{"id":1170980,"date":"2025-12-08T12:07:49","date_gmt":"2025-12-08T11:07:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1170980"},"modified":"2025-12-09T20:29:11","modified_gmt":"2025-12-09T19:29:11","slug":"nje-histori-e-panjohur-e-prodhimit-ushtarak-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nje-histori-e-panjohur-e-prodhimit-ushtarak-shqiptar\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb histori e panjohur e prodhimit ushtarak shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><strong>M\u00eb 14 prill 1983, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur industria ushtarake shqiptare k\u00ebrkonte zhvillim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe pavar\u00ebsi prodhuese, u themelua nj\u00eb nga strukturat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tekniko\u2013shkencore t\u00eb vendit: Instituti i Studimeve dhe Projektimeve 6.<\/strong><\/p>\n<p>Ai nuk lindi rast\u00ebsisht. Q\u00eb prej viteve 1977, grupe t\u00eb ve\u00e7anta inxhinier\u00ebsh e teknik\u00ebsh ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb uzina dhe reparte ushtarake p\u00ebr t\u00eb zhvilluar arm\u00eb, municione, aparatura komunikimi dhe pajisje strategjike. Instituti thjesht i bashkoi, i konsolidoi dhe i vuri n\u00eb shina t\u00eb reja k\u00ebrkimi.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 1978, me krijimin e sektorit shkencor n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, grupet shkencore kaluan n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb tij duke p\u00ebrfituar nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb e profesional.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1170982\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/WhatsApp-Image-2025-11-28-at-12.07.36-733x550-1.jpeg\" alt=\"\" width=\"733\" height=\"550\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/WhatsApp-Image-2025-11-28-at-12.07.36-733x550-1.jpeg 733w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/WhatsApp-Image-2025-11-28-at-12.07.36-733x550-1-300x225.jpeg 300w\" sizes=\"(max-width: 733px) 100vw, 733px\" \/><\/p>\n<p>Pas viteve k\u00ebrkimore e teknike, u krijua baza e duhur p\u00ebr themelimin e Institutit si qend\u00ebr kryesore e projektimit dhe inovacionit n\u00eb fush\u00ebn ushtarake.<\/p>\n<p><strong>Instituti i Studimeve dhe Projektimeve 6<\/strong><br \/>\nMisioni i Institutit ishte t\u00eb kryente pun\u00eb k\u00ebrkimore\u2013studimore, projektuese dhe eksperimentuese p\u00ebr prodhime t\u00eb reja t\u00eb armatimit, municionit, aparaturave t\u00eb nd\u00ebrlidhjes dhe lokacionit, t\u00eb kimis\u00eb ushtarake, aviacionit, forcave detare dhe mbrojtjes kund\u00ebrajrore.<\/p>\n<p>Po ashtu, Instituti kishte si detyr\u00eb ngritjen e linjave dhe uzinave t\u00eb prodhimit t\u00eb atikujve te rinj luftarak, si edhe projektimin e teknologjise se mir\u00ebmbajtjes se teknik\u00ebs ekzistuese t\u00eb forcave t\u00eb armatosura.<\/p>\n<p>Instituti p\u00ebrb\u00ebhej nga k\u00ebta sektor\u00eb kryesor\u00eb: Armatim\u2013Municion, Elektronik\u00eb dhe Nd\u00ebrlidhje, Kimi, Teknologji, Konstruksion, Laborator teknik dhe Arkiv\u00eb tekniko\u2013shkencore.<\/p>\n<p>\u00c7do sektor plot\u00ebsohej me inxhinier\u00eb dhe teknik\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur sipas aft\u00ebsive profesionale. Pran\u00eb tij funksiononte K\u00ebshilli Shkencor dhe botohej Buletini Shkencor, ku publikoheshin artikuj mbi veprimtarin\u00eb teknike dhe k\u00ebrkimore.<\/p>\n<p>Instituti bashk\u00ebpunonte me katedrat t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe katedrave t\u00eb shkollave ushtarake p\u00ebr tema t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mbi 10 inxhinier\u00eb jepnin leksione n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs e n\u00eb shkollat ushtarake, duke udh\u00ebhequr diploma dhe k\u00ebrkime shkencore.<\/p>\n<p>Projekte t\u00eb shumta u zhvilluan n\u00eb laborator\u00eb dhe uzina ushtarake. P\u00ebr temat ku nuk kishte modele, si psh radio, diegorja e shtimjes te obuzit 122mm apo radio nderlidhje, aparatet e shikimit t\u00eb nat\u00ebs, bango prova p\u00ebr motor\u00ebt e avioneve M19 etj, puna k\u00ebrkimore binte mbi projektimin e ekzemplar\u00ebve, testimin statik dhe qitjet luftarake.<\/p>\n<p>K\u00ebto tema k\u00ebrkonin pun\u00eb k\u00ebrkimore projektuese p\u00ebr hartimin e konstruksionin t\u00eb ekzemplar\u00ebve t\u00eb par\u00eb. Pasi p\u00ebrfundonte projekti konstruktiv p\u00ebr artikujt e rij realizohej prodhimi i ekzemplar\u00ebve t\u00eb par\u00eb n\u00eb seri t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00ebse rezultatet e provave e testeve me qitje luftarake, v\u00ebrtetonin funksionimin e seris\u00eb eksperimentale, aprovohej projekti konstruktiv, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt kur rezultatet e provave e testeve nuk ishin t\u00eb k\u00ebnaqshme vazhdonte puna p\u00ebr permir\u00ebsimin e treguesve t\u00eb ekzemplarit. Pasi miratohej projekti kontruktiv, fillonte puna p\u00ebr hartimin e projekteve teknologjike.<\/p>\n<p>Punimet gjithashtu p\u00ebrfshin\u00eb prodhimin e ekzemplar\u00ebve dhe provat poligonale dhe zhvillimin e linjave t\u00eb plota t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr arritjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishin: 1-(Objekti 100) \u2013 Uzina e prodhimit t\u00eb municioneve ku u projektuan dhe u eksperimentuan municione t\u00eb kalibrave: 37 mm, 57 mm, 75 mm, 85 mm, 100 mm, 122 mm, 152 mm si edhe predha reaktive 107 mm dhe 130 mm.<\/p>\n<p>Punimet gjithashtu p\u00ebrfshin\u00eb prodhimin e shembujve t\u00eb par\u00eb, provat luftarake dhe zhvillimin e linjave t\u00eb plota t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb prodhimit. Gjithashtu arritje tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte dhe (Objekti 300) \u2013 Rigjenerimi i municioneve t\u00eb artileris\u00eb.<\/p>\n<p>U projektua linja e rigjenerimit t\u00eb shtimjeve t\u00eb topave 85 mm fushor dhe municioneve t\u00eb tjera, s\u00eb bashku me makinerit\u00eb dhe pajisjet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Po ashtu u p\u00ebrcaktua vendi i nd\u00ebrtimit t\u00eb Uzinave n\u00eb fshatin P\u00ebllumbas n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb p\u00ebrputhje me standartet e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb disa nga kontributet kryesore sipas uzinave:<br \/>\nUM Gramsh \u2013 U ngrit n\u00eb vitin 1962 dhe filloi prodhimin e pushk\u00ebs Simonova (KSK) me fishek 7,62mm mod 56, dhe m\u00eb pas u ngrit linja e prodhimit t\u00eb automatikut Kalashnikov ASH78, ASH79.<\/p>\n<p>N\u00eb pushk\u00ebn Simonova jan\u00eb realizuar dy p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb vogla: doreza e lev\u00ebs q\u00eb t\u00ebrheq shulin e arm\u00ebs u z\u00ebvend\u00ebsua me form\u00eb rrethore dhe mbulesa e gypit t\u00eb gazit u b\u00eb me mbulim t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Grupet e pun\u00ebs pran\u00eb uzin\u00ebs eksperimentuan kreherin me 20 fisheke p\u00ebr pushk\u00ebn Simonova. Gjithashtu n\u00eb repartin mekanik n\u00eb Bradashesh, q\u00eb varet nga UM Gramsh, inxhinier\u00ebt e Institutit 6 projektuan dhe prodhuan ekzemplar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb automatikut P84 me fishek 9x19mm.<\/p>\n<p>Uzina e Mjeksit Elbasan \u2013 N\u00eb vitin 1962 u ngrit uzina p\u00ebr prodhimin e amonit, dinamitit p\u00ebr nevojat e ushtris\u00eb dhe minjerave.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb uzin\u00eb u instalua linja e importuara t\u00eb prodhimit t\u00eb tritolit, linja e prodhimit t\u00eb heksongjenit\/hekzotol, linja e nitroglycerin\u00ebs, linja e barutit nj\u00eb baz\u00eb dhe dy baz\u00eb, k\u00ebsisoj u b\u00eb e mundur q\u00eb prodhimi i municione t\u00eb realizohej me cik\u00ebl t\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Kombinati Mekanik Poli\u00e7an \u2013 N\u00eb vitin 1967 u ngrit KM Poli\u00e7an, ku mor\u00ebn jet\u00eb linjat e prodhimit t\u00eb fishekut 7,62mm mod 56, linja e prodhimit t\u00eb granat\u00ebs s\u00eb dor\u00ebs ofensive dhe difensive, minat KT, minat KK, kapsolla detonatore KD8.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb filluan linjat e prodhimit t\u00eb shtimjeve t\u00eb mortaj\u00ebs 60mm, 82mm, 107mm, 120mm dhe 160mm realizuar dor\u00eb dor\u00eb. P\u00ebr kompletimin e predh\u00ebs s\u00eb mortaj\u00ebs me diegore, u hartuan projektet e konstruksionit t\u00eb diegores dhe u prodhuan ekzemplar\u00ebt e par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kaluan me sukses provat statike dhe t\u00eb qitjes luftarake.<\/p>\n<p>M\u00eb pas p\u00ebrfundoi teknologjia e prodhimit dhe projekt-ideja teknologjike. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht u projektuan dhe u prodhuan makinerit\u00eb dhe pajisjet, disa prej t\u00eb cilave u importuan, \u00e7ka \u00e7oi n\u00eb ngritjen e uzin\u00ebs s\u00eb diegoreve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe grupet e pun\u00ebs projektuan fishekun 7,62mm mod 53 dhe prodhuan serit\u00eb eksperimentale. Provat e qitjes me k\u00ebta fishek\u00eb dhan\u00eb rezultat t\u00eb mir\u00eb gj\u00eb q\u00eb solli miratimin e projektit konstruktiv. Puna projektuese b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb ngrihet linja e prodhimit t\u00eb fishekut 7,62mm mod 53.<\/p>\n<p>Grupi i pun\u00ebs i ISP6, pas nj\u00eb pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, hartoi vizatimet e konstruksioneve t\u00eb fishek\u00ebve 12,7mm e 14,5mm dhe eksperimentoi prodhimin n\u00eb seri t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb dol\u00eb me sukses.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj u hartua projekti tekonologjik si dhe u projektuan dhe prodhuan makineri dhe paisje t\u00eb nevojshme, disa prej t\u00eb cilave u importuan, duke mund\u00ebsuar ngritjen e linj\u00ebs s\u00eb prodhimit n\u00eb seri t\u00eb fishek\u00ebve 12,7mm dhe 14,5mm.<\/p>\n<p>Punime t\u00eb tjera p\u00ebrfshijn\u00eb studimi p\u00ebr prodhimin e g\u00ebzhojave t\u00eb fishekut 7,62mm mod 53 prej llamarine celiku, studimi p\u00ebr hartimin e projekteve konstruktuktive p\u00ebr bombat e aviacionit 100kg, 250kg, minave detare t\u00eb vogla, t\u00eb mesme dhe t\u00eb medha, si dhe bombat e thell\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb uzin\u00ebn e Lokacionit &amp; Nd\u00ebrlidhjes u ngrit\u00ebn grupet e pun\u00ebs shkencore p\u00ebr studimin, projektimin dhe eksperimentimin e aparaturave dhe paisjeve t\u00eb reja p\u00ebr nevojat e ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Disa arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb projektim ishin: radiostacioni i hallk\u00ebs batalion-kompani-tog\u00eb, prodhuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me URT Durr\u00ebs; radiostacioni i hallk\u00ebs brigade-batalion; radiostacioni-tog\u00eb-skuad\u00ebr; centralet telefonike 10 numra, 40 numra dhe aparati telefonik; sintetizatori i frekuenc\u00ebs, aparatura e dend\u00ebsimit telefonik, dinamo e dor\u00ebs p\u00ebr ushqimin elektrik t\u00eb aparatur\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrlidhjes etj.<\/p>\n<p>N\u00eb uzin\u00ebn Kimike grupet e pun\u00ebs shkencore u krijuan n\u00eb vitin 1976. Ato studjuan, projektuan dhe eksperimentuan prodhimin e kund\u00ebrgazit p\u00ebr popullat\u00ebn.<\/p>\n<p>Pasi u hartua teknologjia e prodhimit, u projektuan makinerit\u00eb dhe paisjet e linj\u00ebs. Nj\u00ebherazi u hartua projekti nd\u00ebrtimor i uzin\u00ebs ku do t\u00eb vendoseshin linjat e prodhimit. U shtua detyra p\u00ebr projektimin e kund\u00ebrgazit p\u00ebr popullat\u00ebn, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb lindurit.<\/p>\n<p>U ngrit linja e prodhimit t\u00eb qymyrit t\u00eb granuluar, u projektuan filtrat e vend strehimeve, mjeteve, tymuese, paket\u00ebs individuale kund\u00ebrkimike si dhe prodhimi i bateris\u00eb ampule.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim dhe projektim i suksesh\u00ebm ishte prodhmini i bateris\u00eb s\u00eb n\u00ebndet\u00ebsve.<\/p>\n<p>N\u00eb uzin\u00ebn e Artileris\u00eb \u2013 Grupet e pun\u00ebs u ngrit\u00ebn n\u00eb vitin 1977. Ato kryen studimin dhe projektimin e konstruksionit t\u00eb predh\u00ebs reaktive 107mm dhe 130mm.<\/p>\n<p>U prodhuan ekzemplar\u00ebt e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dy predha dhe u testuan me qitje luftarake q\u00eb dol\u00ebn me rezultate t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>U projektua granata me diegore p\u00ebr hedhje me pushk\u00eb. Prodhimi eksperimental u b\u00eb me derdhje precize n\u00eb Uzinen Traktori, dhe rezultoi i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb uzin\u00ebn e Aviacionit u ngrit\u00ebn grupet e pun\u00ebs p\u00ebr projektimin e teknologjis\u00eb s\u00eb riparimit t\u00eb avionit MG21. U projektuan dhe prodhuan t\u00eb gjitha stendat e paisjeve t\u00eb nevojshme t\u00eb linj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb detyr\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe e v\u00ebshtir\u00eb ishte edhe studimi dhe projektimi i bangos s\u00eb prov\u00ebs s\u00eb motorit t\u00eb riparuar MG21, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk kishte model; megjithat\u00eb kjo detyr\u00eb u realizua me sukses nga inxhinier\u00ebt dhe teknik\u00ebt e grupit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa uzina Mekanike (Autoraparti) sh\u00ebrbente p\u00ebr riparimin e automjeteve dhe agregateve t\u00eb ushtris\u00eb. Grupet e pun\u00ebs jan\u00eb ngritur n\u00eb vitin 1978 dhe kan\u00eb projektuar dhe eksperimentuar dy ekzemplar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb motor-gjeneratorit tip LL6\/3.<\/p>\n<p>Motori ishte kat\u00ebr koh\u00ebsh me dy cilindra me kapacitet 6KF (kuajfuqi). Prodhimi i tyre u b\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me industrin\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>Nga grupet e pun\u00ebs u kopjuan dy freza alpine p\u00ebr hapjen e tuneleve me diamater 12metra, t\u00eb cilat u prodhuan me sukses dhe sh\u00ebrbyen n\u00eb hapjen e tuneleve.<\/p>\n<p>Uzina e Xhenj\u00ebs ishte e angazhuar n\u00eb projektimin dhe eksperimentimin e shkreh\u00ebsit t\u00eb minave kundertank, prodhimin n\u00eb seri i shkreh\u00ebsit kimik me veprim t\u00eb ngadalt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pun\u00eb ishte linja per prodhimin e elektrodetonatorve 0.7 seconda, e ndez\u00ebsave me f\u00ebrkim, te elektrodenatoreve me veprim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po keshtu jan\u00eb projektuar sacmahedh\u00ebsi i r\u00ebnd\u00eb i xhenjos, flak\u00ebhedhesi me predh\u00eb reaktive q\u00eb l\u00ebshohen nga instalime t\u00eb l\u00ebvizshme.<\/p>\n<p>Instituti, deri n\u00eb mbylljen e tij, arriti t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb dokumentacion teknik dhe shkencor t\u00eb vyer p\u00ebr sektorin e mbrojtjes shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb arkiv\u00ebn ushtarake gjendet sot nj\u00eb sasi e konsiderueshme vizatimesh konstruktive, dosjesh teknologjike, raporte provash dhe projekte linjash prodhimi \u2013 nj\u00eb kapital teknik q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson dekada pune intelektuale dhe eksperimentale.<\/p>\n<p>Ngjarjet gjeopolitike t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit kan\u00eb detyruar shum\u00eb shtete q\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar rritjen e prodhimit t\u00eb arm\u00ebve, municioneve, aparaturave e pajisjeve ushtarake p\u00ebr forcat Tok\u00ebsore, Ajrore e Detare, t\u00eb rrisin buxhetin e Mbrojtjes deri n\u00eb 5%.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr edhe Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtare e NATO-s, i dalin detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rijet\u00ebsimin e Industris\u00eb Ushtarake, p\u00ebr t\u00eb rritur aft\u00ebsit\u00eb mbrojt\u00ebse n\u00ebp\u00ebrmjet prodhimit t\u00eb arm\u00ebve e municioneve, si p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat e Forcave t\u00eb Armatosura, ashtu edhe daljen n\u00eb tregun e jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Qeveria Shqiptare ka miratuar nj\u00eb paket\u00eb ligjore p\u00ebr prodhimin e arm\u00ebve e municioneve, e cila rregullon ushtrimin e k\u00ebtij aktiviteti edhe p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb krijojn\u00eb ose jo partneritet n\u00eb prodhimin e shoq\u00ebris\u00eb KAYO sh.a., krijuar koh\u00ebt e fundit. UM Gramsh, ULP Mjek\u00ebs Elbasan, KM Poli\u00e7an kaluan n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb KAYO sh.a.<\/p>\n<p>Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, ish-Uzina e Autotraktor\u00ebve dhe ish-Uzina e Rubikut kalojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb MM (KAYO sh.a.).<\/p>\n<p>N\u00eb ish-Uzin\u00ebn e Autotraktor\u00ebve do t\u00eb ngrihen linja e montimit t\u00eb mjeteve t\u00eb blinduara, automjeteve p\u00ebr emergjenc\u00eb, si dhe linja ku do t\u00eb prodhohen uniformat p\u00ebr FA, p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, Zjarrfik\u00ebset dhe Emergjencat Civile. Kalimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje optimale.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nga pik\u00ebpamja e siguris\u00eb, proceset teknologjike q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb k\u00ebto linja nuk paraqesin rrezikshm\u00ebri p\u00ebr objektet e banimit q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, gazrat dhe l\u00ebngjet q\u00eb mund t\u00eb \u00e7lirohen nga proceset teknologjike nuk ndikojn\u00eb n\u00eb ndotjen e mjedisit.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, sigurimi i fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe i personelit inxhiniero-teknik \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb. S\u00eb kat\u00ebrti, transporti publik mbulon plot\u00ebsisht ish-Uzin\u00ebn e Autotraktor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ish-Uzina e Rubikut ka pasur dy linja p\u00ebr prodhimin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para p\u00ebr KM Poli\u00e7an (p\u00ebr prodhimin e fishek\u00ebve).<\/p>\n<p>Linja kishte furr\u00ebn me induksion p\u00ebr prodhimin e lingotave Tunxh 72, t\u00eb cilat me makineri e pajisje ktheheshin n\u00eb llamarin\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr prodhimin e g\u00ebzhoj\u00ebs s\u00eb fishek\u00ebve.<\/p>\n<p>Linja tjet\u00ebr, e importuar nga Italia, do t\u00eb realizonte procesin e mbimetalit. Ky proces mbeti n\u00eb faz\u00ebn e eksperimentimit.<\/p>\n<p>Rijet\u00ebzimi i k\u00ebtyre linjave do t\u00eb jet\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr furnizimin e KM Poli\u00e7an me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para p\u00ebr prodhimin e fishek\u00ebve.<\/p>\n<p>Ngritja e k\u00ebtyre linjave, si n\u00eb ish-Uzin\u00ebn e Autotraktor\u00ebve dhe n\u00eb ish-Uzin\u00ebn e Rubikut, do t\u00eb ndikoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ekonomi, n\u00eb rritjen e prodhimit p\u00ebr FA, n\u00eb pun\u00ebsim dhe n\u00eb teknologjin\u00eb e inovacionit.<\/p>\n<p>Sektori i Teknologjis\u00eb n\u00eb Institutin e Gjeografis\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb oponenc\u00ebn e projekteve t\u00eb hartuara nga tre uzinat ushtarake (Gramsh, Mjek\u00ebs e KM Poli\u00e7an) p\u00ebr ngritjen e linjave t\u00eb demontimit t\u00eb municioneve, ka marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb uzina p\u00ebr zgjidhje t\u00eb problemeve teknike-konstruktive q\u00eb jan\u00eb hasur gjat\u00eb procesit t\u00eb ngritjes s\u00eb linjave t\u00eb demontimit t\u00eb municioneve.<\/p>\n<p>Ky sektor duhet t\u00eb forcohet dhe t\u00eb integrohet n\u00eb rijet\u00ebsimin e Industris\u00eb Ushtarake p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e fuqishme e teknologjis\u00eb dhe infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Detyra aktuale e sektorit t\u00eb teknologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumentacionin teknik t\u00eb uzinave ushtarake dhe ISP6 p\u00ebr armatimin dhe municionet e prodhuara, t\u00eb hartoj\u00eb manualet e materialeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para, si \u00e7eliqet, llamarinat e tunxhit etj., si edhe l\u00ebnd\u00ebt plas\u00ebse trotil, heksogjen etj., barutet q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb prodhimin e fishek\u00ebve, t\u00eb shtimjeve t\u00eb mortajave, t\u00eb artileris\u00eb, lloji.<\/p>\n<p>Markat dhe standardet e tyre duhet t\u00eb konvertohen dhe p\u00ebrshtaten me standardet e Natos. Aparaturat e pajisjet e provave t\u00eb balistik\u00ebs s\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme p\u00ebr arm\u00ebt e municionet duhet t\u00eb rishikohen n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e provave t\u00eb balistik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Natos.<\/p>\n<p>Prodhimi i arm\u00ebve dhe municioneve k\u00ebrkon edhe ambalazhimin n\u00eb arka, t\u00eb cilat mund t\u00eb prodhohen nga uzinat e KAYO sh.a.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme projektimi i arkave dhe hartimi i teknologjis\u00eb s\u00eb prodhimit. Nj\u00ebherazi, futja e armatimit, aparaturave dhe pajisjeve t\u00eb reja k\u00ebrkon mir\u00ebmbajtje, e dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb do t\u00eb nevojiten pjes\u00eb k\u00ebmbimi t\u00eb konsumimit t\u00eb shpejt\u00eb. Prodhimi i tyre k\u00ebrkon gjithashtu pun\u00eb projektuese.<\/p>\n<p>Fuqizimi i pun\u00ebs studimore-projektuese p\u00ebr prodhimin e arm\u00ebve e municioneve dhe pajisjeve t\u00eb reja k\u00ebrkon teknologji t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Perspektiva p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb standardet e Natos n\u00eb fush\u00ebn e logjistik\u00ebs k\u00ebrkon teknologji t\u00eb reja inovative.<\/p>\n<p>Problem i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe rind\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs s\u00eb amortizuar t\u00eb ish-uzinave ushtarake ku do t\u00eb ngrihen linjat e reja, si dhe objekte t\u00eb tjera ku do t\u00eb vendosen linjat e reja t\u00eb prodhimit t\u00eb arm\u00ebve e municionit.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i linjave q\u00eb do t\u00eb ngrihen i hap rrug\u00eb projektimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs sipas planetarive t\u00eb shtrirjes teknologjike me makineri e pajisje.<\/p>\n<p>Angazhimi i Inst. Gjeog. e Infrastruktur\u00ebs, i cili ka nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb vyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, do t\u00eb realizoj\u00eb projektet e ardhshme nd\u00ebrtimore.<\/p>\n<p>Kualifikimi pasuniversitar i inxhinier\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr rijet\u00ebsimin e Industris\u00eb Ushtarake. Si\u00e7 dihet, universitetet publike e private nuk diplomojn\u00eb Inxhinier\u00eb Armatim-Municioni, Inxhinier\u00eb Kimist\u00eb q\u00eb njohin l\u00ebnd\u00ebt plas\u00ebse (TNT, RDX etj.) e barutet, Inxhinier\u00eb Aviacioni q\u00eb njohin raketat aj\u00ebr-aj\u00ebr, aj\u00ebr-tok\u00eb, bombat e aviacionit etj., Inxhinier\u00eb t\u00eb Marin\u00ebs q\u00eb t\u00eb ken\u00eb njohuri p\u00ebr minat detare, bombat e thell\u00ebsis\u00eb, silurat, arm\u00ebt kund\u00ebrajrore, raketat, etj.<\/p>\n<p>Prandaj ky kualifikim duhet t\u00eb shtrihet n\u00eb koh\u00eb e t\u00eb realizohet dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb, duke filluar me Inxhinier\u00eb Armatimi-Municionit dhe Inxhinier\u00eb Kimist\u00eb, e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Shtrohet detyra p\u00ebr hartimin e programeve m\u00ebsimore dhe sigurimin e stafit pedagogjik t\u00eb k\u00ebtyre fushave. Do t\u00eb ishte e arsyeshme t\u00eb aktivizohen pedagog\u00ebt e k\u00ebtyre fushave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb sigurohet literatura e nevojshme p\u00ebr k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb specifike. Pa kualifikimin e inxhinier\u00ebve nuk mund t\u00eb realizohen metodat k\u00ebrkimore-shkencore t\u00eb avancuara n\u00eb teknologjin\u00eb e prodhimit t\u00eb arm\u00ebve e municioneve.<\/p>\n<p>Inxhinier\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr aplikimin e teknologjis\u00eb inovatore, e cila ofron njohuri teorike e praktike p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb rijet\u00ebsimin e Industris\u00eb Ushtarake.<\/p>\n<p>Aktualisht MM nuk ka institute p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr futjen e teknologjis\u00eb inovatore n\u00eb linjat q\u00eb do t\u00eb ngrihen p\u00ebr prodhimin e armatimit e municioneve.<\/p>\n<p>Sugjerojm\u00eb q\u00eb t\u00eb planifikohen fonde p\u00ebr disa tema t\u00eb prodhimit t\u00eb armatimit e municioneve apo aparaturave t\u00eb nevojshme p\u00ebr FA, e m\u00eb tej t\u00eb angazhohen universitetet publike e private q\u00eb t\u00eb realizojn\u00eb futjen e teknologjive inovatore n\u00eb k\u00ebto linja.<\/p>\n<p>MM, me krijimin e shoq\u00ebris\u00eb KAYO sh.a. dhe Ligjeve p\u00ebr rregullimin e prodhimit, tregtimit, k\u00ebrkimit dhe zhvillimit t\u00eb arm\u00ebve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjis\u00eb ushtarake do t\u00eb realizoj\u00eb me sukses rijet\u00ebsimin e Industris\u00eb Ushtarake.<\/p>\n<p>Krahas saj, blerja e armatimeve t\u00eb reja, si\u00e7 ishte rasti i dron\u00ebve Bajraktar etj., do t\u00eb ishte nj\u00eb vler\u00eb e shtuar n\u00eb fuqin\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u00a0*Prof. Ass. Dr. Ismet Drenova \u00ebsht\u00eb ish- Kryeinxhinier i Institutit t\u00eb Studimeve dhe Projektimeve 6, konsulent i projektit t\u00eb NAMSA-NATO p\u00ebr demilitarizimin e arm\u00ebve t\u00eb vogla dhe t\u00eb lehta<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 14 prill 1983, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur industria ushtarake shqiptare k\u00ebrkonte zhvillim t\u00eb brendsh\u00ebm dhe pavar\u00ebsi prodhuese, u themelua nj\u00eb nga strukturat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tekniko\u2013shkencore t\u00eb vendit: Instituti i Studimeve dhe Projektimeve 6. Ai nuk lindi rast\u00ebsisht. Q\u00eb prej viteve 1977, grupe t\u00eb ve\u00e7anta inxhinier\u00ebsh e teknik\u00ebsh ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb uzina dhe reparte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1170981,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1170980","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1170980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1170980"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1170980\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1170981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1170980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1170980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1170980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}