{"id":1173116,"date":"2025-12-14T10:47:30","date_gmt":"2025-12-14T09:47:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1173116"},"modified":"2025-12-14T10:47:30","modified_gmt":"2025-12-14T09:47:30","slug":"pas-nje-dekade-nderprerjeje-rinis-funksionimi-i-naftesjellesit-selanik-shkup","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/pas-nje-dekade-nderprerjeje-rinis-funksionimi-i-naftesjellesit-selanik-shkup\/","title":{"rendered":"Pas nj\u00eb dekade nd\u00ebrprerjeje, rinis funksionimi i naft\u00ebsjell\u00ebsit Selanik\u2013Shkup"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet\u00ebsh nd\u00ebrprerjeje, naft\u00ebsjell\u00ebsi Selanik\u2013Shkup po kthehet s\u00ebrish n\u00eb funksion, pasi n\u00eb vitin 2013 kompania greke \u201cHellenic Petroleum\u201d, sot HELLENiQ Energy, e nxori jasht\u00eb p\u00ebrdorimit duke e konsideruar jofitimprur\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Rinisja e transportit t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs drejt Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut pritet t\u00eb ndodh\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, tha kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.<\/p>\n<p>\u201cNe si shtet po i zbatojm\u00eb t\u00eb gjitha hapat q\u00eb ky naft\u00ebsjell\u00ebs, i cili p\u00ebr shum\u00eb vite ishte d\u00ebmtuar dhe konservuar, t\u00eb vihet n\u00eb funksion. Po vazhdojn\u00eb inspektimet, mendoj se tashm\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar, pritet t\u00eb nisin provat e presionit. N\u00eb Qeveri ka kaluar edhe \u00e7mimorja, pres q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ky naft\u00ebsjell\u00ebs t\u00eb vihet n\u00eb funksion\u201d, deklaroi Mickoski.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i naft\u00ebsjell\u00ebsit ishte pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 1999 q\u00eb qeveria e udh\u00ebhequr nga kryeministri i at\u00ebhersh\u00ebm dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i VMRO-DPMNE-s, Lub\u00e7o Georgievski, e n\u00ebnshkroi me kompanin\u00eb greke \u201cHellenic Petroleum\u201d p\u00ebr blerjen e rafineris\u00eb s\u00eb vetme t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb shtet, OKTA.<\/p>\n<p>Tani ky sistem tubacionesh do t\u00eb quhet produktsjell\u00ebs, pasi nga Selaniku n\u00eb Shkup do t\u00eb transportoj\u00eb vet\u00ebm derivate t\u00eb p\u00ebrpunuara t\u00eb naft\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebrmes naft\u00ebsjell\u00ebsit zakonisht transportohet naft\u00eb e pap\u00ebrpunuar nga portet ose fushat naft\u00ebmbajt\u00ebse drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rafineri, ku m\u00eb pas p\u00ebrpunohet.<\/p>\n<p>Gypat e naft\u00ebsjell\u00ebsit Selanik-Shkup jan\u00eb t\u00eb gjat\u00eb rreth 213 kilometra, me kapacitet p\u00ebr t\u00eb transportuar 2.5 milion\u00eb ton\u00eb karburant n\u00eb vit, nga terminalet e \u201cHellenic Petroleum\u201d deri te rafineria OKTA n\u00eb Shkup, ku karburanti disel do t\u00eb depozitohet.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes mes Qeveris\u00eb maqedonase dhe kompanis\u00eb greke, transporti i karburatit do t\u00eb kushtoj\u00eb 20 euro p\u00ebr ton, konfirmuan p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nga Komisioni Rregullativ p\u00ebr Energjetik\u00eb dhe Burime Ujore.<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse produktsjell\u00ebsi punon me kapacitet t\u00eb plot\u00eb prej 2.5 milion\u00eb ton\u00ebsh n\u00eb vit, vlera totale e sh\u00ebrbimit do t\u00eb arrinte rreth 50 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat do t\u00eb ndahen mes Qeveris\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb, e cila p\u00ebrmes nd\u00ebrmarrjes shtet\u00ebrore \u201cNaftovod\u201d ka 20 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve n\u00eb kompanin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cVardaks\u201d, ku hisedari m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb \u201cHellenic Petroleum\u201d me 80 p\u00ebr qind t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Me njoftimet e Qeveris\u00eb maqedonase se po i p\u00ebrfundon procedurat e fundit, p\u00ebrmes k\u00ebtij tubacioni do t\u00eb mund t\u00eb qarkulloj\u00eb karburanti sapo Ministria e Transportit t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb \u201clejen p\u00ebr p\u00ebrdorim\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi edhe licenca q\u00eb Komisioni Rregullativ p\u00ebr Energjetik\u00eb dhe Burime Ujore tashm\u00eb ia ka l\u00ebshuar \u201cVardaks\u201d-it n\u00eb vitin 2023, me vlefshm\u00ebri prej 35 vjet\u00ebsh, p\u00ebrkat\u00ebsisht deri n\u00eb vitin 2058.<\/p>\n<p>\u201cKur operatori \u2018Vardaks\u2019 ta marr\u00eb lejen e p\u00ebrdorimit nga shteti, kjo licenc\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi\u201d, tha p\u00ebr REL-in kryetari i Komisionit Rregullativ p\u00ebr Energjetik\u00eb dhe Burime Ujore, Marko Bislimovski.<\/p>\n<p>REL-i i \u00ebsht\u00eb drejtuar Qeveris\u00eb maqedonase me pyetjen se cilat jan\u00eb p\u00ebrfitimet e pritshme p\u00ebr sistemin energjetik dhe ekonomik t\u00eb vendit nga ky tubacion, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, ekzekutivi n\u00eb Shkup nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>Polemik\u00eb politike rreth tubacionit t\u00eb naft\u00ebs<\/p>\n<p>VMRO\u2013Partia Popullore, e themeluar nga ish-kryeministri Georgievski pasi u largua nga VMRO-DPMNE-ja, pretendon se riaktivizimi aktual i naft\u00ebsjell\u00ebsit Selanik-Shkup ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i ndihmoj\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn aktuale me naft\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kjo parti thon\u00eb se jan\u00eb t\u00eb habitur nga shpejt\u00ebsia me t\u00eb cil\u00ebn po finalizohet procesi dhe pyesin pse ata, q\u00eb prej vitesh kund\u00ebrshtonin projektin, tani heshtin.<\/p>\n<p>Partia e Lub\u00e7o Georgievskit shtoi se argumentet p\u00ebr p\u00ebrfitimet nga naft\u00ebsjell\u00ebsi kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vlefshme q\u00eb para 25 vjet\u00ebsh dhe akuzoi se vendi \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb me vet\u00ebdije pa p\u00ebrfitime ekonomike dhe gjeostrategjike.<\/p>\n<p>Kryeministri Hristijan Mickoski tha se roli i Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb infrastruktur\u00ebn dhe rregulloren, por jo t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb operacione biznesi.<\/p>\n<p>\u201cNe si Qeveri nuk jemi shoq\u00ebri aksionare p\u00ebr t\u00eb furnizuar Serbin\u00eb ose vende t\u00eb tjera. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb kompani private q\u00eb merren me biznes\u201d, tha Mickoski, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes n\u00ebse shteti do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga kriza e naft\u00ebs n\u00eb Serbi p\u00ebrmes eksportit t\u00eb derivateve n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb.<\/p>\n<p>Transport m\u00eb i lir\u00eb dhe m\u00eb i sigurt<\/p>\n<p>Teorikisht, transporti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i derivateve t\u00eb naft\u00ebs nga Selaniku n\u00eb Shkup p\u00ebrmes tubacionit do t\u00eb duhej t\u00eb sillte m\u00eb shum\u00eb siguri dhe shmangie t\u00eb rreziqeve q\u00eb i shoq\u00ebrojn\u00eb transportin me kamion\u00eb dhe cisterna.<\/p>\n<p>Sipas profesorit Dejan Trajkovski nga Fakulteti Teknik i Bitol\u00ebs n\u00eb Universitetin \u201cSh\u00ebn Klimenti i Ohrit\u201d, naft\u00ebsjell\u00ebsin riktheu n\u00eb v\u00ebmendje edhe problemet me hekurudh\u00ebn n\u00eb vend dhe \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb transportit p\u00ebrmes tubacioneve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do rast, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e duhur e transportit, sidomos duke pasur parasysh se tashm\u00eb e kemi\u201d, tha Trajkovski.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i naft\u00ebsjell\u00ebsit u p\u00ebrfundua n\u00eb vitin 2002, por dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 2013, n\u00eb OKTA u ndal plot\u00ebsisht p\u00ebrpunimi i naft\u00ebs, me \u00e7\u2019rast rafineria p\u00ebrfundoi n\u00eb falimentim dhe transporti i naft\u00ebs n\u00ebp\u00ebr tubacion u nd\u00ebrpre.<\/p>\n<p>Arsyet, sipas \u201cHellenic Petroleum\u201d n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishin se nuk ishte fitimprur\u00ebse dhe kishte pengesa p\u00ebrmes rregulloreve t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shitja e OKTA-s n\u00eb vitin 1999 nga Qeveria e at\u00ebhershme maqedonase, lind\u00ebn mosmarr\u00ebveshje q\u00eb p\u00ebrfunduan para Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Arbitrazhit n\u00eb Paris.<\/p>\n<p>Me at\u00eb marr\u00ebveshje, t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit t\u00eb ekspert\u00ebve n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut e vler\u00ebsuan si t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr shtetin, OKTA iu shit kompanis\u00eb \u201cHellenic Petroleum\u201d p\u00ebr 32 milion\u00eb euro, dhe marr\u00ebveshja nd\u00ebr t\u00eb tjera parashihte nd\u00ebrtimin e naft\u00ebsjell\u00ebsit, si edhe detyrimin q\u00eb p\u00ebr 20 vjet Maqedonia e Veriut t\u00eb blinte t\u00eb pakt\u00ebn 500.000 ton\u00eb naft\u00eb n\u00eb vit nga Greqia.<\/p>\n<p>Procedurat e arbitrazhit<\/p>\n<p>Pasuan tre procese t\u00eb ndara arbitrazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Arbitrazhit n\u00eb Paris, t\u00eb lidhura me marr\u00ebveshjen p\u00ebr OKTA-n dhe naft\u00ebsjell\u00ebsin.<\/p>\n<p>I fundit ishte n\u00eb dhjetor 2022, kur gjykata vendosi kund\u00ebr Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe n\u00eb favor t\u00eb \u201cHellenic Petroleum\u201d, nd\u00ebrsa padia kishte t\u00eb b\u00ebnte me mosrespektimin e detyrimeve t\u00eb marr\u00ebveshjes, duke detyruar shtetin t\u00eb paguaj\u00eb gjithsej 21.47 milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim, shum\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar krahasuar me k\u00ebrkes\u00ebn fillestare s\u00eb bashku me interesat, e cila arrinte n\u00eb 42.6 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Qeveria at\u00ebher\u00eb njoftoi se ekipi i angazhuar juridik nga Franca, zyra \u201cDechert\u201d, kishte arritur t\u00eb p\u00ebrgjysmonte shum\u00ebn e k\u00ebrkuar si d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 2019, Maqedonia e Veriut k\u00ebrkonte m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje me \u201cHellenic Petroleum\u201d pas vendimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Parisit prej 32 milion\u00eb dollar\u00ebsh, q\u00eb lidhej me moszbatimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr blerjen e mazutit.<\/p>\n<p>Vendimi i par\u00eb ishte n\u00eb vitin 2007 dhe erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e vendit n\u00eb vitin 2002 anuloi disa pjes\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes me \u201cHellenic Petroleum\u201d, me t\u00eb cilin kompania greke fitoi 52 milion\u00eb euro d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Me riaktualizimin e rinisjes s\u00eb tubacionit, Esad Rahiq, i cili gjat\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb kaluar n\u00eb vitin 2020 u b\u00eb drejtor i nd\u00ebrmarrjes shtet\u00ebrore \u201cNaftovod\u201d, tha se pagesa e penaliteteve nga padit\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore q\u00eb naft\u00ebsjell\u00ebsi duhej t\u00eb kishte nisur pun\u00ebn shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shpejt t\u00eb hapej dhe t\u00eb fillonte t\u00eb punonte, aq m\u00eb shpejt do t\u00eb shlyheshin penalitetet nga padit\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Rahiq shtoi se vendi ka p\u00ebr obligim ta hap\u00eb tubacionin, t\u00eb cilin e quan investim strategjik prej rreth 100 milion\u00eb dollar\u00ebsh, dhe tregoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka biseduar me dy ish\u2013kryeministrat, Zoran Zaev dhe Dimitar Kova\u00e7evski. Ai u kishte propozuar q\u00eb sistemi t\u00eb vihej n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb at\u00ebher\u00eb, si edhe t\u00eb vazhdohej nd\u00ebrtimi p\u00ebr lidhje me Kosov\u00ebn, por theksoi se propozime t\u00eb tilla nuk jan\u00eb realizuar. \/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet\u00ebsh nd\u00ebrprerjeje, naft\u00ebsjell\u00ebsi Selanik\u2013Shkup po kthehet s\u00ebrish n\u00eb funksion, pasi n\u00eb vitin 2013 kompania greke \u201cHellenic Petroleum\u201d, sot HELLENiQ Energy, e nxori jasht\u00eb p\u00ebrdorimit duke e konsideruar jofitimprur\u00ebs. Rinisja e transportit t\u00eb derivateve t\u00eb naft\u00ebs drejt Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut pritet t\u00eb ndodh\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, tha kryeministri maqedonas, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1173117,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1173116","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1173116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1173116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1173116\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1173117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1173116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1173116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1173116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}