00ebr Xhekajn nuk kishin vazhduar hetimet. At\u00ebher\u00eb do t\u00eb fillonte edhe abuzimi nga Vesel Veseli.<\/p>\n<p>Dyshimet jan\u00eb se avokati Gazmend Halilaj e kishte shfryt\u00ebzuar rastin, gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte avokat i t\u00eb dyshuarit Xhekaj p\u00ebr t\u00eb krijuar af\u00ebrsi me vajz\u00ebn at\u00ebher\u00eb t\u00eb mitur, e me t\u00eb ka edhe dyshime se kishte filluar edhe raporte dashurie.<\/p>\n<p>T\u00eb mitur\u00ebn, Halilaj dyshohet se e ka shtyr\u00eb q\u00eb t\u2019i denoncoj\u00eb edhe personat e tjer\u00eb p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet seksuale q\u00eb ia kishin b\u00ebr\u00eb asaj.<\/p>\n<p>Polici Vesel Veseli e profesori Shk\u00eblzen Xhekaj po vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten n\u00eb paraburgim, nd\u00ebrkaq, avokatit Gazmend Halilaj, iu \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar masa n\u00eb burgim sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Rasti i Drenasit ka tronditur opinionin n\u00eb vend, e n\u00eb disa komuna jan\u00eb organizuar edhe protesta duke e d\u00ebnuar at\u00eb se \u00e7ka kishte ndodhur si dhe duke k\u00ebrkuar q\u00eb fajtor\u00ebt t\u00eb vihen n\u00ebn pranga.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lista e personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr abuzim seksual me t\u00eb mitur\u00ebn A.G nga Drenasi pritet t\u00eb rritet. Tashm\u00eb Prokuroria e Prishtin\u00ebs e IPK kan\u00eb zgjeruar pist\u00ebn e hetimeve, nd\u00ebrkaq, dyshimet jan\u00eb se t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rast jan\u00eb disa polic\u00eb tjer\u00eb e nj\u00eb m\u00ebsues nga Drenasi. Megjithat\u00eb, ende nuk dihet se kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":11668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-11667","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11667","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11667"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11667\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11667"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11667"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11667"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}