{"id":1171508,"date":"2025-12-09T18:24:03","date_gmt":"2025-12-09T17:24:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1171508"},"modified":"2025-12-09T18:24:03","modified_gmt":"2025-12-09T17:24:03","slug":"fenomeni-psikosocial-kurti-pse-deshtimet-nuk-e-rrezojne-dot-mitin-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/fenomeni-psikosocial-kurti-pse-deshtimet-nuk-e-rrezojne-dot-mitin-politik\/","title":{"rendered":"Fenomeni psikosocial Kurti: Pse d\u00ebshtimet nuk e rr\u00ebzojn\u00eb dot mitin politik?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb aritmetik\u00ebn e zakonshme t\u00eb demokracis\u00eb, d\u00ebshtimi g\u00ebrryen pushtetin, por Kosova e sotme po d\u00ebshmon se kur politika shnd\u00ebrrohet n\u00eb mit logjika kapitullon para psikologjis\u00eb. Kosova ka pasur qeveri t\u00eb dob\u00ebta m\u00eb par\u00eb, por asnj\u00eb nuk ka ngritur kaq shum\u00eb pritshm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i shembur me kaq brutalitet, dhe asnj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk ka b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta nga ato q\u00eb premtoi. Ai nuk ka shtyr\u00eb p\u00ebrpara projektin e bashkimit komb\u00ebtar; p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb ftohur me Tiran\u00ebn zyrtare (mbledhja e fundit mes dy qeverive u mbajt n\u00eb qershor 2022). Nuk ka punuar p\u00ebr forcimin e sundimit t\u00eb ligjit; p\u00ebrkundrazi, ka shkelur vet\u00eb Kushtetut\u00ebn nj\u00eb dyzin\u00eb rastesh (ku spikasin tentativa p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb kontrollin ekzekutiv p\u00ebrtej kufijve kushtetues me tema si k\u00ebshilli prokurorial, byroja e konfiskimit, k\u00ebshillin e pavarur mbikqyr\u00ebs, ligjin e \u00e7mimeve tavan, p\u00ebr zyrtar\u00ebt publik, k\u00ebshillin p\u00ebr media apo dy aktgjykimet e sivjetshme p\u00ebr shkeljet gjat\u00eb seanc\u00ebs konstituive t\u00eb parlamentit) dhe njer\u00ebzit e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt jan\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr afera shum\u00eb-milion\u00ebshe.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk nd\u00ebrtoi me parat\u00eb e buxhetit termocentralin e premtuar me th\u00ebngjill, por bllokoi edhe investimin amerikan, duke i shkaktuar vendit pages\u00eb gjobe p\u00ebr prishje t\u00eb nj\u00ebanshme kontrate dhe duke e l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn me \u00e7mime t\u00eb pap\u00ebrballueshme dhe furnizim t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm me rrym\u00eb. Investimet e huaja direkte kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe ato pak mjete q\u00eb hyjn\u00eb jan\u00eb kryesisht kursime t\u00eb diaspor\u00ebs t\u00eb varrosura n\u00eb \u00e7imento ose t\u00eb shpenzuara p\u00ebr mbijetes\u00ebn e familjeve n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00e7mimet kan\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb nivele stratosferike duke e b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe duke nxitur mbi 250 mij\u00eb qytetar\u00eb (kryesisht t\u00eb rinj) q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb e marrin rezidenc\u00eb n\u00eb BE 5 vitet e fundit.<\/p>\n<p>N\u00ebse gjykohet me gjakftoht\u00ebsi, kjo qeverisje dhe ky subjekt politik duhej t\u00eb ishin nd\u00ebshkuar n\u00eb zgjedhjet e shkurtit. Po ashtu, pas tet\u00eb muajve bllokim t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, natyrsh\u00ebm duhej t\u00eb kishin marr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebshkim akoma m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb tetorit. Mir\u00ebpo nd\u00ebshkimi prej d\u00ebshtimit nuk erdhi. P\u00ebr shum\u00eb analist\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebrjetoi \u00e7lirim nga NATO, q\u00eb aspiron drejt BE-s\u00eb dhe q\u00eb mb\u00ebshtet p\u00ebrfundimisht orientimin euro-atlantik, t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i jap\u00eb mb\u00ebshtetje nj\u00eb lideri q\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb sanksione nga BE-ja, q\u00eb ka p\u00ebrplasur strategjikisht me Shtetet e Bashkuara, q\u00eb ka humbur projekte madhore investimi si dhe q\u00eb ka provokuar kriz\u00eb pas krize ?!<\/p>\n<p>As logjika, as analiza politike nuk japin dot p\u00ebrgjigje. K\u00ebtu hyn n\u00eb loj\u00eb psikoanaliza, sepse reagimet e shoq\u00ebris\u00eb dalin nga shtresat m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijes, aty ku politika pushon s\u00eb qenuri racionale dhe kthehet n\u00eb emocion, krenari, traum\u00eb dhe identitet. Ky fenomen i vendimmarrjes irracionale \u00ebsht\u00eb trajtuar gjer\u00ebsisht nga nj\u00eb literatur\u00eb e bollshme nd\u00ebr-disiplinore akademike, e cila e analizon k\u00ebt\u00eb dukuri n\u00eb thell\u00ebsi nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme teorike.<\/p>\n<p>Shpjegimi m\u00eb i mir\u00eb vjen mbase nga Richard Thaler, nobelisti dhe babai i ekonomis\u00eb s\u00eb sjelljes q\u00eb sfidoi iden\u00eb klasike se njer\u00ebzit marrin vendime si \u201c q\u00ebnie matematikore q\u00eb peshojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ardhmen duke th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb \u201cq\u00ebnie goxha emocionale\u201d q\u00eb ngelen peng t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. A e ka quajtur k\u00ebt\u00eb si kurthi i investimit t\u00eb shkuar (Sunk Cost Fallacy) q\u00eb shpjegon se njer\u00ebzit nuk marrin vendime vet\u00ebm duke patur parasysh t\u00eb ardhmen, por edhe duke u nisur nga ajo \u00e7ka kan\u00eb \u201cpaguar\u201d n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn (qoshin k\u00ebto para, energji, emocion). Ky iluzion shfaqet kur njer\u00ebzit vazhdojn\u00eb ta ndjekin nj\u00eb zgjedhje t\u00eb gabuar jo sepse besojn\u00eb se do t\u00eb sjell\u00eb rezultat n\u00eb t\u00eb ardhmen, por sepse e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb pranojn\u00eb humbjen e asaj q\u00eb kan\u00eb investuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Kjo \u201ckosto e shkuar\u201d b\u00ebhet nj\u00eb spiranc\u00eb psikologjike q\u00eb i lidh pas vendimit, edhe kur arsyeja dhe faktet thon\u00eb se ai vendim \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Thaler thekson se, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale, do duhej t\u00eb merreshin vet\u00ebm mbi ato q\u00eb ndodhin tani e tutje, pra \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb n\u00ebse vazhdojm\u00eb e \u00e7far\u00eb humbim n\u00ebse ndalojm\u00eb? Por njer\u00ebzit nuk funksionojn\u00eb k\u00ebshtu. Ata pyesin veten: \u201cPo ato q\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb deri tani a do t\u00eb shkojn\u00eb d\u00ebm?\u201d Kjo pyetje e gabuar e zhvendos vendimmarrjen nga e ardhmja ( ku duhet t\u00eb jet\u00eb) tek e kaluara, e cila nuk mund t\u00eb ndryshohet.<\/p>\n<p>Kjo logjik\u00eb shpjegon pse nj\u00eb pjes\u00eb e votuesve t\u00eb Kurtit nuk reagojn\u00eb ndaj realitetit politik e ekonomik, edhe kur ky realitet \u00ebsht\u00eb i dramatik dhe pa ekuivok.. P\u00ebr ta, vota e vitit 2021 nuk ishte nj\u00eb akt rutinor demokratik ishte nj\u00eb investim moral, nj\u00eb projekt emocional, nj\u00eb premtim ndaj vetes se m\u00eb n\u00eb fund po vendosnin \u201cnjeriun e duhur\u201d n\u00eb krye t\u00eb shtetit. T\u00eb t\u00ebrhiqen sot nga ajo zgjedhje do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb investuan ( shpresa, besimi, idealizmi, debatet me miq, p\u00ebrplasjet n\u00eb rrjete sociale) ka shkuar kot. Sepse t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb sot nga Kurti nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pranosh nj\u00eb gabim politik, por t\u00eb p\u00ebrballesh me humbjen e krenaris\u00eb, rr\u00ebnimin e vet\u00ebbesimit.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu hyn n\u00eb loj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nobelist, Daniel Kahneman, me teorin\u00eb e tij t\u00eb famshme mbi \u201currejtjen ndaj humbjes\u201d. Ai v\u00ebrtetoi se njer\u00ebzit e p\u00ebrjetojn\u00eb humbjen psikologjikisht dy deri n\u00eb tre her\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00eb sesa p\u00ebrjetojn\u00eb fitimin. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, dhimbja e t\u00eb pranuarit \u201ckam gabuar\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se \u00e7far\u00ebdo leht\u00ebsimi q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb korrigjimi i kursit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pranimi i gabimit politik nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt racional por nj\u00eb traum\u00eb e vog\u00ebl personale.<\/p>\n<p>K\u00ebtu shtohet edhe Festinger-i, babai i teoris\u00eb s\u00eb disonanc\u00ebs kognitive, i cili na m\u00ebson se mendja njer\u00ebzore nuk e toleron dot kontradikt\u00ebn mes asaj q\u00eb ka besuar dikur dhe asaj q\u00eb sheh sot. Kur faktet dhe besimet p\u00ebrplasen, nuk ndryshojm\u00eb dot leht\u00ebsisht besimin; ne ndryshojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si i lexojm\u00eb faktet. Q\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb veten nga dhimbja e pranimit t\u00eb gabimit, votuesi b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar asaj,relativizojm\u00eb, justifikon, sajon armiq, eksternalizon p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb edhe kur faktet jan\u00eb kok\u00ebforta.. Sepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb duke mbrojtur liderin , por po mbron imazhin e vetes q\u00eb besoi te ai.<\/p>\n<p>Kahneman shpjegon dimensionin emocional t\u00eb humbjes nd\u00ebrsa Festinger shpjegon mekanizmin mendor q\u00eb na mbron prej saj. S\u00eb bashku, ata japin \u00e7el\u00ebsin e enigm\u00ebs pse shum\u00eb votues nuk t\u00ebrhiqen nga nj\u00eb vendim edhe kur provat jan\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme. Prandaj ata shmangin realitetin. Jo sepse nuk e shohin, por sepse pranimi i fakteve i detyron t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb humbje q\u00eb Kahneman-i e cil\u00ebson psikologjikisht t\u00eb padurueshme. Dhe n\u00eb momentin q\u00eb e v\u00ebrteta b\u00ebhet m\u00eb e dhimbshme se gabimi, njeriu nuk zgjedh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn por vazhdimin e gabimit.<\/p>\n<p>Jonathan Haidt e \u00e7on k\u00ebt\u00eb m\u00eb tej duke e vendosur n\u00eb baz\u00eb emocionale me teorin\u00eb e \u201carsyetimit t\u00eb motivuar\u201d sipas s\u00eb cil\u00ebs njer\u00ebzit nuk k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb realitetin, por t\u00eb mbrojn\u00eb bindjet q\u00eb iu japin identitet moral; argumentet nuk iu sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar mendje, por p\u00ebr t\u00eb justifikuar at\u00eb q\u00eb zemra ka zgjedhur paraprakisht, Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nuk \u00ebsht\u00eb logjika q\u00eb udh\u00ebheq njeriun, por morali dhe identiteti; arsyetimi vjen pas emocioneve, p\u00ebr t\u2019iu sh\u00ebrbyer atyre.<\/p>\n<p>Por nuk mjafton me kaq. K\u00ebtij procesi i shtohet edhe ajo q\u00eb Samuelson dhe Staw e quajn\u00eb \u201cp\u00ebrshkall\u00ebzimi i angazhimit\u201d. N\u00eb vend q\u00eb d\u00ebshtimi ta zbus\u00eb bindjen, ai paradoksalisht ia p\u00ebrforcon. Sipas tyre sa m\u00eb shum\u00eb provohet se nj\u00eb zgjedhje ka qen\u00eb e gabuar, aq m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit lidhen pas saj, duke shpresuar se nj\u00eb kthes\u00eb e vonuar do ta shp\u00ebtoj\u00eb investimin e tyre emocional. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, d\u00ebshtimi nuk i largon votuesit nga lideri; p\u00ebrkundrazi, i detyron t\u00eb investojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb, sepse heqja dor\u00eb do t\u00eb thoshte t\u00eb pranonin humbjen q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Dhe kur ky mekaniz\u00ebm psikologjik bashkohet me dimensionin moral, krijohet nj\u00eb efekt edhe m\u00eb i fort\u00eb q\u00eb Zygmunt Bauman dhe Leonidas Donskis e kan\u00eb quajtur \u201cverb\u00ebri morale\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb faza kur individi nuk gjykon m\u00eb sipas rezultateve reale, por sipas nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur ndjenj\u00ebn se ka zgjedhur an\u00ebn e drejt\u00eb duke votuar Kurtin. N\u00ebse pranimi i gabimit cenon jo vet\u00ebm logjik\u00ebn, por edhe moralin, krenarin\u00eb dhe identitetin, at\u00ebher\u00eb njeriu orvatet q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb \u00e7do lloj justifikimi p\u00ebr t\u00eb mos e pranuar. Faktet shnd\u00ebrrohen n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb shembin imazhin e vetes, kritikat p\u00ebrjetohen si fyerje personale q\u00eb prekin dinjitetin, nd\u00ebrsa d\u00ebshtimet interpretohen si sulme t\u00eb jashtme dhe jo si pasoj\u00eb e gabimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e b\u00ebr\u00eb..<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb fenomen, duhet t\u00eb kthehemi te origjina e mitit Kurti n\u00eb nd\u00ebrgjegjen publike. Ai nuk u shfaq si lider q\u00eb premtonte administrim t\u00eb qet\u00eb, profesional ose teknokratik por si mish\u00ebrimi i revolt\u00ebs dhe rezistenc\u00ebs. I burgosur gjat\u00eb regjimit serb, protagonist n\u00eb protestat studentore, kritik i pakompromis i sistemit t\u00eb pasluft\u00ebs, ai e fitoi kapitalin e tij moral p\u00ebrmes simbolik\u00ebs para se t\u00eb hynte n\u00eb pushtet. Max Weber, n\u00eb konceptin e tij t\u00eb \u201cautoritetit karizmatik\u201d, p\u00ebrshkruan pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb lloj figure, nj\u00eb njeri q\u00eb nuk fiton legjitimitet nga institucioni, por institucioni fiton legjitimitet prej tij. Nj\u00eb lider i till\u00eb nuk ndiqet p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs administrative, vizionit apo performanc\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb mitit. Dhe miti ka nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb tejkalon racionalen sepse i shtyn votuesit t\u00eb kapen pas shpres\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr me nj\u00eb ngulm pothuaj religjioz.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet theksuar se toka ku lindi ky fenomen ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht pjellore. Studiuesit e traum\u00ebs kolektive, Daniel Bar-Tal dhe Vamik Volkan, flasin p\u00ebr nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb e quajn\u00eb \u201ctrauma e zgjedhur\u201d e q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb plag\u00eb historike q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb nuk i sh\u00ebrojn\u00eb, por i kthejn\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb identitetit t\u00eb tyre. Kur nj\u00eb popull ka p\u00ebrjetuar shtypje t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr\u00e7mim sistematik dhe dhun\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, ai fillon t\u00eb idealizoj\u00eb figurat e rezistenc\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb modele morali t\u00eb pakontestuesh\u00ebm. Shoq\u00ebrit\u00eb e tilla nuk zgjedhin lider\u00eb; ato k\u00ebrkojn\u00eb figura q\u00eb duken si shp\u00ebtimtar\u00eb, njer\u00ebz q\u00eb nuk iu binden rregullave t\u00eb politik\u00ebs, por simbolik\u00ebs s\u00eb sakrific\u00ebs. K\u00ebto shoq\u00ebri k\u00ebrkojn\u00eb figura simbolike, pothuaj profetike, q\u00eb mish\u00ebrojn\u00eb q\u00ebndres\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb terren emocional t\u00eb ngarkuar, nj\u00eb lider si Kurti nuk shihet thjesht si kryeminist\u00ebr, por projektohet si tribuni moral i nj\u00eb kombi t\u00eb l\u00ebnduar q\u00eb p\u00ebrjeton padrejt\u00ebsi t\u00eb vazhdueshme, si mish\u00ebrimi politik i nj\u00eb populli q\u00eb ka m\u00ebsuar t\u00eb rezistoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, kur Bashkimi Evropian sanksionon Kosov\u00ebn, nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb nuk sheh d\u00ebshtim diplomatik sheh konfirmim t\u00eb martirizimit, prov\u00ebn se lideri i tyre mban \u201cq\u00ebndrim parimor\u201d. Nd\u00ebrprerja e dialogut strategjik me SHBA-n\u00eb, nuk p\u00ebrjetohet si alarm komb\u00ebtar, por si d\u00ebshmi se Kurti \u201cnuk i n\u00ebnshtrohet askujt\u201d. Edhe kur investimet zhduken dhe \u00e7do vit nga vendi ik\u00ebn nj\u00eb popullsi sa nj\u00eb komun\u00eb e t\u00ebr\u00eb, realiteti s\u00ebrish nuk e ndryshon dot perceptimin: justifikimet shtohen, arsyetimet b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme dhe miti vazhdon t\u00eb ushqehet pik\u00ebrisht nga k\u00ebto d\u00ebshtime. Sepse miti, n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi traum\u00ebn e zgjedhur, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr rezultate por ka nevoj\u00eb p\u00ebr armiq. Dhe k\u00ebshtu, figura e Kurtit lart\u00ebsohet jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebn, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson; nj\u00eb popull q\u00eb ndjehet ende i l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb dyerve t\u00eb historis\u00eb, i p\u00ebrbuzur nga fuqit\u00eb, i tradhtuar nga aleat\u00ebt, i rrezikuar nga fqinjt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb imagjinat\u00eb kolektive, \u00e7do kritik\u00eb ndaj tij nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb politike por lexohet si sulm ndaj vet\u00eb narrativ\u00ebs s\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb \u00e7asti kur miti nuk pasqyron realitetin por e gllab\u00ebron at\u00eb<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb shoq\u00ebri fillon t\u00eb ngush\u00ebllohet me d\u00ebshtimet e veta, t\u2019i kthej\u00eb n\u00eb prova heroizmi dhe t\u2019i interpretoj\u00eb kritikat si tradhti, at\u00ebher\u00eb po p\u00ebrjeton pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb Jan-Werner M\u00fcller e quan populiz\u00ebm moralist. Ai shpjegon se n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ku trauma historike p\u00ebrzihet me ndjenj\u00ebn e viktimizimit, lideri populist shihet jo thjesht si nj\u00eb aktor politik, por si i vetmi p\u00ebrfaq\u00ebsues legjitim i popullit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb qasja e famshme populiste ku populli \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr, elitat jan\u00eb t\u00eb korruptuara dhe lideri \u00ebsht\u00eb z\u00ebri moral i popullit. P\u00ebr pasoj\u00eb \u00e7do kritik \u00ebsht\u00eb automatikisht armik i popullit. N\u00eb praktik\u00eb, kjo situat\u00eb prodhon nj\u00eb imunitet t\u00eb friksh\u00ebm ndaj realitetit ku sa m\u00eb shum\u00eb kritika t\u00eb b\u00ebhen brenda vendit, aq m\u00eb shum\u00eb forcohet besimi se lideri \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb e pagabuesh\u00ebm; sa m\u00eb shum\u00eb shtohen paralajm\u00ebrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, aq m\u00eb e thell\u00eb b\u00ebhet bindja se ai po \u201cp\u00ebrndiqet\u201d nga mbar\u00eb bota. Nd\u00ebrkah shtimi i d\u00ebshtimet nuk lexohen si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e liderit, por nj\u00eb d\u00ebshmi se sa i fort\u00eb \u00ebsht\u00eb komploti kund\u00ebr tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, llogaridh\u00ebnia z\u00ebvend\u00ebsohet nga devotshm\u00ebria, faktet nga ndjesia e misionit, dhe politika nga rituali i besnik\u00ebris\u00eb, duke krijuar nj\u00eb realitet ku lideri nuk gjykohet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebn, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb simbolizon n\u00eb mitologjin\u00eb e mbijetes\u00ebs kolektive.<\/p>\n<p>Ka edhe shum\u00eb studiues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb treguar se njeriu shpesh sillet krejt joracionalisht n\u00eb politik\u00eb si psh: Herbert Simon me iden\u00eb e \u201carsyes s\u00eb kufizuar\u201d, Robert Cialdini me psikologjin\u00eb e ndikimit, George Lakoff me m\u00ebnyr\u00ebn si kornizohen idet\u00eb, Paul Slovic me rolin e emocioneve, Irving Janis me mendimin n\u00eb grup, apo Ernest Becker me nevoj\u00ebn p\u00ebr figura \u201cshp\u00ebtimtare\u201d q\u00eb mbushin boshll\u00ebqet tona t\u00eb frik\u00ebs dhe pasiguris\u00eb. Nuk dua ta kthej k\u00ebt\u00eb shkrim n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb pafund studimesh, por thelbi q\u00eb i bashkon t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta autor\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: n\u00eb politik\u00eb, njeriu nuk vendos me logjik\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb, si makin\u00eb llogarit\u00ebse por vendos me emocione, me identitet, me frik\u00eb, me shpresa dhe me mite q\u00eb shpesh jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se faktet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj analize, b\u00ebhet e qart\u00eb se fenomeni Kurti nuk mund t\u00eb kuptohet vet\u00ebm me kritika politike apo me renditje d\u00ebshtimesh qeveris\u00ebse. Kjo histori nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider, por p\u00ebr arkitektur\u00ebn e brisht\u00eb psikologjike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ende nuk e ka metabolizuar t\u00eb kaluar\u00ebn e vet t\u00eb dhimbshme. Autor\u00ebt e sip\u00ebrp\u00ebrmendur vet\u00ebm sa na kujtojn\u00eb se fatkeq\u00ebsisht shpesh politika nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb idesh, por luft\u00eb emocionesh. Vota p\u00ebr Kurtin buron tek shartimi mes traumave historike, pritshm\u00ebrive t\u00eb thyera, mekanizmave psikologjik\u00eb t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes dhe mitologjis\u00eb kolektive q\u00eb mbijeton edhe kur realiteti e p\u00ebrg\u00ebnjeshtron. Votuesit q\u00eb e mb\u00ebshtesin ende Kurtin nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse nuk shohin d\u00ebshtimet e tij (i shohin, dhe madje i p\u00ebrjetojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb), por sepse pranimi i tyre do t\u00eb n\u00ebnkuptonte rr\u00ebnimin e nj\u00eb identitet t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi shpres\u00ebn, krenarin\u00eb dhe premtimin e nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb vonuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me psikologjin\u00eb e zhg\u00ebnjimit kolektiv, ku njer\u00ebzit kapen fort pas mitit at\u00ebhere kur realiteti b\u00ebhet i paduruesh\u00ebm. Dhe derisa t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u2019i njohim dhe t\u2019i sh\u00ebrojm\u00eb k\u00ebto mekanizma psikologjik\u00eb, Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta ngat\u00ebrroj\u00eb udh\u00ebheqjen me shpres\u00ebn, kriz\u00ebn me heroizmin dhe mitin me realitetin. Prandaj, po qe se shoq\u00ebria nuk \u00e7lirohet nga pesha e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe nuk rim\u00ebk\u00ebmb vet\u00ebbesimin e humbur, miti do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb realitetin dhe politika do t\u00eb mbetet pasqyr\u00eb e traumave t\u00eb kaluara dhe jo e aspiratave p\u00ebr t\u00eb ardhmen q\u00eb meritojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb aritmetik\u00ebn e zakonshme t\u00eb demokracis\u00eb, d\u00ebshtimi g\u00ebrryen pushtetin, por Kosova e sotme po d\u00ebshmon se kur politika shnd\u00ebrrohet n\u00eb mit logjika kapitullon para psikologjis\u00eb. Kosova ka pasur qeveri t\u00eb dob\u00ebta m\u00eb par\u00eb, por asnj\u00eb nuk ka ngritur kaq shum\u00eb pritshm\u00ebri p\u00ebr t\u2019i shembur me kaq brutalitet, dhe asnj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk ka b\u00ebr\u00eb kaq shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1171509,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1171508","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1171508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1171508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1171508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1171509"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1171508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1171508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1171508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}