{"id":1173231,"date":"2025-12-14T16:08:06","date_gmt":"2025-12-14T15:08:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1173231"},"modified":"2025-12-14T16:08:06","modified_gmt":"2025-12-14T15:08:06","slug":"sali-berisha-paralajmeron-protesta-masive-me-22-dhjetor-nisim-betejen-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/sali-berisha-paralajmeron-protesta-masive-me-22-dhjetor-nisim-betejen-tone\/","title":{"rendered":"Sali Berisha paralajm\u00ebron protesta masive: M\u00eb 22 dhjetor nisim betej\u00ebn ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka paralajm\u00ebruar se PD do t\u00eb nis\u00eb protestat masive n\u00eb dat\u00ebn 22 dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb Rama.<\/strong><\/p>\n<p>Komentet Berisha i b\u00ebri p\u00ebrmes nj\u00eb lidhjeje live n\u00eb rrjetet sociale, ku tha se opozita do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me \u00e7do kusht qeveri teknike, pasi sipas tij, me Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr, nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Po ashtu, Berisha hodhi akuza t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr kryeministrit Rama, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se p\u00ebrdori bandat n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e Berish\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Dje n\u00eb mbledhjen e kryesis\u00eb s\u00eb PD u vendos q\u00eb ti drejtohemi qytetar\u00ebve p\u00ebr fillimin e protestave n\u00eb dat\u00ebn 22 dhjetor, ku t\u00eb bashkohen shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha bindjeve, por q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb shprehin z\u00ebrin e tyre kund\u00ebr vjedhjes s\u00eb parave dhe pasurive t\u00eb taks\u00ebpaguesve shqiptar\u00eb dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb Bullgari e p\u00ebrmbys\u00ebn qeverin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kryeministri k\u00ebrkoi t\u00eb bllokoj\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs, por kryeministri duke marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr aktin korruptiv t\u00eb ministrit t\u00eb tij, dha dor\u00ebheqjen dhe e \u00e7oi vendin ne zgjedhje.<\/p>\n<p>Kurse Edi Rama i tmerruar sepse \u00ebsht\u00eb direkt njeriu q\u00eb ka ndar\u00eb parat\u00eb me Lubi Ballukun, i dha nj\u00eb goditje fatale luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb dhe qytetare, na p\u00ebrket ne t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin ton\u00eb, na p\u00ebrket ne t\u00eb mos pajtohemi kurr\u00eb me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Por un\u00eb k\u00ebtu, para jush do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris, do t\u00eb shtroj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ne faktuam me dokumente t\u00eb pakund\u00ebrshtueme, por dhe raporte nd\u00ebrkomb\u00ebtare m\u00eb serioze se n\u00eb Shqip\u00ebri u zhvilluar nj\u00eb fars\u00eb elektorale, se Edi Rama zgjedhje nuk zhvillon, se pushteti i tij q\u00ebndron mbi vot\u00ebn e grabitur, duke organizuar n\u00eb periudh\u00ebn e ndaluar me ligj, para votimeve 4533 p\u00ebrfshir\u00eb dit\u00ebn e votimit me 7 mln euro, \u2018Giro d\u2019Italia\u2019.<\/p>\n<p>Duke u dh\u00ebn\u00eb dhurat\u00eb p\u00ebr vot\u00eb 100 euro, 760 mij\u00eb pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke arrestuar n\u00eb vitin elektoral, dy lider\u00ebt e partive kryesore opozitare dhe duke vendosur n\u00eb proces penal pa asnj\u00eb fakt t\u00eb ri, kryetarin e partis\u00eb s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Duke mobilizuar t\u00eb gjith\u00eb administrat\u00ebn e tij, si polici terrori vote. Duke pun\u00ebsuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht dhe duke dh\u00ebn\u00eb dhjet\u00ebra mij\u00ebra certifikata pron\u00ebsie, leje legalizimi, nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Edi Rama p\u00ebrdori t\u00eb gjitha bandat t\u00eb cilat fut\u00ebn n\u00eb parlament, nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb 28 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Manipuloi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb monstruoze vot\u00ebn e diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra dhunoi nen p\u00ebr nen parimet themelore t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb Kopenhag\u00ebnit t\u00eb vitit 1990 p\u00ebr zgjedhjet. Kodin Zgjedhor, platform\u00ebn e k\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet dhe kodin e Venecias.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrfundimisht se zgjedhjet me Edi Ram\u00ebn jan\u00eb iluzion. Nuk mund t\u00eb ndodhin kurr\u00eb zgjedhje, p\u00ebrve\u00e7 se fars\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj PD-ja ju b\u00ebn thirrje ju demokrateve e demokrat\u00ebve n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, por dhe \u00e7do qytetari q\u00eb e konsideron vot\u00ebn e lir\u00eb, si zemrekun e demokracis\u00eb t\u00eb nisim me 22 betej\u00ebn ton\u00eb e cila do t\u00eb nd\u00ebrpritet vet\u00ebm me rr\u00ebzimin e k\u00ebtij pushteti, krijimin e qeveris\u00eb teknike dhe votimin e lir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, PD do t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Si ka fituar kurr\u00eb zgjedhjet Edi Rama.<\/p>\n<p>Por k\u00ebsaj here, nj\u00eblloj si n\u00eb vitin 2001, ne arrit\u00ebm tu v\u00ebrtetojm\u00eb shqiptar\u00ebve dhe mbar\u00eb bot\u00ebs se ky i vodhi zgjedhjet, ky i dhunoi zgjedhjet.<\/p>\n<p>Ndaj na takon ne tani, beteja p\u00ebr vot\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shkurtimisht dua t\u2019ju njoftoj se zgjodhi pa firmat e opozit\u00ebs Avokatin e tij t\u00eb Popullit, duke marr\u00eb edhe at\u00eb grimc\u00eb pushtet q\u00eb kishte mbetur i ndar\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam theksuar dhe theksoj se firmosja e kandidatur\u00ebs s\u00eb Endrit Shabanit ishte nj\u00eb gabim, akt i nxituar, i cili ndodhi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur u krijua nj\u00eb lloj koalicioni p\u00ebr kandidatur\u00ebn e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ajo firm\u00eb q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur zgjedhjen e Endrit Shabanit, se ajo firm\u00eb u t\u00ebrhoq po me firm\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i kishin vendosur firmat. Pra, nj\u00ebra an\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nxitim dhe gabim p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb kam k\u00ebrkuar dhe k\u00ebrkoj prap\u00eb ndjes\u00eb, por ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb zgjedhja, nuk u b\u00eb nga firmat se firmat u t\u00ebrhoq\u00ebn.<\/p>\n<p>Ndaj dhe cilido q\u00eb beson se ai u zgjodh nga firmat e Partis\u00eb Demokratike, mashtron veten. Ai u zgjodh nga Edi Rama pa firmat e Partis\u00eb Demokratike sepse ato firma u t\u00ebrhoq\u00ebn nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb po me firm\u00eb nga ata q\u00eb kishin firmosur.<\/p>\n<p>Natyrisht me k\u00ebt\u00eb Edi Rama tregoi se \u00e7do lloj \u00e7do lloj negociate, \u00e7do lloj ideje p\u00ebr zgjedhje, reform\u00eb territoriale \u00ebsht\u00eb iluzive dhe Partia Demokratike i p\u00ebrgjigjet atij n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb merituar. Ne kemi vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb, protest\u00ebn, protest\u00ebn dhe vet\u00ebm protest\u00ebn p\u00ebr largimin e tij nga pushteti. \/A2\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka paralajm\u00ebruar se PD do t\u00eb nis\u00eb protestat masive n\u00eb dat\u00ebn 22 dhjetor t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb Rama. Komentet Berisha i b\u00ebri p\u00ebrmes nj\u00eb lidhjeje live n\u00eb rrjetet sociale, ku tha se opozita do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me \u00e7do kusht qeveri teknike, pasi sipas tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1139076,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1173231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1173231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1173231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1173231\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1139076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1173231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1173231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1173231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}