{"id":1174064,"date":"2025-12-16T18:45:47","date_gmt":"2025-12-16T17:45:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1174064"},"modified":"2025-12-16T21:11:42","modified_gmt":"2025-12-16T20:11:42","slug":"abdixhiku-ne-nisje-te-fushates-kosova-nuk-ka-luftuar-per-deshtim-shtetar-28-dhjetori-vendos-drejtimin-per-vitet-e-ardhshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/abdixhiku-ne-nisje-te-fushates-kosova-nuk-ka-luftuar-per-deshtim-shtetar-28-dhjetori-vendos-drejtimin-per-vitet-e-ardhshme\/","title":{"rendered":"Abdixhiku n\u00eb nisje t\u00eb fushat\u00ebs: Kosova nuk ka luftuar p\u00ebr d\u00ebshtim shtetar &#8211; 28 dhjetori vendos drejtimin p\u00ebr vitet e ardhshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs Lumir Abdixhiku gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb dhe programit politik qeveris\u00ebs, deklaroi se Kosova sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb morale, politike dhe institucionale.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas tij, besimi i njeriut te shteti \u00ebsht\u00eb thyer n\u00eb momentin kur shteti nuk i zgjedh\u00eb institucionet vet p\u00ebr nj\u00eb vjet.<\/p>\n<p>\u201cBesimi te drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar; n\u00eb momentin q\u00eb politikan\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se gjykat\u00ebsit e prokuror\u00ebt, kur ligjet nuk vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb barabar\u00ebsish; kur hajnia mbrohet publikisht; e kur Kushtetuta, dokumenti m\u00eb i lart\u00eb i shtetit, shkelet q\u00ebllimisht\u201d, deklaroi Abdixhiku.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk ka luftuar p\u00ebr d\u00ebshtim shtetar. Prandaj sot, m\u00eb shum\u00eb se kurdoher\u00eb, k\u00ebrkohet zgjim, kthjellt\u00ebsi, drejtim i ri, shpres\u00eb\u201d, deklaroi Lumir Abdixhiku n\u00eb gjat\u00eb eventit t\u00eb nisjes s\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se shteti po g\u00ebrryhet nga brenda secil\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo tok\u00eb ka kaluar luft\u00eb, ka kaluar sakrifica, ka kaluar betej\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe historike &#8211; at\u00eb p\u00ebr liri e shtet\u00ebsi &#8211; dhe nuk \u00ebsht\u00eb ngritur pas gjith\u00eb dhimbjes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar nj\u00eb d\u00ebshtim shtetar brenda kufijve t\u00eb vet, nga njer\u00ebzit e vet\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>Tutje ai shtoi se \u201cBesimi te e ardhmja \u00ebsht\u00eb zbehur; n\u00eb momentin kur Kosova jon\u00eb vazhdon t\u00eb ec\u00eb n\u00ebn sanksione; pa aleat\u00eb, e vetme e mbyllur n\u00eb depresionin m\u00eb t\u00eb madh politik q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u2019i hequr masat nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs, do t\u00eb rikthejm\u00eb besimin e partner\u00ebve tan\u00eb, do t\u00eb zbatojm\u00eb obligimet tona nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke mbrojtur gjithmon\u00eb interesin e vendit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr nga LDK, nj\u00ebher\u00ebsh i pari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku.<\/p>\n<p>Ai tha se do t\u00eb punojn\u00eb qe t\u2019i bindin pes\u00eb vendet q\u00eb ende nuk na kan\u00eb njohur, t\u00eb na njohin.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare n\u00eb NATO, sepse vet\u00ebm aty Kosova \u00ebsht\u00eb e sigurt, \u00ebsht\u00eb e mbrojtur dhe \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb. Ne nuk e shohim Evrop\u00ebn si slogan. E shohim si sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb politike natyrale, si vendin ku i takojm\u00eb me vlera, me histori, me orientim. Ne nuk e shohim Amerik\u00ebn si nj\u00eb flamur; e shohim si aleaten ton\u00eb kryesore t\u00eb siguris\u00eb, liris\u00eb dhe shtet\u00ebsis\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb euroatlantike, LDK ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet busulla e k\u00ebtij vendi\u201d, deklaroi Abdixhiku.<\/p>\n<p>\u201cKosova jon\u00eb vazhdon t\u00eb ec\u00eb n\u00ebn sanksione; pa aleat\u00eb, e vetme e mbyllur n\u00eb depresionin m\u00eb t\u00eb madh politik q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Lumir Abdixhiku, kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr nga LDK, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb programit politik.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo nuk \u00ebsht\u00eb Kosova p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar gjithher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb Kosov\u00eb, qytetari yn\u00eb, njeriu i Kosov\u00ebs, ka mbetur vet. Qytetari yn\u00eb sot nuk k\u00ebrkon as privilegje, as favore &#8211; k\u00ebrkon vet\u00ebm nj\u00eb shtet normal; nj\u00eb shtet q\u00eb funksionon, nj\u00eb qeveri q\u00eb punon, nj\u00eb politikan q\u00eb e mban fjal\u00ebn; nj\u00eb ekip q\u00eb ua b\u00ebn t\u00eb ardhmen\u201d, deklaroi Abdixhiku.<\/p>\n<p>&#8220;Kosova nuk meriton k\u00ebt\u00eb realitet. Nuk meriton t\u00eb udh\u00ebhiqet nga improvizimi, nga aventura politike, nga inatet partiake t\u00eb atyre q\u00eb shpallin tradhtar\u00eb e patriot\u00eb teksa qeshen e p\u00ebrqeshen me fatin e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit&#8221;, shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, ai deklaroi se data 28 dhjetor vendos drejtimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cSepse ne vijm\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb, me dije, me maturi, me institucione, me vizion t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb guximsh\u00ebm. Vijm\u00eb me nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb nuk e ka p\u00ebrdhosur kurr\u00eb shtetin, me nj\u00eb histori q\u00eb nuk e ka ndar\u00eb kurr\u00eb popullin, me nj\u00eb rrug\u00eb politike q\u00eb gjithmon\u00eb e ka mbrojtur interesin komb\u00ebtar mbi interesin partiak. Dhe pik\u00ebrisht kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb Kosova k\u00ebrkon sot: normalitet, qet\u00ebsi, p\u00ebrgjegj\u00ebsi &#8211; mbi t\u00eb gjitha zhvillim\u201d, tha Abdixhiku.<\/p>\n<p>Ai premtoi krijimin e Ministris\u00eb s\u00eb Familjes, si\u00e7 tha, p\u00ebr ta vendosur njeriun n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij eventi t\u00eb LDK-s\u00eb Abdixhiku tregoi n\u00eb detaje vizionin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Ministri, t\u00eb cilin e quajti ai cik\u00ebl t\u00eb shpres\u00ebs, jet\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Familjes \u00ebsht\u00eb premtimi yn\u00eb i madh p\u00ebr ta vendosur njeriun n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb shtetit. P\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur familjet e reja q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre k\u00ebtu. P\u00ebr t\u2019i ndihmuar n\u00ebnat dhe prind\u00ebrit. P\u00ebr t\u2019i mbrojtur f\u00ebmij\u00ebt. P\u00ebr t\u00eb krijuar siguri ekonomike dhe sociale q\u00eb e mban njeriun n\u00eb atdhe, q\u00eb i jep shpres\u00eb, q\u00eb i jep dinjitet\u201d, tha Abdixhiku.<\/p>\n<p>Abdixhiku tha se askush, as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, nuk ka ekip m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, program m\u00eb t\u00eb qart\u00eb, e vullnet m\u00eb t\u00eb hekurt p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si\u00e7 ka LDK.<\/p>\n<p>\u201cSepse ndjejm\u00eb dhe kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi. P\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj \u00e7do prindi q\u00eb lufton \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u2019ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vet; ndaj \u00e7do t\u00eb riu q\u00eb k\u00ebrkon mund\u00ebsi; ndaj \u00e7do t\u00eb moshuari q\u00eb meriton dinjitet; ndaj \u00e7do familjeje q\u00eb pret nga shteti, jo favore, por kujdes dhe mb\u00ebshtetje\u201d, deklaroi Abdixhiku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs Lumir Abdixhiku gjat\u00eb prezantimit t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb dhe programit politik qeveris\u00ebs, deklaroi se Kosova sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb morale, politike dhe institucionale. Sipas tij, besimi i njeriut te shteti \u00ebsht\u00eb thyer n\u00eb momentin kur shteti nuk i zgjedh\u00eb institucionet vet p\u00ebr nj\u00eb vjet. \u201cBesimi te drejt\u00ebsia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1174065,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2553],"tags":[],"class_list":["post-1174064","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2025"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1174064","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1174064"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1174064\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1174065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1174064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1174064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1174064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}